E shtune, 20.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Të famëshmëve

E premte, 09.11.2018, 08:53 PM


TË FAMËSHMËVE

Poezi Promemoriale

Pellazgji, Atlantidë, Iliri, Dardani

Ju shpikët numrat, artet e fizikën

bashkimi i trojeve tona po vonon

kënga e flamurit është zemëruar!

Thot, Pirro, Aleksandër e Zeus,

u kemi të nderuar të historisë

testamenti juaj do të rishkruhet:

vazhdim i Rilindjes Kombëtare!

Fama më tha ma bën një këngë,

një këngë ku fjala ka furi brenda

një këngë me shpirt shpirtëror,

një këngë me frymë të muzave!...

Atdhe, jam poeti biri yt i këngës

të bëra këngë të kesh një këngë

të bëra këngë të kesh një libër

të bëra këngë të kesh një kohë!...

Liri, bjeru atyre që të sjellin kaos

rrëzoj nga froni të padenjët e tu

mërgimi shumë na ka zvogëluar

forca e ndryshimit tek ti mungon!...

Eh, sa janë shumësitë e natyrës

nën kët qiell erërash t´ përziera

as ëndërrat më s´më lënë takim

sikur u kërkojë flori ose pronë

Poezi, frymë e shpirtit të artit

më e nxehta llavë e vullkanit

zemër e gjitha biblave njrëzore

të ndjej, edhe kur ti s´më ndjen!..

Famë e jetës,të famëshmit e mi

ëndjen time për ju nuk e shuaj

u pres te qoshëza e vargmaleve

është verë, era kah atdheu frynë!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2018



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora