Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Përpiquni për të marrë atë që doni...
E merkure, 16.09.2020, 07:59 PM
Përpiquni për të marrë atë që doni, sepse përndryshe do t'ju detyrojnë të doni atë që merrni
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Atdhedashuria nuk kuptohet me lehtësi nga gjarpri i moçëm dhe engjëjt e tij
djallëzor. Akoma nuk keni
parë asgjë. Thjesht, prisni “marrëveshjen” e
radhës. Përfundimisht do ikin edhe ato katunde ku kanë lindur, rritur dhe
“shkolluar” idiotët e qeverisë jo legjitime koti.
***
Diplomacia, është veprimtaria që një shtet
(serioz) kryen për të çuar përpara interesat e tij karshi vendeve të tjera,
jashtë përdorimit të luftës dhe dhunës. Kjo
ushtrohet nga përfaqësuesit e caktuar të shteteve, dhe zhvillohet përmes
negociatave dhe dialogut, në shumicën e rasteve drejtpërdrejt midis shteteve
por edhe përmes organizatave ndërqeveritare.
Diplomatike, do të thotë ajo
që vlen për diplomacinë. Në një kuptim figurativ i zgjuar, i kujdesshëm ose i
shkathët. Dhe jo budalla, i pakujdesshëm ose i ngathët - siç janë analfabetët,
bagëtitë dhe kërmill të përdredhur e të zhveshur lakuriq nga truri dhe çdo
vlerë të sojit të vet, frikacak të gjorë, qurrash me karakter të dobët e
ligavec qaraman, që me vite u mbytën në një përmbytje urine të çetnikëve
ardhacak karpatian.
Nëse je anëtar i një
partie politike shqipfolëse dhe shpreson të bëhesh politikan i famshëm, duhet
të dëshmosh IQ tënde. Të mos e tejkalon madhësinë e këpucëve tua!
***
Një rekomandim për
diasporën shqiptare, veçanërisht për bashkatdhetarët që janë anëtarë të partisë
LDK.
Disa prej jush (nuk përmendi emra)
më kontaktojnë ndonjëherë dhe unë i respektoj sepse janë intelektualë dhe
atdhetarë të dobishëm për çështjen tonë të pazgjidhur. Megjithatë, shikuar
përmes syzave të mia psikologjike, dua të them diçka që ndoshta nuk do ta
pëlqejnë. LDK-në e ka themeluar luftëtari i pa kompromis për çështjen e Kosovës
dhe jo vetëm. Mjerisht, pas shkuarjes në amshim e të ndjerit, LDK është kapur
fortë nga tradhtarët dhe të korruptuarit, ndryshe nostalgjikët e sllavizmit
ortodoks. Dhe, nga opinionet shumëvjeçare, të përditshme, të intelektualëve dhe
atdhetarëve të respektuar, të argumentuara me fakte të pakundërshtueshme që i
sheh edhe fëmija, kjo parti nuk është më aspak ajo që ishte, është shndërruar
në një faktor shkatërrues jo vetëm të Kosovës si komb dhe shtet por të gjithë
shqiptarisë. Ashtu që, për çdo ditë që kalon, gjithnjë e më tepër zbehet dhe me
të drejtë urrehet. Përfundimisht, LDK-ja e këtyre viteve të fundit është diçka
krejt tjetër (në aspektin negativ) nga ajo e themeluesit të saj. Në të
kaluarën shumica e shqiptarëve krenoheshin me të, në të tashmen turpërohen për
shkak të saj. Nuk ndihmon aspak që në diasporë ekzistojnë degë dhe nëndegë
të LDK, kot kjo, njashtu si qeveria koti. Më kot degët dhe nëndegët e një
druri (imagjinar), kur nuk ekziston trupi. Prandaj rekomandoj që nga degët
dhe nëndegët e LDK-së së dikurshme të formohet një parti e re në vazhdimësi me
vlerat e LDK-së së vërtetë, origjinales, dhe të unifikohen programet dhe planet
e juaja partiake atdhetare. Kjo përveç që do të ndikonte në injorimin e kësaj
katrahure tragjikomike të sotshmes që është kapur nga laviret meshkuj, por edhe
do të ndihmonte që gjeneratat e reja të LDK së riformuar ta mbajnë mend si
vazhdimësinë e origjinales. Shpresoj se nuk më keqkuptoni. Ky është opinioni
im. Më falni nëse gaboj.
