Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Momenti kur të gjithë djemtë e furishëm emigruan në Hagë
E hene, 16.11.2020, 09:25 PM
Momenti kur të gjithë djemtë e furishëm emigruan në Hagë
Nga
Aurel Dasareti
«Komandantët”
miliarder hajna shqipfolës, menduan se gjithë shqiptarët tjerë do të shkojnë në
Hagë ndërsa vetë ata do të mbesin në Kosovë, ashtu që përveç tjerash do të
trashëgonin (okuponin) edhe pronat e mbetura pa pronarët legjitim. Prandaj,
para disa viteve, me vullnetin e tyre marramendës, në Kuvendin foshnjore të
Prishtinës, nën komandën edhe të atij kërme që ka kapur LDK-në, miratuan
formimin e Gjykatës Speciale të njëanshme antishqiptare, ku do të gjykoheshin
vetëm viktimat e gjenocidit serbo-sllav. Të njëjtit, para disa muajsh, në
kohërat më të rrezikshme nga virusi (i radhës) kinez, si çakejtë e egërsuar, me
ndihmën e “listës” serbe (ndryshe sivëllezërve të tyre), në pikë të natës u
vërsulën në çerdhen fëmijërore që e quajnë Kuvend, kryen puç ndaj qeverisë
legjitime. E tani, emigruan në Hagë, le të mbrohen si persona privat, sepse ata
7-8 individ assesi nuk përfaqësojnë ato 9.000-10.000 luftëtarë të lirisë -
UÇK-në. Mos njollosni UÇK-në me naivitetin apo budallallëkun e juaj.
***
Gjykata
speciale e Hagës është e padrejtë, antishqiptare, e njëanshme. Assesi nuk është
dashur të lejohet një gjykatë e tillë vetëm kundër shqiptarëve (viktima të
gjenocidit serb) por ama formimi i saj u miratua në Kuvendin e hajnave të
Kosovës (shumica prej tyre janë hajna, apo jo?), të cilët duheshe ose ta
refuzojnë formimin e saj ose të kërkojnë që të formohet një gjykatë për të
gjithë të dyshuarit pavarësisht nga kombësia, ku para së gjithash të gjykohen
agresorët-kriminelët serb të Kosovës që kanë kryer më tepër se gjysmën e
vrasjeve-të shqiptarëve autokton. Janë serbët që si komb dhe shtet kryen
gjenocidin e radhës (të planifikuar) ndaj shqiptarëve. Ndërkaq popullata e
Kosovës, pasi jeton në forma klanore, të njëjtët hajna jo vetëm i voton pareshtur
në stilin: “Unë votoj hajnat e lagjes, katundit dhe fisit tim - e ti voto ata
tuajt”, - por janë në gjendje edhe të vdesin për ta. Inat dhe xhelozi e sëmurë
kjo. Pa asnjë dyshim, viktimat shqiptare janë vrarë për motive të ndryshme nga
disa “komandantë” e “gjeneralë” shakaxhi shqipfolës, por edhe nga serbët të
cilët vrasjen e të pafajshmëve që nuk janë serb e kanë trashëgimi dhe i bëjnë
në mënyrat e maskuara, duke ua hedhë fajin shqiptarëve. Sikur për shembull
komandant hashimi “jonë” të kishte vrarë serb, nuk do të guxonte asnjë sekondë
të jetoj 20 vjet në katundin e “zemrës” serbe, Graçanicë, i rrethakuar
tërësisht nga sivëllezërit serbë. E tani, a ka vrarë shqiptarë?- kjo është punë
tjetër. Mos njollosni UÇK-në duke i përzier gjërat. Të akuzuarit që do të dalin
të pafajshëm do të mbrojnë vetveten dhe patjetër kthehen në Kosovë, por ama
assesi në pushtet, ndërsa fajtorët (nëse ka të tillë) le të dënohen dhe mbesin
në birucat e atjeshme.