Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja
E hene, 27.07.2020, 06:11 PM
Ne, bijtë e Shqipërisë, duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Çfarë ndodh kur shërbëtorët e shtetit bëhen zot i saj dhe e përdorin
shtetin për qëllimet e veta?
Autoriteteve joligjore të dy shteteve tona të dështuara u është dhënë një
fuqi jo vetëm mbi qytetarët, por edhe mbi sistemin. Ata kanë marrë kontrollin e
asaj që është ideja themelore e baballarëve kushtetues - që institucionet duhet
të mbajnë njëri-tjetrin nën kontroll, në mënyrë që shpërdorimi (abuzimi) të
korrigjohet. Abuzimi është bërë sistemi. Kjo është pasoja kur shteti udhëhiqet
(është kapur) nga shërbëtorët e pabesë.
***
“Përçaj dhe sundo”
është një parim politik që synon t'i bëjë kundërshtarët e tyre të mos pajtohen
me njëri-tjetrin, për t`i bërë ata më të dobët ashtu që t`i zotërojnë më lehtë
individualisht.
Vitet e fundit,
Shqipëria është helmuar nga përçarjet ideologjike, politike, fetare. Secili e
lufton secilin. Dikush nga jashtë, me ndihmën e dobiçëve kriminelëshqipfolës dirigjon
për shpërbërjen e kombit tonë:
Ta varfëroj sa më shumë
popullatën ashtu që,
Shumica e të rinjve të
shkojnë jashtë vendit
Ata që mbeten brenda,
përmes keqpërdorimit të fesë të tjetërsohen në grekë dhe “myslimanë”
Vendi të mbushet (trashëgohet)
me “refugjatë” arabik, aziatik dhe afrikan që brenda pak viteve do të
ndryshojnë plotësisht demografinë...
***
Ti mund të heqësh dorë, të ndjehesh keq për veten
tënde dhe të pranosh në mënyrë pasive atë që mund të marrësh. Ose mund të
përpiqesh të vendosësh se çfarë duhet të përmbajë jeta jote.
Shqiptarët kanë nevojë për një unitet, bashkim të
fortë dhe pandashëm që mbështetet në tiparet-veçoritë thelbësore të natyrshme
dhe përhershme, sidomos vetitë dalluese të gjuhës dhe karakterit, pamja e
veçantë e fytyrës, të mos harrojnë kurrë historinë dhe prejardhjen tonë të
lashtë krenare pellazge-ilire dhe të luftojnë përherë për interesat apo
qëllimet e përbashkëta, Zoti i tyre të jetë një lidhje e ngushtë vëllazërore ku
edhe anët e ndryshme janë në përputhje të plotë. Kështu të bashkuar e
unifikuar, nuk do të munden kurrë për të na poshtëruar dhe shkatërruar.
Më në fund, interesat shqiptare duhet të përfaqësohen nga
dikush që në damarët e tij ka gjak shqiptari, mendon me kokën e tij, i cili ka
forcën e besimit ndaj vendit të tij dhe popullit të tij, ndershmëri,
qëndrueshmëri, i cili fut siguri te njerëzit, udhëheq me shembullin personal,
mbush me entuziazëm dhe interesat kombëtare e të cilit janë mbi të gjitha
interesat e tjera, sidomos mbi ato partiake e fetare.
Atëherë mund të përfundojmë se cila, në atë kuptim, ishte
vlera e nderit dhe dinjitetit njerëzor për të cilin heroi më i madh
gjithë-shqiptarë Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (i njohur në gjithë botën)dhe pasuesit e tij luftuan për të arritur
dhe në kohën më të vështirë.
Shpërbërja e kombit shqiptar është, në të vërtetë, vetëm
një në një seri projektesh serbe, greke, turke, ruse që përmes tradhtarëve
shqipfolës me përkatësi etnike të turbulluar, sidomos përfaqësuesve fetarë -
priftërinjve ortodoks dhe hoxhallarë - përpiqen ta bëjnë sa me më shumë gjemba
të jetë e mundur.
***
Tendenca midis
shqiptarëve është përpjekja ta kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë.Janë vetëm
politikanët oportunistë që mendojnë në kategoritë fisnore dhe që janë
plotësisht të izoluar nga problemet e popullit të tyre Ata janë “njerëz” që
përçmojnë Kombin e tyre dhe Vendin e tyre dhe që, për shkak të ambicieve
politike, shfrytëzojnë qëndrime në vetëdijen e popullit tonë për të arritur
qëllimet e tyre politike oportuniste dhe shuajnë etjen e tyre për pushtet dhe
mbizotërim politik.
Ne kemi shumë prova që
ndjenja kombëtare gradualisht është bërë e gjallë te shqiptarët. Uniteti
kombëtar në luftën kundër shtypësve është një shprehje që do ta dëgjojmë pa
pushim në të ardhmen e afërt.
***
Shqiptari
kurrë nuk e ka ndjerë veten aq fort se kur është jashtë vendlindjes, prandaj
shprehja Atdhe është e mahnitshme për të, kjo ritet fortë e më fortë në zemrat
tona, gjithashtu edhe dashuria ndaj vendit tonë, Shqipërisë etnike. Unë do të
shpreh shpresën se nuk do të kalojë një kohë e gjatë të jemi në gjendje për të
treguar rrugën dhe do të krijojmë një Shqipëri vërtetë të lumtur, që të gjithë
të mund të jenë krenar për të jetuar në te, dhe që të gjithë të ndihen në
shtëpi, në një Shqipëri të rehatshme.
Sot i thash gjyshit tim,
ish oficer dhe pjesëmarrës në shumë luftëra:
“Gjyshi, Shqipëria jonë gjendet buzë greminës, për
fat të keq nuk janë oficerët në ushtrinë shqiptare ata që vendosin kufirin,
vijën e kuqe për politikë-bërësit sesi duhet të kontrollohet vendi - por mund
të ketë qenë një zgjidhje më efektive dhe më e mirë.”
“Po nipi im, këtu jemi plotësisht dakord, përkohësisht
vendi do të ishte qeverisur më mirë nga disa gjeneralë në prapaskenë, sesa këta
feministë të të dy gjinive, hajnave, servilëve të armiqve, analfabetëve, gjelave
gjunjëzues, mashtruesve dhe tradhtarëve. Gjenerata jote duhet ta
shpëtojëVendin nga shpërbërja, patjetër.” - ishte përgjigja e gjyshit.
***
Disa ditë më parë vdiq
nëna 63 vjeçare e një prej miqve të mi më të mirëGuran Neritani.Mjeke, e
infektuar nga pacientët që i trajtonte në një spital nga virusi kinez. Miku-kolegu
im dhe dy motrat e tij, që nga fëmijëria e hershme, u rritën pa babanë i cili
vdiq në një aksident automobilistik. E ndaj dhembjen me mikun tim dhe të
afërmit.
Miqtë e mirë janë engjëj që na ngrenë lartë përsëri kur krahët tanë kanë harruar se si
është të fluturosh.
Gjithkush
ka të drejtë për kujtime. Është momenti që edhe unë të përshëndes disa kolegë të mi nga Akademia Ushtarake, vëllezërit e
fushëbetejës:
Të dashur miq, vitet që ne i
kaluam bashkarish ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e
aktiviteteve dhe letargjisë (përgjumjes), vitet e respektit dhe të
moskuptimeve, vitet e miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe mbërritjes,
shpërblimit dhe dënimit, qortimit dhe faljes, vitet e gëzimit dhe trishtimit.
Kishte gjithçka me përjashtim të urrejtjes.
Ne
së bashku mësuam, u edukuam dhe u jemi përmbajtur parimeve-rregullave. Oficerët
domosdoshmërish të posedojnë katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale,
fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etikës së
ushtarakut është: Detyra, Nderi, Atdheu. Një oficer nuk do tëgënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë
këtë.
Kujtimet rikthehen.
Në shtator 2012, me disa miq(midis tyre Gurani), koleg nga Akademia Ushtarake dhe
bashkëluftëtarë të mi me prejardhje shqiptare të lindur në Australi, Amerikë
dhe Kanada,afër dy muaj i kaluam “pushimet” në Vendin e Zemrave tona. Stërvitemi. Ditë e natë, ngjitemi
pa pushim në bjeshkët madhështore të jugut dhe zhytemi në ujërat e kaltra të
Ksamilit (Sarandës).Ne,bijtë e Shqipërisë.
Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura,
homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush
nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe
deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të
lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në
luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën
tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur
ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të
zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të
shenjtë, kur vera e lënë vendin…