E enjte, 04.12.2025, 09:48 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Në atë dhjetor

E enjte, 04.12.2025, 07:23 PM


Neki Lulaj

Në atë dhjetor

Në përvjetorin e ndarë nga jeta të mikut tim Sejdi Berisha

U mpira i teri në atë  mëngjes në dhjetor

Ku lajmi më erdhi si pushkë habertare

Pikëllimi si dozë opiumi me pushtoi

Loti rebeloi nëpër sy përmes qepallave

Sikur më erdhën valët e  tërbuar brenda meje

Atje tek Rini mes brigjeve ku ndalen anije

Akrepat e orës sikur ndalën pas një beteje

E në varg më dallgëzon krenari e dhimbje.

Pushoi  zemra e poetit si në tërmet të pambaruar

Oh ato fjalë ishin si lulishte plot aromë

Befasisht pashë veten time kaq  të ligështuar

Ah që s'ta dhashë lamtumirën nëpër lotët at muaj nëntori?

Shafran  i hidhur m'u bë zemra dhe gjoksi

Një shkëmb i rëndë më rëndoi në shpirt 

Ti ike ore mik, mes yjesh atje ku të priti zoti

Ike o Sejdi  Berisha si meteor plot dritë

Vargjet tua kanë mijëra reze drite

Të kujtoj nëpër  vite bash si bambi hyjnor

Mbete autori i librit "Njeriu "pa "vendlindje.

Mbete si një ëndërr që përherë rrezaton

Në Pejë dua të të takoj te "Blini i poetit"

Atje ku gjethet e zverdhura  shfaqen si rrudha

Në tavolinën tonë të lagur loti mbeti

Dhe librin "Kaq shumë vetmi" e lexoj te rruga

Do të më vish nëpër vite me mall si zë mistik

Pastaj  do më ikësh si uji i Lumëbardhit

Diçka e rëndë më është ngujuar në shpirt

Pse ike pa lamtumirë, o mik me zë profeti.

Vargjet tua ndriçojnë për ne si meteorë

Kulturën e Pejës  pikëllimi e thinj çdo natë

Ato kurrë s'do ti thajnë tufanet nëpër kohë

As dimri me  plot borë nuk e zbardh.

1 dhjetor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx