E enjte, 25.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Kristo Çipa ka veshur mjegullën e Pilurit

Thuhet shpesh se: që ta kuptosh poezinë duhet të “njohësh” vendin ku jeton poeti. Ja që në rastin tonë, për të njohur Pilurin, mjafton të lexojmë poezitë e Kristo Çipës “Mjeshtër i Madh”  të përmbledhura në vëllimin poetik “Vesha mjegullën e hollë”, pa qënë nevoja të marrësh rrugën përpjetë malit. Kjo ndodh...

Timo Mërkuri: Baladat nuk kanë kohë për të vdekur

“Kënga e Dhoqinës” egziston dhe në variantin e Labërisë[1], madje në këtë variant është në një këngë me 117 vargje, e cila ka si “trung” tekstin e variantit prej 50 vargjesh, mbi të cilin janë “shartuar” dhe kanë “mbirë” filiza, që e rritin dhe zgjerojnë “kurorën” e saj. Mund të mos ndaleshim te ky variant, porn a detyron fakti që ka disa ...

Timo Mërkuri: Një shekull “kthyes” në këngën pilurjote

Fillesat e interpretimit të “kthyesit” në këngën iso-polifonike të bregdetit të Himarës nga djemtë e Bala-jve, zakonisht ellogaritim qysh nga viti 1927, kur në Sarandë, Neço Muko organizon grupin iso-polifonik të këngës himariote. Andrea Bala në këtë grup krijoi një tip të ri të “kthyeri” të këngës  dhe  për të cilin ...

Timo Mërkuri: Belisma

Për lexuesit që nuk e dinë ju sqarojmëse “belisma” është një barishte e “egër”, që rritet rreth 70-80cm e lartë edhe në teren me gurrë. Është bimë tepër elegante, lulëzon në dimër, dhe në vendet ku ka mbirë dëndur,në momentet që fryn era,krijon një dallgëzim të bukur që ngjason me lojën e valëve...

Timo Mërkuri: Një cep i yllit…

Në qoftë se grupin “Bejka e bardhe” të Pilurit do ta çmonim si një yll në qiellin e iso-polifonisë shqiptare, hedhësen e këtij grupi, Leni Mërkurin patjetër do ta vlerësonim si një nga cepat e këtij ylli që bashkë me dritën mbi vend, lëshon këngën mbi zemrat tona...

Timo Mërkuri: Varianti që nuk na përfaqëson denjësisht

Varianti “Kënga e Dhoqinës” i yllësisë baladeske “Besa e Kostandinit”, është një nga variantet më elegante dhe plot muzikalitet, e cila këndohej në gjitha trevat e Shqipërisë Jugore, madje në bregdet, jo vetëm që këndohej në valle gjer në vitet ’60, por gjyshet tona jua këndonin nipërve e mbesave në shtëpi...

Timo Mërkuri: Dekretet e lavdisë

Kur më 28 Nëntor 2020, pas ceremonisë të Shpalljes së Pavarësisë, në sheshin pranë Muzeut Etnografik, në prani të një  mase të madhe lëvruesisht, këngëtarësh, valltarësh dhe studiuesish të artit gojor shqiptar Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta shpalli Dekretet e  vlerësimit me tituj nderit të disa artistëve...

Timo Mërkuri: Kënga e Halil Garrisë dhe disa probleme…

Kënga “Halil Garria” ështënjë variant i baladëssë “besës”, regjistruar nga At Gjergj Fishta në fshatin Gomsiqe nga një lahutar prej qytetit të Pukës, emrii të cilit nuk është shënuar,është botuar në vitin 1924 në revistën “Hylli i Dritës” dhe ka  152 vargje. Një variant tjetër  është regjistruar në vitin 1951 në...

Timo Mërkuri: Të shkruash për ikjen e atit

Ka pak kohë që Fatmir Terziu  publikoi librin e tij poetik me titullin “At…një ëndërr e gjatë” ose më saktë është të themi se përmblodhi në një libër një cikël të madh  poezish të publikuar në një kohë relativisht të shkurtër te gazeta Fjala e Lirë. Poezitë ndrinin si pika lotësh në rrënie, shkaktuar nga një dhimbje e...

Timo Mërkuri - Nderi i Himarës

Kur bie fjala për poetët, të gjithë kujtojnë së pari sentencën e famëshme që ”Poetët dhe profetët nuk i do as fshati i tyre”, sentencë që e ka burimin te fakti i njohur, kur vetëm Nazareti nuk e priti Jezu Krishtin me nderime, përkundër pritjes triumfale që i rezervoi çdo fshat e qytet ku  shkoi. Me propozimin e bërë...

Timo Mërkuri: Besa shqiptare e Kostandinit dhe varianti serb i baladës

Balada e “besës”, siç quhet zakonisht balada “Kostantini dhe Doruntina” përtej çdo hamendësimi gjëndet edhe në gjuhën serbe dhe boshnjake, por ajo që të bën përshtypje te këto dy variante është fakti se teksti është i njëjtë, jo vetëm si kuptimshmëri, por është i njëjti  tekst me 122 vargje, veçse është i shkruar...

Timo Mërkuri: Tri poezi nga Kristo Çipa

Po sjell pranë jush tri poezi të poetit Kristo Çipa (Mjeshtër i Madh) dhe drejtues i grupit iso-polifonik “Bejka e Bardhë” të Pilurit. Poezitë e Kristo Çipës janë  edhe tekste  të arira këngësh  iso-polifonike. Ju le juve ta gjykoni vlerën e tyre. Faleminderit...

Timo Mërkuri: Arti gojor shqiptar, Milman Parry dhe… Petrit Ruka

Midis viteve 1933 dhe 1935 Milman Parry, në atë kohë asistent profesor në Universitetin e Harvardit bëri dy udhëtime në Jugosllavi, ku studioi dhe regjistroi këngë të artit gojor serb dhe boshnjak së bashku me ndihmësin e  tij  Albert Lord dhe Nikolla Vujnovi?. Ata punuan  kryesisht në Bosnje dhe konkluzionet ...

Timo Mërkuri: Një këngë pilurjote për Nënën Shën Tereza

Është fakt i ditur botërisht që Nënë Tereza  mbuloi me dashurinë e saj gjithë globin dhe i dha dashuri e shpresë çdo njeriu, kudo në botë, pavarësisht në se u takua me ‘të apo jo. Por pak e dinë që grupi iso-polifonik i Pilurit i ka dhënë  Nënë Terezës një nga këngët e tij më të bukura dhe më të ndjeshme...

Timo Mërkuri: Drejt Vlorës shkohet me këngë

Kështu, me këngën “Moj Vlorë e bukur në gropë/moj Vlor-o” në gojë u nis drejt Vlorës më 1920 çeta e Pilurit  nën komandën  Kapedan Kolë Mërkurit për të “hedhur italianët në det”. Se drejt Vlorës vetëm me këngë në gojë mund të nisesh, vetëm kështu ka lezet.  Dhe “lezeti” sa vjen e rritet kur...

Timo Mërkuri: Bejka e… vogël dhe “Mjeshtrat e Mëdhenj” të saj

“Bejka e bardhë” është titulli i këngës iso-polifonike me të cilin grupi i Pilurit u paraqit në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1973, këngë që ndezi “flake” jo vetëm ambientet e Kështjellës së Gjirokastrës por mbarë trevat iso-polifonike të vendit. Nëpër qytete e fshatra në ambiente publike...

Timo Mërkuri: Një hyrje e shkurtër në iso-polifoni

Kur më 25 Nëntor 2005 u shpall vendimi i UNESCO për njohjen e iso-polifonisë shqiptare si kryevepër shpirtërore të njerëzimit dhe marrjen e saj në mbrojtje, ky lajm në  popullin tonë, u përjetua si çasti i daljes së nuses në valle. Nuk ishte nevoja që të shkreheshin pushkët në ajër...

Timo Mërkuri: Vajtimi i burrave pilurjotë

Në datën 10.07.2020  vdiq në moshën 62 vjeçare Thoma Çipa nga Piluri. Vdekja ndodhi në mesnatë dhe në mëngjez familja hapi mortin sipas traditave pilurjote, pavarësisht se i ndjeri ndodhej  familjarisht emigrant në Patra të Greqisë prej disa vitesh dhe në çastet e mortit pilurjotët e pranishëm ishin të...

Timo Mërkuri: Mirko Gashi ose Mali me Lisa

Më tepër pata dëgjuar për Mirko Gashin se sa pata lexuar prej tij.. Por mjaftoi leximi i ciklit poetik “NATA E QIRINJVE” me poezi  nga libri i tij botuar pas  vdekjes“REINKARNIMI IM” Media plus art, Prishtinë, 2010  publikuar te “AGMIA”  në 01.07.2020 për tu ndalur i mahnitur se po ndjen që para teje ke...

Timo Mërkuri: Ninulla e Erimioni Mërkuri

Të gjithë kemi përjetuar magjinë e ninullave, ato këngë të shkurtëra qënëna i këndon fëmijës  me synim vënien e tij në gjumë. Duke u rikthyer në foshnjëri kujtojmë  tekstet e tyre që më shumë se këngë ngjasonin me një bashkëbisedim intim mes nënës dhe fëmijës, tekste të krijuar instiktivisht   në përshtatje me




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora