Kerko: Remzi Salihu
Poezi nga Giuseppe Napolitano, Përktheyer nga Remzi Salihu
E marte, 01.12.2009, 08:05 PM

GIUSEPPE NAPOLITANO
LUGATI NE ORMAN
Unë s’kam frikë nga lugetërit
i së kaluarës
u përgjërohem atyre
kur unë dua
bisedoj me ta
dhe urtësisht i vendosë
në orman
ata janë miq
të pasur me përvojë
RASTESITE
Rastësitë në jetë duhet
të kapen si trenat në stacion
për të mos mbetur prapa në këmbë
por kur takohen së bashku
dy trena e dy rastësi
dy rastësi bionde
si mund njeriu t’i kap të dyja ose njërën?
dhe për shkak se njeriu njëherë nuk e di
kah ta çoj njërën-po ata nuk janë trena
tek ata qëllimi qëndron krejtësisht anësh
BESIMI I KARAGJOSIT
Lepuj nuk ka më në kësulën
e palaços
i ushtruar deri në magjepsësi
lojtar xhepash në periferinë e qytetit
i dërguar për të nxjerr jashtë
merimangën e vërtetë
prej secilës birë
dhe ai përsëri e tërheq brenda
posa besimi i rrezikshëm lëndon lojën
KURTH
Vetmia përshtatet
në fitimin e sërishëm të besimit
të plagës së pashëruar
lojë romi luhet
deri në pritje të shkëlqimit të humbur
për të plotësuar dikë konkretisht
maca me miun në sigurimin e vjetër
njeriu nuk mund të arratiset nga rasti
por njeriu duhet të luftoj për arratisje
në tufanin e një ventilatori
shteg me erë letrash e shkronjash
ashtu pra kur njeriu lodhet nga fitorja
PETAR PANI SI I RITUR
Vetëm një mendim i gëzueshëm
dhe ti fluturon
vitore që i buzëqesh aventurës
-por ti duhet të besosh asaj
përherë
kapjen mos e lësho
se ti mund të mbetesh
për përherë
pa ëndrrat që ta buzëqeshin jetën
një lot mund ta lëkund edhe një gurë
që me magjepsi ta shtyp
të kaluarën tënde
-zemra përsëri troket
ftohtë
me mira zëra përkëdhelin fëmijën
mallëngjimi i eliksuar përsëri
e zgjon
kapërceje hijen
fluturo në aventurë
-vdiqën ligjshmëritë: buzëqesh
i lumtur
kur ti do t’i buzëqeshësh jetës
edhe dielli
është në ty
GJYSHJA
Po ajo ty
t’i ka rrëfyer përrallat
më të bukura qiellore
kush do ta dinte se si
do të ishte gjyshja
gëzohu njohjes-nuk është faji yt
që ti erdhe e vonuar në jetë- dhe ajo nuk është më
lulepranverë- e imja
vonuar
dhe e vetëdijshme përjetësisht
ne juve do t’ua kujtojmë një këngë
më të këndshme: një këngë të qetë
për kallëzimet dhe veprat
PAK
pakës nga jeta ime
është në jetën tënde
që shkon matanë
tani më duheshka pak të vdes
që të rilindja bashkë me ty
por çdo lot i sotëm
si piskamë e hapur
është një kujtim që kafshon të nesërmen
që paralajmëron besimin e buzëqeshjes
PER KOHEN QE NUK ESHTE
Unë do të kisha dashur të filozofoja
për kohën, që nuk e kemi
kur ne nuk do të ishim më
të bëjmë agustinisht
sikur besonim se gjithçka
është e tanishme
dhe unë ta përndjek dritën tënde
mbi kohën time
ylli polar
një rrugë e vërtetë
mua më pëlqen të shkoj e të kthehem
që ta shoh nënën dhe bijën time
se si ato luajnë së bashku
lojën e kënaqësisë me atë ëndërr dhe fat
me të cilat unë i lidhi ditët mia
BUZEQESHJE
Të zbutur
në buzëqeshjen tënde
e gjej veten
por unë humbem
kur t’i them fjalët
që unë i dua
këto janë ethe të lashta
që përsëriten duke më djegur
bërthamë fjalësh të mishëruara
që neve tanimë na afrojnë
KOHA E PRITJES
Unë dua ta ndërtoj kohën e pritjes
dhe të jetuarit me ty
unë e pres atë ditë kur ti do të më thërrasësh
unë pres buzëqeshjen tënde dhe vetëm pres
dhe tani më në mua
kjo pritjeje më është bërë një tempull
mashtrim i gatuar me fjalë
ditë për ditë ngjishem me jetën tënde
bukën e brej kur bëhet e fortë
deri atëherë kur skam më çka të pres
Komentoni