Kerko: a
Gallatë shqiptare: Qeveria e Vetëvendosjes po bën mrekullira!
E enjte, 07.05.2020, 03:30 PM
Virusi kinez ka gjunjëzuar shumicën e vendeve të botës, por jo Kosovën, e cila udhëhiqet nga ‘’mësia’’ Albin Kurti.
‘’Zoti në qiell e Albini në tokë’’ - do të thoshin vetëm partizanët e moderuar ,
ndërsa ‘’lëvizvetëvendosët’’ e zjarrtë do të përqëndroheshin vetëm në qiell,
duke na e prezantuar si prof-ën e fundit. Që të mos e ngatërrojmë, nuk bëhet
fjalë për Profën e Albinit, por për vetë Albinin si profet. Më dyshuesit nuk janë
të sigurtë nëse është vetë Ai apo i dërguari ekskluziv i Atij.
Gjithsesi për një gjë janë të sigurtë: me këshillues të
jashtëzakonshëm si shokun Hysamedin Feraj, i stacionuar diku mes tokës dhe
qiellit, Kosova do të bëhet!
Fakt: Një pjesë jo e vogël (të pakten 10328 individë) e partizanëve të Vetëvendosjes është e verbuar dhe injorante. Fatkeqësi.