Kulturë
Kol Idromeno
E enjte, 07.06.2007, 07:14 PM
Kol Idromeno (1860-1939)
Piktor, arkitekt, skulptor, fotograf dhe skenograf shumë i talentuar
Kol Idromeno |
Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Ai ka mbajtur edhe një korrespondencë me vëllezërit Lumiere në Paris.
Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike. Ka krijuar një numër të madh kompozimesh etnografike. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri.
Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i peisazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare (“Oborri i një shtëpie shkodrane”) dhe si një pioner i pikturës realiste sekulare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezanuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër, etj.
Motra Tone |
![]() |
Autoportret |