Kerko: a
Iliria e zbuluar nga Leon Rey
E merkure, 01.02.2006, 08:14 PM
U promovua dje revista “Iliria”, një pjesë e së cilës i kushtohet arkeologut francez Leon Rey
Jo më kot e quajnë rimëkëmbës të Apolonisë. Nxorri në dritë sanktuarë, mure, rrugë, shtëpi…, një qytetërim të tërë. Për arkeologun francez Leon Rey është folur edhe herë të tjera, por gjithnjë ka diçka të re për të thënë. Me rastin e prezantimit të revistës “Iliria”, në ambientet e Aleancës Franceze, u mbajt dje një takim ku u fol më së shumti rreth arkeologut francez. I pranishëm ishte dhe i biri i tij Jean Gabriel Rey, që solli për të pranishmit kujtime dhe momente nga jeta e të atit. Fillimisht, në vitin 1923, Leon Rey, i caktuar për realizimin e një misioni arkeologjik nga vetë senatori francez Justin Godar, i nisi gërmimet në qytetin e Durrësit, megjithatë veprimtaria e tij në Shqipëri është e lidhur ngushtësisht me qytetin antik të Apolonisë. Që në vitin 1924 zbuloi dy shtëpi të periudhës helenistike romake që ndodhen në shpatin perëndimor të qytetit, ndërsa një vit më vonë fillon zbulimin e portikut. U zbuluan shtatë nishe me statuja, një prej të cilave daton shek. III para Krishtit. Falë vrapimit të një dhelpre, Rey zbulon dhe një galeri nëntokësore 47 metra të gjatë që shërbente për kullimin e ujërave. Monumente të rëndësishme dolën në dritë në fushatën e vitit 1931-1933, gjatë së cilës Rey zbuloi qendrën monumentale të periudhës perandorake të Hadrianit: monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Sanktuari dhe portiku me 17 nishe. Në vitet që pasuan iu përkushtua punës për pastrimin e kësaj qendre, ndërsa në fushatat e viteve ‘37-’38 zbulon rrugën që kalon midis Odeonit dhe monumentit të Agonotetëve e që vazhdon poshtë mbi shpatin perëndimor të qytetit. Kjo rrugë jepte një ide mbi orientimin e rrjetit rrugor gjatë periudhës perandorake. Ai filloi gjithashtu zbulimin e murit të Temenosit në lindje të odeonit i përshkuar nga një portë e bukur, që krijon idenë e një harku me majë. Krahas shumë zbulimeve, Rey ngriti edhe Muzeun Arkeologjik në Vlorë në vitin 1936, pikërisht në shtëpinë ku Ismail Qemali ngriti flamurin në 28 nëntor të vitit 1912, e ku grumbulloheshin objektet e gjetura arkeologjike. Por fatkeqësisht ky muze u shkatërrua nga një predhë italiane dhe shumë objekte u plaçkitën nga ushtarët.
Vëllimi i XXXI i revistës “Iliria” përmban materialet e simpoziumit ndërkombëtar “80 vjet kërkime arkeologjike në Apoloni”, i mbajtur në maj të vitit të kaluar. Në këtë vëllim prej 341 faqesh dhe shumë foto e dokumente, radhiten 20 artikuj në gjuhën shqipe dhe frënge, 8 prej të cilëve i kushtohen veprë së Leon Rey-t. Ndër to mund të veçojmë shkrimin e studiuesit dhe arkeologut të njohur Prof. Pierre Cabanes “Vepra e Leon Rey-t në Shqipëri 1924-1939”. Ai gjithashtu ishte i pranishëm në takimin e djeshëm ku mbajti kumtesën “Jeta fetare në Gramata”, bazuar mbi leximin e mbishkrimeve në një zonë të jug të Shqipërisë. Më tej në faqet e revistës, kumtesa e Etleva Nallbanit, “Leon Rey, pionier i arkeologjisë franceze në Shqipëri” mbështetet në arkivin personal të Leon Rey-t, të vajzës Geraldine Hutinel dhe të djalit të tij Jean Gabriel Rey. Ndërsa arkivi familjar i familjes Ceka, sjell letërkëmbimin e Leon Rey-t me Hasan Cekën. Në pjesën e dytë të revistës, nga 11 trajtesa të botuara, nga specialistë me përvojë të gjatë në kërkimet në Apoloni, si Mano, Budina, Prendi, Dautaj, Jean Luc Lamboley, etj., jepen rezultatet e kërkimeve e zbulimeve në qytetin e Apolonisë, në periudhën 1948-2004, e cila mund të quhet periudha “Pas Leon Rey-t”. Revista mbyllet me një fashikull me 45 foto bardhë e zi, të përzgjedhura mes 150 fotove të prezantuara në ekspozitën e organizuar me rastin e simpoziumit.

Komentoni
Artikuj te tjere
Agron Hamo
Irma Libohova: Muzika e lehtë shqiptare, sa e çoroditur...
Novela e forumisteve te forumit shqiptar XI
Sejfulla Myftari
Julianne Moore
Gwyneth Paltrow
Një e dielë me Manjola Nallbanin
Paulin Selimi
Luis Ejlli: Çmimi më tremb për garën e madhe
Ilir Shaqiri
Irini Qirjako
Antigonea antike rikthen arkeologët
Frederik Ndoci
100 Filmat më të mirë të shekullit
Si u gjendën negativët në fototekën “Marubi”
Hajmalia që i sjell fat Ilir Shaqirit
Kledi Kadiu dhe jeta e tij midis sfidave dhe kërcimit
Bisedë me Qerim Vrionin
Enkela Bisha: Kënga e popullit është e pavdekshme
Fadil Hasa