Mendime
Skënder Kapiti: Zvicër - Serbi apo Shaqiri – Serbi
E premte, 22.06.2018, 08:01 PM
Ndeshja Zvicër - Serbi apo
Shaqiri – Serbi
Nga Skënder Sadri KAPITI
Pavarësisht se në këtë kampionat nuk marrin pjesë as Shqipëria dhe as Kosova, ajo e cila i ka bërë prezent shqiptarët në këtë kampionat botëror është ajo se 4 shqiptarë, 4 futbollistë të mëdhenj shqiptarë : Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemajli me emra tipik dhe thellësisht kombëtar shqiptar janë në përfaqësuesen zvicerane, ku ata ishin protagonistët kryesorë të barazimit me superfuqinë botërore të futbollit, me atë që ka fituar 5 herë titullin botëror, me Brazilin e Madh të futbollit.
Pra, Brazili u sfidua nga shqiptarët e mëdhenj në ndeshjen Zvicër-Brazil.
Në këtë grup Zvicra do të ndeshet me Serbinë. Pavarësisht se kjo është një ndeshje sportive fotbolli, mediat dhe politika histerike e urrejtjes dhe e shovinizmit serb kundër shqiptarëve duket kudo , e madje me Serbinë po çuditet tërë opinioni sportiv botëror me agresivitetin, antikulturën dhe huliganizmin e shfrenuar serb dhe me faktin se Shaqiri ka në këpucë flamurin e Kosovës mediat agresive dhe antiqytetëruese serbe e quajnë këtë ” shpallje lufte” Serbisë.
Kundër shqiptarëve të ekipit të Zvicrës janë bërë bashkë tifozë serbë e rusë, besoj se edhe tifozët e Shqipërisë do të jenë bashkë me ata të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë ,Malit të Zi , të Preshevës dhe të diasporës kundër serbëve.
Aq shumë antishqiptarë janë serbët sa që për faktin jo vetëm të frikës dhe të panikut që serbët ndjejnë nga talenti i madh shqiptar i futbollit Xherdan Shaqiri, por ata i tmerron fakti tjetër, ai që Shaqiri në këpucë ka flamurin e shtetit të Pavarur të Kosovës. Serbia nisi kështu një luftë speciale kundër Shaqirit e cila në fakt është në vazhdën e një histeri urrejtjeje historike kundër shqiptarëve , a thua se Serbia do të përballet me Shaqirin dhe jo me Zvicrën ne këtë ndeshje të kampionatit botëror. Shqiptarët kudo në Botë, ndjehen krenarë me futbollistët e talentuar shqiptarë të cilët lartësojnë përkatësinë e tyre kombetare shqiptare, pavarësisht se përfaqësojnë Zvicrën, shtetin ku ata zhvilluan dhe arritën talentin e lartë sportiv, në vëndin ku kanë gjetur strehë dhe ku jetojnë e punojnë mbi 200 mijë shqiptarë.
Serbët po i verbon dhe po i tmerron fuqia sportive europine dhe botërore e sportit kosovar , e futbollit ashtu sikurse tashmë realisht xhudistet e Kosovës e kanë bërë Kosovën superfuqi botërore të sportit të xhudos.
Durrës, 21 06 2018
__________
... ndërkohe Zvicra sapo ka mundur Serbinë me golat e shqiptarëve:
Granit Xhaka
dhe Xherdan Shaqiri