Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Qëllimi i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë
E hene, 03.05.2021, 08:00 PM
Qëllimi i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike(dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Unë kam lindur në Sydney (Australi) dhe kemi
një fermë bujqësore-blegtorale
larg qytetit. Mbaj mend një herë kur isha 5 vjeç, vizitova fermën me
gjyshin tim. Mahnitesha nga bukuria e jashtëzakonshme e natyrës, me të gjitha
llojet e kullotave dhe luleve.Sidoqoftë, pyesja veten pse mizat kishin më shumë
prirje të mblidheshin në bajgë të qelbura të lopës në vend të luleve që
zbukuronin. I kërkova gjyshit tim një shpjegim për këtë çudi të natyrës.Më tha: “Dëgjo vogëlush, kur të rritesh atëherë do
të kuptosh se fakti që 1 milion miza e duan bajgën nuk do të thotë se plehu
është i mirë”.
***
Qeveria më antikombëtare, më e keqe e
Shqipërisë në kujtesën e njeriut, për një paaftësi ekstreme, vjedhje, fëlliqësi,
servilizëm dhe tradhti.
Një qeveri e sunduar nga delet për delet.
***
Demokracitë janë të mira, por "çaji
i zi i Putinit" është shumë i fortë, është më pak shërues, në fakt,
është më efektiv se kanabisi i Edvinit, kur
është fjala për frikën nga ndryshimi.
Diktator: Sundimtari i një
vendi me pushtet absolut. Shpërdoron jashtëzakonisht pushtetin personal,
sidomos kompetenca për të bërë ligje sipas tekave të tij nga një Kuvend kukull.
Veçori thelbësore: zhvillimin e
zgjedhjeve fiktive (krim zgjedhor), në të cilat ata që zgjidhen janë
paracaktuar, shitblerja e votave, tjetërsimi, vjedhja, falsifikimi i tyre; shtypjen
dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Kjo krijesë shumë e rrezikshme për
ekzistencën e kombit, nuk është i përshtatshëm
për të qeverisur një vend. Veprimi është mjeti më i mirë për ta kuptuar
mesazhin një sharlatan i dëmtuar nga dëgjimi, me aftësi të gabuara mendore.Agjenda e tij (e dirigjuar nga forcat e errëta, kundër shtetit-komb)
është të shpopulloj vendin nga shqiptarët. Shpërbërja e Shqipërisë, dhe mbushja
e atdheut tonë të përbashkët me emigrantë të paligjshëm, veçanërisht nga Azia
dhe Afrika.
Tradhtia - do të thotë mashtrim ose pabesi, veçanërisht veprimet që drejtohen kundër sigurisë ose
pavarësisë së shtetit.
Shumë shqiptarë e shohin dhe e kuptojnë, vetëm në fund të jetës se
gjithçka ishte një gënjeshtër dhe një mashtrim. Asnjë sistem nuk e ka bërë atë të
lumtur. Dhe kështu do të mbetet për sa kohë që xhelozia e sëmurë, zilia,
urrejtja, lakmia, servilizmi ndaj të huajve, tradhtia ndaj vendit, shitja e
fytyrës dhe burrërisë jetojnë në natyrën tonë vetëvrasëse, shkatërruese.
Reformat serioze nuk u përshtaten
shumë njerëzve në Shqipëri. Në Shqipëri, është e vështirë të arrihet suksesi në
reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në
drejtësi, sepse ka shumë interesa politike të cilat, në fakt, nuk i përshtaten
ndërmarrjes së masave serioze të reformës, ndryshimit.
Mos e ndot vendin tënd nëse e do! Ne shqiptarëve
na pëlqen të themi se jemi patriotë të mëdhenj dhe se e duam shumë vendin tonë.
Shumë prej nesh do të thoshin se do të jepnin edhe jetën e tyre për vendin e
tyre. Sidoqoftë, nëse shikoni mbeturinat në rrugët dhe parqet e qyteteve tona,
lumenjtë dhe malet tona të përmbytura me plehra, monumentet tona kulturore
lara-lara dhe të thyera, shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, a mund të thuhet se ne kujdesemi për vendin tonë, për ta mbrojtur dhe
dashur atë?
Prit një minutë. Harrova të shtoj diçka. A
mund të themi se e duam Shqipërinë ku sidomos në këto 2-3 vitet e fundit Kuvendi
është mbushur me lloj-lloj mbeturinash kundërmuese dhe ne nuk jemi në gjendje
që njërin pas tjetrit t`i hedhim në koshin e bajgave? Më falni, doja të them në
kopshtin e luleve.
Është e trishtueshme, ne jemi armiq më të mëdhenj të vetvetes sesa ata të
cilëve u drejtojmë gishtin.
***
E keqja që mbolli xhaxhai ende mbin, dhe Shqipëria
vazhdon të mbetet një vend thellësisht i poshtëruar me „politikanë“
që luftojnë për pre.Prej tradhtive më të urryera janë ato ndaj popullit dhe
shtetit të vet, për të mos përmendur atdheun. Nuk dihet numri i motrave-vëllezërve
tanë që humbën kokën nën regjimin e egër të xhaxhit, u lëkundën në një litar, u
skuqën me energji elektrike, pinë plumba, thithën helme vdekjeprurëse ose u
ushqyen në mënyrë intravenoze, për hir të „tradhtisë“.
Por çfarë është me të vërtetë tradhtia dhe cilët janë me të vërtetë tradhtarë?
A është vetë-shpjeguese?A është tipari i
tradhtisë i ngulitur në strukturën gjenetike të disa shqiptarëve, a ndodh tradhtia
në momentin e dobësisë së tyre, a bëhet kjo e llogaritur për përfitimin e
treguar në horizontin e tradhtarit, apo ndoshta shoqëria me veprimin e saj e
bën një njeri të nderuar tradhtar?
***
Sidoqoftë, kriminelët do të përfundojnë pas
hekurave në një moment. Zgjimi dhe kundërvënia nuk është një luftë e
pakuptimtë. Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Tradhtia është një ndjekëse e
vjetër e politikës shqiptare, ku në pjesën më të madhe ka të bëjë me krijimin e
synuar të një kornize politike brenda së cilës për shumë legenë ia vlen barra
qirasë që të jetojnë nga tradhtia.
Tradhtarët janë mësuar të jetojnë vetëm nga
intriga, nga zvarritja, nga mashtrimi, ata as nuk mësojnë atë që është e
ndershme, as atë që është e dobishme për popullin dhe atdheun.Tradhtarët janë
mbeturinat shtëpiake të popullit, lloji i njerëzve që shesin veten e tyre për
këdo që i dëshiron ata, dhe ia japin Shqipërinë(brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) çdo blerësi; lloji i
njerëzve, të cilët, nëse jo më shumë, armiqtë tanë i blejnë për një tas me
groshë; njerëz që nga natyra e tyre skllavërie janë kundër gjithçkaje të mirë,
të lavdishme, madhështore, kombëtare; që përpara këmbëve të pushtuesve u betuan
ta zhdukin kombin shqiptar nga faqja e dheut. Dhe, ata legenë po punojnë për
këtë.
***
Sapo të njohim që po krijojmë vuajtjet tona, mund të heqim qafe
dhimbjen, frikën dhe neurozën një herë e përgjithmonë!
Pushteti absolut korrupton, dhe asnjë komb
serioz nuk lejon asnjë kryeministër (apo president) të qëndrojë në pushtet për
dekada. Është e drejta jonë të zgjedhim një kryeministër dhe është e drejta
jonë të largojmë një kryeministër i cili monopolizon pushtetin deri në vdekjen
e tij.
Gjithkush ka një dinjitet të lindur njerëzor me të cilin nuk duhet të
bëhet shaka. Askush nuk mund t'ju bëjë të ndiheni inferiorë dhe budallenj pa
pëlqimin tuaj.
Një përshëndetje për ata shqipfolës që kanë
shitur votën:
Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!