Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Skllevërit më të lumtur janë armiqtë më të hidhur të lirisë
E diele, 07.03.2021, 08:17 PM
Skllevërit më të lumtur janë armiqtë më të hidhur të lirisë
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e
miliona bashkatdhetarëve të tyre do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues.
**
Njeriu është produkt i atyre që kanë ushtruar
ndikim mbi të. Prindërit e mi, secili më mënyrën e vet, kanë ushtruar një
ndikim të thellë mbi mua dhe idetë e mia. Ata janë dhe mbeten të shtrenjtë për
mua, prandaj qysh në vogëli secilit prej tyre i thosha: “Të dua deri përtej yjeve”. Nga ata kam mësuar si të trajtoj botën
dhe si t`i bëjë analizë vetes. Dhe, kuptohet, të interesohem me shpirt për
rrënjët e mia të prejardhjes dhe fatin e të tjerëve.
Prindërit e mi kanë një marrëdhënie shumë të
veçantë me Shqipërinë edhe pse janë lindur në Amerikë e Australi. Lidhja e
fortë, dashuria që kanë mamaja dhe babai për Shqipërinë (gjithë trojet)u
janë transferuar fëmijëve të tyre: mua, vëllait dhe motrës. Ata na mësuan ta
duam atdheun e gjyshërve tanë.“Duaje
Shqipërinë me gjithë zemrën tënde”, na thonë vazhdimisht.
**
Jam i mahnitur me bukurinë e Shqipërisë. Me
pemën e lulen dhe përruan e lumin, me bregdetin, ujin e kaltër kristal të
plazheve dhe pamjet e maleve, me horizontet. Kam përjetuar bukurinë që këndon
brenda meje, kam arritur një lidhje me krijuesin dhe një jetë që më gjunjëzoi
për respekt, çudi dhe mirënjohje që gjenetikisht jam shqiptar. Vendi im (dhe i
juaji) është një nga vendet më të mira në botë për të jetuar. Është pothuajse
perfekt. Por jo krejt. Duhet pastruar nga bërllok.
Po tani, çka do të ndodhë me ty Shqipëri me
trupin tënd të amputuar? Në cilën botë të çmendur të kanë shtyrë të
degjeneruarit, hajnat, tradhtarët dhegazetarët, priftërinjtë e hoxhallarët,
dobiçët kriminelët dhe budallenjtë? A ka mbaruar koha e mosrespektimit për
shtetin, dhe poshtëruesit e tij të pabesë e hipokritë?
Gjysma e popullsisë është rinia. Gjysma e
popullsisë është e papunë. Dhe gjysma e popullsisë jeton nën kufirin e
varfërisë. Gjysma e popullsisë kanë braktisur vendin. Emigracioni i paligjshëm
nga i gjithë rruzulli tokësor zë vendin e tyre dhe së shpejti do ta ndryshoje
tërësisht demografinëashtu që shqiptarët do të bëhen minoritet në vendin e vet,
ndërkaq nataliteti shkon duke u zvogëluar. Do të shuhemi si komb e vend nëse
nuk do të bëjmë ndryshime të menjëhershme. Jeta nuk ka
telekomandë, duhet të ngrihesh dhe ta ndryshosh vetë! Asgjë e rëndësishme nuk
ndodh para se të prishet një model. Kush dëshiron të realizojë ëndrrat e tij
duhet së pari të zgjohet prej tyre.
**
Liria është shumë më e rëndësishme sesa një
lojë futbolli. Dinjiteti dhe të drejtate njeriut janë shumë më të rëndësishme
sesa Kupa e Botës. Ne duhet të kërkojmë të drejtën tonë. Kjo është arsyeja pse
të gjithë duhet të bashkohemi dhe të luftojmë për vendin. Shqipëria është plot
me probleme, dhe qëllimi ynë nuk duhet të jetë t'i bëjmë ato më të mëdha.
Problemi kryesor është se qeveria dhe kryeministri që e ka kapur shtetin, nuk
dëgjojnë njerëzit e tyre. Praktika e tyre është që "Kryeministri jep urdhra dhe të gjithë tjerët duhet t`u
binden". Ata që kundërshtojnë, arrestohen, rrihen dhe poshtërohen,
përveç nëse zëri i tyre nuk ka asnjë forcë ndikimi të vërtetë. Atëherë ata mund
të vijnë me sa më shumë kundërshtime siç dëshirojnë. Këto janë të njëjtat
metoda siç bënte dikur ai diktatori i ndjerë. Të ligtë nuk presin që njerëzit
ta marrin çështjen në duart e tyre, ose numri i qytetarëve që kërkojnë të
drejtën e tyre të rritet. Por nëse ne bëhemi aktiv, në fund të fundit ai
patjetër të ik si një kriminel i zakonshëm.
Problemi ynë më i madh në Shqipëri është, për
ironi, që ne i shohim vetëm problemet tona. Ne nuk e kuptojmë që megjithëse
problemet tona mund të jenë të ndryshme, simptomat janë të njëjta dhe shkaqet
janë të njëjta. Ne kemi ndalur (përfunduar) dhembshurinë për të varfrit. Sa
prej nesh kanë menduar se si është e mundur të mbijetosh një muaj të plotë në
një çek prej 500 lekësh? Ne e injorojmë këtë realitet dhe e çregjistrojmë atë
si të parëndësishme për veten tonë. Çfarë ndodh me një person të tillë? Ai ose
ajo do të vjedhë, do të pranojë ryshfet dhe do të jetë i hapur për korrupsion.
Ose do të largohet nga vendi, braktis atdheun. Ky person mund të ndikojë tek ju
drejtpërdrejt sepse ai është drejtuesi i një organi publik, ai i mëson fëmijët
tuaj, është mjeku juaj etj.Dhe nëse ky person vendos të jetë një qytetar i
ndershëm që nuk pranon ryshfet do të përfundojë me një standard jetese të ulët
çnjerëzore, do të humbasë të gjitha ndjenjat e përkatësisë dhe atdhetarisë dhe
do t'i transmetojë këto ndjenja te fëmijët e tyre. Dhe këtu janë ngritur
thëniet e të varfërve: "Ky nuk është
vendi ynë, është i tyre!" - ("i tyre", atëherë i referohet regjimit
dhe njerëzve të biznesit përreth tyre).
Traditat dhe kultura jonë e lashtë
pellazge/ilire sërish duhet të na nxiti të kujdesemi për të tjerët përreth nesh.
Problemet në një shoqëri janë shumë më të rrezikshme sesa problemet e një
personi të vetëm. Ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë, dhe nëse lejojmë që
dikush të shpojë vrima në të, e gjithë anija do të fundoset përfundimisht dhe askush
nga ne nuk do të mbijetojë.
Qeveria ka kohë që ka një traditë t`u tregojë
gënjeshtra njerëzve përmes mediave kukull të kontrolluara nga kapsit e shtetit.
Megjithatë, njerëzit kanë marrë informacion të mirë nga mediat e pakta të pavarura
dhe me të vërtetë kanë filluar të shohin dhe dëgjojnë për problemet e vendit në
një masë të vërtetë.
Reagimet e autoriteteve deri tani ishin
gjithnjë ose të dobëta ose qesharake. Njerëzit humbën besimin në qeveri dhe
qeveria mendoi se për shkak se populli nuk thotë asgjë, ata janë të kënaqur,
ose se nuk ka asnjë problem para se njerëzit të ndërmarrin veprime.Për
mbështetësit e ekipeve të futbollit: Nëse veni bast po aq sa bëni kur është një
lojë futbolli, mund ta ndihmoni Shqipërinë (Kosovën,
FYROM-in, të gjitha trojet)për ndryshime pozitive. Ne të gjithë jemi
mbështetës të Shqipërisë. Prandaj, le të takohemi për të treguar mbështetjen
tonë kur Atdheu Thërret. Përdorni shpirtin tuaj luftarak për më të mirën e
Shqipërisë.
Shqiptarë, mos e lini vendin. Mos u dorëzohuni.Shpëtojeni Shqipërinë (gjithë
trojet) nga shitja dhe shkatërrimi i sigurt.
Shqipëria ka miliona të varfër dhe të papunë.
Nëse të gjithë bashkohen, askush nuk mund të na ndalojë. Dhe nëse përdorim
strategjinë e duhur, gjithashtu edhe mbrojtësit e rendit do të jenë në anën
tonë.
Shqiptarë,
tani kur gjendemi para shpërbërjes si Komb dhe Vend, nuk duhet të humbim kohë
duke fajësuar njëri-tjetrin se çfarë gabimesh kemi bërë, por si të riktheheni
në rrugën e duhur.
Dhe, kush
ka thënë se pikërisht këta insekte të kalbura(servilë të pushtuesve)që sundojnë mbi shqiptarët këto 20-30 vitet
e fundit, kanë ardhur në botë për të na dhënë lumturi dhe dritën e diellit në
udhëtim? Pse i hyjnizoni? Ata janë shërbëtorët e juaj.Ti nuk mund të fillosh kapitullin tjetër të jetës tënde ndërsa ende je
duke lexuar atë të mëparshmin.
Miqtë e mirë janë si dritat e shtyllave elektrike gjatë rrugës së errët.
Ato nuk e bëjnë distancën më të shkurtër, por e bëjnë më të lehtë ecjen.
https://www.youtube.com/watch?v=3m1qNgWmycY