Kulturë
Mel Gibson
E premte, 08.07.2005, 07:26 PM
Aktori amerikan, bashkëprotagonist i luftës së shifrave
Mel Gibson, personifikimi i filmave epikë e historikë
![]() |
Mel Gibson |
Një karrierë e nisur rastësisht
Mel Gibson nisi të aktronte, vetëm sepse e motra dorëzoi një aplikim pa dijeninë e tij. Një natë para audicionit, ai u përfshi në një zënkë dhe fytyra e tij u rrah keqas, një aksident falë të cilit ai arriti të fitonte rolin. Pasi u diplomua në Institutin Kombëtar të Arteve Dramatike më 1977, karriera e aktrimit të Mel Gibson nisi në Australi me serinë televizive “The Sullivans”. Por shfaqjen e parë në një film të vërtetë artistik e promovoi me Mad Max, që më vonë u bë një hit kulti. Imazhi i tij ndërkombëtar pati një ngritje me filmin e Luftës së Parë Botërore “Gallipoli”. Por vetëm në vitin 1984, ai bëri deputimin e parë në tokën amerikane të titulluar “The bounty”, në krah të aktorit Antony Hopkins. Gibson u zhvendos drejt filmave më zotërues dhe komercial me seritë e “Armëve vdekjeprurëse”, ku nisi si një polic i dhunshëm drejt një marrëdhënie më shoqërore me ortakun e tij më të vjetër. Por çuditërisht, Gibson u zhvendos në një gjini më klasike, duke luajtur princin melankolik holandez në filmin “Hamleti” të Franco Zeffirellit. Ai ka qenë i suksesshëm edhe në komedi si Maverick dhe “Çfarë duan gratë” një sukses rozë i vitit 2000. Në vitin 1996, Gibson mori dy çmime “Oskar” për regjinë dhe fotografinë më të mirë në filmin “Braveheart” të bazuar në jetën e William Wallance, një lord lufte skocez i shekullit të 13-të, i cili luftoi kundër anglezëve.
Pasioni i Krishtit
Në vitin 2004, Gibson nxori në tregun e pafund të filmave hollivudianë filmin “Pasioni i Krishtit”. Një film në gjuhën armaike, hebre dhe latine, e cila tregon një përshkrim të 12 orëve të fundit të jetës së Jezu Krishtit. Filmi ka marrë lëvdatat më të larta nga të krishterët dhe një numër hebrenjsh konservatorë. Por njëkohësisht, u kritikua nga disa studiues të krishterë dhe hebrenj disa prej të cilëve kanë pretenduar se filmi mund të nxisë antisemitizmin. Një numër i konsiderueshëm i skenave dhe detajeve në film janë ide origjinale të një murgeshe katolike të shekullit të 19-të, Anne Catherine Emmerich në librin e saj “Një pasion i Zotit tonë Jezu Krisht”. Pavarësisht kritikave ose ndoshta të ndihmuara nga ato, filmi arriti përfitimin prej 611 milionë dollarësh në të gjithë botën dhe u bë filmi i tetë më përfitues në historinë e kinemasë.
Mel Gibson
Mel Gibson, aktori, regjisori dhe producenti amerikan me origjinë australiane. Ai devijoi nga rruga e gazetarisë dhe nisi të aktronte krejt rastësisht. Një aplikim për një rol u dorëzua krejt rastësisht nga e motra pa dijeninë e tij. Një natë para audicionit, ai u përfshi në një zënkë dhe ai u rrah keqas, fytyra e tij pësoi aq shumë plagë falë të cilave ai arriti të fitonte rolin.
Pasaporta
Emri: Mel Gibson
Datëlindja: 3 janar 1956
Vendlindja: Nju-Jork, SHBA
Profesioni: aktor, regjisor, producent
Gibson u rendit në vendin e parë të listës së revistës “Forbes”, si personazhi i famshëm më i paguar për vitin 2004, me një rrogë prej 210 milionë dollarësh nga përfitimet e filmit “Pasioni i Krishtit”.
Është zgjedhur vazhdimisht nga revista “People”, si një ndër 50 personat më të bukur në botë.
Ishte aktori i parë australian që u pagua 1 milion dollarë për rolin e tij në film.
Pagesat:
Signs (2002) 25 milionë dollarë
We Were Soldiers (2002) 25 milionë dollarë
The Patriot (2000) 25,000,000
Chicken Run (2000) 1 milion dollarë
Conspiracy Theory (1997) 20 milionë dollarë
Pasioni i Krishtit
Disa pjesë të këtij filmi u censuruan nga vetë regjisori, ndërsa skena të tjera dhune nuk u lejuan të shfaqeshin në kinema. Sipas Gibsonit, filmi që bëri aq shumë polemika, “Pasioni i Krishtit”, nuk është e thënë që të jetë ofendues për hebrenjtë e sotshëm, pasi tregohet e vërteta. Gjithashtu, në një intervistë të dhënë, ai ka thënë se ka shkurtuar një pjesë të filmit që kishte të bënte me priftin e lartë hebre, Caiaphas, sepse sipas tij, nëse kjo do të transmetohej, atëherë jeta e Gibsonit ishte në rrezik.
Braveheart
Sapo të përmendet filmi “Braveheart”, çdokujt i kujtohet aktori Mel Gibson tek flet me atë theksin skocez. Filmi i realizuar në vitin 1995 është cilësuar nga kritikët si një film i jashtëzakonshëm i mbushur me tradhti, beteja dhe pasion. Një film rreth njerëzve që janë gjithnjë të shtypur dhe ende jo të lirë, duke e trajtuar me një realizëm dhe ndjeshmëri zemërthyese. Ndërsa dikush tjetër e cilëson si një përrallë djallëzore, ku mbizotëron një masë e madhe heroizmi.
Shenjat
Në këtë film, Mel Gibson ka një kundërshtar edhe më të fortë, vetë alienët. Në një luftë për të mbrojtur familjen e tij nga kërcënimi më i madh botëror, pushtimi i jashtëtokësorëve, Gibson arrin të tregojë edhe një herë aftësitë e tija autoriale. Ai luan rolin e një ish-prifti, i cili kohë më parë kishte humbur besimin, por ngjarja në vazhdim dhe situata përfundimtare ndryshojnë gjithçka. Një film triller, i cili përmban elementet më frikësuese të një filmi horror.
Çfarë duan gratë
Ashtu sikurse “Braveheart” është filmi i tij më i suksesshëm dramatik, “Çfarë duan gratë” është filmi i tij më i suksesshëm komik. Duke formuar një kopje të shkëlqyer së bashku me aktoren bionde, Helen Hant, Gibson shënoi një sukses të ri, duke treguar se rolet në komedi i shkonin po aq për shtat. Ai u kthye në tmerrin e grave kur arriti të lexonte mendimet e tyre dhe të krijonte situata të veçanta qesharake.
TO - Korrik 2005
Komentoni
Artikuj te tjere
Bono
Gazeta e parë e botës
“Nderi i Republikës” në Austri
Piktorët më të shitur shqiptarë
Tempujt e Europës Qendrore
Arkeologjia Shqiptare
Rreziku, santuari i Dautes një thesar i varrosur
Kastriot Tusha
Dhurata Kasmi
James Belushi
Melpomeni Çobani
Besa Imami
Violeta Manushi
Gerard Depardieu
Marie Kraja
Mentor Xhemali
Naim Frashëri
Zbulohen objekte të rralla pranë varrit të Skënderbeut
Korça, një shekull serenatash
U2