Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtja e erës
E hene, 12.04.2021, 08:50 PM
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtja e erës
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shqipëria është kapur
nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“,
banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo
ndryshk, si për shembull: nga natyra gjithsesi, të gjithë derrat janë për baltë.Kundërmasat janë të nevojshme për
të ndaluar marrëzinë e tyre.Këtë krim
të neveritshëm hajnie e tradhtie ndaj atdheut, përveç shqiptarëve le ta dënojnë
perënditë e botës nëntokësore dhe asaj qiellore.
***
Nuk mjafton pyetja "Kush duhet të qeverisë a të drejtojë",
por"Si të kontrollohen ata që drejtojnë".
Pse
politikë-bërësit e korruptuar antikombëtarë do të ndryshonin ndonjë gjë në
Shqipëri (dhe në gjymtyrët e saj të amputuar) kur ata me decenie janë duke u
kënaqur? Pse mos ta vjedhin, terrorizojnë, varfërojnë
dhe detyrojnë (sidomos) rininë të shpërngulet jashtë vendit, kur nuk kanë frikë
nga një popullsi e dobët-indiferente për të cilën janë të sigurt se nuk do të
reagojnë?
Shqiptari i gjorë, si i vetmi fenomen në
Evropë, proteston në mënyrë të organizuar dhe dhunshëm për të drejtat e qenve
pa të zot, që të sillen lirisht rrugëve dhe rrezikojnë jetën e kalimtarëve, por
heshtin dhe nuk reagojnë fare kundër padrejtësive që i bëhen fqinjit nga
regjimi i korruptuar mafioz, nëse ai regjim nuk e prek atë!
***
Metodat e sundimit të Ramës:Një
poshtërim i sofistikuar i dinjitetit njerëzor.
25 Prilli është garë vendimtare për
ekzistencën e Kombit dhe Vendit, pa dallim gjinie, moshe, mjedisi, vendbanimi,
profesioni, përkatësie sociale, partiake, klanore e fisnore.
Ata që blejnë votën janë
kriminelë, e ju që e shitni jeni kokëmish.
Nëse duam një Shqipëri më të mirë duhet që ne
të jemi më të mirë. Nëse duam ndryshim duhet që secili prej nesh të ndryshojë
veten, të ngrihesh në këmbë dhe të marrësh përgjegjësinë tënde. Mjaft me llafet
e kota arsyetuese se duhet tjerët të ndryshohen. Nëse nuk e bënë këtë sot nuk
ke të drejtë të ankohesh nesër. Zgjohu nga gjumi i tepruar dhe motivo veten dhe
mjedisin për të arritur qëllimin e madh: ndryshimin pozitiv, për mirëqenien e
përgjithshme të të gjithëve.
Ne nuk duhet ta shesim të ardhmen tonë.Nëse e
mbështetni qeverinë aktuale (të Ramës) do të jetë “Një garë vrapimi drejt greminës”.Duhet ndryshime të menjëhershme, të
kthehet shpresa, dhe më 25 Prill: hedhjen në koshin e plehrave
të kësaj qeverie që shpopullon vendin dhe shkrin kombin. Ju nuk mund ta besoni
më atë që thotë ai. Populli nuk mund të votojë më për atë
që Rama përfaqëson.
PS: Unë nuk them cilën parti ta
votoni, por cilën mos ta votoni. Kjo
ka të bëjë me brezat tanë të ardhshëm, ta trashëgojnë vendin, të cilin të parët
e tyre e lanë me gjak për ta mbrojtur.
Qysh në rininë e hershme, nga rrëfimet e
prindërve (psikiatër-psikolog), e dija që emocionet nuk mund të viheshin në dyshim
dhe se linjat ndarëse midis arsyes dhe çmendurisë ishin jashtëzakonisht të
ngushta. Qelizat e çmendurisë, tradhtisë dhe krimit fshiheshin në çdo tru dhe
në çdo sistem nervor të politikë-bërësit shqipfolës.
Ndryshimi i madh i demografisë në Shqipëri, rinia
që vazhdimisht ikën dhe zëvendësimi i tyre me të huaj, nuk është një teori
konspirative, por fakt.
Zëvendësimi i popullsisë autoktone
(shqiptare) të shtetit amë me emigrantë të paligjshëm nga Afrika dhe Aziazhvillohet
papengesë, me forcë gjithnjë e më të madhe. Ky akt shkatërrues është një politikë e vullnetshme politikisht nga kapsit e shtetit të
këtij regjimi të ndyrë, të cilin shqiptarët kokëmish vetëm e shikojnë por nuk e
kundërshtojnë. Ndërkaq mediat e shitura heshtin.
Qeveritarëve të korruptuar e servil të
trojeve tona nuk u konvenon shteti ligjor por statusi “qëndrim në vend ose ngecje”
në mënyrë që edhe nja 30 vjet tjera të mbesin në pushtet që u jep lezet, në
llogari të popullit të manipuluar dhe të atyre që ua kanë blerë votat.
***
Shqiptarët ikin sepse kanë humbur shpresën.Shpresa (reale) është një bimë e kursyer, ajo lëshon filiza të rinj në
errësirë ??sa herë që ribëhet.
Ne kemi nevojë për
shpresë që të jemi në gjendje të shijojmë jetën dhe të rritemi. Mos harroni se
shpresa është në të vërtetë një nga udhëzuesit tanë më të mirë për jetën.Na
ndihmon të shkojmë në drejtimin e dëshiruar. Pa shpresë, është shumë e lehtë të
rrëmbehemi dhe të humbasim veten gjatë rrugës.Gjendjet emocionale të pashpresë
kanë tendencë të përjetësohen tek individi. Është e lehtë të ndihesh bosh nga
energjia, të humbësh guximin dhe të jetosh jetën e dekurajuar. Ti je në fakt ai
që me ndihmën e vullnetit dhe aftësive personale duhet të kundërshtosh, të
marrësh përsipër sfidën e ndryshimit të gjendjes tënde emocionale.
Mallkimi i popullit shqiptar është përçarja,
zilia, xhelozia, ligësia dhe urrejtja ndaj bashkëkombësve të tyre, historia e
ka dëshmuar. Në këto rrethana del jashtë loje çdo
frenim, edhe ndaj formave më mizore të vetë-shkatërrimit.Askush si shqiptarët nuk punon kundër vetvetes. Dhe,fajtorët kërkohen
gjithmonë ndokund tjetër.
Shqipëria ka nevojë për një parti
të re politike, konservatore, ku një detyrë e rëndësishme do të jetë shpërndarja
e njohurive të reja për Kombin tonë - për të kaluarën, të tashmen dhe të
ardhmen.
***
O shqiptarë, ju që jeni duke fjetur pa ndërprerje?!
A mund të bëni ndryshime dramatike në mënyrën e të
jetuarit? A është me të vërtetë e mundur të ndryshoni mendimet dhe sjelljet që
shihni se veprojnë kundër jush, por që megjithatë kanë qenë shoqëruesit tuaj
për aq kohë sa ju mund të mbani mend? A është me të vërtetë e mundur të bëni
një kthesë dhe të programoni përsëri vetveten kur nuk keni njohur kurrë ndonjë
mënyrë tjetër të të menduarit dhe vepruarit. A është e mundur të bëhesh një
version krejt i ri i vetes?
“Ai që nuk mund të përdorë arsyen është budalla. Ai që nuk dëshiron
është hipokrit. Ai që nuk guxon është skllav”, -gjyshi im.