• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Etiketë: Lekë Mrijaj

Lekë Mrijaj: Për ne shqiptarët, Mbretëresha Teuta mbetet një figurë e lashtësisë ilire...

Në bregdetin shqiptar të Adriatikut, mbi Ranën e Hedhun në Shëngjin, disa ditë më parë u përurua shtatorja monumentale e Mbretëreshës Teuta, një prej figurave më të njohura të historisë së lashtë ilire. Vendosja e kësaj shtatoreje monumentale më nxiti të reflektoj jo aq mbi debatet..

Lekë Mrijaj: Shqiptarët e Kosovës në qorrsokak drejt një besëlidhjeje kombëtare

Në historinë politike dhe shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës ka momente kur një popull nuk mund të mbahet vetëm me fuqinë formale të institucioneve, por edhe me aftësinë për ta rikthyer ndërgjegjen kombëtare në boshtin e saj moral. Ne, të gjithë qytetarët e Kosovës, jemi dëshmitarë se sot Kosova jonë heroike...

Lekë Mrijaj: Deputetët klinas – hallka e parë e heronjve institucionalë të Kosovës

Historia e një shteti nuk fillon vetëm ditën kur ngrihet flamuri shtetëror apo kur arrijnë njohjet ndërkombëtare. Por, ajo nis shumë më herët, pikërisht atëherë kur një popull arrin ta shndërrojë aspiratën për liri në vullnet politik, vullnetin në përfaqësim, ndërsa përfaqësimin në të drejtë dhe institucion...

Lekë Mrijaj: Për brezat tanë shkollorë do të dëshiroja mësuesin migjenian dhe shkollën e meritokracisë

Sa herë vjen 1 Shtatori apo dita e parë e shkollës, unë personalisht kthehem me reminishencë te vitet shkollore të brezit tim. Më duket sikur dëgjoj përsëri pastruesit teknik më zilen e vjetër dhe hapat e mësuesit tim në korridor. Më ravijëzohen para syve podiumi prej dërrasash, bankat e drurit, dërrasa e zezë...

Lekë Mrijaj: Në Dugajevë të Klinës u bekua altari i kishës së re të Shën Nënë Terezës

Dugajeva e Klinës, pjesë e Famullisë "Lartësimi i Kryqit" në Gllaviqicë, përjetoi sot një nga ditët më të rëndësishme të historisë së saj të re shpirtërore dhe kishtare. Në një atmosferë solemne, festive dhe të mbushur me besim, mirënjohje e gëzim, u bë bekimi i Kishës së re të Shën Nënë Terezës dhe i altarit të saj...

Lekë Mrijaj: Nëse qyteti i Klinës është bërë me ujë të pijshëm, a është vërtet i sigurt për konsum?

Prej më shumë se një viti, institucionet tona lokale përgjegjëse kanë deklaruar se Klina është bërë me ujë të pijshëm, ndërsa për sistemin e furnizimit sipas tyre është përuruar edhe fundërruesi, i paraqitur si një nga investimet më të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së ujit për qytetarët...

Lekë Mrijaj: Fjala publike mund të ndërtojë ura, por edhe t’i rrënojë

Ka kohë që nëpër televizione, portale dhe rrjete tona sociale po shohim një dukuri çoroditëse që më të vërtetë duhet të na shqetësojë të gjithëve. Gjithnjë e më shpesh po paraqiten njerëz jokredibilë apo të papërgatitur, të cilët marrin rolin e gazetarit, analistit, opinionistit apo edhe të teologut, pa pasur gjithmonë përgatitjen...

Lekë Mrijaj: Kisha “Shën Nënë Tereza” në Dugajevë të Klinës – histori dhe kujtesë tereziane

Kisha “Shën Nënë Tereza” në Dugajevë të Klinës, filial i Famullisë “Lartësimi i Kryqit” në Gllaviqicë, përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të historisë së re të katolicizmit shqiptar në Kosovë. E lindur në rrethanat e menjëhershme të pasluftës, historia e saj ndërthur rindërtimin material dhe shpirtëror të një bashkësie lokale...

Lekë Mrijaj: Mos na shisni filozofi, mishërojeni atë!

