Kerko: a
Shkodra
E shtune, 19.02.2005, 01:24 AM

Është një pranverë e shkurtër në Tiranë- dielli I cmendur të që në orët e para të mëngjesit të uron rrugë të mbarë. Do nisemi për në Shkodër, sepse për këtë qytet aq shumë sa ke dëgjuar, në fakt aq pak e njeh. Sepse Shkodra në lulëzimin e saj do të ketë patur atë energji që të ndjell ky diell I cmenduar janari: mbushur me rini, kafene dhe poezi.
Një vizitë në Shkodër për turistët do të ndahej në dy pjesë, duke përfshirë një shtëtije brenda qyteti, për të parë lagjet e vjetra dhe për të hyrë nëpër dyqane, kurse vizita e dytë është për të shkuar në kështjellën dhe ndërtesat historike për rreth. Nga sheshi kryesor ka një park të vogël plot kjoska ku mund të shijosh pije të mira dhe një akullore, nëse zë një nga karriget ku bie dielli. Hoteli është një pikë shumë e mirë referimi: në verilindje të tij, gjatë bulevardit kryesor rreth 400m, do të shijoni të vetmen “xhiro” të qytetit. Një shesh qëndrr e zë monumenti mjaft I madh prej bronxi, kushtuar clirimit të qytetit. Nga ana veriore e parkut ngrihet një kullë sahati e shekullit 19-të, Kulla e Padget-it,

Në anën e përtejme të rrugës është ndërtuar Xhamia e re e El Zamirit.është një ndërtesë e madhe befasuese, xhamia më e madhe në Shqipëri dhe njëra nga më të mëdhatë në Ballkan. Është e munduar të vizitohen dy minaretë binjake të hijshme prej guri me hulli të gdhendura, si edhe kupola e vetme qëndrore, mbuluar me celik të pandryshkëm. Xhamia zë një sipërfaqe prej 762 m katrorë, ndërsa kopshtet rrethuese zënë rreth 800 metra katrore. Kjo xhami është ndërtuar në vendin xhamisë së Parrucës (quhej kështu prej lagjes së Parucës në këtë pjesë të Shkodrës) e cila u shemb nga kmunistët, pas dëmtimeve që pësi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po të ndiqni majtas rrugën për 100m d të gjendeni në rrugën 13 Dhjetori, pjesa me dyqane. Aj është restauruar mjaft mirë në vitet 1960 duke ruajtur natyrën e dyqaneve të kohës osmane. Ndërtesa kombëtarë e kohës së Zogut, me brendësinë e hijshme dhe klonat prej metali të stilit neoklasik, e cila u dogj gjatë trazirave të 1997- është rindërtuar. Janë interesante për t'u vizituar rruginat me locale, restorante, dyqane dhe shtëpi private tipike qytetare shkodrane.
Ashtu si Kruja, edhe ky qytet brumosur nga kultuara dhe tradita, është një sënduk mbushur me suvenire dhe antike shqiptare- si vegla muzikore tradicionale, qëndisma, kstume popullore dhe gdhendje në dru. Ditët e pazarit janë zaknisht të mërkurave dhe të enjteve, ku shumë malësorë veshur me kostume tradicionale dalin për të shitur produktet e tyre.

Për të vizituar Kalanë dhe rrethinat e saj rekomandohet të merrni një taksi, ndonëse është e mundur të ecni rreth3 km në drejtim të saj, në anën jugore të qytetit, poshtë rrugës Vasil Shanto. Në anën e kundërt të lumit, përtej një ure të vogël, ndodhet lagjia e romëve të Shkodrës, fshati Shirokë dhe Mali I Taraboshit. Kështjella është vendosur nëmënyrë të mrekullueshme mbi një ngritje shkëmbore prej gëlqerori 135 m mbi nivelin e detit, në një pikë ku lumi I Bunës bashkohet me lumin e Kirit. Për shumicën e vizitorëve ajo I ka të gjitha elementet e dramave që prodhojnë legjendat mbi kalatë e mëdha mesjetare të Ballkanit, is kjo e Rozafatit. Rruga që të çon në kështjellë është plot dredha, shtruar me kalldrën nga hyrja jugore e saj. Nga të gjitah anët happen pamje tepër të bukura të fushave për rreth, sidomos mbi Liqenin e Shkodrës dhe lumin të Bunës. Për të vizituar të gjithë Këshjellën do të duhej të paktën tre orë, por nëse nuk keni kohën në dispozicion mjafton tëkënaqeni me një shteptitje nga pikat më të larta të kalasë prej ngamund të admirohen qiej edhe toka pafund.

Vizita në kështjellë është mirë tëndërthuret me vizitën në Xhaminë e Plumbit, që mund të shihet poshtemureve, is edhe një grup- shtëpish të stilit oman nga ana juglindore e Rozafatit. Është ngritur e vetmuar pak larg nga shtëpitë, rrethuar nga toka të punuara që dikur kanë qenë këneta. Përballë xhamisë, në krye të shtegut që të çon drejt saj gjendet një shtpi turke shumë e bukur, e cila dikur ka qenë muze. Është një ndërtesë emadhe banimi me dy kate, e shekullit 18-të, por nuk është e hapur për publikun.
Legjenda e Rozafatit
Emri I kështjellës së Rozafatit vjennga varianti I një legjende për gruan e murosur në murin e kështjellës, elemnt mjaft I përdorur në legjendat ballkanike. Legjenda është e njohur për shqiptarët: 3 vëllëzërit që duan të ndërtojnë këshjellën murosin më mirën nga gratë e tyre, gruan e vëllait të tretë, sipas fjalëve të babait të tyre të vjetër. Por ajo që nuk dëgjohet shpesh është se Këshjella e Shkodrës është ndërtimi më ivjetër në Ballkan ,që ka për temë flijimin e dikujt gjatë ndërtimit të saj. Folkloristi gjerman I shek XIX Jakob Grim e ka kalsifikuar këtë legjendë is shembull karakteristik I Legjendës së Murimit.

Gjatë ditëve që pritëm për t'u përgatitur për udhëtim, shkuam në shumë kafene, ku pinim kafe të ëmbëldhe hanim lokume, duke sodituar me kënaqësi njerëzit që na kalonin praën. Vendi ynë I preferuar ishte një kafene e vogël muslumane, afër qendrës së pazarit dhe trumbullit të ujit. Ndër veshjet e grave kishte të paktën tetë variante të ndryshme: gratë katolike me kapuç të kuq venecianë të qëndrisura ose me vello me fistona dhe dimite të gjera; nuset malësore me fundet e tyre is kambana të gjera, xhubletat, me brezin e martesës një pëllëmbët të gjerë të qëndisur rëndë me argjend dhe me shtizat e thurrjes gjithmonë në duar; gratë fusharake me flokë të zinj të mbledhur top mbi kokë, me fustane të bardha dhe bojëgjaku; mirditoret is Shën Mëria veshru në të zeza; gratë e varfra të qytetitë mbëshjella me shami të kuqe dhe vija të bardha, madje edhe katoliket të mbuluara me këto shami, duke lënë jashtë vetëm njërin sy; ose gratë shtatgjata e të hijshme me prejardhje nga Mali I Zi, me kësulat e vogla is petulla të vëna mes gërshetave të mëdhenj mbi mantelat e gjata ngjyrë bojëqielli të zbehtë që I merr era. Malësorët I mbajnë foshnjat e tyre në djepe druri, të hedhura prapa krahëve, por mund të shihen edhe dadot e qyteti, me krahet plot boçe, duke nxituar me foshnjat në djepin e vënë mbi kokë, që me shkathtësi mbahet të mos bjerë. Burrat mund të ndahen në katër grupe kryesore variantesh, ndonëse cilido fis malësie ka gjethet e veta të qëndisjes, kështu që një sy I stërvituar mund t'I dallonte aq lehtë sa edhe një skocez që shquan stofat me katrorë.

Qyteti prezantohet së pari me kalanë e Rozafës. E ndërtuar rreth 4000 vjet më parë, ajo është vendi ku lindën elementet e parë të jetës qytetare. Kalaja ka objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, si dhe muzeun e saj. Kështjella mesjetare , formën e saj të tanishme e ka marrë në gjysmën e shekullit XIV. Pjesët përbërëse si portat , oborret, burgu, ambjentet e ndryshme etj, sipas arkeologëve paraqesin vlera të mëdha.
Pranë kalasë së Rozafës ndodhet një tjetër objekt tepër interesant, xhamia e Plumbit. E ndërtuar në vitin 1773, ajo është e vetmja në Shqipëri e ndërtuar sipas stilit osman. Kubetë e kësaj xhamie kanë qenë të veshura me plumb, ndërsa pjesët e saj ruajnë vlera muzeale. Ura e Mesit është rreth 6 km larg qytetit dhe ngrihet mbi lumin Kir. Ajo është ndërtuar në shekullin e XVIII, ka 13 harqe guri dhe është mjaft e njohur për vizitorët e shumtë.

Nuk mund të lihen pa përmendur shtëpitë karakteristike të qytetit të Shkodrës, siç është ajo e Oso Kukës, ku ndodhet dhe muzeu historik i qytetit. Banesat paraqesin punime mjeshtrore të drurit, gurit etj. Këto paraqiten në pjesë të tyre si dyert, harqet e dritareve e të dyerve, tavane, orendi të brendshme, oxhak, çardak, shkallë etj. Muzeu historik i qytetit ka rreth 2700 objekte e relike origjinale dhe rreth 5000 dokumenta. Këto objekte muzeale janë në gjendje të mire, të gatshme për të qenë të vizitueshme nga kushdo. Qyteti i Shkodrës ka çfarë u afron vizitorëve në çdo stinë të vitit. Pranë objekteve muzeale, si dhe pranë liqenit, lumit dhe detit, ka mjaft ambiente për pushues apo vizitorë, duke bërë që ato të kalojnë disa ditë apo orë krijuese.
Komentoni