Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Masakra e Tivarit dhe tradhëtia e Enver Hoxhës
E diele, 19.10.2008, 03:11 PM
Masakra e Tivarit dhe tradhëtia e Enver Hoxhës
Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individ, por më duket ende nuk është folur mjaft për mos angazhimin tonë moral dhe njerëzor. Unë po përpiqem të ofroj diçka që mendoj se të tjerët ende nuk e kanë thënë.
Shkruan: Xhafer Leci
Prof. As. Dr. Elmas Leci, Drejtor i Institutit të Studimit të Problemeve të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Tiranë në shkrimin e tij “ A e shiti Enver Hoxha Kosovën” shkruan:
![]() |
Enver Hoxha dhe revolucionari Milladin Popoviç, 1943 |
Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij „Ditari i Robërisë“ 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoj Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhë kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta “reaksionare”, me qëllim që pastaj komunistët jugosllav dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë, etj.
Po të bisedonim me kroatët dhe t’u thoshim atyre se ne shqiptarët jemi të parët në demonstratat e vitit 1981 që ia dridhen Jugosllavisë themelet, ata do të na thoshin; kujtoni demonstratat tona të vitit 1971 në Zagreb, Split dhe qytete tjera kroate, dhe luftën të cilën e kemi bërë ne me serbët pa ndërpre që nga viti 1928-1945 e deri më sot..?
Unë nuk mendoj t’i nënvlerësojë demonstratat tona dhe luftën tonë heroike për çlirimin e Kosovës, por duhet t’i kemi parasysh edhe sakrifikicat e të tjerëve që luftuan për pavarësinë e shtetit të tyre, sikur që luftuan edhe shqiptarët. Po përmendi vetëm disa raste të luftëtarëve të hershëm kroat, të cilët luftonin kundër komunistëve serbo-jugosllav për krijimin e shtetit të pavarur kroat, pra për Kroacinë e sotme sovrane.
![]() |
Beograd qershor 1946 E. Hoxha me Titon në aeroportin- Zemun |
Ndërsa disa media të huaja patën shkruar se vrasja e Olaf Palme u krye nga agjentë jugosllav në shenjë hakmarrje për vrasjen e ambasadorit jugosllav Rolloviç, dhe se vrasësi pas dy javëve qëndrimi ilegal në Suedi, pa u hetuar nga policia suedeze kishte udhëtuar për Beograd bashkë me ekipin e futbollistëve jugosllavë të cilët atë kohë kishin zhvilluar një ndeshje në Suedi.
Gjithashtu me 10 shtator me thikë u plagos rëndë dhe vdiq me 11 shtator 2003 ministrja e jashtme suedeze zonja Anna Lindh, nga serbi Mihajilo Mijaloviq, i lindur në Stokholm me 6 dhjetor 1978. Ministresha suedeze u vra vetëm se ajo përkrahu bombardimet e NATO-s për të mbrojtur gjenocidin dhe spastrimin serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Pas shumë përpjekjeve se Mihajlo ishte i sëmuar psikik, ai më në fund nga gjykata supreme e Suedisë u dënua me burg të përjetshëm. Ndërsa vrasësi i ambasadorit Rolloviç, Miro Barishiq pasi kreu burgun në Suedi, pati marrë pjesë në luftën e forcave kroate kundër atyre serbe, ku heroikisht ra ne frontin e nderit me 1993.
Siç e dimë shumë nga ne se UDB-ja jugosllave ka vra me qindra kroat në gjithë boten, por edhe kroatët janë hakmarrë gjithherë.
Kujtojmë vrasjen e Radishiqit, kryeministër në Qeverinë Jugosllave Serbo-Kroato-Sllovene me 1928 në Beograd në Parlament, serbët, popoviqët e Gjilan-it, bërtasin këtu duhet të kërcas pushka, dhe Radiq vritet, por kroatet për këtë vrasje pak më vonë në shenjë hakmarrjeje vrasin Kralin serb Aleksandër Karagjorgjeviçin në Marsej të Francës. Vlen të përmendim babë e djalë Toma dhe Vllada Popoviq, urdhër dhënësit xhelatë të masakrës së Gjilanit në dhjetor 1944, ku u pushkatuan mbi 4 mijë shqiptarë burra, gra, fëmijë, pleq e plaka.
Shtrohet pyetja se kur dhe cilin funksionar serb e vranë shqiptarët në shenjë hakmarrjeje për gjithë ato masakra dhe gjenocide që kanë ushtruar serbët ndaj ne shqiptarëve, sidomos prej viti 1912 e këndej..?!
Pra, në këtë shkrim i bëra disa krahasime për të vënë në pah disa të vërteta historike dhe politike rreth masakrës së Tivarit, me dëshirën që historianët tanë kur të shkruajnë për historinë tonë kombëtare, të mos i harrojnë disa fakte politike të asaj kohe që ndërlidhen edhe me popujt tanë miq, siç janë kroatët dhe ndikimi i tyre në shembjen e komunizmit dhe ngrehinës ish jugosllave të udhëhequr kryesisht nga çetnikët serbë, të konvertuar rrejshëm në komunist.
Burime:
1. NDH, Gazeta kroate Nezavisna Drzava Hrvatska viti 1971-1990
2. Rezoluta e Bunjajt
3. Libri i Zekerja Canes “Ditari i robërisë”
4. Shkrimet e Prof. Dr. Elmas Lecit
5. Stuttgarter Zeitung, 29.02.1986
6. Stuttgarter Zeitung, 11.09.2003