Ka disa ditë që në Facebook më ka rënë në sy një thënie e filozofit grek Epiktetit:  "Mos e shpjego filozofinë tënde. Mishëroje atë". Kjo thënie e këtij filozofi grek vërtet më bëri aq përshtypje, saqë më shtyu të mendoj edhe për realitetin tonë në Kosovë. Sot kemi shumë njerëz që shesin "mend" për politikë, letërsi, filozofi, moral e...

Lekë Mrijaj: Palush Syla – një figurë e autoritetit shqiptar në dëshmitë austro-hungareze të vitit 1881

Historia shqiptare e shekullit XIX ruan në dokumentacionin diplomatik austro-hungarez një varg figurash vendore, veprimtaria e të cilave nuk është trajtuar sa duhet në historiografinë e deritanishme. Një ndër ta është Palush Syla nga Lubozhda, ( i cili, mbi njëqind vjet më parë, së bashku me familjen e tij, ishte...

Lekë Mrijaj: Doli nga shtypi libri “Ku është besimi juaj?”

Sapo ka dalë nga shtypi libri "KU ËSHTË BESIMI JUAJ?", i autorit Reinhard Kittl, i përkthyer nga gjermanishtja, i përgatitur dhe i përshtatur në gjuhën shqipe nga Dom Fran Sopi, meshtar i Kishës Katolike "Shën Katarina e Aleksandrisë" në Pejë. Libri është botuar nën ISBN e Shtëpisë Botuese HIERONYMUS, Klinë, 2026...

Lekë Mrijaj: Zllakuqani i Lugut të Drinit dhe roli i Kishës Katolike në dokumentet e Arkivit Shtetëror Austriak (1890–1918)

Dokumenti i parë me rëndësi për hapësirën rajonale ku bënte pjesë Zllakuqani është relacioni i konsullit Peez, i dërguar nga Prizreni më 15 maj 1890. Sipas aktit, një ditë më parë famullitari katolik i Pejës, Padre Roberto Gabos da Cles, ishte paraqitur në konsullatë së bashku me një përfaqësues të parisë katolike dhe ishte...

Lekë Mrijaj: Kur përgjegjësia del nga shinat e trenit

Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka përjetuar një numër shqetësues aksidentesh hekurudhore, shumë prej tyre me pasoja tragjike dhe materiale. Paradoksi është i rëndë: një vend i vogël, me pak trena dhe me një rrjet të kufizuar hekurudhor, vazhdon të numërojë viktima, ndërsa kambana e alarmit bie zakonisht vetëm pasi e keqja ka ndodhur...

Lekë Mrijaj: Kur shpata fillon të ecë mbi ne

Historia e shqiptarëve dëshmon se besimet fetare, kur janë jetuar me ndërgjegje dhe urti, nuk e kanë penguar përkatësinë kombëtare, por e kanë pasuruar atë. Kultet fetare pra, Kishat dhe xhamitë nuk duhet të bëhen kurrë ledhe ndarëse, por vende ku njeriu mëson paqen hyjnore, mëshirën, drejtësinë dhe respektin ndaj tjetrit...

Lekë Mrijaj: Pesë rreze drite të Senekës në shqip, falë shqipërimit të Gjon Mark Krasniqit

Rreth një muaj më parë, shqipëruesi Gjon Mark Krasniqi nxori në dritë pesë vepra të rëndësishme të filozofit të madh romak Lucius Annaeus Seneca: “Mbi shkurtësinë e jetës”, “Mbi providencën”, “Mbi jetën e lumtur”, “Mbi qetësinë e shpirtit” dhe “Mbi zemërimin”. Botimi i këtyre veprave në gjuhën shqipe përbën një ngjarje me rëndësi të veçantë...

Lekë Mrijaj: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në veprën “Epizode historike” të Atë Paulin Margjokajt

Këndvështrimi i Atë Paulin Margjokajt mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, i shtrirë në faqet 2–15 të veprës, e paraqet këtë ngjarje jo si një akt të vetëm politik, të përfunduar me Kuvendin e 10 qershorit 1878, por si një proces historik të ndërlikuar. Në këtë proces u ndërthurën rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare...

Lekë Mrijaj: Historia e Kosovës nuk mund të mbetet peng i askujt, as i heshtjes institucionale dhe akademike

Sapo më ra në sy opinioni i z. Jusuf Buxhovi, i cili, siç shihet qartë, ka bërë një trajtim të drejtë, të guximshëm dhe të nevojshëm të një çështjeje që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet. Në opinionin e tij në gazetën Koha të datës: 30. Qershor 2026 me titullin përmbjajtësor: "Ka akademik që ka marrë deri në 7 mijë euro në muaj e s'kemi një...

Lekë Mrijaj: P. Fulvio Cordignano S.I. - “L’Albania”, Vëllimi II

Prej kohësh e kam siguruar këtë libër dhe, me ëndje të veçantë, kam filluar ta lexoj në versionin e tij të printuar. Fjala është për veprën “L’Albania”, Vëllimi II, të autorit P. Fulvio Cordignano S.I., një libër me peshë të veçantë për historinë kishtare, misionare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në periudhën e fundit të sundimit osman. Duke u nisur nga përmbajtja e kësaj vepre dhe nga rëndësia...

Lekë Mrijaj: Si mund ta vajtojë Xhevat Prekazi mungesën e Serbisë në Botëror?!

Duke lexuar në disa portale shqiptare deklaratën e Xhevat Prekazit, se qenka ndier i mërzitur për moskualifikimin e Serbisë në Kupën e Botës 2026, nuk mund të mos ndalem te pesha morale dhe historike e një qëndrimi të tillë. Kjo deklaratë nuk mund të trajtohet thjeshtë si një koment i zakonshëm sportiv. Kur një shqiptar i lindur në Mitrovicën e Kosovës shpreh kaq shumë keqardhje për mungesën e...

Lekë Mrijaj: Takim përkujtimor për Dom Kelmend Spaqin në Klinë

Sot, në Kishën Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, në orën 18:00, u mbajt një takim përkujtimor kushtuar figurës së ndritur të meshtarit të Kishës Katolike, humanistit dhe atdhetarit Dom Kelmend Spaqi, njërit prej dëshmitarëve të rrallë të dashurisë njerëzore, guximit shpirtëror dhe bashkëjetesës ndërfetare gjatë Luftës së Kosovës...

Lekë Mrijaj: Mikel Suma, arkipeshkëv shqiptar në udhëkryqet e historisë ballkanike, sipas librit të Dom Frok Zefit

Dom Frok Zefin, përmes studimeve dhe hulumtimeve të tij historiko kombëtare e kishtare, e njoh qysh para më shumë se dy dekadash. Më konkretisht, e kam njohur përmes librit të tij të rëndësishëm Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc dhe Nikinc (1737–1997), mbi të cilin kam pasur rastin të realizoj edhe një reflektim të thellë analitik. Që nga ai takim i parë me veprën e tij, kam vërejtur se Dom Frok Zefi...

Lekë Mrijaj: Beteja e Kosovës 1389 - Kontributi shqiptar sipas prof. Qerim Dalipit

Punimi i shkencor  i prof. Qerim Dalipit, “Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve”, nuk duhet kuptuar thjeshtë si një artikull historik mbi një betejë të largët mesjetare, por si një ndërhyrje shkencore në një nga nyjat më të ndjeshme të kujtesës historike ballkanike. Beteja e Kosovës e vitit 1389, e zhvilluar në truallin e Kosovës, nuk mbeti vetëm ngjarje ushtarake; ajo u shndërrua në mit, kujtesë...

Lekë Mrijaj: Protestat në Tiranë dhe përgjegjësia mbarëshqiptare për një qëndrim të përbashkët e dinjitoz

Protestat e ditëve të fundit në Tiranë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave të njohura ndërkombëtare, nuk mund të lexohen vetëm si një zhvillim i zakonshëm politik brenda Republikës së Shqipërisë. Ato janë më shumë se një ngjarje e përditshme, të cilat edhe janë një shenjë e gjallë e shqetësimit qytetar, një thirrje për më shumë përgjegjësi publike...

Lekë Mrijaj: Abstenimi im në votimin e sotëm në zgjedhjet parlamentare është ndërgjegje qytetare

Para disa ditësh kam dalë me një opinion timin publik, në të cilin kam shprehur qartë qëndrimin tim se, derisa në Republikën e Kosovës të mos ndryshohet ligji zgjedhor në drejtim të krijimit të zonave zgjedhore proporcionale, unë do të abstenoj nga votimi në zgjedhjet lokale e parlamentare. Ky qëndrim nuk ka qenë...

Lekë Mrijaj: Bashkëbisedim mirënjohjeje me Prof. Dodë Ndrecajn

Para se ta fillojë këtë bashkëbisedim me ish profesorin tim të nderuar të gjuhës angleze, prof. Dodë Ndrecajn, paraprakisht e ndiej nevojën e veçantë që, para pyetjeve dhe përgjigjjeve, para kujtimeve dhe rrëfimeve, para fjalës së shkruar dhe fjalës së thënë, të ndalem me respekt para jetës së tij, para kontributit të tij dhe para ditëlindjes së tij. Kjo ditëlindje e tij, nuk është vetëm një...

Lekë Mrijaj: Derisa të mos ndryshohet ligji, unë do të abstenoj nga votimi në zgjedhjet nacionale në Republikën e Kosovës

Ka disa ditë që ndodhem për vizitë në Hamburg të Gjermanisë. Gjatë kësaj kohe, duke qenë larg Kosovës, por shpirtërisht gjithmonë i lidhur me vendin tim, kam pasur rastin të lexoj dhe të reflektoj mbi disa modele zgjedhore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë lexim krahasues, vëmendjen time e ka tërhequr në...

Lekë Mrijaj: Një tryezë e mikpritjes dhe kujtesës shqiptare në mërgatë

Mbrëmë, në ambientet e ngrohta, elegante dhe mikpritëse të restorantit prestigjioz “Luisenhof & Dubrovnik” në Hamburg të Gjermanisë, pata kënaqësinë e veçantë të mirëpritesha miqësisht, me shumë respekt, përzemërsi dhe kulturë të lartë fisnike e njerëzore nga vëllezërit Bisaku: Alberti, Vilsoni dhe Pjetri, më konkretisht edhe nga...

Lekë Mrijaj: Imzot Dodë Gjergji - 'O Dardan! A je kah shpia?'

Ka më shumë se një vit që gjatë një promovimi të një libri , imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, ma ka dhuruar librin O Dardan! A je ka’shpia?, dhuratë të cilën e kam pranuar me admirim, me nderim dhe me një dëshirë të veçantë për ta lexuar me kujdes, jo vetëm si lexues...

Lekë Mrijaj: Këndvështrim analitik-letrar mbi librin “Rruga, e Vërteta dhe Jeta” në përkthimin shqip të Don Fran Sopit

Libri “Rruga, e Vërteta dhe Jeta” i autorit Marijan Radanovic, i përkthyer nga kroatishtja në gjuhën shqipe nga Don Fran Sopi, është një vepër me peshë të veçantë në fushën e formimit fetar, katekistik, moral dhe shpirtëror. Libri në fjalë nuk mund të lexohet thjeshtë si një tekst mësimor, as vetëm si një doracak i të...

Lekë Mrijaj: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, hero dhe krenari e shqiptarëve

Në rrjedhën e gjatë të historisë njerëzore kanë kaluar shumë mbretër, prijës ushtarakë dhe udhëheqës politikë. Disa u harruan edhe nga popujt që dikur i nderuan; disa mbetën të zbehur në faqet e kronikave, ndërsa të tjerë u rrëzuan bashkë me perandoritë, mbretëritë dhe sistemet që i kishin ngritur. Historia, në...

Lekë Mrijaj: Humoristi Gjon Oroshi – Baca Kolë, ishte buzëqeshja që u bë flamur kombëtar

Katërdhjetë vjet më parë, në vitin 1986, është ndarë nga kjo jetë një zë që kishte hyrë në shtëpitë tona si mik, si vëlla, si rrëfimtar i ndërgjegjes shqiptare. Sot, në këtë përvjetor të kalimit të tij në amshim, ne nuk e kujtojmë vetëm si një humorist, por e kujtojmë një frymë.

Lekë Mrijaj: Një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel Gojanin, në 70-vjetorin e lindjes së tij, nuk do të thotë thjesht të renditësh disa të dhëna biografike, as të vendosësh disa fjalë nderimi pranë një emri të njohur të botës sonë kulturore shqiptare. Të shkruash për të në këtë moshë të pjekurisë

Në Fokus
  • Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj

  • Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit

  • Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III

  • Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës

  • Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës

  • Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice

  • Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos

  • Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar

  • Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by SosoNews 4.2

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj