Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Shqipëri, dielli i jetës sonë, ne nuk përkulemi!
E merkure, 22.05.2019, 07:37 PM
Shqipëri,
dielli i jetës sonë, ne nuk përkulemi!
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Mos
besoni se dini, atëherë vetëdija ngurtësohet. E vetmja gjë që ne e dimë, është
se rruga e jetës është e pafundme. Një rrugë përfundon, një rrugë tjetër sapo
ka filluar. Një derë është e mbyllur, një tjetër është hapur. Ju arrini majën,
por prapa ka një kulm më të lartë. Jeta është një udhëtim. Çfarë ju pret pas
kthesës së ardhshme, e di vetëm ai që udhëton më tej.
Unë jam më shumë i përkushtuar për të
kritikuar ekzistuesen, në vend që të përshkruaj se si duhet të ndërtohet
shoqëria. Pra, nuk them se cili duhet të zgjidhet, por që nuk duhet të
zgjidhet.
Indiferenca jonë ndaj së keqes është
çmenduri. Ne duhet t'i ndalojmë 3 derdimenët kryesor (Ramën, Hashimin, Baton
Stanishiqin) që përpiqen t`ia dhurojnë Kosovën Serbisë; sikur të ishte pronë
private e tyre. Këta janë tumor malinj
të shoqërisë që njeriu ose vdes ose i heq.
***
“Shqipëria është
shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.”- shkruan gazeta më e
madhe gjermane-evropiane, Bild.
Krye-gangsteri është vendosur në krye të tepsisë,
nga disa prej jush. Dhe, e trajtoni në një mënyrë që e ka shndërruar atë kloun në
një “Zot” që të gjithë e adhurojnë dhe i binden.
Nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet
shqiptare, dhe i respektoj të gjithë, nëse meritojnë respektin tim, por ai që
nuk respekton popullin e tij nuk e meriton respektin e njerëzve. Unë urrej çdo
gjë që lidhet me mashtrimin, shfrytëzimin, korrupsionin, krimin, imoralitetin,
fundamentalizmin islamik dhe atë ortodoks, pedofilinë, kidnapimin e grave dhe
të miturve, dhunimin seksual, neo-komunizmin e egër, Tradhtinë ndaj Vendit. Kryesisht, partitë dhe të vetëshpallurit
“politikanë” që kanë shkatërruar jetën në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera
arbërore. Ata kriminelë dëshirojnë të mbijetojnë mbi kufomat e juaja. Unë
nuk dua të shoh më plehra në rrugë apo kudo tjetër në Shqipërinë natyrale.
Krye-gangsteri është një tiran, diktator me
pushtet të pakufizuar. Prandaj nuk pyet dhe nuk përfillë askënd që dëshiron të
mbroj veten, kombin dhe vendin. Vepron egërsisht me shkopinj dhe gaz helmues
kundër secilit shqiptar varfanjak që ia prish rehatinë, por puthet me çetnikët.
Ky pervers, që edhe në pleqëri, sillet vërdallë cullak në plazhe, sinjalizon se
është me çrregullime mendore. Si mund të jetë udhëheqës i shtetit një i
paturpshëm që i mungon edukimi, por edhe ndjeshmëria për nevojtarët.Ai është
person publik, dhe si i tillë, në sytë e botës, në një mënyrë përfaqëson (keq) të gjithë shqiptarët, por nuk
sillet si i ka hije shqiptarit.
***
Unë kam parë pothuajse gjithë botën, dhe kam
pasur mundësi të krahasoj Shqipërinë. Shqipëria është vendi më i bukur që unë
njoh, dhe dëshiroj të isha banor i saj. Ne (mendoj
të gjitha trojet tona) jemi një vend i pasur dhe pse nuk mund ta përdorim
më mirë atë, sepse pasuria e saj mbitokësore dhe nëntokësore, uji, ajri,
dielli, qielli vidhet pikërisht nga ata gangsterë (banditë) qeveritarë politik-bërës
që e kanë obligim për ta mbrojtur.
***
Përdorimi i një thirrjeje të përbashkët beteje është një nga idetë më të
rëndësishme për veprim. Ne domosdoshmërish të
luftojmë për Shqipërinë të gjithë së bashku, dhe ne duhet të veprojmë së bashku
dhe në unitet. Prandaj, duhet të qëndrojmë së bashku në klithmat e betejës që
të heqim qafe të gjithë politik-bërësit e deritanishëm (me përjashtime nderi)
të Shqipërisë, Kosovës dhe ata shqipfolësit servil të Maqedonisë Veriore,
Kosovës Lindore, Malit të Zi. Shpërbërjen e të gjitha partive politike brenda dhe
jashtë kufirit të imponuar dhe themelimin e maksimalisht 2 partive të reja
(partitë motra) në të “gjitha vendet”
shqiptare,në të cilat do të anëtarësohen vetëm politik-bërës të ri dhe
kualifikuar, veprimet e të cilëve do të kontrollohen vazhdimisht nga organet
kompetente, dhe dënohen rëndë nëse abuzojnë me detyrën. Politik-bërës, të cilët
pas shërbimit maksimalisht katërvjeçar, të ikin përjetësisht nga politika. Vetëm
kështu mund të përqendrohemi në varfërinë dhe papunësinë,
sovranitetin-integritetin e vendit, mirëqenien e popullit. Këto janë pyetje që
prekin të gjithë shqiptarët.
E dashur liri, ku je ti? Kriminelët e
korruptuar na mbajnë larg prej teje. Ne
nuk kemi frikë, ne nuk përkulemi. Ne e kemi bërë këtë për një kohë të
gjatë. Nëse është e nevojshme, do të
sakrifikojmë gjakun dhe jetën tonë për Ty, e dashur Shqipëri. Le të ngrihet
lart zëri. Ne nuk do të durojmë më padrejtësinë. Shkundni kombin dhe zgjoni
popullin. Ne nuk japim prej nesh vendin tonë të origjinës, do të mbrojmë çdo
milimetër të tokës së shenjtë pellazge/ilire. Ne mund të bëjmë ndryshime. Shqiptarë,
le të zgjohet fryma atdhetare.Portat e lirisë janë të hapura. Luftoni frikën
dhe bashkohuni me betejën për ndryshime pozitive. T`i largojmë nga karriget
gangsterët. Ne jemi Komb me një histori të lashtë, legjendare. Tani do të
kërkojmë vendin tonë në botën që na ka copëtuar. Ne nuk heqim dorë para ditës
së gjyqit.
Një ditë, unë, ti, ai, ajo, do të ngrihemi dhe do të bëjmë diçka për të
gjithë këtë ndenjje ulur.