E hene, 09.12.2024, 08:12 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kryexhamia në vend të Katedrales!

E enjte, 27.07.2017, 07:50 PM


Kryexhamia në vend të Katedrales!

Nga Gani Mehmetaj

Gazetari mercenar, emri i të cilit nuk me kujtohet, në një portal të Tiranës u ndihmoi mbrojtësve të xhamisë së re në Prishtinë, kinse kryeqyteti dardan nuk ka kryexhami a xhami qendrore, sikurse e kanë shqiptarët katolik Katedralen. Ai i mashtron me qëllim lexuesit shqiptarë, kurse kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e hesht faktin se Prishtina e ka Kryexhaminë me emrin e Sulltan Mehmetit-gjakatarit. Është çështje tjetër që e fshehin me emërtimin Xhamia e Mbretit, ashtu sikurse e fshehin se ajo ishte kishë katolike dhe aty u varros Pjetër Bogdani.

Pse bënë paralelizma gazetari shqiptar i Tiranës kinse në Prishtinë nuk kanë xhami të nivelit të katedrales?

Myslimanët e kanë kryexhaminë, i kanë edhe 20 e ca xhami në Prishtinë, s'ka shtet mysliman që ka më shumë xhami për kokë banori: hoxhallarët e kanë lirinë e shfrenuar që t'ua lëshojnë zërin altoparlantëve në kupë të qiellit,duke i terrorizuar mbi 350.000 qytetarë nga 4.30 të mëngjesi, pesë herë në ditë.

Me xhami e zhurmë ua kalojmë edhe vendeve më fanatike islamike, por jemi shteti më i prapambetur dhe populli më i varfër në Evropë, me numrin më të madh të të rinjve që po ikin në Perëndim. Dardania po shpopullohet, populli po ik nga varfëria e nga xhamitë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora