Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Injoranca është serra ku rriten lulet më të tmerrshme
E diele, 14.02.2021, 03:29 PM
Injoranca është serra ku rriten lulet më të tmerrshme
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike(dasaretiaurel@yahoo.com.au
Një zog është krijuar për shqiponjë, dhe një tjetër për pulë.Dhe, varet prej jush. A doni të qeveriseni edhe më tutje nga pulat - apo
nga shqiponjat?
Shqiptari kokëmish që në vazhdimësi do të votoj
hajnat, të korruptuarit, kriminelët, tradhtarët, dështakët e këtyre 20 viteve
të shtetit të dështuar, nuk e mohon që ka ujqër në buzë të pyllit, por bën
sikur tufa e deleve është larg dhe përndryshe është mjaft e sjellshme dhe e
bindur. E ardhmja e Kosovës nuk është as e ndritshme, as e errët. Aktualisht
është vetëm e pasigurt.
***
Pse politik-bërësit shqipfolës dhe partitë e
deritanishme që vodhën, shitën dhe shkatërruan gjithçka do të ndryshonin ndonjë
gjë në Kosovë (por edhe në Shqipëri dhe FYROM) kur ata me decenie janë duke u
kënaqur? Mund të zgjidhni të shikoni nga ana tjetër, por nuk mund të thoni më
se nuk e dinit.
***
Një shtet i dështuar është një
shtet që është shpërbërë dhe nuk është më në gjendje të plotësojë nevojat
themelore të qytetarëve të tij ose të marrë përgjegjësinë për të ofruar
shërbime elementare publike që priten nga një qeveri sovrane.
Ka dallim midis shteteve të dështuara dhe shteteve
të cenueshme (prekshme). Një shtet i prekshëm karakterizohet nga
karakteristikat e mëposhtme:
Humbja e kontrollit mbi territorin e vet, përfshirë aftësinë për të zbatuar
(ushtruar) monopolin shtetëror mbi pushtetin.
Humbja e autoritetit legjitim për të marrë vendime kolektive.
Pamundësia për të ofruar shërbime publike.
Pamundësia për të marrë pjesë si një anëtar i plotë i bashkësisë
ndërkombëtare.
Kur këto kushte janë të pranishme, shpesh shihet një mbizotërim i
korrupsionit dhe krimit të përhapur, rënie e fortë ekonomike, flukseve të
refugjatëve që ikin jashtë dhe përfshirjes nga aktorët jo-shtetërorë.
Shkalla e kontrollit që pritet nga një aparat shtetëror për të shmangur
termin gjendje e dështuar mund të ndryshojë. Termi shtet i dështuar është i
diskutueshëm dhe termi mund të ketë pasoja gjeopolitike nëse vjen nga një burim
me autoritet të madh. Me fjalë tjera, mund të ketë ndërhyrje ushtarake nga
jashtë...
***
Shtet - shtetiështë autoriteti më i lartë që
sundon mbi një zonë gjeografike ose territor; shpesh quhet edhe një vend.
Prandaj, vetë vendi shpesh quhet edhe një "shtet", siç është
"shteti i Gjermanisë“ ose "shteti i Austrisë".
Një vend që qeveris veten në këtë mënyrë quhet gjithashtu një shtet sovran. Shumica e shteteve
sovrane të botës, me disa përjashtime, janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
E drejta ndërkombëtare përcakton disa kërkesa që një vend duhet të
plotësojë para se të njihet si shtet dhe të bëhet anëtar i KB:
një popullsi e përhershme
një territor i përcaktuar
një qeveri
aftësia për tu lidhur me shtetet e tjera
Për më tepër, është e zakonshme të argumentohet se shtetet e tjera nuk
duhet të pretendojnë territorin dhe se qeveria duhet të ketë kontroll efektiv
mbi të gjithë territorin.
Ka vende që nuk janë anëtare të KB dhe që nuk njihen gjerësisht si shtet,
të tilla si Kosova, Palestina...
***
Qeveritari, politikani
dhe pseudo-intelektuali tipik shqipfolës
është një servil që ka shitur prapanicën te sllavo-ortodoksët, grekët,
turqit dhe arabët, demagog i lindur dhe
një dylber i cili bie në dashuri me reflektimin e vet në ujë.
Personaliteti i tij tregon një fiksim apo rikthim në një fazë të parë të
zhvillimit të fëmijëve, ku rrethanat nuk kanë marrë ende
një vlerë të pavarur dhe trupi i vet konsiderohet si burimi i gjithë përvojës
së jetës. Ai ka një vetëbesim të fryrë, një vetë-respekt të tepërt,
egocentrizëm ekstrem, arrogancën, një ndjenjë e të qenit veçanërisht i
justifikuar dhe është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kritikave dhe
“ofendimeve” të “krenarisë” së tij.
***
Kapja dhe dobësimi i institucioneve zyrtare shtetërore të Kosovës (por jo
vetëm), ka kontribuar në një regjim të dështuar që nuk siguron në mënyrë të
kënaqshme, thënë ndryshe, aspak mirëqenien, zhvillimin dhe sigurinë e njerëzve
të saj.Kur vetë shteti është bërë aq i dobët sa nuk siguron shërbime të
përshtatshme politike dhe të sigurisë për popullatën, qoftë nga institucionet e
tij që nuk funksionojnë ose po keqpërdoren, kjo mund të krijojë një vakum
potencialisht të rrezikshëm të energjisë që mund të mbushet me dhunë, krim dhe
konflikt, dhe kështu të kontribuojë në dobësimin e sigurimeve shoqërore në dy
shtetet tona të dështuara. Prandaj, bazuar në situatën shtetërore, unë kam
analizuar nëse sistemi fisnor-klanor në vend formon struktura alternative të
sigurisë që mund të mbrojnë sigurinë themelore shoqërore - në mungesë të një
pushteti shtetëror zyrtar që funksionon mirë. Fiset në vend (prej nga e kanë prejardhjen “komandantët” e
luftës) me të drejtë akuzohen se kanë penguar shtetin të krijojë territor
dhe kontroll të plotë shoqëror, dhe të jenë një pengesë për zhvillimin dhe
sigurinë, shpresën dhe ardhmërinë. Këtë e shohim në mos-kontrollin 20 vjeçar të
Mitrovicës së Veriut ku serbo-çetnikët kanë formuar shtet në shtet; apo ditët e
fundit ku edhe vetë shqipfolësit fisnor në disa pjesë të “Kosovës së
komandantëve” i sulmuan dhe rrezikuan jetët e Kryeministrit dhe Kryetares së
ardhshme të Kosovës, Albinit dhe Vjosës, shpresave të vendit.
***
Një koalicion qeverisës është i
vështirë kur partia më e madhe në qeveri vazhdimisht duhet t`i japë gji më të
voglës.
Fatkeqësisht partinë LDK
me të cilën Vetëvendosja do të bënte koalicion, e ka kapur Isa Mustafai cili
nga brezat e ardhshëm do të mbahet mend kësisoj: “Nuk dua ta zbeh kujtesën e tij, por ai edhe për së gjalli ishte një
krijesë e kalbur”.