Kerko: Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike
E shtune, 12.01.2013, 11:50 AM
Në tremujorin e vdekjes së
Kadri Manit
KADRI
MANI – ZEMRA E ZEMRËS SHQIPTARE DHE SHQIPËRISË ETNIKE
Nga Ditari i së premtes të 12 tetorit 2012
Nga Gani Mehmeti
Nuk më bën inerneti. Sot e bleva një kabllon e
lidha variliesin në lap-top, dhe, disi hyri në Facebook. Hyra edhe në Zemra
Shqiptare! Aty, po lexoj shkrime të mira
nga të tjerët për KADRI MANIN! Më interesoi se për ç’gjë janë gjithë ato
shkrime me pietet aq të lartë! Jo, pse nuk i meriton Kadri Mani, por përse,
përse? Kur ai para katër muajsh pati festuar tri festa: 1 Të martesës, 2. 50
vjetorin e shkrimeve e veprimtarisë së
tij atdhetare, dhe 3. 75 vjetorin e
jetës së tij. Ishte kjo pikërisht më 17 qershor 2012. Pra e dija se nuk ka
ndonjë jubile. Dhe, kur po lexoj më tutje, po i dëshirohet RRUGË E MBARË, që
tani është bërë si një modë me rastin e
vdekjes së dikujt! Dhe, po...
KADRI
MANI paska vdekur!
Paska
vdekur në spital më 9. X. 2012 dhe qenka varrosur më 10. 10. 2012!
Unë tani
kuptova dhe aq shumë ndjeva dhimbje për të, se lapsi nuk e rrok!
E kemi
vështirë të mos presim më shkrime të reja prej tij, ashtu siç na i jepte ai pa
dorëza, por përplot shprehje të forta, me fjalë çfare e kërkonte natyra e
shkrimit dhe njeriu, për të cilin e kishte fjalën. Ai i binte drejt, nuk sillej
rrethit për të ardhë tek qëllimi! Aso fare, thoshte ai, duhet shpjeguar vetëm
nxënësve, për t’i provokuar, sa po e kuptojnë për kë është fjala dhe sa po dinë të vijnë tek qëllimi! Në politikë,
kur nuk gënjen, duhet shkuar drejtë, që ta kuptojë secili, s’ka nevojë këtu për
rrotlla. Për aso fare janë anekdotat, thoshte.
Vonë e
njoha Kadriun. Na bashkoi ALB-SHKENCA, por mbetëm shokë, ama shokë të ngushtë.
Unë shkoja tek ai sikur në shtëpinë time. Nuk e ndjeja veten ndryshe. Kam
përplot të tjerë që jam njohur që herët, por nuk jam aq i lirë sa isha në shrtëpine e tij!
Kadriu
jetonte në mesin e librave, fletushkave, gazetave e revistave... Ai lexonte
shumë dhe shkruante shumë, por, polemizonte më shumë. Ishte fetar, kur feja
ishte në favor të Kombit, dhe, ishte antifetar, kur feja ishte antikombëtare.
Kadriu,
Kadriu që nuk linte askë pa ia thënë një barcoletë, shpesh edhe pa u
përshëndetur ende me të. Nuk e di se si i kishte në majë të gjuhës, dhe, i
kishte gjithfarësh, kështu që na i thoshte sipas rastit e bisedës, siç i kërkonte vendi dhe
kuvendi, që thuhet. Ai vetëm ua zgjithte grykën, e ato, sikur derdheshin nga thesi!...
Kadri
Mani, edhe një herë, Lavdi punës sate të madhe!
Kishte
vetëm dy javë para se ta lëshoja Kosovën, kur me inisiativën e kushëririt,
shokut e bashkëmoshatarit tim, zotëri Miftar Krasniqit, kishim ndërmend të
dalim në vizitë viseve më të thella malore të trevës së Llapit, deri në Reçicën
e Demë Ahmetit, dhe në Murgullmën e banuar nga moti në antikitet, por që në
mungesë të hulumtimeve arkeologjike, nuk është bërë gati asgjë në këtë drejtim.
Në bisedë
e sipër, Miftari propozon ta ftojmë edhe Prof. Dr. Shefki Sejdiun, i cili ka
dëshirë të madhe të marrë rrugë për në këto vise. Miftari më thot se mund të
marrim edhe dy të tjerë në veturë, që të
bëhemi pesë veta. Dhe, po. Unë e propozoj pikërisht Kadri Manin, ndërsa Prof.
Dr. Shefki Sejdiu propozon Halil
Kajtazin, të cilit i paska premtuar se kurdo që t’i jepej rasti do ta qesi edhe
deri në Llap, sepse të dy këta nuk kishin pasur rast ta shkelin Llapin përtej
kryeqendrës së tij, Podujevës. Ishte kjo dita e 12 gushtit 2012, e diel.
Se do të
ishte hera e fiundit e vizitës me Kadri Manin, nuk e kisha menduar assesi! Pati
marrë ca shënime edhe për një reportazh, por unë ika në kurbet, dhe përveç edhe
një ndeje tjetër në Prishtinë, po ashtu, bashkë edhe me Halil Kajtazin, nuk
isha parë me të dhe as që kisha komunikuar.
Një e di
se ai në shtëpi punonte shumë dhe aty, në shtëpinë e tij, e kishte adresën Shqipëria Etnike. Prandaj,
me plotë të drejtë unë e quaj Kadri Manin Zemrën e Zemrës Shqiptare dhe të revistës
Shqipëria Etnike.
Në vazhdim, në shenjë përkujtimi të Kadri Manit në tremujorin e shkuarjes së tij në amshim, sjell edhe disa nga fotot e vizitës në trevën e Llapit, deri atje ku sot kufizohet me Serbinë Llapi dhe Kosova.










