E enjte, 06.05.2021, 01:39 AM (GMT+1)

Kerko: a

Dëshmia e Skënder Luarasit: Enver Hoxha, Haxhi Qamili dhe ''dumbabët''

E hene, 26.01.2009, 06:33 PM


Nga Petro Luarasi

Paradoksi me Haxhi Qamilin

Këto ditë, media shpalli e komentoi një lajm ''të çuditshëm'', të trajtuar si paradoks: u zbulua se një institucion shtetëror arsimor, shkolla 9-vjeçare në fshatin Sharrë të Tiranës, mbante emrin ''Haxhi Qamili''. Reagimi i ministrit të Arsimit Genc Pollo dhe qarqeve intelektuale i detyroi personat përgjegjës ''dorëzanës" të deklarojnë se e kishin emërtuar shkollën në mirëbesim, me rekomandim nga një i afërm i Haxhi Qamilit, ''që njihej mirë në fshat''.

Ndriçimi i ''bëmave'' të rebelëve, me në krye Esad Pashë Toptanin, Musa Qazimin apo Haxhi Qamilin (Qamil Zyber Xhameta), jo vetëm që është e rëndësishme për memorjen historike të shqiptarëve, për rivlerësimin e atdhetarëve të nëpërkëmbur nga rebelët dhe arkitekti i diktaturës, por edhe për të kuptuar rolin e ''dumbabëve'' të rinj që, pasi i shërbyen me përkushtim kultit e ambicjeve të Enver Hoxhës edhe në falsifikimin e historisë, tani guxojnë të përligjin, maskojnë apo mbulojnë të shkuarën tragjike, për të mbrojtur ''nderit' moral e profesional të klanit të tyre. Kur nuk njihet mirë e vërteta historike, ajo përsëri mund të tjetërsohet nga ndonjë klan ''dumbabë''.

''Orientimet''e Enver Hoxhës.

Diktati i Enver Hoxhës ndaj historisë së rebelizmit dhe figurës së Haxhi Qamilit të shprehura sidomos tek i ashtuquajturi ''studim'' : ''Disa pikëpamje mbi Kryengritjen e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme(1914-1915), të udhëhequr nga Haxhi Qamili '' janë prova të qarta që demaskojnë mendësinë e diktatorit dhe servilëve të tij. Ai për ego personale tjetërsoi faktet historike dhe përbalti vlerat e mirëfillta kombëtare duke ''justifikuar mjetet''. Mjafton t'i referohemi ''gafës'' së tij në Kongresin I PKSH ku, për hir të kultit të Haxhi Qamilit dhe përligjies së ''karakterit klasor revolucionar të rebelizmit'' përbalti patriotët e Rilindjes Kombëtare si kinse ''udhëheqës të klasave sunduese'' dhe mohoi rolin e tyre si flamurtar te masave popullore në çlirimin e vendit

Këto teza '' të zeza'' të Diktatorit sundonin në Maketin e Historisë së Shqipërisë dhe për disa vjet edhe në programet e tekstet shkollore.

Përkundër imponimit të Enver Hoxhës dhe propagandës së servilëve të Diktaturës, u ngrit edhe historiani Skënder Luarasi, i cili si dëshmitar okular i ngjarjeve pati kurajon të kundërshtonte me fakte falsifikimin e historisë. S. Luarasi kujton ngjarjet në librin: "Ç'kam parë e ç'kam dëgjuar''

Dëshmia e Skënder Luarasit

Tragjedia e batalionit kolonjar

Për në Korçë, më tre korrik (1914), u nisa edhe unë tok me pazarakët, por qëndruam në Roshanj sepse morëm vesh për mynxyrën që pati pësuar batalioni kolonjar në rrethinat e Mokrës:

Kur Elbasani ra në dorë të rebelëve, udhëheqësit turkoshakë Haxhi Alia, Qamil Haxhi Fejza dhe Dervish beu bënë marrëveshje me dhespotin Gjermanos, kolonelin Varjaktaris dhe Efrem Gjinin, që Korça t'i mbetej Greqisë dhe kufiri të vendosej në kënetën e Maliqit.

Qamil Haxhi Fejza, nënshkroi si përfaqësues i kryengritjes së drejtuar nga Musa Qazimi, Sipas rebelëve Korça duhej t'i mbetej Greqisë sepse atje kishte myslimanë të degjeneruar (bektashinj) (Sipas përfaqësuesit grek , kapedan Kordhas)

Prefekti i Korçës, Abdyl Ypi, thirri kolonjarët për të mbrojtur Korçën nga rebelët. Nga të treqind vullnetarët nën komandën e Zalo Prodanit, Izet Zavalanit e Gani Butkës, një e katërta mbetën të vrarë në përpjekjet me rebelët në rrethinat e Mokrës, Qukës e Pogradec. Në ballë të dëshmorëve qe patrioti veteran Zalo Prodani dhe djaloshi trim Gani Butka, ndërsa komandanti tjetër Izet Zavalani u plagos rëndë.

Përpjekja midis forcave patriotike dhe forcave turkoshake nën komandën e Qamil Haxhi Fejzos e Mahmut Biçakut qe një fatkeqësi e madhe jo vetëm për Kolonjën por për të gjithë vendin. Përgjatë gjithë frontit kundër grekëve në ata muaj të zjarrtë nuk humbën jetën aq djem trima sa në ato dy ditë në Qukës e në Pogradec. Vetëm nga katundi Starje ranë dëshmorë shtatëmbëdhjetë djem trima shqipëtarë.

Për t'u përmendur, në krye të tyre është Xhaferr Feti Jupe nga Hodollarët. Duke ardhur nga Amerika që të çmallej me familjen e të bënte dasëm, në Korçë u poq me të vëllanë Hajdarin, u nis vullnetarë pa parë prindër, motër e të fejuar, dhe u vra në Pogradec, ndërsa i vëllai mori dy plagë të rënda. Po në këtë përpjekje me rebelët turkoshakë u vra edhe kushëriri i tyre Shahini, vëllai i të cilit, ndonjë mot e ca më pare, ra dëshmor me Spiro Bellkamenin në Neveskë.

S. Luarasi: Rebelët

Edhe Shqipëria, për fat të keq, ka patur Pasfaninët dhe Efialtët e saj. Esadistët, pasi zaptuan Elbasanin, ku bënë marrëveshjen tradhëtare me dhespotin grek, iu turrën Beratit dhe e pushtuan. Ditën kur hymë në Berat, pashë një togë esadistësh tek përcillnin rrugëve një plak të cilit i kishin hipur kalakiç një jevg. Më vonë dëgjova se burri shtatëdhjetë e shtatë vjeçar qe Babë Dud Karbunara, një nga miqtë e shtrenjtë të tim eti.

Këtij mësuesi patriot, që më 1894, Azis Pashë Vrioni, me shtytjen e Myftiut turk dhe të dhespotit e konsullit grek, i dogji shtëpinë se pati çelur shkollën shqipe. Për çudi, po Azis Pasha, ditën e mjerimit, i dërgoi një araba me veshmbathje e bukë, gjë që tregon se bejlerët të vrisnin natën e të qanin ditën.

Në Berat qëndruam përjashta qytetit në shtëpinë e braktisur të një patrioti. Banesa qe rrethuar prej një kopshti të madh ku u kënaqëm me pemë e zarzavate, por më zuri malarja. Kur më pa të sëmurë xha Bakiu nga Ziskollarët më mori në Dardhë të Tomorit. Edhe në atë vend malor rrebelët sadistë nuk na lanë rehat. Hynë nëpër çadra e na grabitën çdo gjë të mirë që gjetën. Ata plaçkitën edhe fshatrat e Skraparit që qenë bektashinj. Nën Nishovë, Mehmet Bajraktarit, i cili sa qe kthyer nga kurbeti, i morën një ibrik dhe legen që i pati sjellë për të nderuar mysafirët kur të shtroheshin në sofër. Sa për këtë takëm nuk i erdhi keq as për velenxat e qilimat.

Mua, tek dergjesha i sëmurë prej malarjes, rebelët më zbathën këpucët. Kështu që udhën për në Vlorë e bëra zbathur. Në jug të Fierit, rebelët na zbritën edhe nga ato kafshë që mezi i kishim shpëtuar nga grekët. Ç'të bënin të gjorët burra të çarmatosur siç ishin! Një bandë andartësh, nën komandën e një prifti për karshi, bënte sehir dhe qeshte. Pas tragjedisë, komedia e shëmtuar.

Edhe Vlorën u pushtua nga rrebelët! Atje ku dy vjet më parë qe ngritur Flamuri i Skënderbeut, ata ngritën flamurin me gjysmë hëne.

Shqipëria po jepte shpirt. Mendoja: ''A do të ngrihet përsëri' A do ta shoh përsëri' A do ta dëgjoj përsëri këngën e Flamurit'''

Nën ullinjtë e Nartës u sëmura më keq prej etheve e urisë. Ato që më panë sytë këtu qe mënxyra vetë. Në Rungajë, nëna që u rrëzua në fund të honit mbi trupin e fëmijës, shpëtoi prej kësaj mynxyre. Në ullishtat e Vlorës pashë qindra, mijra gra me fëmijët e tyre në gji, të tulatura e duke pritur vdekjen nga urija, me shpresë që fëmija do të mbaronte më parë.

Ata muhaxhirë që kishin fare e fis në kurbet, kërkuan ndihmën e tyre, dhe u nisën, shumica për në Stamboll. Nga ata që s'patën ndihmë, të gjithë vojtën të zitë e ullirit, por do të ishin shuar që të gjithë, po të mos qe zemërgjerësia e përkrahja vëllazërore që u dhanë fshatarët e rrethit të Vlorës. Mua gjer në Vlorë më mbajtën me kujdes fshatarët e mij. Por tani që ata vetë ishin në brengën më të rëndë nga vdekja më shpëtoi rasa.

Në pazarin e Vlorës, tek ecja i sëmurë e pa shpresë, dy burra më vunë re dhe më qëndruan. ''Skënder, ti je''' më pyeti Dilaver Lubonja. Ai dhe Hasan Qinami më shpunë në dyqanin e Gaqo Plumbit. Ky burrë nga Përmeti, që kishte qenë mik me babanë tim, tha se nuk e kishte familjen në Vlorë por do të më ndihmonte. Dhe më shpuri tek Aristidh Ruci, një tregtar nga Korça, i cili më mbajti për gjashtë muaj në familje si birin e tij.Herë pas here vija tek ullishtat e vizitoja fshatarët, mirëbërësit e mij, por kur i shihja të vuanin dhe s'kisha t'i ndihmoja, më kapte trishtimi. Sidomos kur dëgjoja se vërsnikët e mi, me të cilët kisha bredhur nëpër luadhet e fshatit vdisnin urije njëri pas tjetrit, kur shikoja pleqtë që më kishin përkëdhelur si birin e tyre, gratë që u ishin vrarë burrat në luftë kundër armikut me fëmijët në prehër që po vdisnin e s'kishin t'u jepnin një copë bukë, më copëtohej zemra. A nuk do të kishte qenë vdekja më e lehtë po të ishin vrarë në Qafën e Martës' Jipnin shpirt nga urija po nuk i ngrinin duart nga qielli me vajtime: ''Bukë! Bukë!''

Më kujtohet se kur erdhën në Vlorë disa xhentëlmenë amerikanë me në krye Johan Fred 'illiamsin, ish-ambasador në Athinë, për të raportuar mbi gjendjen e muhaxhirëve në Ullishtet rastisi të takonin një djalë 16 vjeçar që po shiste paqeta duhani. Si dhuratë për një grosh duhan i hodhën një dollar. ''Mbaje, mbaje reston i thanë''. Djaloshi iu përgjegj me krenari: ''Kam dalë për të shitur, jo për të lypur!''

Buka nevojitet për të rrojtur por duhet ngrënë me nder.

Nga fundi i gushtit 1914, fuqitë rebele hynë në Fier. Këtu u ndanë në dy kolona, njëra u nis për në Cakran të Mallakastrës për të plaçkitur dhe djegur shtëpinë e Bektash Cakranit që kish luftuar kundër tyre në Lushnjë dhe tani ishte arratisur dhe kolona tjetër u rreshtua buzë Vjosës prej Bishani në Selishtë të Mallakastrës. Në anën tjetër të Vjosës ishin radhitur vullnetarët e Vlorës, besnikë të qeverisë së Vidit. Më 30 gusht 1914 një delegacion tre vetash i rebelëve, me flamur të bardhë, kapërceu Vjosën për tu marrë vesh me vlonjatët. Në këtë rast vullnetarët e Vlorës emëruan një komision që përbëhej nga : Elmaz Xhaferi, Ibrahim Abdullahu, Mahmud Myftiu, Alem Mehmeti, Halim Risilia dhe Ali Beqiri të cilët shkuan në Cakran ku ndodheshin krerët e lëvizjes rebele dhe arritën në një marrëveshje që rebelët të futen në Vlorë pa luftë me kusht që të mos plaçkitnin. Si rezultat i kësaj marrëveshje, më 2 shtator 1914 një fuqi prej afro 1500 rebelësh të komanduar nga Mustafa bej Mancaku (Ndroqi), nga Dervish Bej Biçaku dhe oficeri xhon- turk Xhenabi Adili, hynë në Vlorë.

Një mesnatë më zgjoi nga gjumi i vëllai i Aristidhit, Leonidha Ruçi. Atij i qenë futur në hotel rebelët dhe e plaçkitën. Të gjitha dyqanet i kishin shkallmuar e vjedhur. Aristidhi, me logjikën e një filozofi, i tha vetëm të shpëtonte kokën, se vlente më tepër.

Kur u gdhi vura re se rrugët e Vlorës qenë mbushur me bashimbozukë si ata që më zbathën këpucët dhe që nënën plakë të Fehimit e zbritën nga pela dhe të gjithë muhaxhirëve u grabitën edhe kafshatën e fundit me të cilën do të mbanin gjallë vocërrakët e tyre.

Si një djalosh i ri që isha, më shtyri kureshtja të shihja këtë turmë të çrregullt e të pa disiplinuar që shkonte drejt godinës së prefekturës dhe në kazermën ushtarake. Prefektura n'atë kohë ka qenë godina që më vonë shërbeu si burg dhe kazerma si hoteli Ballkan, ndërsa vendi ku është ngritur komiteti ekzekutiv ka qenë vorreza.

Me të mbërritur tek prefektura, menjëherë u hoq nga shtiza flamuri shqiptar dhe në vend të tij u ngrit flamuri turk pasi u puth disa herë me sy të përlotur nga krerët e lëvizjes rebele. Në këtë rast një nga krerët e lëvizjes rebele bërtiti ''Padishahëm çokjasha'' (rroftë Perandori) ndërsa turrma injorante përsëriti po atë thirrje.

Mbas kësaj rebelët emëruan si prefekt të Vlorës Osman Haxhiun, që ish bir hoxhe dhe si komisar policie Shero Emin Again nga Ramica.

Pasi vendosën administratën në Vlorë, fuqitë ushtarake rebele për shkak të presionit energjik që bëri konsulli austriak dhe meqë princ Vidi u largua nga Durrësi më 3 shtator 1914, ikën nga Vlora për në Durrës, qytet që do ta bënin qendrën e tyre. Pas disa javësh patriotët vlonjatë bënë një mbledhje tek rrepat e Drashovicës ku shtruan dëbimin e autoriteteve rebele , por ndërruan mëndje nga rreziku i okupimit italian

Kështu flamuri i Turqisë ndenji i ngritur në Vlorë nga 2 shtatori deri në fund të dhjetorit 1914, kur Vlora u okupua nga italianët.

Po ç'ishin këta''

Allah-ile, cilët qenë këta ''rebelët'''

Ismail Qemali para se të largohej nga Stambolli për udhën e 28-Nëntorit të lavdishëm, ashtu si na vizitoi ne nxënësit e Robert Kolezhit, takoi edhe mjaft personalitete të tjerë të njohur dhe u tha të niseshin edhe ata për në mëmëdhe që t'u jepnin dorën popullit të tyre në këtë orë supreme. Në kryeqytetin e Turqisë kishte dy klube shqiptarësh, njëri i patriotëve të vërtetë që quhej ''Bashkimi'' dhe tjetri i atyre që mbanin anën e xhonturqve, i njohur si ''Mafeli''. Me përjashtim të kryetarit të Klubit Kombëtar, Abdyl Ypit, i cili u nis me tren, por u burgos në Manastir prej serbëve, asnjë tjetër nuk e ndoqi pas. Por si t'i vinin pas' Ata ''zotërinj''kishin ardhur në Stamboll që të fitonin tituj e pasuri dhe rehatllëk dhe nuk besonin se Turqia do ta humbiste luftën me shtetet e Ballkanit. Por edhe kur e panë që e humbi, ata nuk besuan se populli shqiptar mund të bëhej i pavarur dhe i tëri.

Ditën që zbriti Ismail Qemali në Durrës prefekti turk dhe dhespoti grek Jakovi, e ndaluan plakun e nderuar të ngrinTe flamurin e Shqipërisë duke thënë se nën flamurin e Turqisë kishin lindur dhe në atë bajrak do të vdisnin.

Po kur Ismail Qemali dhe shokët e tij patriotë e ngritën e ngritën në Vlorë flamurin e Skënderbeut dhe e shpallën Shqipërinë e lirë dhe të pavarur- atëhere po, një bandë fanatikësh erdhën nga Stambolli në Shqipëri t'ingulnin thikën në zemër shtetit shqiptar të posa krijuar.

Ata u turrën drejt Shqipërisë si ujqër t'uritur drejt kopesë që ose të mbetej atdheu ynë një Turqi e vogël në zemër të Ballkanit ose të shkatërrohej.

Këta tradhëtarë qenë Haxhi Alia, Qamil Haxhi Fejza e Arif Hiqmeti e pas tyre qindra të tjerë dhe kishin ndjekësit e tyre, ku më i dalluari qe Myftiu i Tiranës Musa Qazimi.

Turbullirat e vitit 1913-14 nisën që ditën kur u formua kabineti i parë i qeverisë provizore të Vlorës.

I pari që e nisi sulmin kundër qeverisë provizore të Vlorës qe Dervish bej Biçaku. Meqë kuvendi i Vlorës nuk e zgjodhi ministër , ai nxiti Mahmut Biçakun t'i mblidhte ata ndo njëqind kriminelë të cilët ishin pasuruar në kohën e Turqisë dhe të priste rrugën Vlorë-Korçë dhe të ngrinte kufirin e bejllëkut të tij Lushnjë- Peqin. Aq dëm të madh solli sa të 120 xhandarët e qeverisë provizore nuk kaluan dot përmes Elbasanit e Qukësit për të mos lejuar dorëzimin e Korçës ushtrisë greke'

Kronologjikisht monumenti më i parë në Shqipërinë indipendente është ai që u ngrit në skelën e Durrësit për të kujtuar dëshmorët e 15 qershorit 1914 që ranë në luftë kundër esadistëve, dhe shërbëtorëve të Eliotit, ambasadorit italian. Haki Glina, Agustin Prizreni, Syrja Tetova, Kamber Sejdini, Ismail Haki Peqini, Ceno Sharra, Durmish Presheva dhe kolonel Thomson tok me dhjetra e dhjetra dëshmorë që luftuan atë ditë krah për krah Bajram Currit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit.

Skënder Luarasi

Që në fillim ne duhet të zgjidhim një anakronizëm, për të kuptuar të vërtetën historike. Princ Vidi mbretëroi në Shqipëri që nga 7 marsi gjer në 3 shtator 1914. As më përpara kësaj date, as gjatë këtyre gjashtë muajve, Haxhi Qamili nuk ka marrë pjesë në kryengritjen e Shqipërisë së mesme. Haxhi Qamili ka dalë në skenën e ngjarjeve vetëm pas ikjes së princ Viditdhe pikërisht pas kthimit t'Esad Pashës në Durrës, ditën e 17 shtatorit. Haxhi Qamili, pra, ka luftuar kundër Esad Pashës , po jo kundër princ Vidit.

Skënder Luarasi: Për një anketë në historinë e Shqipërisë

Me rastin e 45 vjetorit të indipendencës së Shqipërisë, gjithë shtypi shqiptar vuri në dukje veprën e madhe çlirimtare të patriotëve e të popullit tonë liridashës e trim. Edhe kësaj radhe, u çmallëm me fytyrat e bukura të rilindasve tanë, të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit, Themistokli Gërmenjit, Mihal Gramenos, Bajram Currit, Isa Buletinit e të sa e sa të tjerëve, të cilat rinia shqiptare i kalit në kujtesën e saj, që t'i njohë mirë, se me veprat e këtyre burrave jemi ushqyer që të gjithë dhe i studjojmë me kujdes në librin e historiesë, që të mos gabohemi në faktet.

Për fat të keq, ka shokë që nuk i kanë akoma të qarta mjaft ngjarje, veçanërisht në lidhje me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme, të cilën disa e çmojnë si një kryengritje kombëtare, që eci në "gjurmat e të parëve" dhe që luftoi me heroizëm kundër feudalëve dhe princ Vidit etj. (Shih p.sh. artikullin e Z. S. ''Populli u këndon luftrave të tij për liri'', Nëntori, Nr.11, 1957, f.59).

Në këtë mes, duhet të mos ngatërrohen çështjet, kohët dhe njerëzit. Për të hedhur dritë, me aq sa dimë, do të mundohemi të japim dhe ne mendimin tonë:

Që në fillim ne duhet të zgjidhim një anakronizëm, për të kuptuar të vërtetën historike. Princ Vidi mbretëroi në Shqipëri që nga 7 marsi gjer në 3 shtator 1914. As më përpara kësaj date, as gjatë këtyre gjashtë muajve, Haxhi Qamili nuk ka marrë pjesë në kryengritjen e Shqipërisë së mesme. Haxhi Qamili ka dalë në skenën e ngjarjeve vetëm pas ikjes së princ Vidit dhe, pikërisht, pas kthimit t'Esad Pashës në Durrës, ditën e 17 shtatorit. Haxhi Qamili, pra, ka luftuar kundër Esad Pashës , po jo kundër princ Vidit.

Për mendimin tonë gjersa mori fund regjimi I princ Vidit, kryengritja e Shqipërisë së mesme është një kryengritje antikombëtare, reaksionare dhe e drejtuar kundër të parit shtet të ri shqiptar, themelet e të cilit u hodhën më 28 Nëntor 1912, kur u ngrit në Vlorë flamuri i Skënderbeut nga duart e patriotëve që ne i përkujtuam me rastin e 45-vjetorit t'indipendencës së vendit tonë.

Kjo kryengritje nga patriotët është quajtur ''rebelizëm'' dhe pjesëmarrësit janë quajtur ''rebelë'' ose ''esadistë'', mbasi shkaktari kryesor i këtij rebelizmi qe Esad Pashë Toptani dhe pjesëmarrësit ishin mercenarë ose turma të gënjyera prej Esad Toptanit.

Esadistët me Esad Pashën në krye, ndihmuan politikën e serbëve shovinistë, e grekëve megalloideistë, e italianëve imperialistë. Që në vjeshtën e 1912-tës ata ndaluan Ismail Qemalin ta ngrinte flamurin e Shqipërisë në Durrës; ata i nxuarën pengesa të pakapërcyeshme qeverisë provizore të Vlorës, ata luftuan me parudhën ''Ja Babë- ja bar'' dhe zëvendësuan flamurin e Skënderbeut me bajrakun osmanlli, ata bashkëpunuan me forcat kriminale të grekëve, që shkatërruan Toskërinë, ata vranë me qindra patriotë, si Telemak Gërmenjin dhe Mendu Zavalanin me shokë dhe i ngritën pusi në Pogradec batalionit heroik të Kolnjës.

'shtë e vërtetë që edhe në qeverinë e princ Vidit, si më përpara në qeverinë provizore të Ismail Qemalit, shumicën e bënin bejlerët: Kryeministër qe Turhan Pashë Përmeti, të cilin princ Vidit ia pati rekomanduar car Nikolla I Rusisë; vetë Esad Pasha u bë ministët i luftës dhe ministër i punëve të brendëshme me imponimin e Romës dhe e plotësoi detyrën e tij, duke ua dërguar armët sadistëve dhe jo ushtrisë shqiptare që po mbronte trimërisht por pa armë kufijtë e Shqipërisë në Jugë nga agresioni i ushtrisë së Kostandinit të Greqisë! Fakti që qenë tradhëtarë shumica e ministrave të qeverisës ë princ Vidit nuk do të thotë që patriotët të bashkoheshin me armiqtë e Shqipërisë dhe të ngrinin grushtin kundër shtetit të ri shqiptar.

Më në fund patriotët shqiptarë e shporrën Esad Pashën nga kabineti dhe mund t'i kishin rregulluar punët e qeverisë më mirë, po të mos u kish lojtur ambasadori Italian AljottI rengun e 15 qershorit 1914.

Ditën e zezë të 15 qershorit 1914, shqiponja e plagosur rëndë prej tradhëtisë së Esad Toptanit, utërhoq nga lufta; labët dhe mbishkodrasit, mbrojtësit e fundit të shtetit shqiptar të parë, e përcuallën lirinë e Shqipërisë në mallet e saj të lartë. Më pesë të shtatorit, rebelët sadistë xhon-turq, me bajrakun e Turqisë të shpalosur, hynë në Durrësin e shkretë dhe ngritën paçavuren e tyre atje kun jë ditë më parë kishte valuar flamuri me shqipnjën dykrenare të cilën ata e kishin quajtur sorrë!

Fronin e princ Vidit e zuri Mustafa Bej Ndroqi, gjersa arriu Esad Pasha dhe ' Po ç'ta zgjasim'!

Shoku Z. S.( identiteti i shkurtuar nga P.L.) në artikullin e tij na kujton folklorin më të keq që kanë zgjedhur ekspertët tanë të këtij lloji letrar. Në mos e paçi lexuar në antologjinë''Këngët e popullit'' të redaktuar nga Dh. Sh., më 1955, do ta kini lexuar në ''Pionieri'', më 23 nëntor 1957, me rastin e 45-vjetorit t'indipendencës sonë.

U ba qamet për shqiptarët,/ S'bahet pushkë me katundarët'/ O princ Vid, ç'i bane shokët'/ Muarn Shkozetn' tu ikë si lopët'

Cilët janë katundarët këtu' ' Janë esadistët dhe turmat e gënjyera prej tyre. Po shqiptarët' - Patriotët e shokët e Bajram Currit, të Themistokli Gërmenjit, të Luigj Gurakuqit dhe dëshmorët që ranë tek Ura e Dajlanit në Durrës, atë mëngjesin fatzi të 15 qershorit 1914, tok me kolonel Thomsonin, për të mbrojtur flamurin shqiptar.

Shkëputja e udhëheqësve rebelë nga Esadi ngjet më vonë: atëherë kur krerët osmanllinj (si Musa Qazimi, Haxhi Alia, QamilHaxhi Fejzo), e shohin që Esad Pasha lufton për të vënë në fron jo të birin e Sulltan Hamitit, Burhanedinin, por veten e vet. Në këtë fazë, kur shteti shqiptar pati marrë fund disa muaj më parë, del edhe figura e Haxhi Qamilit, për të cilin nuk po flasim'

Të mos i ngatërrojmë faktet. Përndryshe, jo vetëm nuk i shërbejmë çështjes nacionale, jo vetëm falsifikohet e vërteta historike, por objektivisht paraqitet si patriote një lëvizje kryekëput antishqiptare, siç është lëvizja esadiste; dhe logjikisht duhet të mos quajmë më patriotë ata që janë me të vërtetë patriotë, ata që në këngë quhen ''shqipëtarët''.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora