Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Luftëtarët e lirisë - UÇK, janë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare
E shtune, 14.11.2020, 11:33 AM
Luftëtarët e lirisë - UÇK, janë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Liria është një bekim
për të cilin ia vlen të luftosh. Ai
që me të vërtetë e do atdheun e vet, nuk bënë asgjë që është në kundërshtim me
interesat e vendit. Duhet të jeni të palëkundur, të pandashëm, të bashkuar
dhe të paepur kur luftoni armikun. Është
një armik i vrazhdë, i përbashkët e i vazhdueshëm që neve shqiptarëve me të
vërtetë mund të na mësojë të praktikojmë dhembshuri dhe tolerancë midis nesh.
***
Atdheu ynë i përbashkët (dy shtetet tona), i kapur nga
këlyshët shqipfolës, po kalon një nga periudhat më të këqija në histori në të
gjitha frontet. Një shtet funksional serioz, nuk i lejon kurrë, asnjë shteti
tjetër (sidomos jo fqinjëve grabitqar) t`i bëjnë presion.
Shqipëria, Kosova, FYROM dhe trojet tjera nën pushtim,
kanë nevojë për dikë që i do ato. Politika e atyre që qeverisin në këto 20-30 vitet e fundit, mund të
matet vetëm me rezultatin e saj. Nëse rezultati është i mirë, atëherë politika
është e mirë. Nëse rezultati është i keq, atëherë politika është e keqe, sepse
këtu nuk llogariten qëllimet, por vetëm arritjet. Rezultati i hajnave
shqipfolës është një trishtim për kombin dhe katastrofë për vendin i cili
gjendet para greminës, prandaj duhet ndryshime thelbësore. Menjëherë.
***
Luftëtarët e lirisë-UÇK-së, janë
ndërmarrje e përbashkët çlirimtare. Ndërkaq, ushtarët gjenocid- të Serbisë,
janë ndërmarrje e përbashkët kriminale. Gjithashtu, pjesëmarrës të ndërmarrjeve
të përbashkëta kriminale janë të gjithë Mbështetësit serb të terroristëve
Millosheviç, Mladiç, Karaxhiç, Daçiç, Vuçiç etj, thënë më mirë, politikave e
krimeve dhe gjenocideve të tmerrshme serbe në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.
Sa për ilustrim, shembull i
barbarisë çetnike:
Masakra e Reçakut (Kosovë 15 janar 1999, masakrimi i 45
shqiptarëve).
Gjenocidi i Srebrenicës (masakrahohen 7.475–8.000 boshnjakë
mysliman, nga 11 deri më 22 korrik 1995).
***
Forcat e armatosura
Forcat e armatosura, janë
pjesa më e rëndësishme e mbrojtjes kombëtare. Ato janë një pjesë e armatosur e
njerëzve dhe një shprehje e organizimit ushtarak dhe gatishmërisë së shoqërisë
për mbrojtje të suksesshme kundër çdo agresioni. Si një forcë e vetme e
armatosur dhe një pjesë integrale e sistemit të mbrojtjes kombëtare, ato janë
bartësi themelor i rezistencës së armatosur ndaj çdo përpjekje për agresion
kundër Shqipërisë-Kosovës dhe bartës i luftës së vazhdueshme dhe intensive të
armatosur. Ato janë të strukturuara dhe të organizuara me qëllim që të mund të
veprojnë në tokë, det dhe në ajër.
Uniteti i udhëheqjes dhe komandës. Udhëheqja
e luftës së armatosur dhe komandimi i forcave të armatosura dhe njësive bazohet
në unitetin e qëllimeve (objektivave) dhe përpjekjet e përgjithshme për t'i
arritur ato.
Ato realizohen mbi parimin e vartësisë dhe bashkëpunimit,
i cili siguron një pavarësi të caktuar të brendshme të pjesëve brenda një
tërësie të vetme, në zbatimin e formave dhe metodave të ndryshme të kryerjes së
operacioneve luftarake.
Nuk kam dituri të mjaftueshme për dy ushtritë shqiptare,
por ata (komanda supreme e ushtrisë e përbërë nga ushtarak të profesionit por
edhe civil) janë shumë të interesuar për të mirën e njerëzve, dhe shpresoj se
duhet të jenë shumë të gatshëm që t`i shërbejnë Vendit dhe Kushtetutës.
***
Përndryshe, Lufta guerile (kudo në botë), është
një lloj lufte që njësitë e pavarura dhe më të vogla drejtojnë pas vijave të
frontit të armikut ose në zonat e okupuara nga armiku. Termi përdoret
gjithashtu për veprimet nga bazat e fshehura të grupeve militante në rebelim
kundër qeverisë në pushtet. Në një konflikt të armatosur, taktikat guerile
përdoren zakonisht nga pala më e dobët ushtarake, dhe thelbësore për taktikat
është zvarritja, demoralizimi dhe dobësimi i armikut përmes shumë sulmeve të
vogla për një periudhë të gjatë kohore.
Terma të
tillë si guerilët dhe partizanët përdoren më shpesh për grupet e
përfshira në luftëra në të cilat marrin pjesë disa shtete. Në një grindje
thjesht të brendshme, shpesh përdoren terma të tillë si lëvizja rebele ose
revolucionare.
Të bësh luftë në grupe të vogla dhe të përbëra lirshëm,
dhe ku dikush përpiqet të godasë kundërshtarin atje ku është më i dobët, në
shumë mënyra është forma origjinale e luftës. Njësitë shtetërore me uniformë
dhe me një strukturë të qartë komanduese, janë një shpikje shumë më e re.
Luftërat me vija të qarta të frontit, dhe me beteja të kufizuara në kohë dhe
terren, janë gjithashtu dukuri më të reja sesa forma e luftës e quajtur luftë
guerile.
***
Grupet paramilitare-paraushtarake
u ngritën paralelisht me grupet guerile. Paraushtarakët ishin forca private të
sigurisë për pronarët e mëdhenj të tokave, por gjithashtu sfiduan regjimin
politik përmes përdorimit të dhunës dhe shkeljeve të përhapura të të drejtave
të njeriut.
***
Në shtetin amë Shqipëri, dhe
Dardani, shërbimi ushtarak duhet të jetë i detyrueshëm.
Një punësim në Forcat e Armatosura është diçka më shumë
sesa një punë. Detyra më e rëndësishme e Forcave të Armatosura është krijimi i
sigurisë për Shqipërinë, Kosovën (...) dhe siguria për popullatën. Pavarësisht
se çfarë pozicioni keni, ju po ndihmoni për të mbrojtur interesat e vendit dhe
shoqërisë (komunitetit). Për të mbrojtur gjithçka që kemi dhe gjithçka që jemi,
ne vetë duhet të jetojmë në përputhje me vlerat që kemi vendosur për të
mbrojtur. Prandaj na duhen punonjës që kontribuojnë në një kulturë të mirë duke
treguar respekt dhe duke marrë përgjegjësi për njëri-tjetrin, dhe të kenë
guximin të veprojnë si duhet dhe të guxojnë të flasin.
Një ushtri (mbrojtje) moderne nuk përbëhet vetëm nga
ushtarët.
Karakteristikat personale:
Aftësi të mira bashkëpunimi dhe aftësi komunikuese.
Gjykim i mirë dhe i orientuar drejt zgjidhjes.
Aftësia e vështrimit (pasqyrimit) të përgjithshëm.
Të jetë i orientuar drejt rezultatit dhe shërbimit.
***
Serbët para fillimit
të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë lavdëroheshin: “Nëse nuk dimë
të punojmë dimë të luftojmë”, megjithatë ata treguan se as atë
nuk e dinin.
“Është shumë më lehtë të falësh një
armik pasi t`i kesh larë hesapet me të”, - gjyshi
im, ish oficer i lartë.