E premte, 10.05.2024, 05:33 AM (GMT+1)

Mendime

Fritz Radovani: Kur po ndrroni alfabetin?

E diele, 20.11.2016, 06:00 PM


MANASTIR 1908

KUR  PO  NDRRONI  ALFABETIN ?

Nga Fritz RADOVANI

22 NANDOR 1908  – Përfundon punimet Kongresi i Manastirit...

2016 AKADEMIA ANTISHKENCORE E REPUBLIKËS SË SHQIPNISË...

?Harron me perkujtue Heroin Kombtar Gjergj KASTRIOTIN, dhe kur i “kujtohet” ajo e citon fjalen e Tij “me gjuhën e ndysuar”, (si e ka quejtë Prof. Arshi PIPA – 1992)...

?“Akademia” nuk perkujton as Abatin e Mirditës Prend DOÇIN, themelues i Shoqnisë “Bashkimi”, as At Gjergj FISHTEN O.F.M., themelues i ALFABETIT SHQIP...

?“Akademia” nuk perkujton ASNJË nga datat e ngjarjeve të arsimit në Veri, tue fillue nga Shkollat e Para Shqipe dhe deri tek Gjimnazet e Shkodres, që shteti antishqiptar i ka mbyllë në 1945 – 46, bashkë me shkollat e Trojeve Shqiptare të hapuna nga E.Koliqi.

?“Akademia” nuk perkujton Heroin e Maleve Dedë GJO’ LULIN, as datat e fitoreve të Tij. Nuk perkujtohet as “Memorandum i Gerçës” as perpiluesit e tij: Luigj GURAKUQI, At Mati PRENNUSHI dhe Imzot Lazer MJEDJA...”Harrohen” edhe firmëtarët e tij!

?Zagari i Titos në Shqipni Enver Hoxha me “akademikë, mundohet me fshij Emnat e Dedë Gjo’ Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Prekë Cali, Dedë Coku, Gjelosh Luli, Dod Nikolli, Gjergj Vata me 118 Burrat e vramë në Janarin e 1945, në Selcë, pa gjyq, Trupat e Tyne të hudhun nder humnera...

?Edhe sot “vazhdojnë të panjohun”... deri tek Shpella e Dragobisë!

?Merrni harten e Shqipnisë dhe shihni ku bjen Gerça! Jeni mundue me fshijë Bratilen, Kelmendin, “Beslidhjen e Veriut”, “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, “Kanunin e Skenderbeut”… E tashti, si per tjerat ngjarje, po punohet me fshij nga faqet e Historisë së Lavdishme të Maleve të Veriut edhe “Memorandumin e Gerçës”… Keni “harrue” se aty ishin edhe Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi. Jehona e Tij kje në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë.

?Vazhdon porosia e tradhtarit Ramiz Alia:“Mos me qenë në Monumentin e Vlorës së 1912,  Atdhetari Luigj GURAKUQI, se ishte mik i Klerit Katolik Shqiptar...” Zhduket nga “fletët e Historisë” organizatori i Veriut per ngritjen e Flamurit Don Nikoll KAÇORRI.

?“Harrohet” ngritja e Flamurit Shqipnisë në 1913, në kompanjelin e Fretenve në Shkoder dhe bashkë me Te, Hymni i Flamurit shkrue nga At FISHTA me muzikën e krijueme nga At Martin GJOKA. Vazhdohet me u këndue Hymni me muzikë rrumune...

?Si mundemi me besue se “Akademia” nuk njeh vepren e Imzot Luigj Bumçit, në 1920 kur Korçën e Gjinokastren po i merrte Greku? – Jo, jo, por duhej fallsifikue fakti historik!

***

?Edhe pak kohë Malësorët tanë nuk do të dijnë me lexue ma “Lahuten”, po ma e keqja asht se nuk kanë me dijtë me kuptue as Migjenin.... Atëherë, si do t’ ia bajmë? Hajt se Migjenin po ua shpjegojmë, se dy e tri vjerrsha që ka shkrue ai kunder Klerit Katolik, i dijmë të gjithë, po At Fishtës si do t’ ia bajmë? Ai edhe nuk ka lanë kend pa thumue?!

