E shtune, 19.06.2021, 05:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Intervistë me akrobaten e mirënjohur Stela Blloshmi.

E hene, 07.01.2008, 11:08 PM


Stela Blloshmi: Në Shqipëri ka nevojë për një shkollë cirku.
     
Shfaqja “Pipi Çorapegjata” pati shumë sukses dhe u duartrokit nga fëmijët dhe prindërit e tyre. Ndërthurja e cirkut me fabulën u pëlqye nga fëmijët e kryeqytetit, që edhe pse janë ende në pushimet e Vitit të Ri, në paraditen e ditës së djeshme kishin mbushur arenën e cirkut. Një pjesë e mirë e atyre që interpretojnë në këtë shfaqje janë fëmijë, të cilët kanë punuar me profesionistë dhe kanë arritur t’i realizojnë me sukses numrat akrobatik. Një ndër akrobatet e vjetra në këtë shfaqje është Stela Blloshmi, e cila na vjen me një profil të ri, me shkëputje të rrethit në ajër. Stela ka reth 20 vjet në skenën e cirkut dhe ka realizuar shumë numra, fëmijët në përgjithësi e njohin me numrat e ajrit. Një numër i veçantë mbetet edhe ai me çadra, në shfaqjen e Met Selimit. Cirku ka qenë gjithmonë pasioni i Stelës, ky fakt bën që fëmijët të pëlqejnë aq shumë numrat e saj.

- Si lindi ideja për të marrë pjesë tek shfaqja “Pipi Çorapegjata”?
- Idenë ma dha regjizori Kujtim Dumi. Në fakt isha e papërgatitur deri para një muaj, po besoj se e realizuam me sukses. Në këtë shfaqje mori pjesë edhe djali im , në performancën që krijova unë më tre fëmijë. Pak nga djali, pak nga entuziazmi që pjesa më e madhe në këtë shfaqje ishin fëmijë, mora pjesë edhe unë. Interpretova me disa element që unë nuk I kam bërë më parë, unë gjithmonë kam lëvizur rrethin në mes, në këtë shfaqje, kisha shkëputje të rethin në ajër, të cilin duhet ta kapja përsëri, ndoshta reflekset e mia si xhonglere nuk janë shumë të përsosura, gjithmonë kam qenë artiste e profilit të ajrit, por kam dëshirë të provoj shuë profile. Niumri im në këtë shfaqje kërkon plastikë, figuracione, është shumë i lidhur me koreografinë, nuk mund të them që ky ishte numri më i arrirë për mua, kishte vështirësi, por mendoj që ky numër me kalimin e kohës, do bëhet më i bukur.
- Çfarë të veçante ka shfaqja e Pipit , në krahasim me të tjerat?
- Mua më pëlqeu sepse cirku në këtoë periudha kërkon një temë të bukur për t’i tërhequr fëmijët, më pëlqeu se kishte ca kohë që nuk mbushej kaq plot arena e cirkut.
- Si është pritur nga fëmijët ndërthurja e fabulës me cirkun?
- Është pritur mjaft mirë, cirku kërkon fabula për fëmijë sepse ajo tërheq publikun, fëmijët marrin edhe prindërit me vete. Presin që në periudhën e Marsit të bëjmë një shfaqje për të rritur, ku do të marrin pjesë akrobatët më të mirë të cirkut shqiptar.
- Pamë që në këtë shfaqje kishte edhe element të rinj…
- Këta element i ka përgatitur regjizori Kujtim Dumi, fëmijët ishin goxha të përgatitur pasi kanë punuar shumë për këtë shfaqje, nuk mund të thuhet se arritën një nivel shumë të lartë, por të mendosh që janë fëmijë 10 vjeçarë, janë shumë të përgatitur. Më çuditi personazhi i Pipit, është një vajzë shumë e talentuar, më dha emocion, mënyra se si ajo interpretonte.
- Të flasim pak për ju, sa vite u bëtë në skenën e cirkut?
- Mua më bëhen 15 vjet të plota në ajër, rreth 20 vjet në cirk, por nuk jam e ngulitur në një zhanër të cirkut, mundohem të bëj gjëra të ndryshme, mundohem të shoh shumë nga bota, të krijoj element të rinj. Kam bërë një numër me çadër në shfaqen e Met Selimit, ishte një numër i arrirë për cirkut tonë. Kam ndërment të bëj një numër me rrjet peshku, dua të krijoj gjëra të reja.
- Tëtë këto vite në cirk, si ndiheni?
- Unë ndihem mirë dhe e kam me pasion sinqerisht, jo vetëm për pagën se ajo është e ulët, por dua të vij në punë, dhe të krijoj gjëra të reja. Në momentin që nxjerr një numër në shfaqje, më shkon mendja në një numër tjetër, më pëlqen të gërmoj në cirkun europian, aq më tepër në cirkun e diellit, por ne na mungojnë mjetet. Tani me drejtorin që ka ardhur, Kico London, është bërë goxha ndryshim, si nga ambienti, na janë vënë kondicionerët, ne ngrinim nga të ftohtit më parë kur dilnim më shfaqje, besoj se ky drejtor do bëj më tepër për ecurinë e cirkut.
- Keni pasur momente të vështira në karrierën tuaj, kur keni dashur t’i jepni fund?
- Asnjëherë nuk e kam menduar t’i jap fund, më vjen keq që brezi ynë nuk arriti të bëj diçka për këtë vend, ne nuk kemi asnjë motivacion që të na shtyjë përpara për të punuar, por unë e kam pasion prandaj jam në cirk. Nuk do ta ndërroja cirkun me asgjë, më pëlqejnë shumë numrat e ajrit, jam shumë e dhënë pas atyre, por kam filluar edhe me numrat në tokë se kjo të jep mundësinë t’i bësh numrat edhe jasht cirkut.
- Cili është momenti më i lumtur në shfaqjet tuaja?
- Momenti më i lumtur ka qenë shfaqja e Met Selimit, kam bërë dy numra, numrin me patina ku më ka ndihmuar Gentian Dollaku, i cili është shumë i talentuar dhe numrin e çadrës, që e realizuam me vështirësi, ajo ishte një çadër e madhe, plus pesha ime dhe Meti më tërhiqte me Gentin prapa skenës duke më çuar në kupolën e cirkut. Ai pati shumë sukses, megjithëse nuk u reklamuar shumë, shfaqja e Metit nuk zgjati shumë javë, kam ndërment ta rifreskoj atë numër.
- Cila mund të përmendet si periudha e artë e cirkut?
- Ne nuk patëm periudhë të artë të cirkut, patëm periudh tranzicioni, ne nuk na u dha mundësia për të dalë jashtë shqipërisë, më vjen keq se kur kam qenë adoleshente kam qenë me nivel të mirë artistik, po të më jepej mundësia të largohesha nga shqipëria, do ta bëja se e dija që andej do u bëja një artiste shumë e mirë.
- Gjëja kryesore që i mungon cirkut tonë?
- E rëndësishme është që të bëhet një shkollë e cirkut vetëm atëherë cirku do mbijetojë dhe do eci përpara, kemi goxha mangësi, baza e cirkut është koreografia, që e vogël duhet t’’ marrësh mësimet koreografike, baleti është goxha i lidhur me cirkun, po të shohësh nëpër botë punojnë njëkohësisht akrobati dhe balerini. Duhet të ketë kritere për të zgjedhur fëmijët, të krijohet një brez, që nesër të konkuroj edhe në botë.
- Planet tuaja, shfaqja më e afërt?
- Shfaqja më e afërt është në muajin Mars, kam filluar të mendoj për këtë shfaqje. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora