Mendime
Illo Foto: Analizë e Thellë e Tranzicionit Demokratik
E marte, 01.07.2025, 04:52 PM
Analizë
e Thellë e Tranzicionit Demokratik
Nga
Illo Foto
Romancieri i mirënjohur, Kristaq Turtulli, del përpara lexuesit me një roman te ri, me një kryevepër që trajton hollësisht të tërë problematikën e tranzicionit dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të shoqërisë demokratike , ku shteti ligjor të thotë fjalën në të gjitha fazat e konsolidimit te demokracisë funksionale . Romani është ndërtuar me narrative intensive të personazheve , që autori i ka skalitur me mjeshtëri të lartë dhe brenda kuadrit real historik. Është me vend të sqaroj se romani nuk është historik, por artistik. Romanin artistik e realizojnë dialogët e personazheve të vizatuar me mjeshtëri nga autori.
Romani
që kam në analizë nga ana historike dhe letrare është një risi, sepse del nga
korniza e imagjinatës dhe autori bëhet një me personazhet, që provojnë
realitetin e produktit politik të kohës.
Autori
fillimisht na jep një tablo të zhvillimeve shoqërore në diktaturën komuniste.
Aty janë rritur, arsimuar dhe kanë lënë gjurme personazhet, që kanë marrë pjesë
dhe kanë gatuar lëndën e re të zhvillimit demokratik, në Shqipërinë, ku sistemi
komunist ishte me ekstremisti në planet. Lufta e klasave zhvillohej në të tërë
e piramidës komuniste. Fillonte në bankat e shkollës dhe përfundonte në
pushkatimet e ish borgjezeve dhe gjeneralëve
të përgatitur nga vete ish regjimi totalita.
Një
nga këta mësues ishte Keti Gjylameti që nxënësin Fatbardh e detyronte të lidhte mësimin me prejardhjen e
tij borgjeze. Presioni ishte i atij formati, që Fatbardhi u detyrua te lërë
shkollën dhe të gjejë mundësi alternativa, për t'u arsimuar. Mësuesit e llojit
Keti ishin militantë të ish sigurimit të shtetit.
Diaspora
jonë ka pasur dhe ka nevojë të shtuar,
për lidhjen me Atdheun. Përfaqësuesi i Diasporës në roman është Fatbardh
Ananezi, larguar nga Korça prej 15 vjetësh, njeri i pajisur me kulturë dhe
edukatë, punë perëndimore. Ka mall edhe për gurët e udhës të
vendlindjes.
Rrjedh nga një familje me emër korçare. E luan mirë rolin e tribunit, në të
tëra ballafaqimet me bashkëqytetaret,
gjatë kohës që është midis tyre. Përben figurën e mërgimtarit ku duhet te
synojnë bashkëqytetarët, duke përsosur shtetin e së drejtës, në demokracinë
liberale.
Tasi
Kotorri, është personazhi, që zë vend të gjërë në roman. Është figurë
enigmatike, me veprimtari të gjërë tregtarë dhe me shoqëri po kaq te gjërë
miqsh të natyrave dhe tendencave të ndryshme, që përzihen me veprimtari kriminale
të gjërë, deri në sofistikim.
Tasi
mund të quhet shtrofulla kryesore e krimit dhe antiligjor, në Korçën e atyre
kohëravë. Shumica e ngjarjeve tronditëse, antiligjit dhe krimit te organizuar
kanë vulën e tij. Lidhja miqësore me deputetin Jonuz, është kulmi i lidhjeve të
krimit me pushtetin.
Disa
nga veprimtaritë e tij kriminale, autori i ka përshkruar gjerësisht duke i lënë
të kuptoi lexuesit se deformimi ligjor i shtetit të së drejtës, nuk është
spontan, por buron nga lart. Shtresat e ulëta, nuk kanë energji, për te penguar
ligjin dhe përparimin shoqëror. Këto shtresa rropatën në punë të ndershme, për
të begatuar veten dhe shtetin e tyre, që është demokracia liberale.
Stela,
gruaja legjitime e Tasi Kotorrit, është jo vetëm një bashkëshortë e rremë, por
dhe ndihmëse e Tasit, në kundërvajtjet për pronat dhe inkurajuese, për punët kriminale të
burrit bashkëjetues për te rritur pasuritë me c'do mjet ilegjitim.