***
Më poshtë po citoj disa fragmente të
një ngjarjeje nga ditari i gjyshit tim të moshuar, përndryshe gjeneral në
pension. Kjo për ta kuptuar më mirë mendësinë e armikut të përjetshëm, i cili,
sipas meje, dhe jo vetëm kurrë nuk do të na pranojë si komb dhe shtet:
“Jam 16 vjeçar. Gjendem në shtëpi
vetëm me vëllain tim të vogël. Është shtrirë në shtrat për shkak të etheve.
Pasi jetojmë në periferi të Shkodrës, nga njëra anë nuk kufizohemi me fqinjë.
Vjen errësira. Prindërit duhet të vijnë brenda 1 ore. Papritmas, para oborrit
tonë të rrethuar me mur dëgjojë disa të shtëna armësh.
Një zë më jehon në mendje ndërsa
vështroj vrimat e zeza në murin e dhomës së ndejës deri te dhoma e strehimit në
qilar, të shkaktuara nga plumbat e armikut tradicional të shqiptarëve. Vrima
nga pushkët e serbo-malazezve të cilët disa ditë më parë sulmuan familjen time:
babin, nënën, mua, dy vëllezërit dhe motrën. Por, ndodhi mrekullia për ne,
njëkohësisht një ditë zije për terroristët. Shumë shpejt erdhën në ndihmë
vëllezërit e babait me disa kushërinj, ashtu që sulmuesit nuk kaluan aq
shëndetshëm siç kishin paramenduar dhe fantazuar. E kuptova se ata që kaluan pa
therë në këmbë, kanë ardhur përsëri të provojnë fatin.
Patjetër të dilja në oborr, të pengoj
apo vonojë hyrjen e tyre brenda shtëpisë tonë derisa të kthehen prindërit.
Pavarësisht se çfarë të bëj tjetër,
unë nuk do të largohem nga këtu dhe ta lë vëllain tim 13 vjeçar pa ndonjë
mbrojtje tjetër përveç një pistolete të kalibrit të vogël.
Unë e heq nga brezi pistoletën e
madhe luftarake me një lloj qetësie të shtangur. I hedh fishekët shtesë në
shtrat. Tashmë kam vetëm pushkën. "Vëlla, unë dua që të zbresësh pas
shtratit dhe të drejtosh shënjestrën te dera".
Ai rrotullohet anësh pa asnjë fjalë
dhe gjunjëzohet pas krevatit.
“Nëse hyn brenda
dikush që nuk jam unë, fillo të qëllosh dhe nuk ndalesh derisa pistoleta të
zbrazet. A e kupton këtë vëlla?”
"Jam mirë", thotë ai. "Shko".
Prej një pusie brenda oborrit mund të shihja qartë se ishin katër prej
tyre, tre më shumë se unë. Por kjo përparësi numerike nuk ishte edhe aq efikase
për ata, sepse unë i shikoja dhe natyrisht se pushkën e drejtoja atje ku duhet,
kurse ata qitshin për havaje. Fatmirësisht për mua dhe fatkeqësisht për
kundërshtarët, pas disa minutash përleshjeje me sulmuesit që tollovinë e kishin
më në qejf se qetësinë, pas shpinës së gjakatarëve, dëgjojë zërin e babait dhe
të një fqinji, që më këshilluan të mos rrezikoj pa nevojë, dhe se orën e
prishët duhet ta rregullojë një mjeshtër orësh, punëtorët e përgatitur e me përvojë (...)
Unë frikohesha prej
armëve. Serbo-malazezët na terrorizonin me to. Pasi unë mora pjesë në beteja
dhe vet u mësova në përdorimin e armëve, e kuptova se armët janë forcë dhe se
ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në
skllevër.