Shtesë » Video
Agim Gashi: Çamëri moj Çamëri
E diele, 20.06.2010, 07:37 PM
Agim Gashi
Çamëri moj Çamëri
Çamëri moj Çamëri
Pse të ndihet vaji Ty?
Pse të ndihet vaji e gjama,
-Ah jetime më ka lanë nana!
Çamëri moj Çamëri
Unë kosovari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Ato plagë që t´lan´ të mekun
Spo sherohen as me shekuj!
Çamëri moj Çamëri
Unë mërgimtari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Djel e vasha t´shkaperderdhun
Gjithsekund në këtë dynja.
Çamëri moj Çamëri
Jo përqamja stë vyen Ty!
Çamëri moj Çamëri
Seç ma prish shëndetin ti,
Ju shof pak edhe t´përqarë
Zemër shkreta m´bahet varrë.
Çamëri moj Çamëri
Kosovari unë qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Mblidhi pleq e mblidhi t´ri,
Leni t´keqe e leni mni
Lidhni besë edhe miqësi,
Çamëri moj Çamëri
Mërgimtari qan për Ty!
Ka ardhë koha me u bashku
Njeni tjetrin me nderu,
Të gjtha forcat ti bashkoni
Lirinë n´daqit Ju ta gzoni!
Çamëri moj Çamëri
Nanë Shqipnija të merr në gji!
Çamëri moj tokë shqiptari
T´lidhim besë na e la i pari
Pa u bashku edhe Ti,
Kurr Shqipnija sbahet Shqipni!
Çamëri moj Çamëri
Kosovasi unë qaj për Ty!