Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Mjerë Zoti, “truprojat” e të cilit janë njerëzit që Ai krijoi
E merkure, 21.10.2020, 09:41 PM
Mjerë Zoti, “truprojat” e të cilit janë njerëzit që Ai krijoi
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Në Shqipëri, Kosovë,
FYROM, Kosovë Lindore, keqpërdoret liria e fesë. Në të ardhmen, Zotit do t'i duhet të
mbrojë vet emrin e Tij. Pas
vitit 2001, në tokat tona brenda dhe jashtë kufirit të arbrit, filluan të futin
hundë organizatat “humanitare” (gjoja se bamirëse) nga shtetet islame
vehabiste, të lidhura me terrorizmin. Fundamentalistët ekstremë islamik
armiqësor shqipfolës, duke filluar nga një numër i konsiderueshëm hoxhallarësh
kokëkrisur, të pamoralshëm e të pakarakter, që më tepër besojnë në rublën
ruse dhe dinarin serb e aspak në Zot, kërkojnë instalimin e sheriatit
aziatik në trojet tona stërgjyshore pellazge-ilire-arbërore. Këta krijesa
të pafytyrë, të paguar nga shërbimet e huaja, punojnë për shpërbërjen e vendit
dhe kombit tonë. Nëse ne i lejojmë...
***
Shqipëria (përfshirë
Kosovën dhe trojet tjera), zyrtarisht
dhe praktikisht është shtet laik, në të cilin kisha-xhamia është e ndarë nga
shteti, ndërkohë që shkolla është e ndarë nga feja. Rilindja Kombëtare
ishte një lëvizje e fuqishme dhe e gjerë çlirimtare në të gjithë vendin, dhe
jashtë atdheut ku jetonin arbëreshët. Kjo lëvizje patriotike, me rrënjë në të
kaluarën liridashëse, por sipas nevojës edhe luftarake, vazhdoi edhe pas
formimit të Shqipërisë londineze 1912. Dhe, me zgjuarsi u orientuan në situata
shumë të komplikuara e ndërlikuara të gjendjes ndërkombëtare, sidomos në
Evropë, kontinentin ku me miliona vite gjendet Iliria. Përpiluan-praktikuan një
strategji dhe taktikë të përshtatshme për lëvizjen kombëtare në mënyrë që të
realizojnë programin e tyre të gjithanshëm, ku u përfshinë edhe lufta
ideologjike e politike, iniciativat diplomatike, veprimtaria arsimore e
kulturore etj.
Si tipar themelor ideologjik dhe politik ishte
atdhedashuria, patriotizmi. Kontradiktat kryesore, thënë më mirë, mospërputhje
mendimesh e interesash a mospajtime të ndryshme, ishin ato midis popullit tonë
të shtypur dhe pushtuesve. Në këto mosmarrëveshje bënte pjesë sidomos rreziku i
madh i zëvendësimit të pushtimit turko-osman nga ai i fqinjëve grek, serb e bullgar.
Qëllimi madhor i tyre ishte çlirimi dhe mbrojtja e domosdoshme e atdheut.
Rilindësit e kishin shumë të qartë se pa një propagandim gjithëpërfshirës
gjithkund ku jetonte populli jonë, pa ndeshjen me errësirën mesjetare të
shkretëtirës, pa një unitet të çeliktë dhe zgjim kombëtar, ishte shumë
vështirë të sqaroheshin masat e gjera popullore, që prej një gjendje
letargjie (gjumi) të hidheshin në një luftë për jetë a vdekje.
Pengesa më e madhe për realizimin e këtyre idealeve
patriotike të Rilindësve ishin fetë, që u ishin imponuar shqiptarëve prej
pushtuesve të huaj. Megjithatë, pavarësisht nga këto ndryshime, Rilindësit
bashkoheshin në një gjë: Ata vinin Kombësinë mbi Fenë. Karakteristikë për
Rilindësit qe një tolerancë fetare jashtëzakonisht e madhe. Kjo ndikoi që, në
programet e tyre politike për ardhmërinë e atdheut, të ishin për ndarjen e
kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja, në pajtim me kërkesat e Sami
Frashër-it. Rilindësit, si politikanë, e shihnin qartë se ndasitë fetare u
shërbenin armiqve. Goditjet kryesore që i jepnin keqpërdorimit-keqkuptimit të
fesë, ishte angazhimi i tyre i palodhshëm për largimin e errësirës dhe
përhapjen e dritës: diturisë, arsimit e shkencës.
***
Ligësia (e keqja) në
errësirën e mendjes së armiqve të brendshëm, nuk mund ta prekë mençurinë e
shqiptarëve të vërtetë: pa dallim feje, fisi, krahine, partie, klani,
vendqëndrimi. Duke u përpjekur të na gjunjëzojnë (në emër të armiqve të jashtëm
prej nga edhe paguhen), vendosin në ne qëndrimin tonë origjinal të luftës. Në një
pozicion ku jemi më të fortët sepse atëherë e adhurojmë vetëm Zotin tonë
pellazg-ilir-arbëror. Nuk e kuptojnë që ne kemi qenë më të fortë kur na
persekutonin.
Shqiptarët nuk duhet assesi të
lejojnë që një grup budallenjsh të shkatërrojnë për të gjithë të tjerët. Patjetër
t`i luftojmë, për t`i futur burg të gjithë kokëkrisurit e kombit, kudo
që gjenden, pa përjashtim; sepse padyshim janë ata që përpiqen të mbjellin
përçarje-urrejtje fetare midis shqiptarëve, me qëllim që të minojnë ekzistencën
e Kombit dhe Vendit.
PS: Secili që dëshiron mund të
beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në tokat arbërore do të mbrohen
njerëzit e jo Perënditë!