E premte, 29.03.2024, 10:49 AM (GMT)

Shtesë » Video

Kanabisi 3 metra në Lazarat, 2 të rinj holandezë e filmojnë

E hene, 21.05.2012, 06:46 PM



Kanabisi në Lazarat si qepët e domatet e fermerëve. Dëshmia është një video-dokumentar që qarkullon në Youtube e realizuar nga dy djemtë holandezë Daan Vonk dhe Theo Roelofs që vitin e kaluar vizituan Shqipërinë.
Në udhëtimin e tyre me motora, 2 të rinjtë mundën të futen lirisht aty ku policia nuk e bën. Nga video vihen re djemtë të ngazëllyer qe tregojnë bimët e hashashit që sipas tyre arrijnë gjatësinë 3 metra.
Dhe nga pamjet duket qarte se bimët janë të mbjella në oborret e shtëpive.

Dokumentari zgjat 52 minuta e 13 sekonda dhe sjell udhëtimin Daan Vonk dhe Theo Roelofs në Tiranë, Gjirokaster, Vlorë, Divjakë, Sarandë. Video qarkullon në Youtube që prej 24 Janarit të këtij viti.

Policia
Lazarati dhe kanabisi kanë qenë jo njeherë pjesë e lajmeve të kronikës. Gazetari i TVNews24, Artan Hoxha ka qenë i pari që ka dëshmuar me fakte se bimët narkotike rriten lirshëm në këtë zonë ku nuk ndërhyn dot policia. Ai siguroi i pari pamjet e rralla ku bimët rriteshin si pemë. Kanë qenë aksione të ndryshme të policisë që kanë mundur të sekuestrojnë sasi të mëdha kanabisi në zonën e Gjirokastrës, duke deklaruar se lënda narkotike vjen nga Lazarati. Por gjatë ndërhyrjeve direkte të policisë në Lazarat, efektivët janë përballur me shume se njehere me të shtëna armësh që vinin nga shtëpitë e lazaratasve. Operacione në drejtim të këtij fshati janë kryer shpesh dhe nga ajri, por sërish kultivimi i bimëve narkotike në këtë zonë duket se vijon.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora