Kerko: Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë
Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (2)
E marte, 28.08.2012, 10:20 PM
PESHA E
FJALËS SË URTË (2)
Nga Dedë Sokoli
-B-
– Babaj që
len djalin e mirë pas, nuk vdes.
– Babaj të
len fukara, nëna të len jetim.
– Babë e
nënë- diell e hënë.
– Baçja
ka hije me lule, vendi me njerës.
– Bakshishin
e pranon edhe mbreti.
– Balta e
Atdheut, më e ëmbël se mjalta.
– Balta e
mbulon trupin, por jo emrin e mirë.
– Bari i
njomë digjet afër të thatit.
– Barka
mbytet edhe për një lekurë lepuri.
– Barku është
i vllai i detit, sa ti japësh han.
– Barku i
gjërë, truri i ngushtë.
– Barrën
e kalit mos ia ngarko gomarit.
– Bashkbisedimi
konkurencë zërash ku ai që merr frymë quhet dëgjues.
– Bashkë me
fjalët: Nënë, bukë, pushkë, mesojmë fjalët vatan, besë dhe qëndresë.
– Bashkimi
bën fuqi.
– Bashkimi
bën fuqi, ndësia ligështinë.
– Begatia
është një shërbetore e mirë por edhe një zonjë shumë e ligë.
– Behari
nuk vjen me një lule.
– Bëhemi
të moralshëm sa po ndihemi jo të lumtur.
– Bëhu më
i mençur se njerezit e tjerë, por këtë asnjëher ua ma shpreh.
– Bëj atë
që të thotë zemra, në se do që të jeshë i lumtur.
– Bëj
durim sa të kullohet, se njeriu pastaj pëndohet.
– Bëj
gosti që të provosh mikun.
– Bëj mirë
e harro, bëj keq e kujto.
– Beji
nderë fukarasë, se ai ta din.
– Bëni si
them unë, mos beni si bëj unë.
– Bëni të
lumtur njerzit që keni pranë, sepse ata që janë larg do t’ju vijnë vetë.
– Beqari
preferon të dij gjithçka që nuk ka, në vend që të ketë diçka që nuk don.
– Beqari
rron si mbreti dhe vdes si qen.
– Beqari,
burr që ka humbur rastin të bëjë të pa lumtur një grua.
– Bërtiti
bijës që të degjojë nusja.
– Besa e
bërë burrë me burrë, i ngjanë çelikut që nuk ndryshket kurr.
– Besimi
i tepruar është më i keq se mosbesimi.
– Besimi
në vetevete lind pjesën më të madhe të besimit që kemi ndaj të tjerve.
– Besnik
bëhu, besë mos zër.
– Besnike
janë plagët e shokut, të rrëme janë të puthurat e armikut.
– Besnikeria
është mania për të zotëruar.
– Beso
vetëm vedin dhe nuk do të të tradhtojnë të tjertë ty.
– Besove,
bëre mirë, s’besove ca më mirë.
– Bibla
na mëson të duam armiqtë, një lloj si miqtë, ndoshta se janë një lloj.
– Bie
molla që ka krimbin.
– Bie një
fjalë e nxjerr njëmijë të tjera.
– Bie një
gurë, shkoqet nje mur.
– Bilbili
në kafaz nuk këndon nga qefti por prej halli.
– Bilbili
njifet në kengë, njeriu në punë.
– Bilbilit
mos i shiko pëndlat por degjoj zërin.
– Biseden
e ushqen më mirë mirbesimi se sa zgjuarsia.
– Bisha tërbohet
keq kur e shef se po i vjen fundi.
– Bismark,
shprehja jote me përbuzje kundrejt shqiptarve, tregon çmimin tend.
– Bismarku
: “Shqiperia mund të jetë një shprehje gjeografike”.
– Bjer o
Zot mikun, të hajë edhe i zoti i shtëpisë.
– Blej më
parë shtepinë, pastaj mbill hardhinë.
– Bleta
ka mjaltë ne gojë e thumbin në bisht.
– Bleta
te mëson si të mbledhësh, dhelpra si të vjedhesh, ujku si të grabitësh.
– Bomba
atomike- shpikje që i bën të tepërta të gjitha shpikjet tjera.
– Borxhi është
i ëmbel kur e merr dhe i hidhur kur e jep.
– Borxhi
i vonuar, vjen në ditë të shternguar.
– Bota është
burg ku preferohet qelia e izolimit.
– Bota është
helm e mjaltë e trazuar.
– Bota është
krijuar nga poeti për ëndrrimtarin.
– Bota është
magazinë baruti, ku s’është e ndaluar të pishë duhan.
– Bota
mund të zotrohet nga veprimi e jo nga pritmëria.
– Bota
nuk mund t’ju japi të njëjtin gëzim me atë që ajo ju merr.
– Bota të
jep aq sa ti i ke dhënë asaj.
– Botën e
komandon mbreti, mbretin e kumandon shëndeti.
– Brengat
janë armiqt e jetës.
– Breshka
po ferren preferon.
– Breshri
e rrehë, e dhia bishtin përsëri perpjetë e mban.
– Brezi i
ri është thesar i kombit.
– Budallai
nuk ka frikë kurse trimi po.
– Budallaj
për ngut, pin çajin me pirun.
– Budallajn
mos e pyet, të tregon vetë.
– Bujaria
nuk matet me kuletë.
– Bujarin
prite me bujari, kopracin prite me kopraci.
– Bujku i
mirë ja merr me zor bukën tokës.
– Bujrëm,
bukë e krypë e zemër.
– Buka e
botës nuk të ngopë.
– Buka në
bark, forca në shtat.
– Buka
prej qielli s’vjen.
– Bukuria
dhe pasuria s’janë për gjithmonë.
– Bukuria
e femrës pa mënd, si me i vënë dosës unazën e arit.
– Bukuria
e njeriut përbehet nga bukuria e fjales që flet.
– Bukuria
është një tirani e shkurtër.
– Bukuria
është si urtia, paraplqen adhuruesin e vetmuar.
– Bukuria
i tërheq vjedhësit më tepër se ari.
– Bukuria
ndodhet në çdo gjë, por jo të gjithë mund ta shikojnë.
– Bukuria
një ditë, veprat një jetë.
– Bukuria
nuk është veçse një premtim i një lumturie të mundëshme.
– Bukuria
pa hijeshi- është si grepi pa kallam.
– Bukuria
për njefar kohe, mëndja për gjithë jetën.
– Bukuria
të habitë, bukuria edhe të koritë.
– Bunari
mbyllet me gur e me dhe, goja e keqe e llafazaneve nuk mbyllet as me shkëmbejt
e bjeshkëve.
– Burgu e
ka derën e madhe për të hyrë por të vogël me dale.
– Burimet
materiale të një vendi, nuk janë asgjë përpara pasurisë intelektuale.
– Burimi
i mirë duket në thatësirë.
– Burimi
më i mirë duket në gusht.
– Burr e
grue, mish e thue.
– Burrat
e shtetit janë si kirugët: gabimet e tyre janë vdekjeprurse.
– Burrat
gjuajnë, gratë peshkojnë.
– Burrat
sundojnë kullat, grate sundojnë burrat.
– Burrat
takohen në këmbë, por flasin ulur.
– Burrë të
vjetër pa xhaketë e grua pa brekë s’duhet të ketë.
– Burri është
ambrella e grues.
– Burri është
koka, gruja është qafa.
– Burri i
martuar dhe i urtë,dorëzohet me shpejtësi, përdorë anën e tij femërore dhe nuk
grindet.
– Burri i
mirë flet një here.
– Burri
ideal nuk eksiston, burri ideal mbetet beqar.
– Burri
ka gjithmonë dy karaktere. Të tijen dhe atë që i atribuon e shoqja.
– Burri
lidhet për bese, kau lidhe për brirët.
– Burri
me “ orë”, te madhe shkon atije ku duhet, në krye të vendit, sepse sikur
magneti e tërheq për aty.
– Burri
me dy gra, këmisha pa la.
– Burri
pa u bërë trim nuk rritet.
– Burri që
është burrë, të mbytë ose të falë, i ligu as të mbyt as të falë.
– Burri s’matet
me pëllëmbë por me zemër.
– Butësia
mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë.
– Buza e
jetimit nuk qeshë kurr.
– Buza me
gaz, shendeti pa masë.
– Buzëqeshja
është arma më e mirë.
– Buzëqeshja
është fjalë e bukur pa shkronja.
– Buzqeshja
është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtit, diell për të mërziturit,
terapi për të sëmurët.
– Buzqeshja
fut gëzimin brënda pragut të derës. Ajo është formulë e miqësisë.
-------------------
- C-
– Cilido
që nuk ka bërë kurr një gabim, nuk ka provuarë kurr diçka të re.
– Cinik është
ai që njef çmimin e gjithçkaje, vlerën e hiqit.
– Ciniku
i thotë gjerat si janë, idealisti si duhet të ishin.
– Cinizmi është tentativa e suksesëshme për ta parë botën ashtu siç është realisht.
- Ç-
– Ç’hall
ke, vështroje.
– Ç’ka
humbë mos e kërko, ç’ka ke në dorë mos e lësho.
– Ç’ka
shtepia të mos e marrë vesh komshia.
– Çbluan
mëndja e zbulon rakia.
– Çdo
berr varet nga këmbët e veta.
– Çdo dështim
i mëson njeriut diçka nëse ai don të mësojë.
– Çdo e
keqe ka një të mirë, dhe çdo e mirë ka një të keqe.
– Çdo e vërtetë
sikurse edhe çdo meritë, ka kunder asajë bashkëkohsit.
– Çdo
efekt i bukur që realizojmë, na krijon një armik.
– Çdo
fis, ka një pis.
– Çdo gjë
hollohet pastaj këputet, vetëm gjynahi trashet pastaj këputet.
– Çdo gjë
kalon, vetëm arti i shëndoshë është i perjetshëm.
– Çdo gje
njerzore do të zmrapset në se nuk perparon.
– Çdo gjë
që na shef syri, është e krijuar prej rrezeve të djellit edhe qumështi i nënës.
– Çdo gje
thyhet për shkak të hollesisë, njeriu për shkak të trashësisë.
– Çdo
grindje ka një shkak.
– Çdo
komb ti vërë vetes një vlerë, sepse atë ja vejnë edhe të huajtë.
– Çdo
kush dëshiron të jetojë gjatë, por askush nuk dëshiron të jetë plak.
– Çdo lëmsh
i ngaterruar, ka nje fije.
– Çdo mal
e din barrën e vet.
– Çdo
medalje ka dy anë.
– Çdo njëri
duhet të ruhet nga rakia dhe duhani.
– Çdo
njeri e don drejtësinë për llogari të të tjerëve, por askush nuk kujdeset që vetë
ai të jetë i drejtë.
– Çdo
njeri i ç’thurur, e gjenë justifikimin e tij.
– Çdo
njeri i shëndoshë, shumë kollaj i jep këshilla atij që është i sëmurë.
– Çdo
njeri lind binjak: Ai që është dhe ai që mendon se është.
– Çdo
njeri që punon, nga një herë edhe gabon.
– Çdo
shpresë fluturon me krahët e sajë.
– Çelësi
i një martese të suksesëshme ështe vetëm fati.
– Çelësi
që punon vazhdimisht, kurr nuk ndryshket.
– Çezmja
i lanë të gjithë, vendin nuk e lane.
– Çfar i
shef syri- ia bën dora.
– Çfar bën
bushtra, lehë.
– Çfar ka
vorba brënda e din luga që e përzien i zoti.
– Çika pa
nderë, si lulja pa erë.
– Çika
vetëm një hërë bëhët nuse.
– Çilet
dera, rritet ndera.
– Çka ta
qeshish, do ta veshish.
– Çka dimë
është e kufizuar, kurse çka nuk dimë është e pafundme.
– Çka din
zemra, atje shkon mëndja.
– Çka
ndjell zogu- ja falë vera.
– Çke moj
zemër që rënkon, koka bën e koka pëson.
– Çobani
i mirë e njef delen kur begerinë.
– Çudi me
gratë, për vite të tëra ngulmojnë të ndryshojnë burrin, por kur ja arrijnë qëllimit,
ankohen se s’është më ai që ka qënë kur janë njohur.
-----------------
Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me –D-Dh-