Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Opingari që kritikon bashkërenditjen e mendimeve të arsyeshme
E enjte, 15.10.2020, 07:25 PM
Opingari që kritikon bashkërenditjen e mendimeve të arsyeshme
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Mjerë
shqiptarët, nëse ka fare të tillë, që presin nga opingari i djeshëm të bashkërendite
mendimet e arsyeshme të njerëzve normal, dhe përkrahjen e një klouni që i ka
kaluar afati i përdorimit.
***
Duke “gjurmuar” pas diturive në
internet, nuk mund të ndalesha së qeshuri kur
shfletova “opinionin” e sëmurë qëllimkeq (në kundërshtim me nevojat e
kohës dhe vlerat kombëtare shqiptare) të një opingagrisuri të dehur
nga lëngu helmues e gjumëdhënës i opiumit të nxjerr nga hashashi, që ia
ka turbulluar mendjen dhe penguar që t'i shohë gjërat ashtu siç janë.
Normalisht se lexuesit nuk mund të mësojnë nga “opinionet” me pluhur që bëhen
dhe shiten si mallra të pavlera nga dyqani i një opingari, i cili e ka varur
foton e tij në mur por fsheh prejardhjen e vërtetë të identitetit personal,
kujt i shërben, pse interesohet aq shumë për fotot e të tjerëve. Dhe më keq,
ajo fotoja e atij personi të gjithëdijshëm, në krahasim me tjerët, duket si një
“vepër arti” që askush nuk po e shikon.
Para se me shkarravitur për çështje
që fare nuk i kupton, por shpifën e kritikon, pasi është nga Kosova dhe mbahet
“patriot”, le të tregon (argumenton) për meritat e tij (nëse i ka) gjatë luftës
në Kosovë (1998-99). Për shembull: Sa para ka dhënë në fondin “Vendlindja
thërret”, (që mjerisht është keqpërdorur) dhe në cilën kaçubë u
fsheh gjatë luftës.
PS: Gjuha zbulon se
kush jeni, prejardhja juaj, gjinia, mosha dhe profesioni. Ne e përshtatim
gjuhën sipas asaj se me cilin flasim. Dhe, unë nuk jam politikisht korrekt kur
është në pyetje interesi kombëtar.