Shtesë » Video
Enver Hoxha sipas dosjeve të CIA-s
E diele, 27.04.2014, 06:00 PM
Si gjurmohej dhe dokumentohej jeta private e diktatorit shqiptar
Për herë
të parë një dokumentar televiziv arrin të sjellë një portret të Enver Hoxhës
sipas të dhënave që grumbullonte Shërbimi Inteligjent Amerikan,
Dokumentet që publikohen për herë të parë sjellin fakte të panjohura por edhe tronditëse.
Ato
zbardhin gjurmimin muaj pas muaji e vit pas viti të jetës private, por edhe
publike të Enver Hoxhës, filluar që nga fundi i viteve 1950. Në këtë pjesë të
parë të filmit janë përzgjedhur informacionet që kanë lidhje me një konflikt të
panjohur dhe shumë të vjetër për pushtet mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.
Një konflikt që hedh dritë dhe ka të ngjarë për herë të parë sqaron edhe të
gjitha spastrimet e krerëve komunistë në vite, deri te vetë Mehmet Shehu dhe
bashkëpunëtorët e tij.
Nuk dihet saktësisht se përse janë grumbulluar këto të dhëna nga shërbimi inteligjent më i madh i botës, po kështu nuk dihet nëse janë shfrytëzuar dhe përse.
Ka shumë ta ngjarë që ato të kenë qenë thjesht pjesë e rutinës së zakonshme të punës të këtij shërbimi secret për të plotësuar mozaikun e të dhënave për personalitete të ndyshme, sidomos për personazhe të renditur në anën e gabuar të historisë.
Në pjesën
e dytë janë përzgjedhur materiale të cilat vërtetojnë se si
Ajo që të bën përshtypje mbështetur në këto dokumente, është se nisur që nga fillimi i viteve 1950, në asnjë dokument të deklasifikuar të Shërbimit Sekret Amerikan nuk ka të dhëna se amerikanët janë interesuar të rrëzojnë nga pushteti Enver Hoxhën.