E diele, 27.07.2025, 07:27 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Urrejtje dhe tradhëti ndaj Flamurit Kuq e Zi!

E shtune, 26.07.2025, 06:38 PM


Në Kosovë, urrejtje dhe tradhëti ndaj Flamurit Kuq e Zi !!!

Nga Zenel Çeliku

Me 23 Korrik 2025 në Suharekë - Kosove, ndodhi një skandal të pa dëgjuar e të pa pare në historinë e shqipëtarëve në Shqipëri dhe në Kosovë. Fakti është se lidershpi në Kosovë prej rreth 20 vitesh ka hapur një hendek me lidërshipin e Shqipërisë duke  iu drejtuar Tiranës zyrtare, shikoni punët tuaja sepse Kosova është shtet më vete. Në nje mision në TVKosova, Vjosa Osmani tha se, Shqipëria dhe Kosova janë si dy motra. Jo moj Znj. Vjosa, Shqipëria është Toka Mëmë e Kosova është Bija e Saj. Në Kosovë Tokës Mëmë I është kënduar gjithmonë por ju që moret karriket pa merita, sigurisht kështu do të flisni. Për Tokën Mëmë dhe për Flamurin Kuq e Zi, të parët tuaj në Koasovë kanë sakrifikuar jetën e tyre. Këto qëndrime në një mënyrë kanë përçarë thellë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës. Në këto rrethan, nga politikanët kosovarë në drejtim të politikaneve të Shqipërisë janë shfaqur hapur  abiciet, c’mira dhe lufta për emër. Kur BBV 4 Albania i dha çmimin fitues të atij formati të ashtu quajturit Gjesti, cili  pa iu dridhur qelpiku, gazimin e tij e përformoi duke valëvitur Flamurin e Kosovës. Shumë nga qytetarët e Shqipërisë u indinjuan, por kishte nga ata që menduan se “Gjesi I shkretë” si i pa shkolluar e bëri këtë veprim pa ndonjë paramendim. Theksoj se shumë menduan se mbrapa tij ka skenarist meskin që me qëllim dhe paramendim shumë negative, e nxorën Gjesin e pa arsimuar si një njëri – kukull  që i përket një kombi tjetër. Tashmë disa gjëra lidhen dhe pak a shumë cilido mundet të dale me përfundimin se realisht në Kosovë ka publicist dhe historian që deklaroijnë se Kosova është komb më vete. Çfar thamë më lart ka lidhje të nëndheshme si lidhje veprimesh tani le të ndalim tek skandali që në shekuj nuk ka ndodhur që një shqipëtar këtej dhe andej të dhunoi me papëgjegjshmëri Flamurin Shqiptar Kuq e Zi. Ata që e bënë këtë skandal fashist, antishqipëtarë, gjakprishur të shitur nga armiqtë tradicional të shqipëtarëve, thuhet se ishin dy djem të mitur. Ata nuk janë të mitur sikurse i deklaroi policia e Kosovës. Me shumë mundësi ata e kanë edukate familjare dhe antishqipëtare për urrejtje ndaj Flamurit Kuq e Zi për të cilin ka shumë shqipëtarë të Kosovës që kanë dhënë jetën për Atë Flamur. Ka shumë kosovarë që janë burgosur për Atë Flamur. Ky akt criminal arriti kulmin duke e shkelur me këmbë dhe me vature Flamurin tonë. Ky skandal ka prekur thellë shqiptarët sepse Ai Flamur është identiteti ynë, është krenaria jonë, është Flamuri më i bukur në botë, kësisoj indinjata dhe zemërimi është maksimal. Turp, shumë turp, turpi i mbuloftë ata që e bënë këtë krim por turpi do ti mbulojë edhe skenarisët e kësaj skene gjakprishur. Pyes me shumë indinjatë; Nëse ky veprim do të bëhej për flamurin e Serb, kush do të ishte ragimi i serbëvë ? A ka ndonjë prapavi dhe nxitje urrejtje nga serbo-mëdhenjt që të bëhej ky krim ? A është veprim gjak prishur apo anti shqiptarizëm ? Gjithkush e ka mirë të qartë se ky  veprim ka një prapavijë politike dhe historike. Si është e mundur që policia e Kosovës i liron dy anti shqiptarët në moshë të përgjegjshme mbi 18 vjeçare ? Policisë tha se prokurori pas shqyrtimit të këtij rasti ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes. Zoti prokuror, si është e mundur që dy anti shqiptarët mbi 18 vjeç e paskan kryer këtë krim pa vetëdije ?!!! Turp për Ju zoto Prokuror dhe për çfar Ju përfaqësoni. Ky veprim është vetëm dhe vetëm nxitije për urrejtje ndaj  Shqipërisë dhe Flamurit Kuq e Zi të cilin ne e kemi gjënë më të shejtë. Veprimi kriminal anti shqiptarë i dy kosovarëve që shpalosën urrejtje, urrejte dhe poshtrim për Famurin tonë, interpretohet si dhunë e identitetit shqipëtar si populli më i vjetër në Ballkan, dhunë morale, historike, politike dhe ofendim ndaj sakrificës kombëtare këtej dhe andej. Flamuri identifikohet si simboli i identitetit tonë, ky  veprim anti shqiptar ndez reagime emocionale sepse Flamuri Kuq e Zi “u përdhos pikërisht atje ku është investuar shumë për urrejtje ndaj Shqipërisë”. Lidhur me këtë ngjarje tronditëse anti kombëtare, ku është reagimi i shoqërisë në Kosovë ?!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx