Dorian Koçi: Fillimi i një rrugëtimi të shenjtë për gjuhën dhe kulturën arbërore
Gjon Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, me shumë gjasë në hapësirën e dioqezës së Sapës ose Shkodrës. Ai konsiderohet një nga lëvruesit më të rëndësishëm të hershëm të gjuhës shqipe, jo vetëm për faktin se botoi librin e parë në shqip, por sepse me veprën e tij konsolidoi traditën e shkrimit të shqipes...

















