E shtune, 26.07.2025, 12:05 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Urat që largojnë Kosovën edhe më shumë prej perëndimit

E hene, 07.07.2025, 06:57 PM


Ndue Ukaj:

Urat mbi Ibër, nuk kanë qëllim integrimi e as zhvillimi, por janë ura që për qëllim kanë ta largojnë Kosovën edhe më shumë prej perëndimit.

Sepse, njeriu që i ka shkatërruar të gjitha urat e bashkëpunimit në vendin tonë, nuk mund të lidhë brigje të ndara, njeriu që ka hapë gropa të zeza për vendim e vet, nuk ka sesi të krijojë ura bashkimi.

Njeriu që ka rrënjosur një mendës të egër jodemokratike, ka rrënuar urat e miqësisë me botën, e ka izoluar vendin dhe e ka futë nën sanksione të perëndimit; njeriu që ka ndërtuar mure mes njerëzve, mure të urrejtjes dhe të çmendurisë politike, nuk ka sesi të ndërtojë ura mirëbesimi.

Është njësoj si të besosh se do të vjelësh rrush prej shkurreve.

Këto ura po “ndërtohen” thjesht për t’i eksituar turmat me patriotizëm të rremë dhe përdoren si asete ideologjik për të nënshtruar një shoqëri që është si na paralizë mendore, me njerëz si të mpirë, që ia kanë ngulë sytë paqartësisë.

Jam fort i bindur se problemi i Kosovës nuk është ura e mbyllur në Mitrovicë, problemi madhor ose krye problemi i Kosovës është ura e mbyllur e dialogut në Prishtinë, që e ka asfikësuar demokracinë dhe ka mbjellë një mendës egërshane, për më tepër, është injoranca e betonuar që përparon hovshëm dhe njëlloj asfikësie, përballë së cilës fuqia e pushtetit shfaq përditë epshet destruktive.

E tragjizmi për mua është edhe më i madh ngaqë kjo lojë e ndytë po përcillet si një spektakël politik dhe po kalohet me indiferentizëm të frikshëm nga ajo pjesë e shëqërisë, që, në kushte normale do duhej të ishte shumë e shqetësuar me këto rrjedha kaq negative për vendin.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx