Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kufoma e osmanizmit i qelbi shqiptarët
E hene, 16.01.2017, 09:00 PM
Kufoma e osmanizmit i qelbi shqiptarët
Nuk ka shembull tjetër në historinë e kombeve e të shteteve të qytetëruara, kur në vendin, ku do të duhej të ndërtohej përkujtimore që do të përjetësonte luftëtarët e rënë për lirinë e mbrojtjen e atdheut, t’u lejohet ish pushtuesve të ndërtojnë përkujtimore për pushtimet e tyre. Vetëm në Shqipëri e në Kosovë ndodhin gjëra të tilla të turpshme: shlyhet kujtimi i luftëtarëve arbërori të rënë për liri, ndërsa përjetësohen osmanët që e pushtuan e poshtëruan Arbërinë.
Nga Gani MEHMETAJ
Kufoma e osmanizmit e qelbi ambientin, e kontaminoi ujin, e ndoti ajrin dhe po e sëmur trurin e molepsur të disa të çmendurish në Shqipëri e në Kosovë. Një armatë djajsh nga Anadolli, që janë sulur në tokat shqiptare me egërsinë e jeniçerëve vrasës e fanatizmin e djajve osman, duan ta ringjallin perandorinë e vdekur para njëqind e ca vjetësh, të varrosur shtatë pash nën dhe. Për ngjalljen e fantazmës osmane rekrutuan jeniçerë shqipfolësish, të gatshëm të shesin komb, fe e atdhe. Pa pyetur njeri mbaruan qindra xhami, rrënuan rrugë e monumente arbërore (TIKA), ndërsa tash dua të nxisin konflikte ndër shqiptare në përmasa të mëdha. Në Shkodër përpiqen ta shuajnë kishën arbërore të kohës së Gjergj Kastriotit, ku u lutën për herë të fundit luftëtarët arbëror një ditë para se të binin heroikisht në mbrojtje të atdheut. Para kësaj mynxyre pushteti lokal i Shkodrës dhe pushteti qendror i Tiranës heshtin si mumie, në vend që të veprojnë me vendosmëri kundër ringjallësve të fantazmave osmane.
Në qytetin tjetër shqiptar-Prizrenin me të njëjtën presion e shantazhe duan të ndërtojnë xhaminë në Kështjellën e qytetit për të kthyer kujtimin e Perandorisë se vdekur osmane. Deputetet e Kuvendit të Prizrenit që e votuan ndërtimin e xhamisë në Kështjellë, vepruan turpshëm si të ishin të shitur të turku e të serbi. Shoqatat islamike anadollake, arabe e serbe kanë blerë shumë zyrtarë të të gjitha niveleve në Kosovë e në Shqipëri. Kështu, me lejimin e ndërtimit të xhamisë në Prizren e përdhosen historinë e kujtimin për lavdinë e dikurshme të arbërorëve, e dëmtuan rëndë turizmin vendës. Të huajt duan të shohin kulturën shqiptare e jo turke të rikthyer pas njëqind vjetësh. Në të dy qytetet shqiptare xhamitë duan t’i ndërtojnë mbi rrënojat e kishave për të shuar gjurmët e një lufte të lavdishme arbërore. Qindra vjet ato xhami simbolizonin pushtimin e mizorinë. Qindra vjet u krekosen pushtuesit duke provokuar shqiptarët, ndërsa sot prapë në të dy shtetet shqiptare ish pushtuesi sillet si ta kishte pronë private Shkodrën e Prizrenin me shumë qytete tjera shqiptare.
