Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Si ta shkëpusim Kosovën nga kthetrat e çakejve?
E marte, 12.05.2020, 11:15 AM
Si ta shkëpusim Kosovën nga kthetrat e çakejve?
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Kur
jeni indiferentë, atëherë ju pëlqen të shihni përmes kthetrave të një elite
analfabetësh të korruptuar, që në kurrizin tuaj po fiton gjithnjë e më shumë
liri e pasuri, e ju më shumë robëri dhe varfëri.
Moslejimi i tufës së çakejve të rikthehen në pushtet, është detyra më e
rëndësishme, para së gjithash për qytetarët e Kosovës. Prandaj, këtij problemi patjetër t’i jepet përparësi ndaj të tjerëve, e jo të humbni
kohën me lojërat e fjalëve të kota.
***
Kam kohë që kam pyetur
veten se si shqiptarët e trojeve kanë qenë në gjendje të pranojnë të sundohen
nga një grup i vogël hajnash, tradhtarësh dhe analfabetë të korruptuar, të
cilët pikërisht para syve të të gjithë botës, kanë çuar
kombin dhe vendin drejt në
katastrofë. Të paktën me mbështetje relativisht të madhe në popullatë.
E gjithë kjo në një mungesë proteste shurdhuese nga
qytetarët.
Kosova u “çlirua” nga barbarët e
jashtëm (1999), por hyri në kthetrat e
vdekjes së shfrytëzuesve dhe mashtruesve të egër (të brendshëm). Dhe, tani pas
grusht-shtetit, gjendet në çastet e më të
vështira të jetës, nëse Gjykata Kushtetuese nuk e shpëton.
***
Më poshtë postoj 6 letra të miat që ia
kam dërguar një intelektualit dhe atdhetarit të madh të diasporës (dhe disa miqve
të tij), i cili tërë jetën e vuri në shërbim të Kombit dhe Vendit:
Mon, Sep 11, 2017 at 3:20 AM
(...) Diçka
private. Unë personalisht në vitin (1998-99), përveç tjerash, kam paguar (...)
për fondin gjoja se të luftës “Vendlindja
thërret”. Sikur paratë e mia, dhe e të gjithë patriotëve shqiptarë, të
shkonin atje ku duhet, nuk do më dhimbeshin aspak, bile do më dukeshin shumë
pak, por plehrat (...) që thirreshin në emër të luftës çlirimtare i hëngrën “paratë e gjakut”, në vend që t`i
përdornin atje ku duheshe. Dhe, tani kur të njëjtët plehra, e shitën edhe
njëherë atë pjesë të Shqipërisë (Kosovën) me ndihmën e “listës serbe”, nuk
çuditem aspak (...)
Sat, Aug 11, 2018 at 1:09 AM
Shqiptarët e Kosovës (por jo vetëm ata) duhet të mos
mbeten indiferent, por të kërkojnë llogari, duke filluar nga kreu i shtetit,
bërlloku shumë i rrezikshëm për vendin dhe kombin Thaçi Hashim i cili duhet
shkarkuar menjëherë. Dispozitat duhet të ndiqen. Nëse ata nuk e bëjnë këtë,
duhet të reagohet me të gjitha mjetet dhe kriminelët të përgjigjen.
Askush nuk mund të kthehet prapa dhe të krijojë një
fillim të ri, por të gjithë mund të fillojnë sot dhe të bëjnë një fund të ri.
Fri, Oct 25, 2019 at 2:11 AM
Jam shumë skeptik me LDK e
sotme që praktikisht edhe më tej do të kontrollohet nga 3-4 bastard. Nuk është
ajo që ka qenë (...)
Shqiptaria nuk do të
mbijetoj nëse sa më shpejt nuk ribashkohen trojet, sepse jemi të rrethuar nga
armiqtë shekullor, barbarë që i bashkon urrejtja ndaj nesh. Sikur shteti amë të
ishte në rregull situata do të ishte optimiste, por ajo është kapur tërësisht
prej kopilit psikopat më të madh të historisë tonë, kopil që për pisllëqet ia
kalon edhe xhaxhit të ndjerë. Kosova duhet ta shpallë krijesë të padëshiruar
nëse me të vërtetë do të qeveriset nga Albini dhe Vjosa.
S`ka gjë më të keqe, më të
egër e më mizore në një vend, sesa kur ca këlysh të dal nga kopeja e
majmunëve sundojnë mbi një tufë tutkunësh mendjetrashë që nuk janë në gjendje
t`i dalën zot vetes. Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria
prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta
mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të
feminizuar. Asgjë nuk është më e dëmshme për një qenie njerëzore sesa
mungesa e rezistencës. E them këtë sepse nuk jam aq shumë civil...
Fri, Nov 1, 2019 at 4:37 PM
Bashkëkombës të nderuar, kur
unë përdori shprehje të “ashpra” në shkrimet e mia, kritikat dhe “ofendimet” ua
adresojë vetëm atyre që e kanë mizën nën kësulë, që i meritojnë. Atyre që
meritojnë burgun dhe servilëve të tyre që meritojnë trajtim psikiatrik. Nuk i
gjeneralizoj gjërat.
Mos zgjatem, edhe unë jam
nga ata që i urrejë tradhtarët, kriminelët, dhunuesit seksual dhe duart e pista
të kushdo qoftë kopil pis-mileti që derdhin gjak të pafajshëm, si për
shembull të Astrit Dehari-t që e mbytën në burg në mënyra mizore, me shishe në
fyt. Dhe, fajtorët “nuk po dihet se kush
janë”! Sikur në trojet shqiptare, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë të
funksiononte shteti ligjor, shumë fëlliqësira do të dënoheshin me vdekje ose
burgim të përjetshëm. Por jo, tek ne vazhdojnë avazet e vjetra: vra, masakro,
dhuno, tradhto, plaçkitë pronën shoqërore, shite tokën ujin ajrin diellin qiellin
dhe bëhesh hero, të lavdërojnë dhe me lot në sy të përqafojnë.
Gjergj Fishta ka qenë dhe
mbetet atdhetari, poeti, intelektuali, humanisti prej më të mëdhenjve që ka
pasur shqiptaria, aq i madh saqë ne të sotmit jemi shumë të vogël në krahasim
me të. Me u bë më i drejtë, Gjergj Fishta ka qenë i afërt me familjen time kur
bëhet fjalë për farefisninë. Dhe, përshkrimet e mia për këlyshët nuk janë më të
“ashpra” se të Fishtës, përkundrazi, shumë më të buta.
Fri, Dec 13, 2019 at 12:39 AM
Kam vizituar njëherë Kosovën, pothuajse kalimthi,
edhe atë pas luftës. Asnjëherë nuk kam takuar Rugovën, prandaj nuk mund të
flasë aq për aktivitetin e tij politik, më mungojnë dituritë. Megjithatë, vetë
fakti se lufta në ish Jugosllavi: Slloveni, Kroaci dhe Bosnje filloi në (1991-1995)
, kurse në Kosovë (1998-99), tregon se Rugova ishte atdhetar shumë i madh. Dhe,
jashtëzakonisht mendjemprehtë. Pse? Sepse sikur Kosova të kishte filluar luftën
çlirimtare përpara këtyre ish republikave jugosllave, Serbia do t`i fshinte nga
faqja e dheut të gjithë shqiptarët e atjeshëm. Sikur Kosova të fillonte luftën
çlirimtare në të njëjtën kohë që luftimet zhvilloheshin në Kroaci dhe Bosnje,
Serbia njëlloj do t`i fshinte nga faqja e dheut të gjithë shqiptarët e
atjeshëm. Dhe, askush nuk do të ndërhynte të shpëtoj shqiptarët, sidomos jo
BE-ja. Nuk po hyj në detaje të arsyetoj këto që them, sepse e dini më mirë
përgjigjen. Kosova do t`u shndërroheshe në një Srebrenicë gjigante.
Lufta e Kosovës (1998-99), filloi 3 vjet pas
mbarimit të luftërave në ish Jugosllavi, kur më edhe Evropa demo-kritike nuk
mundte të fsheh apo të "mos i
shoh" krimet barbare të barbarëve ndaj civilëve, të shkaktuara nga e
përkëdhelura e saj, Serbia. Por, megjithëse Evropa e kishte kuptuar saktësisht
se kush janë çetnikët, sërish i lejuan të përkëdhelurit të masakroj shqiptarët
e Kosovës në një kohëzgjatje prej më se një viti. Dhe, falënderuar Amerikës, u
përzunë çetnikët prej atje, ndryshe Serbia njëlloj do t`i fshinte nga faqja e
dheut të gjithë shqiptarët e atjeshëm. Gjysmën do t`i vritnin, pjesën tjetër do
ta dëbonin permanent për në Shqipëri.
Shqiptarët (të dy shtetet shqiptare) asnjëherë nuk
kanë qenë dhe as që janë të përgatitur për luftë (çlirimtare) kundër Serbisë. Shqiptarët
e Kosovës ishin të papërgatitur për situatën meqenëse kundërshtari i luftës ka
qenë (dhe mbetet) shumë më i fortë, i mbrojtur edhe nga
Rusia dhe shumë të tjerë në hije. Nuk do të kishte asnjë shanse të
mbijetojë. Zero.
Fri, May 1 at 1:15 AM
Sllavi i Jugut-Mustafa Isa,
ndryshe Antirugovisti i egër, zgjidhet pareshtur kryetar i LDK-së. Dhe, ai
është vetëm kali i Trojës brenda kësaj partie e cila nën sundimin e tij shkon
drejt fundit. Ai njeri është një gënjeshtar cinik. Ai është njeri i mbrapsht, i
lig. Ai është një rrezik i madh për sigurinë e vendit, sabotuesi i LDK-së po se
po. Ai ka keqpërdorur paratë e 3%-shit...
Tipat kësisoj shpesh
dërgojnë sinjale gjë që bën që të kumbojnë zilet e alarmit...
***
“Boshllëku lind
aty ku shpresa vdes”, LeonardodaVinci