Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Ata që duan që ne të mos ishim
E premte, 09.10.2020, 04:18 PM
Ata që duan që ne të mos ishim
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shqipëria (përshirë Kosovën dhe trojet tjera nën pushtim)
është një vend i sëmurë, i kapur tërësisht nga krijesat e çmendura! Megjithatë,
shpirti pellazg-ilir-arbëror nuk pushon së ekzistuari aq lehtë, le ta dinë
armiqtë e jashtëm dhe këlyshët e tyre shqipfolës, se vdekja e Shqipërisë
shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pas vdekjes së tyre.
***
Mos lejoni që kuptimi i jetës së juaj të përshkruhet dhe
interpretohet nga qeveritarët joligjor, analfabetë, sipërfaqësor, kriminelë të
korruptuar, servilë të dashakeqëve. Por, as nga “analistë”, “historianë” dhe
mediumet antikombëtare me motivet e tyre të fshehura, egoiste, dashakeqe dhe të
dëmshme.
Mos lejoni që t'ju
përshkruajnë dhe interpretojnë njerëz të shitur, pa dëshirë, pa njohuri dhe
aftësi për depërtim të asaj që është thelbësore (pa depërtim në atë që ka
rëndësi): e mirë, e bukur dhe e dobishme.
***
Nuk jam ndonjë këngëtar, por ndonjëherë kur nuk më dëgjon askush, ia them
një kënge që gjyshja ime ma ka mësuar në fëmijërinë e hershme: “Nuk kam
forcë të shtrydh një pikë tjetër të Diellit”. Dhe kënga, në vend që të përgjigjet,
fluturon lartë dhe më shikon në mënyrë që i gjithë qielli bie në tokë.
Agimi i artë i
tetorit 2020 është mbi Kaliforni ndërsa shkruaj dhe rishkruaj këto rreshta.
Si na shikon bota? Flitet se portalet-gazetat, TV dhe mediumet tjera
shqipfolëse, me përjashtime nderi, shërbejnë për të shurdhuar dhe mbytur trurin
dhe zemrën tonë dhe të gjithë botën me gjëra të vogla sipërfaqësore dhe të
pavlefshme, si dhe rrena, mashtrime dhe shkatërrime të vetvetes. Por gjithçka
në këtë botë mund të përdoret në mënyra të ndryshme.
Secili mjet shkatërron dhe ndërton, varësisht në dorën e kujt është.
Bota është shumë e
madhe dhe jeta është e mrekullueshme që të qëndrojmë dhe të vendnumërojmë.
Sa më shumë
pseudo-intelektual që i thonë vetes gazetarë, analistë, historianë,
shkencëtarë, akademik koti me “diploma” të blera te Qafa Thanës, aq më
pak gazetarë dhe intelektual të vërtetë. Sa më shumë mbeturina në oborrin tonë,
aq më pak lule.
Atdheu, në mjegull.
Mjegulla, siç e dimë, nuk është gjë tjetër veçse avull uji i kondensuar, një re
drite, e padukshme me sy të lirë, dhe në gishtin e zhveshur pika të paprekshme
uji ose kristalesh të imëta akulli: me pak fjalë, asgjë që mund të shihet, dhe
nga e cila nuk mund të shihet asgjë tjetër.
Kujt, edhe pas kësaj, diçka i mbeti e paqartë, më lejoni
ta sqaroj:
Është e padëgjuar në historinë e
rruzullit tokësor për t`u dhënë pushtuesve-barbarëve të ardhur nga Karpatet që
na kanë shumë borxh - gjithçka që kërkojnë prej nesh, përfshirë historinë.
Ata (pasardhësit tanë) do t'i paraqesin secilit vëzhgues
vlerat, traditat, zakonet dhe kulturën tonë, do të stimulojnë emocionet dhe do
të kujtojnë nderin e luftëtarit dhe sakrificën e jashtëzakonshme që duhet të
bënin për të pasur një Shqipëri, Kosovë (...) të pavarur dhe sovrane, që pastaj
këlyshët ta trajtojnë si me qenë pronë private e tyre.
Atdheu, "një
dhe i vetëm", është vetëm një mjegull shumëngjyrëshe: bashkësia,
historia, gjuha, kultura, traditat, zakonet, uniteti, identiteti, simbolika,
energjia, rituali, kujtesa, jeta, e kaluara, e ardhmja, vuajtjet, sakrifica,
liria, nderi i luftëtarëve - por edhe indiferenca, egoizmi, hajnia, tradhtia,
fëlliqësia. Vende të përgjithshme të zgjedhura me kujdes nga katalogu i
aksesorëve të lirë të atdheut plastik të zbrazur nga çdo kuptim, klishe për të
patinuar artificialisht, asgjë e qartë, asgjë e përsosur dhe e rrumbullakët.
