Kulturë
Mehmetai Rexhepi: Maja e Pikëllimës
E premte, 22.05.2015, 06:47 PM
 Mehmetai Rexhepi
Mehmetai Rexhepi
Maja e Pikëllimës
nuk i pash ujqit e Podrimës
rrëkeve ngjitej e binte
jehona e ulërimës
*
i gjalli mërrolet dhe ndoshta zbrazet
poshtë ua hedh Drirëve farën
lartë drerëve ngjyrën
*
kur të hollohen të bashkuar
bartet dhimbja e madhëruar
plis bardha leckoset mbi kreshta
e ftohtë jetikja krenari
Ku kë si nën kërleshje mbërthyer
i sjell shikimin epikës rrotull
kasolleve të gurta vatër
e kanosë së gurtë
*
para se të pushtohesh
mësyje po deshe pushtimin
zbërthe etimologjinë
se Pikëllima përpin
spiralet e shqotës dhe shfryn
bredh relievit vertikal
të mikes së cullakuar
mahnitja dhe trembja
një tandem
blova miellin tim
blove miellin tënd
dhe mullisit ujem nuk i lamë
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Deklaratat dhe mendimet më të famshme të Ibrahim Rugovës
						Sejdi Berisha: Forcohen hallkat e Malësisë së Gjakovës
						Albert Vataj: Viktor Hygoi, shuarja e një zemre
						Festivali  XX Mbarekombetar 'Pianisti i Ri'
						Nebi Dragoti: Perëndeshë meditative e bukurisë
						Gjon Keka: ''Anton Çetta dhe filozofia e pajtimit të gjaqeve''
						Vladimir Shyti: Përmallim
						Albert Vataj: Migjeni, britma e thekshme e nji shpirti
						Gëzim Llojdia: Ishin porte Porto Palermo dhe Triporti?
						Miradije Gashi: Shkabë-flamur
						Elvi Sidheri: Kur “miku” (Erdogan) vjen të të provokojë dhe urdhërojë në shtëpinë tënde!
						Sejdi Berisha: “Lidhja e Prizrenit” dhe Festa e Abetares
						Dibran Demaku: Një shekull në shërbim të Atdheut
						Nebi Dragoti: Dashuri teveqeli
						Arbër Shabanaj: May God bless you America
						Qazim Shehu: Një romanciere e re po vjen
						Neki Lulaj: Trupin në Boletin  e Zemrën në Vlorë
						Arbana Xharra: Hajduti Gruevski dhe shërbëtorët!
						Mërgim Vardari: Kumanova në zjarr e flakë
						Ramiz Lushaj: Tarzani i ri i Kelmendit
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










