E hene, 09.12.2024, 07:12 PM (GMT)

Shtesë » Video

Brendon Kledi Pllumaj - gjeniu i vogël i boksit

E shtune, 30.04.2011, 06:58 PM


Një djalë i vogël nga Shqipëria po shfaq talent të pazakontë në sportin e vështirë të boksit. Ai quhet Brendon Pllumaj, është vetëm 6 vjeç dhe jeton në Michigan. Prindërit e tij janë nga Shkodra dhe kanë shpresa të mëdha se djali i tyre do të hyjë një ditë në figurat e boksit profesionist botëror. Brendon duket si një fëmijë i zakonshëm. Ai luan, vrapon dhe shpreh kurreshtjen tipike të një 6-vjeçari. Por ai ka diçka që mund quhet e pazakontë, dashurinë e madhe për boksin. Ai ka aftësi që i kalojnë ato të një fëmije. Goditjet e tij janë të forta, lëvizjet të shpejta dhe mbulimi i shkëlqyer. I ati i Brendonit, ish boksieri Kledi Pllumaj, ishte bashkë me të në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington. Brandon stërvitet nga boksierë profesionistë. Craig Coverson ka qenë kampion i peshës së lehtë. Dëshira e djaloshit për boksin filloi kur ai ishte 3 vjeç. Në moshën 5 vjeç fitoi çmimin Gjeniu i Vogël. Para pak ditësh menaxherët organizuan një takim me legjendën e boksit Joe Frazier. Brandon dëgjoi shumë këshilla nga Smoking Joe, i cili njihet për fitoren në betejën e shekullit, siç u quajt ndeshja me kampionin e të gjithë kohrave Muhamed Ali në vitin 1971. Pastaj i dhuroi atij një portret të Nënë Terezës. Brendon ka dëshirë që në të ardhmen t'i provojë forcat e tij në një ring të Shqipërisë. "Sepse unë kam lindur në Amerikë por kam gjak shqiptari," thotë ai. I ati, Kledi beson seBrendon jo vetëm që do bëhet kampion i botës, por edhe i të gjitha kohrave.

 

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora