Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh dhe heqësh qafe zinxhirët
E hene, 21.06.2021, 07:28 PM
Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh dhe heqësh qafe zinxhirët
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Mos prit që punën tënde ta bëjë një
i huaj e ti të vazhdosh gjumin. I huaji të jep një thelë e të merr një pelë.
***
E drejta për lirinë e shprehjes (fjalës) nuk do të thotë
mbrojtje e lirisë së gënjeshtrës.
Ne nuk mund të presim ndihmë nga
ndonjë vend i rëndësishëm i BE-së që me sa duket nuk po lufton për të drejtat e
njeriut. Ajo që ka rëndësi sot nuk janë të drejtat e njeriut, por luftërat për
territore dhe shfrytëzimi i fuqisë (së lirë) punëtore nga vendet e
varfra. BE-ja “demokratike” për shkaqe interesash të veta, Kosovën e konsideron
si pronë të Serbisë. Prandaj nuk është aspak neutrale, por një palë në
konflikt. “Dialogun” e ka shndërruar në një Gjykatë ku sundon ligji i xhunglës
sipas të cilit i forti përherë fiton. Kështu që, sipas tyre, shqiptarët
autokton duhet t`ia kthejnë Kosovën tonë - të përkëdhelurve të saj, Serbisë
naziste-terroriste. Kjo pafytyrësi e pakufishme, më tepër për të zbutur Rusinë.
Nuk është aspak e rastësishme që BE-ja, midis atyre 28 shteteve anëtare, për
“dialogun” në Bruksel ka zgjedhur pikërisht 2 “ndërmjetësues” prej atyre 5
shteteve që nuk e njohin Kosovën. “Ndërmjetësues” e jo mahi, që as kasapi i
Ballkanit, krimineli kryesor serb, Sllobodan Millosheviç nuk mund t'i zgjidhte
më mirë.
Nëse shtetet kryesore të BE-së vërtet
do të donin që pesë shtetet e serta që mbahen gjallë nga ndihma sociale, ato
brenda dy minutash do të detyroheshin të pranonin Kosovën. Kjo do të ndodhte edhe për faktin se këto 5 vende shkelin
legjislacionin e BE-së në tërësi, ku politika e tyre e jashtme vlen për të
gjitha vendet anëtare.
Në lidhje me imigracionin e
paligjshëm nga Afrika dhe Azia, i njëjti BE detyron të gjitha vendet e saj
anëtare, pavarësisht refuzimit masiv, të pranojnë "refugjatë" të
padëshiruar, pavarësisht nga fakti se çështja e pranimit të "refugjatëve"
është vetëm çështje e brendshme e secilit shtet anëtar.
Si është e mundur që në BE, për
dekada hyjnë miliona "refugjatë" ilegalë nga e gjithë bota dhe
qëndrojnë atje përgjithmonë, por shqiptarët e Kosovës evropiane nuk lejohen të
hyjnë!?
E njëjta BE jo vetëm që lejon serbët
që shkaktuan gjenocide ndaj shqiptarëve (dhe jo vetëm), për të hyrë në të dhe
të sillen si ua donë qejfi, por mezi presin të bashkohen me radhët e tyre, edhe
më me dashuri.
Serbia i trajton shqiptarët etnik në
Kosovën Lindore si skllevër, ndërkohë kërkon "reciprocitet" me ata
17-18 mijë serbë ardhacak që jetojnë në Kosovë, për të cilët edhe faturat e
energjisë elektrike paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.
Kjo është BE që i kërkon Shqipërisë
të plotësojë të gjitha llojet e kushteve për anëtarësim, pavarësisht nga fakti
se më të rëndësishmet janë të drejtat e pakicave, që Serbia nuk i respekton
aspak, ndërsa Shqipëria dhe Kosova e ekzagjerojnë.
***
Unë i them të gjitha këto në mënyrë
që të zgjidhni problemet, të përkrahni qeverinë aktuale ligjore të Dardanisë
Pellazgo-Iliro-Shqiptare në luftën e saj kundër forcave të errëta brenda dhe
jashtë vendit. Siç duket deri më tani, zyrtarët e saj nuk po luftojnë për
interesa personale, por për të gjithë ju, për të mos lejuar shpërbërjen e
vendit dhe vdekjen e popullsisë pavarësisht nga përkatësia etnike, feja,
përkatësia partiake, fisnore, shoqërore. Në rregull?
Bazuar në përvojën time, shumica e të
huajve mendojnë për ne shqiptarët si më poshtë: “Është tipike
shqiptare të jesh i trashë në kokë”!
Prandaj, lëni marrëzitë mënjanë! Zgjohuni! Të gjithë kemi një qëllim. Ta
shpëtojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë!
Duhet t'i thuhet BE-së: Çështja
e ndonjë shoqate (Asociacioni) në Kosovë nuk është detyrë e askujt prej jush,
është çështje e një shteti të pavarur, Republikës së Kosovës, e cila ka
gjykatën e vet kushtetuese që të gjithë qytetarët, përfshirë kryeministri,
presidenti dhe të tjerët janë të detyruar (obliguar) për ta ndjekur atë
absolutisht. Ky “problem” është vetëm rregullimi i tij i brendshëm. I Kosovës.
Angazhimi juaj ndërkombëtar është të mos lejoni një ringjallje të trazirave në
Ballkan, terrorizmin nazist serb në mes të Evropës. Mos lejoni përsëritjen e
luftërave dhe gjenocideve të kryera nga shteti i trazuar kundër kroatëve,
boshnjakëve dhe shqiptarëve, madje edhe në masakrat e viteve 1992-1999. A e
keni harruar: "Kush e nisi luftën i pari”? Luftën e Parë Botërore
1914-1918? Pse, ku dhe kur? Për daljen e
Serbisë dhe Rusisë në Adriatik përmes Durrësit së Shqipërisë. Po sikur Rusia të
ketë qasje në Adriatik, çfarë do të ndodhë me ju? Pse jeni anëtar i NATO-s, nga
kush mund të sulmoheni përveç Rusisë? A doni një përsëritje të këtij tmerri,
prandaj anoni aq shumë nga ujku. Serbia qimen e ndërron, por zanatin se
harron?! "Të mëdhenjtë" tuaj në Evropë nuk kanë mësuar ende shumë nga
historia, ju nuk qenkeni më pak kokëmish se ne shqiptarët autokton në Evropë!
***
Fatkeqësisht, e gjithë përvoja e
terrorizmit serb nuk i ka bërë shqiptarët më të mençur, por ata janë të hutuar
në një nivel më të lartë. Fëmijët e djegur do të digjen vazhdimisht derisa të
zotërojnë zjarrin. Shumica e shqiptarëve e jetojnë jetën në dëshpërim të
qetë. Arsyeja jote është e pakuptimtë para se të rritet në zemrën tënde. Mos i
dëgjo më lehjet e korruptuarve të së kaluarës që në bashkëpunim djallëzor me
armikun pas shpinës së juaj, janë shkaku kryesor i problemeve jashtëzakonisht
serioze me të cilat sot ballafaqohet dhe duhet t'i rregulloj qeveria e
shpresës.
Nuk ia vlen barra qiranë që me çdo
kusht të fitojmë diskutimin deri në kacafytje të përgjakshme edhe në rastet kur
e dimë se nuk kemi aspak të drejtë. Jemi shumë të vegjël të luftojmë
njëri-tjetrin. Humbim të gjithë. Na kërcënohet një rrezik vdekjeje. E keqja e
garës së minjve është se, edhe nëse fiton, prapë mi mbetesh!
Bashkëkombës të nderuar! Ndërsa të gjitha kombet e botës kanë qeveri dhe
politikanë që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt dashakeq,
ne shqiptarët, në kulmin e rrezikut nga fqinjë gjakpirës, jemi të detyruar të
bëjmë të kundërtën, ta mbrojmë atdheun nga qeveritarë joligjorë dhe
“politikanët” tanë kriminelë, që të mos ua shesin të huajve edhe atë tokë të
rrudhur që na ka mbetur.
Nuk pritet që të fuqishmit të heqin
dorë nga interesat vetjake. Prandaj lypset mobilizuar opinionin publik për të
ushtruar trysni mbi ta. Tragjedia më e madhe nuk është brutaliteti i njerëzve
të pistë, por heshtja e njerëzve të mirë. Hero është ai që kupton përgjegjësinë
që vjen me lirinë e tij. Të ligjtë nuk ikin vullnetarisht, kanë vendosur të
mbeten në pushtet edhe pas vdekjes. Bëni diçka më konkrete për tokën ku keni
lindur, ku jeni rritur! Bëni diçka për tokën ku pushojnë eshtrat e më të
afërmve të juaj! Për të arritur dëshirat e parealizuara të tyre dhe qëllimet
tona: Dekolonizimi i territoreve të okupuara, liria, demokracia e vërtetë, ku i
njëjti ligj do të sundojë për të gjithë - askush para ligjit.
Porosi për “politikë-bërësit” e
dështuar analfabetë antikombëtarë, gjithashtu për “gazetarët” e shitur gjysmë-analfabetë që i
përmbajnë me rrenat e tyre:
"A ka more
burrecë ndonjë mes jush, që ta përmbajë veten e të mos mashtroj, gënjej,
manipuloj e luajë me padijen dhe varfërinë e këtij populli? A e dini more
zagarë se ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa të kesh dorën në kasën e
shtetit që ka mbetur bosh, dhe të kesh prapanicën në kolltuk për dekada?"
Ti u rrëzove do
ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta
Shqipëri!