Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Politikës Shqiptare i duhen burrat që janë të zot në mbrojtjen e Kombit
E enjte, 25.06.2020, 12:00 PM
Politikës Shqiptare nuk i duhen gjelat që rrinë mbi vezë, por burrat që janë të zot në mbrojtjen e Kombit dhe Vendit
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Atdheu ynë lindi burra të
fortë, që shkëlqenin lart në qiell.Gjithmonë besnikë ndaj vendit të tyre dhe
luftuan kundër çfarëdo frike të brendshme. Por, ku gjenden sot të tillë?! Të shtrëngohet dikush të durojë
vuajtje apo poshtërime pa pasur mundësinë as të mbrohet, është një prej
shfaqjeve të kontrollit të plotë, por nuk është sigurisht e vetmja. Kush
ushtron kontrollin e plotë e shndërron këtë të fundit në një objekt të tij, në
një pronë të tij, për të cilën bëhet zot.
**
Dy shtetet tona dhe ajo pjesë e Maqedonisë e banuar me rrënjës
(shqiptarë autokton), janë kapur nga minjtë e kanalizimeve.
Këlyshët janë shumë
frikacak, por nuk u trembet syri pasi në ju shikojnë do burra të pavendosur. Nëse nuk reagoni menjëherë, t`i tërhiqni zvarrë prej zyrave dhe drejtë në
burg prej nga nuk do të dalin kurrë, njëkohësisht t`u sekuestrohen pasuritë e
patundshme dhe të tundshme të fituara nga hajnia dhe krimi i organizuar, brenda
5-6 vjetësh vendi do boshatiset nga rinia e pashpresë dhe tërësisht copëtohet,
ndërkaq pas 20 vjetësh emri jonë përfundimisht do të vdes dhe harrohet.
A duhet ta gëzojmë lirinë që kërkojmë ta
shkatërrojmë? Liria nuk është diçka që një shtet mundet ta miratojë. Liria
duhet të mbrohet me vepra. Kot e kemi t`i qortojmë pse nuk turpërohen, çka
është turpi për rezilin?
Kushdo që është
dehur nga fuqia dhe është pasuruar prej saj, kurrë nuk do të largohet
vullnetarisht. Pyetja e madhe nuk
është nëse keni dështuar, por nëse jeni të kënaqur me dështimin.
Derisa
gjithë popujt e botës kanë qeveritarë dhe politikanë që kujdesen për mbrojtjen
e atdheut të tyre nga të huajt, ne shqiptarët jemi të detyruar të bëjmë të
kundërtën, duhet të mbrojmë atdheun nga qeveritarët dhe “politikanët” tanë që të
mos na i shesin edhe këto troje që na kanë mbetur. Dhe kjo ndodh pa debate, pa informacion dhe pa mundësinë
që njerëzit të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.Vendimi është marrë tashmë.Kjo
është ajo që është bërë politika shqipfolëse: gënjeshtra dhe mashtrime.
Është e mahnitshme
se si shfaqen këta krijesa që s`janë veçse surrogate, ata kanë një respektim
zero për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Agjendat e tyre janë vetëm servilizmi ndaj
të huajve dashakeq, hajnia, kriminaliteti, Tradhtia ndaj Vendit.
**
Normalisht, njeriu përpiqet të gjejë fjalë
për mendimet e dikujt, por në rastin e Presidentit jo-legjitimtë Kosovës,mundohet
të gjejë mendime për fjalët e tij.Ky tradhtar i
çuditshëm, në bashkëveprim me atë titistin me paterica, ndryshe kërmën e paparë,
dhe me parat e taksapaguesve “kosovarë”, i lutet pushtuesit gjakatarë t`ua japi
edhe një copë të Truallit Shqiptar. Dhe,vet-lavdërohet me librin gjoja
se autobiografik “Shtet i ri mburravec modern”, shkarravinë e cilësisë së ulët e të pavlerëpikërisht
si “heroi” imagjinar i qëndisur në të.
Thjeshtë: Për të kuptuar “patriotizmin” e politikë-bërësve të
juaj analfabetë kronik (gjelave të oxhakut), si simpatizues fanatik tru-shpëlarë
i të cilëve jeni, mos i vritni kot dhëmbët (sidomos ju që dashuroni qeverinë kot
së Koti), por zbuloni dhe shikoni vetëm pasuritë e tyre marramendëse me vlerë
shumë milionëshe euro. Si i fituan ato alamet lekë kur rrogën mujore zyrtarisht
e kanë 200-300 euro?! A nuk logjikoni aspak a? A ju mungon krenaria njerëzore
të vetëflijoheni për hajnat që bashkëpunojnë me armiqtë tradicional për
zhdukjen biologjike të juaj?! Ata vetë, para se mei hy “politikës”
pantallonat e grisura i lidhnin me sixhim, ndërkaq kur dilnin në plazhe, në mungesë
të brekëve i mbulonin vithet e shtrembëta me peshqir. Këto janë fakte të
pakontestueshme, kështu që nuk ka nevojë të dëgjosh më tepër për të kuptuar se
këta mafioz me prejardhje etnike të paqartë, janë vetëm servilët e të huajve që
i ndihmojnë të mbeten në pushtet, ju vjedhin, mashtrojnë dhe shfrytëzojnë. Ndryshe,
nuk ua ndien leshi për ju dhe për të mirën e fëmijëve, nipërve, mbesave,
stërnipërve të juaj.
Sa më i madh
pushteti (fuqia), aq më i rrezikshëm është keqpërdorimi i tij.Vetë-respektimi,
vetë-kuptimi, vetëkontrolli, vetëm këto tre ju japin fuqi të pathyeshme.Fuqia
është ligësi, por kështu është edhe pafuqia.
**
Krye-çmendaraku i shtetit amë, i njohur më
mirë si skizofreni kronik Alamet Tepsia,
është njëkohësisht piktor i dështuar dhe kryeministër i dobët,por edhe dashamir
drogash e konfliktesh pa të cilat nuk mund të funksionoj si “burrështetas” dhe shkatërrues i
monumenteve historike ilire-shqiptare. Dhe, ai vet është shumë më i keq sesa
ata këlysh tjerë që e sollën në pushtet, edhe me më pak moral dhe integritet.
Ai është një vrapues entuziast i plazheve për nudistë dhe një papagall i
palodhshëm e i padurueshëm që nuk lejon askënd me ia bë pyetjen e vërtetë deri
në fund, por i ndërpretë dhe vazhdon llomotitjet maratone për t`i ikur temës
dhe zhvendosjes së vëmendjes së dëgjuesve. Nuk dëgjon aspak kur është fjala për
të bërë punën e tij si duhet, i konvenon të mbetet i dështuar për popullin. Po,
edhe ai është vetëm një pasardhës i paraardhësve që nuk guxon të vijëkurrë në
ndonjë mendim personal pa ndihmën e “këshilltarit”
të tij analfabet që pas vrasjes mistike nga sivëllezërit serb, mrekullisht u
ringjallë që të sjelli më tepër telashe për këtë kohë të sëmurë që ne po
përjetojmë. Dhe kjo u jep shumë prej nesh ankth dhe zemërim.
Ky piktor qesharak, që as prapanicën e vet nuk
është në gjendje ta vizatoj pa gabime, sigurisht që është kriminel i fshehtë,
por bën një punë shumë më të mirë se sa xhaxhi (i famshëm për mizori ndaj popullit të vet)kur bëhet fjalë që
katundarët indiferentë dhe me mungesë përqendrimi të mendjes të qetësohen
plotësisht, dhe që ka pastruar tërësisht trurin e një popullate që janë bërë si
fëmijë të vegjël, të rraskapitur nga gjumi i tepruar.
Nuk
ka kuptim. Por shumë pak njerëz guxojnë të ngrihen në këmbë dhe të mos durojnë
më një marrëzi të tillë.
**
Shqipëria është një parajsë për
politik-bërësit analfabet kronik të kriminalizuar, profesorët injorantë,
shpërndarësve të lajmeve që janë larg nga realiteti, historianëve dhe gazetarëve
të vetëshpallur, shkrimtarëve të papjekur që kanë shkarravitur nga qindra “libra”.
Dhe mozotmakeq, hoxhallarëve dhe priftërinjve ortodoks që nuk besojnë aspak në
Zot, përkundrazi, e urrejnë sa mundin me gënjeshtrat e tyre që nuk kanë asnjë
lidhje me fenë që ata gjoja predikojnë.
**
Imamët dhe priftërinjtë ortodoksë, me fjalë te
tjera, kryetarët shpirtëror të grupeve besimtarësh, para
se të hynin në kishë dhe xhami duhet të shkruajnë autobiografitë
e tyre nën titullin klasik "Zoti
na dha dhjetë Urdhërime - unë kam thyer nëntë prej tyre",ku ata duhet
të tregojnë "gjithë të vërtetën e panjohur" në lidhje me gjithçka të
çoroditur, degjeneruese, asimiluese, shkatërruese
dhe vdekjeprurëse që ia sollën Kombit (sidomos rinisë) dhe Vendit në këto 2-3
dekadat e fundit të “demokracisë” që akoma nuk e shohim.
Ne nuk mund të kemi pushtet të pakufishëm, të bëjmë skena të pista
kundër Kombit dhe Vendit dhe kontrollojmë gjithçka siç na e do qejfi apo na
porositin armiqtë e jashtëm. Herët a vonë, dora e rëndë vjen dhe fshin gjithçka
mënjanë, me pasoja shumë serioze për keqpërdoruesin.
Njeriu pa emocione
atdhedashurie, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e
domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së
cilës luftojmë.
A do të zhduket Shqiptaria?Shqiptarët e
sotëm, të manipuluar nga tradhtarë më të pisët se kurrë, lajnë këmbët e ish
skllevërve barbarë të stërgjyshërve të tyre të madhërishëm.
Shqipëri, yt bir është
rrufeja e, kur gjëmon, dërmon armikun e në gropë e mbulon!
https://www.youtube.com/watch?v=t6PIbtKIOGo&list=PLu6RLnWKZKnbHAGlk8M_10kTLXNuQGDD0