Tasi
- Keti, këta borgjeze të sforcuar te tranzicionit shqiptar. Komuniteti I jetesës në familjen borgjeze Kotorri, e kënaqte vetëm
fizikisht Fatbardhin, që krijoi dyshime reale, për këtë pasuri përrallore
te çiftit Tasi - Stela. E lodhte
mendimi, si arritën nga varfanjakë, në multimilionerë. Kapitalizmi, që njihte
Fatbardhi , qofte ne familjen e vet ,
qoftë në Amerikë ka për baze punën intensive, me fitimet e limituara, por
gjithsesi nuk mund të mos dyshoi, për korrupsion, ndaj këtij shteti, që
po lindte rakitik, por dhe ambicioz.
Në
tranzicionin enigmatik u zhvilluan dy katrahurat më të mëdha, që ka ndodhur
ne Shqipërinë-shtet, firmat piramidale
dhe katrahura e 97. Shqiptaret e varfëruar, u varfëruan dhe me shumë, nga
firmat piramidale, që u krijuan edhe me përkrahjen e shtetit tranzitiv por thellësisht kriminal. Qetësia
relative u shndërrua në katrahurë të përgjithshme, ku fjalën e morën armët.
Kaosi dhe pasiguria u benë përditshmëri në të katër anët e vendit.
Njerëzit
e revoltuar kapen armët dhe jo çfarëdo armesh , por gjithë arsenalin ushtarak ,
që kishte depozituar Diktatura. Tankët barisnin rrugëve të qyteteve, ishin
lojna fëmijësh . Një nga bandat
përshkruhet me hollësi në roman. Brenda në kishe zbrazte armë, madje
edhe kundër ikonave. Ikonat e copëtuara veshën dyshemenë e kishës, midis
këmbëve të besimtarëve.
Me
të tëra këto zhvillime , nuk mund të pritej, që të edukohej një
brez i ri me edukatë qytetare
ndaj shoqërisë dhe ndaj punës së ndershme. Rinia, që shef shpërdorimet e pasurisë dhe të
pushtetit , i dorëzohet aventurës dhe drogës. Në një orgji të tillë u përfshi
dhe vajza e Tasit dhe Stelës.
Përfaqësuesi
i klasës se ndershme është përshkruar Raqi Shoguni. Njeri, që rrjedh nga klasat
e varfër e shoqërisë njerëzore. Është njeriu, që i është betuar ndërgjegjes,
jetuar me djerse dhe ndershmëri. Me të
drejtë autori i përkushton shumë faqe
libri, këtij personi, që është pjesë e embrionit te shëndoshë, të klasës
progresive, që po lind.
Raqi
është përfaqësues i denje i shtresës, që lufton me mish e shpirt, për shtetin e
demokracisë liberale. Ai shquhet për shpirtin human dhe drejtësinë legjitime. U
gjend në kohën e duhur, në ndihmë të rinjve, që pësuan aksident fatal.
Romancieri Turtulli ka shënuar një sukses të ri, në karrierën e tij romanciere,
me botimin e romanit të radhës. Në aktivitetin e këtij romancieri, të gjitha
krijimet janë të një niveli të lartë artistik dhe përmbajtësor. Romancier lind,
nuk bëhesh. Këtë shpresë na e vërteton më së miri rruga romanciere e z.
Turtulli. Nuk mund të komentohet për epokat historike, pa përmbajtjen e
romaneve, të cilat i kanë ndriçuar këto epoka. Një roman i realizuar është një
ngjarje kombëtare. Është vetë epoka, e cila i kushtohet asaj, por e përsëris:
I
realizuar. Romanet e dobëta harrohen nga koha, siç është vërtetuar në kohën e
sotme. Unë nuk jam romancier, por një lexues i përkushtuar. Sipas gjykimit tim
si lexues, z. Turtulli është romancieri më i famshëm i kohës së sotme. Le ta
thonë kritikët fjalën profesionalë.
Siç
e theksova në fillim shkrimtari Kristaq Turtulli ka shkruar një kryevepër në të
gjitha drejtimet dhe nuk di ndonjë rast tjetër, në letërsinë shqipe, që është
shkruar një roman artistik si romani DHIMBJA E IKONËS, për një realitet kaq
kompleks, pas diktaturës së egër 50 vjeçare.
I
uroj z. Turtulli suksese të mëtejshme.
Illo
Foto – Studjus në NY, 8 Mars 2025.