Asgjë nuk dihet,
gjithçka është në një mjegull, një mjegull e mrekullueshme historike
shumëngjyrëshe në të cilën nuk shihet as gishti në hundë. Asgjë
e madhe e dukshme pasi nuk ka asgjë të shkëlqyeshme për të parë.
***
Këlyshët, gjatë 30 viteve, me veprimet e tyre kriminele,
ia bëjnë më të keqen Vendit që gjendet në fazën e fundit të zhbërjes së plotë.
Kjo po ndodh sepse nuk kanë frikë nga ne.
Pa tharmin e bishës në vetvete,
s`jemi veçse qengja të tredhur.
Pse të frikohen nga njërës me mënyra klanore të jetesës,
dhe me qëndrim indiferent nga ajo që ndodhë, që nuk bëhen aspak merak dhe rinë
mënjanë për çështjet që shqetësojnë shoqërinë? Njeri i ftohët, por jo aq i
mençur, që nuk i bën përshtypje asgjë kur nuk i preken interesat personale
aktuale. Por ata gjithashtu do të paguajnë shtrenjtë për marrëzinë e tyre,
sepse pasardhësit e tyre do të mbeten nën robëri.
Nëse me të vërtet
dëshirojmë të jemi një komb serioz që e meritojmë mbijetesën, atëherë
përparësia e interesit të përgjithshëm është t`i largojmë nga kapja e shtetit,
konfiskojmë pronat dhe futim në burg të gjithë delenxhinjtë e këtyre viteve
terrorizimi, vrasjeje të gazetarëve dhe atyre që mendojnë ndryshe, shkatërrimi,
uzurpimi dhe shitjeje e gjithçka-je që është shoqërore, si dhe dhënia e
gjithçka shqiptare armikut: Historinë, gjuhën, vlerat kulturore, heronjtë,
shenjtorët, por edhe tokën, ajrin, ujin, detin, diellin, qiellin.
Këta nuk
përfaqësojnë vetitë të asaj që e quajmë qenie e gjallë (në kundërvënie me
kafshën). Politik-bërsi duhet të jetë njeri i pendës, i shkencës, i kulturës, i
pushkës; e jo analfabet, servil i armikut, i rrugëve, i qejfit, i parasë së
pistë.
***
Kompromisi nënkupton pajtimin ndërmjet interesave në konflikt me lëshime
nga të dy palët, shpesh në kurriz të parimeve. Shqipëria dhe Kosova (gjithashtu
“politik-bërësit” tanë kloun të
FYROM-it), në “marrëveshjet” me
fqinjët pushtues, si servilë që janë, bëjnë lëshime të njëanshme. Ashtu që,
kompromis pas kompromisi, trojet tona tkurren vazhdimisht, brenda pak vitesh,
këto dy shtetet tona jo-funksionale do të pushojnë së ekzistuari. Për të besuar
se armiqtë do të jenë të ngopur dhe nuk do të kenë kërkesa të vazhdueshme,
duhet të jesh i sëmurë mendor.
Çdo lëshim (kompromis) të ashtuquajtura marrëveshje të
radhës, është shumë më gjithëpërfshirës se ai i mëparshmi, dhe sjell ndërmend
një tren pa frena.
***
Shqiptarët e zakonshëm në të gjithë vendin janë si uji i
vluar që së shpejti do të flluskojë buzë tenxheres. Megjithatë, regjimi injoron
atë që po ndodh.
Liria është një bekim për të cilin ia vlen të luftosh.
Gjëja më e rëndësishme tani është të
mos dëshpërojmë dhe tradhtojmë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për atë që
ëndërronin.
Secili prej nesh që thotë se Shqipëria është e jona,
duhet të jetë i gatshëm të luftojë për të drejtat e shqiptarit, nëse jo për
brezin tonë, atëherë për tjetrin.
Unë qëndroj i vendosur me të gjithë ju, në luftën për të
drejtat dhe lirinë. Unë qëndroj për arrestimin dhe gjykimin kundër të gjithë të
korruptuarve dhe tradhtarëve, për t'i vendosur ata pas hekurave përjetësisht.
Unë qëndroj për t'i dhënë fund shkeljes së të drejtave themelore dhe dinjitetit
të Kombit tim. Ne duhet të
kthehemi në vlerat e duhura, për të ndihmuar dhe për t'u kujdesur për
njëri-tjetrin.
Gjyshërit e mi janë dëbuar nga vendi
tyre, por dashuria e tyre për Shqipërinë nuk është fikur, vazhdon të jeton në
gjeneratat e reja...