Nuk ka shembull tjetër në historinë e kombeve e të shteteve të qytetëruara, kur në vendin, ku do të duhej të ndërtohej përkujtimore që do të përjetësonte luftëtarët e rënë për lirinë e mbrojtjen e atdheut, t’u lejohet ish pushtuesve të ndërtojnë përkujtimore për pushtimet e tyre. Ndërkaq, dy xhamitë me qindra të tjera që u ndërtuan pas pushtimit turk këtë qëllim kanë. Vetëm në Shqipëri e në Kosovë ndodhin gjëra të tilla të turpshme: shlyhet kujtimi i luftëtarëve arbërori të rënë për liri, ndërsa përjetësohen osmanët që e pushtuan e poshtëruan Arbërinë. Ka turp më të madh për një kombin e për shtetin? A kanë shqiptarët dinjitet e integritet? Ku janë shtetarët, që do të duhej të reagonin me vendosmëri për të mbrojtur interesin e kombit e të shtetit. Pse heshtin? Janë të kapur nga mafia islamike turke apo i kërcënon dikush? Ku janë shërbimet e fshehta që lejojnë hoxhallarët jeniçerë që kanë shitë fe e atdhe të nxisin urrejtje fetare, të provokojnë trazira të porositura. Në cilin shtet do të guxonte hoxha i shitur apo hoxhallarët e korruptuar të sfidojnë një komb a një shtet duke rrezikuara sigurinë kombëtare. Ka shembull tjetër në botë, pos të shqiptarët, kur madhërohet pushtuesi gjakatar, madje përpiqen të ngjallin fantazmën e pushtuesit, duke e luftuar kombin, kulturën e shtetin e tyre, që i lindi dhe i rriti. Edhe sikur të ishin aziatikë këta jeniçerë- hoxhallarë, edhe sikur të ishin nipër të gjysheve të përdhunuara, ata do të duhej të reagonin më përbuzje ndaj ish-pushtuesit, ndaj ish përdhunuesit. Por ata lëpihen si hijenat në kërma.
Sulltan Mehmet Fatiu- Millosheviqi osman
Përpjekjet për të ndërtuar xhaminë në kështjellën e Rozafatit ose për të penguar kthimin e kishës katolike para pushtimit turk, nuk janë konflikte fetare në mes dy komuniteteve të Shkodrës, nuk janë as rivalitete, por janë veprimet rrënimtare të jeniçerëve anadollak, të nxitura nga Turqia (erdoganiste apo guleniste s’ka rëndësi). Këto veprimet që ushtrohen me metodat e vrazhda, prekin historinë kombëtare, e lëndojnë palcën kurrizore të Shqipërisë e të shqiptarëve, duke e përdhosur qytetin më të lavdishme të Shqipërisë së veriut. Hoxhallarët e shitur të Shkodrës bashkëjetojnë me fantazmat të tipit të Sulltan Mehmet Fatiut, Milosheviqit osman, që bëri krime disa herë më shumë se kasapi nga Beogradi. Hoxhallarët e shitur të Prizrenit zgjohen e ngrysen me fantazmat tjera otomane.
Mafia islamike
Fushata e ri islamizimit të shqiptarëve në mënyrë të dhunshme po vazhdon me intensitet. Nuk i pyet kush shqiptarët duan t’i riosmanizojnë kështjellat e vjetra arbërore apo jo. Nuk i pyet kush shqiptarët duan xhami në kështjellën e tyre të shenjtë apo duan t’ ua prezantojnë të vetëve e të huajve ashtu si ishte dikur. Nuk i pyet kush duan t’i kthehen periudhës së okupimit osman, njërës ndër periudhat më tragjike më të përgjakshme të shqiptarëve.
Dhe të gjitha këto deformime të rënda kombëtare ndodhin në kohën kur po i afrohemi 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në kohën kur ende po i shërojmë plagët e pushtimit pesëqind vjeçar turk, në kohën kur do të duhej të merremi me ringjalljen e gjuhës arbëreshe në Kalabri që po shuhet, në kohën kur shqiptarët e islamizuar me dhunë në territoret etnike nga Rozhaja në Pazar të Ri e Peshterë po shuhen kombëtarisht e gjuhësisht në detin sllavë. Bastardhët otoman të Shkodrës e të Prizrenit, të ndihmuar nga Turqia, përpiqen të kthejnë historinë prapa. Vetëm mendja e sëmurë që ka nevojë për trajtim psikiatrik mund ta lavdëroj Sulltan Mehmet Fatihun, që masakroi qindra arbëror. Vetëm mendja e çoroditur e jeniçerëve të pashpirt përpiqet të ngjallë kujtimet e sulltanit antishqiptar.