Mendime
Agim Xhafka: Filmi mbaroi, Edvini s‘del nga kinemaja!
E enjte, 09.07.2009, 06:02 PM
Filmi mbaroi, Edvini s‘del nga kinemaja!
Nga Agim Xhafka
I lezetshëm ky kryetari në detyrë i PS-së. Ka ditë që sajon nga një kërcënim se nuk do njohë zgjedhjet nëse në Fier nuk i shtojnë një deputet, po kështu në Berat, Shkodër, Tiranë. I pandeh mandatet si leje ndërtimi që i ndan vetë e mbledh po vetë lumenjtë e parave që i dorëzojnë ndërtuesit. Edvini nuk ka kuptuar akoma se filmi i zgjedhjeve në Shqipëri ka mbaruar. Andaj i duhet të dalë nga kinemaja që pastrueset të bëjnë punën e tyre, se pas pak atje do të nisë projektimi për filmin e radhës. Zgjedhjet e 28 qershorit mbaruan siç nuk i do Rama. Mbaruan siç nuk kishte parë as ëndërr PS-ja. Tani po bëhen rregullimet e fundit dhe kushdo e ka të qartë se shumë-shumë mund të ndërrojë krahun një mandat. Kaq pritet e kaq nuk mjafton që Edvini të korrë fitore ose të zvogëlojë humbjen. Sipas gjithë gjasave PS-ja do të ketë 64-65 deputetë, pa atë të PBDNJ-së se ai nuk dihet nga kërcen. Dihet vetëm që kjo parti në thelb është si kanguri, kërcen. E këtë herë s’ka pse pret më shumë, mbase pa ardhur qershori hyn te familja ku ishte e s’ka pse jep shpjegime. Motivi u shpall nga Solis: Rama më vodhi! Hajdut modern, rrëmbeu krejt votat e familjes sime! Ah, sa më vodhi! Përvetësues Ramën nuk e quan vetëm ky ish-deputet. Të gjithë aleatët kështu thonë: Të vjedhur që na kanë bërë! Kujtoni Milon, Gjinushin e për të mos u shtyrë më tej se ka rrezik që të plasë edhe mes komisionerëve duke treguar se sa është paguar njëri dhe tjetri. A nuk tha para dy ditësh Prifti se me çfarë shumash luajnë në merkaton zgjedhore drejtuesit e lartë të PS? I kanë milionat si pare të holla skedinash ose bakshishesh. Ndaj i çudit fort rezultati.
Tashmë zgjedhjet në Shqipëri e kanë nxjerrë produktin. Ai ka dy fitues dhe një humbës, i cili ka një emër: Edvin Rama. Ky sipas shprehjes popullore u përpoq të hapte tre “varre”, por gropa i rri hapur dhe dihet kë po pret.
Po pse nuk ecën drejt rrugës normale, kryetari në detyrë i PS-së? Pse nuk bëhet dinjitoz e burrë shteti dhe të thotë qartazi: Humbëm! Po iki! Se nuk është vetë nga brumi dinjitoz e aq më pak burrë shteti. Ju kujtohet fushata me program gjasme, llomotitjet elektorale me fraza boshe, pa brumë e pa lëng? Ju vjen ndërmend deliri i tij se prapa i vinte historia dhe me Rucin ne krah ulërinte për politikë të re? Për të mos vazhduar me listat e kandidatëve ku disa prej tyre panë emrin në gazeta dhe pyesnin kambistët në rrugë se ku është selia e partisë që do i bënte rrogëtarë. Gallatë më të madhe zor se gjen në arkivë fushatash mbarë globit.
E tani kur filmi mbaroi, Edvini me Ruçin, ky i fundit nuk të çon dot as në Gramoz e jo më në Evropë, nuk dalin nga kinemaja.
Nuk më pëlqeu filmi, thotë. Nuk ka pse të bijë nga kali ose të ma kalojë dikush tjetër. Dhe harron se regjisori popull kështu e xhiroi. Ai u mbështet te skenari i votuesve e skaliti protagonistet. Nxori dy fitues që të jetë qeveria më e kontrolluar nga brenda e një opozite të fortë për të mirën e të gjithëve. Por Edvint s’i pëlqen. Do mandate shtesë e do protesta ku të vendosë Majkon në krye. Dhe këtë e ndjekin shumë njerëz nga pas se ka pak romantizëm në mendjen e tij, ka ëndërrime me tunele poshtë Adriatikut që duket se kështu ia bëjnë më të lehtë Edvinit mosnjohjen e rezultatit.
Tani koha mbaroi. Shifrat po shkruhen, por ka gjasa të shpallen pa as më të voglin ndryshim. Ndërsa Edvini dërdëllit si të moçmit e parapolitikës. Sillet si një nxënës i keq që zysha e pyet: - Mund të më thuash diçka për mirënjohjen? – Nuk di gjë, i përgjigjet Edvini. Atëherë_katër, i thotë zysha. – Ti vëre notën, por dije mirë se unë s‘ta njoh, i thotë nxënësi Rama. Pra, normalisht ngel në klasë e tërbimi i tij si nxënës i bën keq vetëm atij. Si kryetar në detyrë i bën dëm krejt PS-së.
Filmi i zgjedhjeve mbaroi. Por shoku Rama rri në kinema. Stoik, qesharak, nuk lëviz. Mbase do që ta shohë sërish, për të kuptuar se ç’gjëmë e madhe e ka gjetur. Ok shikim të këndshëm, zoti Rama!

Komentoni
Artikuj te tjere
Agron Tufa: Pse një socialist nuk mund të votojë djathtas
Anton Marku: “Busy” intelektualët e rinjë
Ramiz Bojaj: Aventurat e dështuara serbe kundër Kosovës
Isa Mulaj: Matrapazët e duan edhe ajrin me koncesion
Blendi Fevziu: Politika, më e emancipuara
Letër drejtuar Kryeministrit nga bashkëatdhetarët në Gjenevë
Albert Zholi: Zgjedhjet e 28 qershorit dhe hallet e shqiptarëve
Ajtanga Lubonja: Një fitore që s’na prishet nga rishfaqja e pacipë e Gramoz Ruçit
Gëzim Podgorica: Avokatura e paautorizuar për socialistët e Metës
Qemal Sakajeva: Paslajmet e një dite pa lajme
Edmond Arizaj: Kori i kukuvajkave
Isuf Bajrami: Marrveshja e Konçulit
Justina Pali: Një këshillë njerëzore për Autorin e shkrimit “Letër e dërguar KPGJP-së”
BDSH: Çarçafi i PDSH-së, si Qefin për Marrëveshjen Ndërkombëtare të Ohrit
Frrok Cupi: Keta nuk do te ishin
Feti Zeneli: Ilir Meta dhe reformimi i së majtës
Ilir Dardani: Inaugurimi antieuropian
Telegram urimi nga KSH “ Verrat e Llukës” - Hamburg
Sejdi Peka: Lugati komunist që u shfaq në Fier
Faik Miftari: Votimi në Shqipëri