?Nejse, nuk po hyjmë me ba komente! As të tjerët nuk po i  njeh kush... Shqipnia u zhyt në llomin e injorancës dhe urrejtjes antiveriore, me kurset që u hapën për “edukimin” e kuadrove të partisë komuniste dhe të “mësuesëve” në kurset e analfabetëve, që shumë shpejtë i shohim në drejtimin e PKSh, komitetet ekzekutive, seksionet e arësimit, dhe në bankat e deputetëve të Kuvendit Popullor apo në drejtimin e Akademisë Antishkencore në Tiranë nga instruktorët që solli Tito e ma vonë Stalini, e deri tek “gardistët e kuq” tek Mao Ce Duni në vitin 1966, që gjetën terrenin e pershtatshëm tek tradhëtarët tanë, aqsa me ua pasë zili dhe ata që na i sollën në drejtim të shtetit këta terroristë antishqiptarë.

?Sherbimi i tyne per shkombtarizimin e Shqipnisë, u fillue në dy drejtime:

Në perdhosjen e Historisë së Shqipnisë, me fallsifikime dhe gënjeshtra tue fillue nga shifra e 28.000 dëshmorëve të luftës nacional – çlirimtare, mija gjermanëve të vramë, po edhe një së “vertetes” së pashpallun deri sot: “Disa mija Shqiptarëve, të vramë e të pushkatuem nga brigadat partizane, në luften civile në Jug dhe në Veri...nga vitit 1941.

Në ndihmë të tradhtisë asht edhe “prishja e Kishës së Vaut të Dejës”, nga Fadil Ymeri, “pa dijeninë” e anadollakut Enver Hoxha dhe Ramiz Alia...

Fronti i dytë i pergjakshem ishte kundër “shkollave të Gegënisë”, me heqjen e Emnit dhe Vepres së At Gjergj Fishtës në letersi, (atëherë e sot) e deri tek vargu i dijetarëve që vazhdojnë me kenë të dëbuem nder shkolla nga Historia dhe letersia!

?Sot nder shkollat Shqiptare nuk zehen me gojë veprat e Atdhetarëve Shqiptar, vetem nga Emnat e Tyne dhe se, duhet vazhdue me Histori të fallsifikueme të Shqipnisë tue fillue nga 1462, Imz. Pal Engjulli, Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA), Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Prend DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj...

***

?Tirani Enver Hoxha vulosi zyrtarisht tek “Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972”, me djallzinë e “ateistit” të 1967 se: “Shqiptarët duhet t’i pershtaten Kur’anit!

E per fatin e keq të Shqipnisë, me ata “akademikë” tradhtarë që shkatrruen shtëpinë e Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës, dhe sa monumente tjera të kulturës sonë kombtare,  kanë bashkpunue edhe shumë të tjerë nga Trojet Shqiptare si dhe diaspora Shqiptare, deri në Amerikë dhe Australi. Këte të vertetë e kemi mësue vetem tashti, kur ndigjojmë dhe shohim Malësorin e Veriut tue i thanë Nanës Shqipni, “Nëna Shqipëri”!

?Ishte pa u ngritë Flamuri në Vlonë, kur “disa”... mendonin se “Shqipëria duhet me qenë prap nën suazen turke edhe pas vitit 1912...”, gati gati si mendojnë disa edhe sot!

Ky mendim u duhet me “maskue” qenjen e vertetë nen “suazen sllave” tash gati 100 vjet, që në 1925 ! E, po kje nevoja edhe “nen suazen greke”!.. E ndoshta, edhe italiane!!

?Tirani Enver Hoxha ka lanë një porosi: “Shqiptarët duhet ti referohen Kur’anit!”...

Pra, per me e kuptue mirë Kur’anin ashtu si e pat kuptue ai vetë, asht mirë me e ndrrue edhe Alfabetin! Ka lanë pasues si thotë Populli: “Sa han edhe dreqi!”...

?Një rrugë e dy punë, kështu harrohet kush e pat ba Alfabetin dhe Hymnin e Flamurit!..

?TRADHTIA KOMBTARE NUK NJEH CAK !..



(Vota: 9 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora