Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Besëtytnia është feja e shpirtrave të dobët
E merkure, 09.06.2021, 09:07 PM
Besëtytnia është feja e shpirtrave të dobët
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Askush nuk kryen aq ligësi në një mënyrë kaq të
përsosur dhe entuziaste sa kur bëhet nga bindja e tepruar fetare.Ishte karnavali rrëqethës i fesë që vazhdoi tutje.
Ishin burrat ata që, me gjestet e tyre shoqëruese, shprehën parullën e
terroristit: Unë dua të vdes më shumë
sesa ti dëshiron të jetosh.
***
Qeveria (prokuroria-gjyqësori) patjetër të ndaloj rreptësishtë
përdorimin e shamisë në kopshte fëmijërore, shkolla fillore dhe shkolla të
mesme (nën moshën 18 vjeç). Shqipëria dhe Kosova evropiane (të gjitha trojet
tona) nuk është shtet mysliman, fetar e kishtar, por vend laik ku bashkëjetojnë
komunitete të tri feve të ndryshme, dhe jofetarët.
Fundamentalistët fetarë
islamik, shqiptarë tru shpëlarë nga pseudo-hoxhallarë jobesimtarë, pasi nuk
mbështeten në arsyen e shëndoshë, pretendojnë se besimi i tyre është i vetmi i
vërtetë dhe se kundërshtohet nga “forca të liga”, forca të cilave “besimtarët e
vërtetë” duhet t'u kundërvihen.Si një grup, fundamentalistët i kushtojnë
vëmendje të madhe fesë (keqpërdorimit të saj)
në rritjen e fëmijëve të tyre. Bindja, qoftë ajo edhe e rrejshme, është e
rëndësishme për ta, dhe për këtë arsye është gjithashtu e rëndësishme që t'u
kalohet fëmijëve të tyre. Kërcënimi që forcat e jashtme “armiqësore” duan t`i
kundërshtojnë këta besimtarë me paterica, e bën veçanërisht të rëndësishme për
prindërit e tillë të “mbrojnë”fëmijët (vajzat) e tyre nga ndikimet e jashtme përmes
izolimit (kontrollit shoqëror) dhe trajnimit të plotë në një besim të sertë.
Në ndryshim nga
mësimdhënia, ku provat përcaktojnë kuptimin, qëllimi i indoktrinimit(ndikimit
negativ) ështëqë opinionet të mbahen edhe kur përballen me kundër-prova.
Në edukimin e fëmijës, ai që indoktrinon do të japë
shpërblim për përgjigjen e duhur dhe
ndëshkim për përgjigjen e gabuar, në
mënyrë që ta trajnojë fëmijën të japë një lloj të veçantë përgjigjeje.
Vajzat e mitura tashmë po
mësojnë të mbajnë shamia qysh në kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore. Kjo
edhe për shkakun se shumë politikë-bërës kriminel djallëzor, spiunë të fëlliqtë
e rospia antikombëtare, e kërkojnë këtë. Kur vajzat detyrohen ta veshin shaminë
që nga fëmijëria, e gjithë gjëja përvetësohet dhe “normalizohet”. Dhe, bëhet më
e vështirë të bësh një zgjidhje kolektive më vonë.
Historia e hixhabit-shamisënë
vendet islamike afrikane-aziatike është e errët.
Ekzistojnë interpretime shoviniste mashkullore nga klerikët e shkretëtirave me
qëllim që të marrin kontrollin jo vetëm të deveve por edhe të trupave të grave.
Njerëzit gjithmonë duhet të kenë përparësi mbi fenë. Shkelja e të drejtave të fëmijëve: Liria e fesë
është një e drejtë njerëzore, një parim i rëndësishëm dhe duhet të pranohet e
respektohet, por kur një fe në praktikë është e dëmshme, është në kurriz të
njerëzve, duhet të ndalet, dhe përgjegjësit të dënohen rëndë. Aty ku
praktikohet ligji i Sheriatit, praktikohen edhe shkeljet e të drejtave të
fëmijëve.
Ne duhet të zgjohemi dhe
të kundërshtojmë ashpër përdorimin e imponuar të shamisë (dhe mbulesave
tjera ekstreme) në Shqipëri, Kosovë, FYROM dhe trojet tjera arbërore.
O bastardë, lërini fëmijët të jenë fëmijë!
Veshja e tepruar
(mbulimi) është legjitimuar në shumë vende islamike si një veprim aktiv për të
shmangur zgjimin e dëshirave të seksit të kundërt pasi lëkura, trupi dhe flokët
e grave, nga fanatikët konsiderohen si objekte seksuale. Shamia e fëmijëve
përfaqëson kështu një seksualizim dhe një pamje të vajzave të vogla që nuk
është në përputhje me kontinentin evropian, ligjin, traditën kombëtare dhe
kulturën shqiptare, dhe mbulimi është një nga format më të dukshme dhe më të
shëmtuara të kontrollit shoqëror të fëmijëve. Një shoqëri normale
pellazge-ilire-shqiptare assesi nuk
duhet të lejojë që vajzat e mitura të konsiderohen si objekte seksuale.
Asnjë vajzë e moshës
jomadhore nuk është në gjendje të vendosë vetë për përdorimin e shamisë, ose të
shohë ideologjinë primitive që qëndron pas saj, përfshirjen e shërbimeve të
huaja armiqësore për tjetërsimin dhe asimilimin e kombit tonë, as pasojat e
këtij ndikimi negativ dhe veçimi të imponuar mbi ta. Është një zgjedhje
ekstreme antinjerëzore antiligjore që prindërit, të ndihmuar ideologjikisht nga
hoxhallarë fals jobesimtarë dhe politik-bërësit e pistëtradhtarë antikombëtarë,
bëjnë në emër të tyre, bazuar në dëshirën për të kontrolluar dhe formësuar
identitetin e vogëlusheve në përputhje me zakonet primitive të shkretëtirave
arabike-aziatike dhe trajtimin ekstrem të fesë. Për vajzat që janë të detyruara
të mbajnë shami, ndalimi është mënyra e vetme për të siguruar të drejtën e tyre
themelore për të qenë në gjendje të vendosin mbi jetën e tyre dhe të barazohen
me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë të të dy gjinive. Nëse jo, atëherë kur
të rriten dhe martohen, do bëhen robëresha/skllave të burrave të tyre xheloz ekstremist;
nuk do ta shohin diellin me sy. Krimi ka emër: indoktrinimi.
Qeveria shqipfolëse nuk
qëndron për besimtarët shqiptarë që fenë myslimane e praktikojnë në mënyrë të arsyeshme
“burimore”. Në vend të kësaj, në përgjithësi zgjedh të tolerojë jo-tolerancën
dhe, arena u lihet forcave fetare radikale reaksionare. Duke dështuar në
ndalimin e këtij zhvillimi dhe çlirimin e këtyre vajzave nga ky tmerr, dikush
pajtohet me një pranim të heshtur të luftës së forcave fundamentaliste gjithnjë
e më ekstreme në mjedisin e paligjshëm të importuar islamik në Shqipëri,
Kosovë, FYROM (...) dhe legjitimon këtë diskriminim ndaj vajzave,këtë ndryshim
në trajtimin e djemve si më të vlefshëm në krahasim me vajzat. Këta janë
prindër të çmendur dhe dritëshkurtër që nuk e meritojnë të quhen prindër. Qysh
në fëmijërinë e hershme e stërvitin mbrapsht vajzën e vet që të ndihet me vlerë
më të ulët se djali, duke mos kuptuar aspak se dhëndëri i ardhshëm do ta
poshtëroje, shfrytëzoje dhe terrorizoje në të gjitha aspektet, dhe ajo do
përjetojë ferrin gjatë gjithë jetës. Prandaj çdo ditë kemi shumë raste ku
dhëndëri e vret vajzën e tyre për çështje xhelozie të sëmurë, sepse nuk është
mësuar të bashkëjetoj me të, nuk e çmon si njeri por e përdorë vetëm si lodër zbavitjeje,
si shërbëtore e pavlerë.
Shamia e fëmijëve krijon
një dallim artificial midis tyre në bazë të fesë dhe gjinisë. Një ndarje e
tillë e fëmijëve është një shkelje e idealit që vajzat dhe djemtë, pavarësisht
nga përkatësia etnike dhe feja, në trojet tona, janë të barabarta. Një ndalim i
shamisë dhe çfarëdo qoftë mbulese ekstreme të trupit të fëmijëve në kopshtet
dhe shkollat ??fillore, do të sigurojë barazinë dhe do të kontribuojë që të gjithë fëmijët të kenë të njëjtën të drejtë dhe
mundësi për jetë, shkollim, edukim, zhvillim, kualifikim dhe punësim. Një ndalim i tillë është një
kontribut i rëndësishëm për sigurimin e të drejtave universale të vajzave tona,
ardhmërisë së kombit tonë, vendit tonë.
Shkolla fillore duhet të jetë një arenë ku kulturorja dhe
fetarja lihen në shtëpi.Kur fëmijët detyrohen të mbajnë shami, atyre u mësohet
një aparteid gjinor, i cili shpall se gratë janë inferiore, me vlerë më të ulët
se burrat dhe duhet të mbulojnë veten e tyre në mënyrë që të mos zgjojnë
dëshirat seksuale të pakontrollueshme të burrave. Fajësimi i grave për
përdhunim në këtë mënyrë është në vetvete serioz. Është edhe më keq kur kjo
mënyrë e të menduarit shkon aq larg sa ne sot shohim tendenca, ku vajzat e
vogla janë të veshura me hixhab për të mos zgjuar dëshirat seksuale të burrave.
Është
shumë më lehtë të thuash se duhet të ketë liri të plotë për të ecur me atë që
dëshiron, dhe të përdorësh fjalë si hapja dhe dialogu. Unë i them po lirisë fetare, por jo shtypjes së grave.
A është diskriminuese ndalimi i rrobave që mbulojnë
fytyrën? Jo, thotë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
PS: Unë nuk jam një tifoz i lakuriqësisë dhe
kurvërisë, por as tifoz i besëtytnisë dhe shamisë.E
vërteta nuk ka asnjë lidhje me numrin e njerëzve që janë të bindur për këtë që
them.