E enjte, 24.06.2021, 07:29 AM (GMT+1)

Lajme

Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetes me antishqiptare, Politika e Beogradit

E enjte, 23.04.2009, 06:33 PM


Nga Erjona Suma

Bashkepronari i televizionit lokal "Vizion Plus" eshte bashkepronar edhe i gazetes me antishqiptare ne Ballkan, "Politika", nje e perditshme qe botohet ne Beograd. Kjo gazete njihet boterisht per shkrimet kunder kombit shqiptar, mjafton te kujtojme komentin e saj te fundit ne diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nje ngjarje qe u pershendet edhe nga mbare vendet e rajonit.

Si per cudi, kjo gazete, ne kete dite, shkruante se: "Nese fituesi i luftes ne Kosove eshte mafia shqiptare, e cila zyrtarisht ka fituar shtetin e vet me ndihme te aviacionit te NATO-s, atehere, Aleanca, ne festimin e 60-vjetorit nuk ka ndonje shkas per te fituar. Sepse anetaresimi i Shqiperise ne te, me shume do ta dobesoje sesa do ta forcoje NATO-n, pasi Shqiperia dhe Kroacia jane shfrytezuese te sigurise, e nuk e ofrojne ate". Tjeter sehir do te bente kjo gazete, kur Kosova perkujtonte ngjarjet e dhunshme te 17 marsit te vitit 2004, kur secila nga palet e perfshira ne konflikt ndjente ndoshta pendese per valen shperthyese qe shenoi mbi 20 viktima. Shkrimi i saj ne pervjetorin e katert te kesaj ngjarje do te mbante titullin "Dhuna Shqiptare u shperblye me shtet". Krahas mllefit, faqet e kesaj gazete mbajne shkrime qe nxisin Beogradin te ashpersoje qendrimin e saj ne lidhje me marredheniet e reja mes Shqiperise dhe Kosoves. Ne 24 janar te ketij viti, gazeta "Politika" e Beogradit, i kerkon qeverise serbe te reagoje ndaj idese per nderprerjen e regjimit kufitar mes Kosoves dhe Shqiperise.

Por bashkepronari i kesaj gazete dhe i televizionit lokal shqiptar, Vizion Plus, eshte gjithashtu pronar i 100 % te aksioneve te nje tjeter gazete antishqiptare ne rajon, "Dnevnik" i Maqedonise. Me 17 maj te vitit te shkuar, ne kohen kur Shqiperia dhe Maqedonia shenonin marredhenie te shkelqyera si partnere ne Karten e Adriatik 3 dhe si vende qe shpresonin anetaresimin e njekohshem ne NATO, gazeta "Dnevnik" e bashkepronarit te "Vizion Plus", kishte ne faqet kryesore edhe shkrimin ku sulmonte Kryeministrin shqiptar pse ky kerkoi qe te festonim se bashku pervjetorin e Lidhjes shqiptare te Prizrenit.

Mesa duket, pronesia e njejte tashme e gazetave me antishqiptare, si "Politika" e Beogradit, apo "Dnevnik" e Shkupit dhe televizionit "Vizion Plus" te Tiranes, shpjegojne edhe qendrimet me te fundit antikosovare te ketij televizioni, qofte kunder rruges Durres-Kukes, qofte kunder licences se celularit te 4-t qe u fitua nga Telekomi i Kosoves ne tenderin e hapur nderkombetar, ku ajo ofroi 7.2 milione euro per kete licence, kundrejt 5 milione qe ofroi firma tjeter qe dyshohet se ka lidhje me nje prej ortakeve te "Vizion Plus".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora