Kerko: Zef Ahmeti
Zef Ahmeti: Politika e Jashtme Shqiptare
E diele, 05.08.2012, 12:51 PM
POLITIKA
E JASHTME SHQIPTARE
Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë
Nga Zef Ahmeti
Hyrje
Njohja e ndodhive historike, proceseve diplomatike janë segmente të patejkalueshme nëse dëshirojmë të jemi më afër dhe më përmbajtësor në lëndën e zgjedhur për trajtim. Natyrisht ktu nuk pretendojm të themi se, e gjitha që është këtu e shkruar është e “vërteta” e fiksuar. Qëllimi është që, mbështetur në burime, të paraqesim një pasqyrë sa më e qartë dhe e sa më e kompletuar. Natyrisht se punimi mbështetet në literaturen e përdorur. Mungojnë botimet e reja të publikuara në pesë vitet e fundit. Ne ato me qëllim nuk po i fusim këtu, për të parë nëse konstatimet e mëhershme (punimi është shkruar para 7 vitesh, 2005, publikohet për të parën herë), janë në kahje të drejtë me punimet e reja për temën në fjalë.
Me
periodizimin e zhvillimit të diplomacisë shqiptare janë marrë dy autorë: Lisin
Bashkurti[1] dhe Klaus-Detlev Grothusen.[2]
Grothusen
periodizimin e politikës së jashtme shqiptare e ndanë në dy periudha.[3] Ndërsa
periudhat i ndanë përsëri në disa faza. Kështu sipas tij periudha e parë ndahet
në katër faza: faza e patronatit jugosllav (1944-48); koha e Stalinit si fazë e
patronatit sovjetik (1948-53); faza e tretë lidhet me vdekjen e Stalinit deri në
kohën e prishjes së marrëdhënieve me Hrushovin – pra si pjesa e dytë e
patronatit sovjetik (1961-78); faza nën patronatin Kinez (1961-78). Ndërsa
periudha e dytë është ndarë në dy faza: faza e emërtuar si “splendit isolation”
(1978-88); dhe faza e “Approaching the European Mainstream” që nga viti 1988.
Autori në
fjalë politikën e jashtme shqiptare e vlerëson si politikë “mes vendvendosjes
dhe patronatit”.[4] Në periodizimin e tij nuk e takojmë periudhën e para 1912
si periudhë në vete, por as atë prej 1912 deri në vitin 1944. Këto pjesë kohore
Grothusen i shtjellon në mënyrë të përgjithshme, sidomos atë para 1912, sa për
të lidhur lëndën që e bën në kuadër të periodës së parë, respektivisht në kuadër
të fazës së parë.[5]
Duke u mbështetur edhe në Bashkurtin, ne do të bëjmë një periodizim me një ndryshim nga Grothusen duke e shtuar një periudhë për ta ndarë në dy faza shtesë, pra bëhet fjalë për ato pjesë kohore që i cekëm. Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë të ndërmjetme me bindjen tonë se është më e plotë. Kështu ne kemi ravijëzuar këtë periodizim:
Periudha
e parë
- Faza e
lëvizjeve për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë deri më 1912.
- Faza prej shpalljes së pavarësisë deri në vitin 1944.
Periudha
e dytë
- faza e
patronatit jugosllav (1944-48)
- koha e
Stalinit si fazë e patronatit sovjetik (1948-53)
- faza e
tretë lidhet me vdekjen e Stalinit deri në kohën e prishjes së marrëdhënieve me
Krushçovin – pra si pjesa e dytë e patronatit sovjetik (1961-78)
- faza nën
patronatin Kinez (1961-78)
Periudha
e tretë
- faza e
emërtuar si “splendit isolation” (1978-88)
- faza e “Approaching the European Mainstream” që nga viti 1988
Pse Grothusen nuk thellohet në periudhën që e plotësuam, do të shohim më vonë. Kurse kjo ndarje e jonë përmban mes periodave dhe fazave që kemi zgjedhur e sistemuar edhe faza të cilat mund t`i quajmë si faza të tranzicionit e që lidhin kalimet, kthesat. Jemi munduar që edhe këto t’i ndërlidhim në tekst e kontekst.
Periudha
e parë
1. Faza e lëvizjeve për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë deri më 1912
Në dallim
nga autori shqiptar Bashkurti i cili shtjellimin e diplomacisë shqiptare e nisë
që nga lashtësia për të kaluar në mesjetë,[6] ne e nisim emërtimin me disa nga
ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare me fillimin e mesjetës e këndej.
Këtu e
kemi fjalën për themelimin e Principatës së parë të pavarur shqiptare me
kryeqytet Krujën. Ndërsa ndarja në dysh (Lindje-Perëndim)
e Perandorisë Romake që bëri Perandori Teodos vlerësohet si “pikë reference në
çdo proces politik që po ndodhte mbi popullin shqiptar”.[7] Më vonë nga fundi i
shek. e 13 fillon një bashkëpunim i aristokracisë shqiptare me atë italiane dhe
franceze të kohës, ndërsa gjatë shek. 14 vërehet fillimi i një konsolidimi të plotëtë të Princërve shqiptarë. Kjo kohë solli
gjithashtu një bashkëpunim “të fuqishëm Ballkanik” ndërmjet Principatave të shtrira
në zonën e Adriatikut.[8] Në fund të shek. 14 në Jug dhe në Lindje nis zgjerimi
Osman i cili i afrohe t Evropës Juglindore dhe arriti deri në nënshtrimin e
plotë edhe të shqiptarëve. Pas rënies së Principatës së Kastriotëve nën
sundimin otoman në fillim të shek. 15 Gjergj Kastrioti merret peng nga Porta i
cili më vonë pas qëndrimit edukimit dhe pjekjes së tij dhe luftërave të shumta
që kishte bërë për Perandorinë Osmane në vitin 1443 pasi braktisi e ushtrinë Osmane në betejën e
famshme kundër hungarezëve të udhëhequr nga Huniadi, ai kthehet në Krujë në vendlindjen
e tij. Kthimi i Skënderbeut hapë një epokë të re për shqiptarët. Në historinë e
diplomacisë Evropiane Gjergj Kastrioti vlerësohet si “i pari politikan e
diplomat që krijoi dimensionin Adriatiko-Ballkanik”.[9] Mbreti shqiptar, Gjergj
Kastrioti,[10] e kishte kuptuar mirë se kishte filluar një lojë të madhe
interesash. Ai për këtë qëllim u kishte ofruar bashkëpunim politik e diplomatik
shteteve Italiane të kohës me çka synonte një Aleancë të fuqishme politike
ushtarake. Skënderbeu u përpoq poashtu që të zgjeronte aleancat edhe me shtetet
tjera katolike sidomos me Republikën e Venedikut dhe Raguzës. Bashkëpunim i kërkoi
edhe Mbretërisë së Serbisë, Bullgarisë dhe Princërve Hungarez.[11] Në krye të aksionit
të politikës së jashtme Skënderbeu kishte emëruar Pal Engjullin i cili ka
punuar për të realizuar Lidhjen e Shenjtë Adriatiko-Ballkanike. Engjulli vlerësohet
si ndër themeluesit e diplomacisë shqiptare dhe si i pari diplomat i njohur ndërkombëtarisht.[12]
Me vdekjen e Skënderbeut pas 25 vjetësh rezistence të pandërprerë e tejet
efikase kundër Perandorisë Osmane, ai len një vakuum të plotë të lidershipi të fuqishëm
shqiptar por edhe në Ballkan dhe Itali. Për këtë fakt Volteri shkruante në vitin
1756 duke theksuar se “Perandoria Bizantine do të kishte mbijetuar nëse do të kishte
pasur një udhëheqës me cilësitë e tij”.[13] Në fitoren e Skënderbeut Volteri
kishte parë dy faktorë të rëndësishëm se shqiptarët janë popull luftëtar dhe se
Shqipëria është një vend malor.[14] Pas vdekjes së Skënderbeut i tërë Ballkanit
pushtohet nga Perandoria Osmane me çka ndërpritet në masë të konsiderueshme
zhvillimi i identitetit të shqiptarëve, vështirësohen “lidhjet dhe bashkëpunimin
e tyre me Perëndimin”.[15]
Pa dashur
të thellohemi më tepër, për shkak të natyrës së punimit po përmendim se
Bashkurti në veprën e tij bën fjalë edhe për figurat e papëve shqiptarë Klementin e XI dhe Xhovani Francesko Albanin,
që kanë luajtur një rol në diplomacinë perëndimore;[16] kurse në fushën e diplomacisë Adriatiko-Ballkanike[17]
Ali Pashë Tepelenën.
Në periudhën
e Rilindjes kombëtare shqiptar,[18] siç dihet shekulli 19 u karakterizua me
fillimin e rënies së plotë të Perandorisë Osmane dhe ngritja e lëvizjeve
nacionale shtetformuese në Evropën Juglindore. Në këtë kohë paraqiten aktorë të
rëndësishëm ndërkombëtar si Rusia, Gjermania e Bismarkut, Franca dhe Britanai e
Madhe. Në këtë kohë do të kemi disa kthesa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.
Shpalljes
së Shqipërisë si shtet i pavarur (28 nëntor 1912) padyshim i paraprin një proces i gjatë historik i përpjekjeve të pandërprera
të popullit shqiptar për tu ç`liruar nga sundimi osman, por edhe i konflikteve
të brendshme që kalonte.[19] Për lindjen e shtetit shqiptar kemi dy vlersime, se nuk ishte
krijesë e “një akti ndërkombëtar”, por qe rezultat i përpjekjeve të brendshme që
vlonin në gjirin e kombit shqiptar, të paraprirë
nga Rilindja Shqiptare me Lidhjen e Prizrenit,[20] dhe vlersimi i dytë se ishin
austriakët ata që nxitën ndjenjën kombëtare tek shqiptarët. Për dallim nga
fqinjët populli shqiptar vlerësohet si “komb tejet i vonuar”,[21] mirëpo duhet
pasur parasysh se shqiptarët nuk dallonin shumë nga fqinjët e tyre. Rilindja është
koha kur shqiptarët zunë të formohen si komb modern dhe të organizohen
politikisht.[22]
Jehona e
iluminizmit evropian, edhe pse me vonesë, filloi të ndihet edhe në Shqipëri. Rilindja
shqiptare vlerësohet edhe si “iluminizmi shqiptar”.[23]
Arsyet e
vonesës janë të ndryshme. Disa nga ato
po i emërtojmë kësisoj: politika e Sulltanit përçaj e sundo; mungesa e unitetit
brenda shqiptareve- mungesa e figure unifikuese; pozita më e avancuar e
shqiptarëve në Ballkan brenda Perandorisë Osmane (postembajtës dhe titujmbajtës
shqiptar si Pashallarë, guvernatorë, komandantë, deputetë në Qendrat Osmane);
joshja orientale; fragmentizimi i shqiptarëve nga ndikimet e kulturës
orientale, helene dhe katolike. [24]
Të gjendur
para rrezikut të ndarjes së tokave shqiptare në vitin 1878 pak kohë përpara
Kongresit të Berlinit u themelua Lidhja Shqipatre e Prizrenit[25] me qëllimit të
prezantimit të kërkesave shqiptare pranë Kongresit. Me këtë rast ishin ngritur
dy delegacioni për t`a prezantuar çështjen shqiptare, njëri niset për Stamboll
për ta kërkuar mbështetjen turke për
tendencën e autonomisë shqiptare, ndërsa tjetri ishte nisur për në Kongresin e
Berlinit që edhe atje të paraqesin kërkesat shqiptare. Të njëjtën kohë nga
Mirdita ishte nisur një Peticion (18 qershor 1879) ku kërkohej që të respektohet
zona e tyre katolike shqiptare si trevë e pavarur. [26] Nga Kongresi shqiptarët
nuk arrijnë të fitojnë asgjë nga kërkesat e tyre. Madje edhe Perandoria Osmane
kishte injoruar dhe refuzuar kërkesat shqiptare duke lënë të nënkuptohet se
shqiptarët janë “nën zotërime të plota turke”.[27]
Vërtetë Traktati
i Berlinit kishte kthyer Ballkanin në zonë interesash dhe përplasjesh mes
Fuqive të Mëdha dhe interesave të shteteve të sapongritura Ballkanike. Në përgjithësi
me Kongresin e Berlinit historia shqiptare fillon t’u adresojë kritika të ashpra
Fuqive Evropiane, mbase një ndjenjë të tillë është e pranishme edhe sot. Por
cila është e vërteta? Studiuesit e rinj shqiptarë kanë mundur të paraqesin një tablo
tjetër pa komplekse, lidhur me mangësitë e palës shqiptare të asaj kohe. Kështu
ata bëjnë fjalë për disa aspekte: për përgatitjen e vonuar dhe kohën e papërshtatshme
kur iu drejtuan Kongresit të Berlinit me kërkesat e shqiptarëve; organizimi i
dobët e i paqartë lidhur me synimin e kërkesave (autonomi nën Portën apo pavarësi),
në një kohë kur vendet tjera ballkanike tashmë kishin shpallur shtetet e tyre,
përçarja e (fragmentizimi) elitës shqiptare edhe ashtu të ngushtë; paraqitja
para Kongresit me përfaqësues të ndarë; shpresa e gabuar se Porta do të përkrahte
interesat shqiptare.[28]
Sipas
Christine Von Kohl[29] mbas Marrëveshjes së Paqes të nënshkruar në Shën Stefan
në mars 1878 por edhe për shkak të vendimeve të dala nga Kongresi i Berlinit,
do të kemi një radikalizim të shqiptarëve. Në Shën Stefan Porta e Lartë pas
humbjeve që pësoi nga Rusia kishte pranuar ndarjen e trojeve shqiptare në favor
të Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë. [30] Të hidhëruar nga këto procese
shqiptarët formuan “Komitetin e Myslimanëve të Vërtetë” i cili disa vite më vonë
riemërohet si “Lidhja e Prizrenit”. Von Kohl thotë se në librat e historisë shqiptare
është falsifikuar ky aspekt kur mëtohet se ajo (Lidhja) kishte tendencë nacionaliste,
e lihet në heshtje orientimi islamist por edhe atëher kur koncentrohen vetëm në
theksimin e kërkesës së shqiptarëve për mëvetësi.
Nga kjo mund të përfundojmë se politika e jashtme shqiptare sa kishte vënë hapat e parë, ajo sado që vlerësohet si patriotike ishte krejtësisht amatore dhe e fragmentarizuar tejmase. Kjo gjendje do të vazhdojë deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, me të cilin akt fillon një fazë më e avancuar e politikës së jashtme shqiptare. Në dhjetëvjetëshin e parë të shek. 20 fillojnë përsëri përpjekjet e kombinuara politikë e luftë me kryengritjet e shumta kundër turqve por edhe kundër politikave pushtuese të fqinjëve.[31] Ndërkohë, pas përvojave të shumta, politika dhe lidershipi shqiptar kishte kuptuar përfundimisht se duhej thënë “lamtumirë” politikës dhe drejtimeve orientale për t`u pozicionuar drejt perëndimit.[32] Shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 u parapri nga kryengritjet e malësorëve.[33] Pasi 37 patriotët shqiptarë kishin proklamuar në Vlorë lindjen e shtetit shqiptar në të njëjtën ditë u adresuan telegrame fuqive të mëdha të asaj kohe (Austrisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë) për t`i njoftuar lidhur me aktin e shpalljes së Shqipërisë si shtet sovran dhe të lirë.[34]
- Faza prej shpalljes së pavarësisë (1912) deri në vitin 1944.
Edhe pse
embrionet e para të politikës së jashtme shqiptare i gjejmë në Lidhjen e
Prizrenit (10.6.1878) dhe në Kongresin e Berlinit (13.6.-13.7.1878), Grothusen[35]
përfaqëson mendimin, se për një politikë të jashtme shqiptare në kuptimin e së drejtës
ndërkombëtare mund të flitet që nga faza e shpalljes së pavarësisë (28.11.1912)
për të vazhduar me njohjen e shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës nga ana
e pesë fuqive të kohës dhe Italisë (29.7.1913) deri me marrjen e detyrës nga
ana e princit ndërkombëtar Wilhelm Wied (7.3.1914). Ndërsa kjo fazë (deri 1944)
në më tutje nga ai ndahet në tri nëndarje tjera që janë: 1. 1912/14 koha e
themelimit të shtetit; pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (17.12.1920) dhe
njohja e kufijve të Shqipërisë së sotshme nga Konferenca e Ambasadorëve (9.11.1921);
dhe koha deri më 22.10.1944.[36]
Shpallja
e pavarësisë kishte për pasojë nevojën për një konsolidim politik, ngritjen e
organeve shtetërore e sidomos mbetej shumë që të punohej për njohjen ndërkombëtare
të saj.[37] Kuvendi Kombëtar (28 nëntor – 7 dhjetor 1912)[38] zgjedhi si
kryetar të Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin[39] (njëkohësisht edhe... Ministër
i Jashtëm) që kishte për detyrë edhe formimin e qeverisë. Fillimisht ai hasi në
kundërshtime lidhur me propozimet e tija të para ku si anëtarë të qeverisë përfshiheshin
çifligarë dhe ish-funksionarë të Perandorisë Turke. Kështu që Ismail Qemali
detyrohet të dorëzohet përballë krahut përparimtar në Kuvendin shqiptar, i cili
propozoi që ministrat e qeverisë së tij t’i zgjedhë Kuvendi.[40] Mirëpo Shqipëria
nuk arriti ta gëzojë pavarësinë e shpallur. Në territorin e saj ende kishte
luftë, trojet e saj akoma ishin të pushtuara
nga forcat e huaja, pastaj edhe prania e forcave turke ende në disa zona të Shqipërisë,
ishin një pengesë shtesë për kombin shqiptar. Në fazën e përpjekjeve të administrimit
të territorit të shqiptar ishin paraqitur ide të ndryshme, njëra prej tyre
ishte ajo e I. Qemalit që kërkonte kantonizim sipas modelit Zviceran, duke
arsyetuar se disa krahina kanë interesa të tyre specifike përveç atyre në interes
të përbashkët.[41] Kjo kërkesë në të vërtetë u refuzuar kategorikisht.
Në aspektin
e raporteve ndërkombëtare shteti i shpallur shqiptar nuk hasi në mirëkuptim as
nga Perandoria Osmane, që ishte në shuarje e sipër, e as nga shtetet fqinje që kishin
interesat e tyre për copëtimin e trojeve të banuara me shqiptarë. Në Shqipëri
ekzistonin në njëfarë mënyre dypushtete, ai i qeverisë së Vlorës dhe
administratës ushtarake osmane.[42] Përveç këtyre vështirësive në zhvillimet e
ngjarjeve në Evropën Juglindore, dhe në rastin tonë, konkret në territoret e
banuara me shqiptarë, rol luajnte edhe strategjia gjeopolitike e fuqive të kohës,
si ajo e Rusisë, që interesohej veçanësht të arrinte copëtimin e tokave
shqiptare, por që kundërshtohej nga Austrohungaria dhe Italia. Mbi tendencat e
njëpasnjëshme të tjetërsimit të territoreve shqiptare, u arrit, si “kompromis” i
kohë, të njihet vetëm Shqipëria e trungut, e cunguar nga ana territoriale. Në Konferencën
e Ambasadorëve të vitit 1913 me kërkesë të Austrohungarisë dhe Italisë u pranua
që Shqipëria të shpallet principatë autonome dhe sovrane nga Turqia por e
cunguar.
Konfliktet
brenda shqiptarëve dhe prezenca e ndarjeve regjionale duke i shtuar kësaj shkatërrimet
që sollën dy Luftërat Ballkanike[43] u bënë pengesë për ngritjen sistematike të
një programi ekonomik, politiko-social për gjithë vendin por edhe për formimin
e një qeverie kompetente të pranuar para se gjithash nga vetë shqiptarët. Si
pasojë fuqitë e kohës vendosin të emërojnë një përfaqësues të tyre dhe vendosën
të thirret po ashtu edhe një Komision i Kontrollit ndërkombëtar për Shqipërinë.
Qëllimi ishte që në dhjetë vitet vijuese të ndihmojnin në ngritjen administratës
civile, financave, xhandarmërisë dhe njëkohësisht ta mbikëqyrë situatën. [44]
Në nëntor
të vitit 1913 fuqitë e mëdha[45] vendosin që në krye të Shqipërisë të emërohet
princi Wilhelm von Wied, një njeri i ri për nga mosha. Ai ishte i besimit
protestant si i tillë mendohej se ai do të jetë edhe si balancues mes tre
besimeve.[46] Vendi i ishte nënshtruar një protektorati administrativ ndërkombëtar.
Më 21
shkurt 1914 Wied-it iu dorëzua kurora e
Shqipërisë dhe u njoh si princ i Shqipërisë, nga fuqitë e mëdha dhe disa
shtetet tjera.[47] Me 7 mars 1914 Princi Wied mbërrin në portin e Durrësit. Për
një javë nuk reshtën festimet e mirëseardhjejes.
Kjo atmosferë përfundon shpejt edhe për arsye të pozicioneve të fraksioneve të ndryshme
politike në vend.[48] Krahas von Wied Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i
vendos në Shqipëri kishte edhe të drejtën e përfaqësimit ndërkombëtar të shtetit.[49]
Detyrë parësore e Wiedit ishte ngritja e qeverisë.[50] Pas negociatave të gjata
më 17 mars 1914 formohet kabineti i parë shqiptar ku Turhan Pasha merr postin e
kryeministrit dhe atë të ministrit të jashtëm. Në këtë qeveri mbisundonin dukshëm
feudalët dhe besimtarët mysliman.[51] Detyra më e rëndë e qeverisë së re ishte
rregullimi i çështjes së Epirit. Përderisa kjo çështje rrezikonte integritetin
territorial të Shqipërisë, në gjirin e saj kishte plasur “kryengritja myslimane
që shpërtheu në të njëjtën kohë në Shqipëri të mesme” e që “vinte në pyetje
krejt ekzistencën e shtetit shqiptar”.[52] Kryengritja e udhëhequr nga Haxhi
Qamili[53] ishte një përzierje “mes protestave sociale dhe lëvizjeve rezistuese
religjioze”, pastaj këtu kishin gisht edhe “xhonturqit, serbët e me gjasë edhe
Esad Pashë Toptani”, mbase ishte një situatë ku “fshatarët mysliman ishin fort
të hapur për çdo lloj propagande” dhe kjo gjendje shfrytëzohej nga “emisarë xhonturq
që udhëtonin në fillim të vitit 1914 nëpër tërë vendin duke bërë propagandë kundër
princit Wied”.[54] Kryengritësit “kërkonin dorëheqjen e princit dhe rikyçjen e
Shqipërisë në Turqi. Nëse kjo nuk bënte atëherë një princ i dinastisë osmane
duhej ta qeveriste vendin nën sovranitetin e Sulltanit”.[55] Wilhelm von Wied
vlerësohet si njeri i papërvojë lidhur me diplomacinë dhe intrigave ballkanike.
Kësaj i shtohet edhe raportet jo më pak intrigante të fuqive të mëdha “mbrojtëse”
ndërmjet tyre, rrethana këto të cilat ndikuan, bashkë edhe me shpërthimin e
Luftës së Parë Botërore (2 shtator 1914), që von Wied-i të detyrohet të largohet
nga Shqipëria. Me ç’rast fillon edhe një tendosje mes rivalëve brenda shqiptarë
por edhe mes fuqive.[56] Kjo gjendje ishte rezultat i asaj se Shqipëria mbetet
pa udhëheqës-drejtues. Wiedi kishte dorëzuar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar
të Kontrollit me 3 shtator, i cili ekzistonte formalisht ende, me ç’rast përfundon
edhe sundimi 200 ditës i princit ndërkombëtar.[57] Pas largimit të Wiedi-t
kryengritësit kishin ngritur flamurin turk pasi morrën Durrësin. Në Durrës ata
kishin formuar një qeveri dhe patën dërguar një delegacion për Stamboll për “t`ia
ofruar Sulltanit apo një princi osman kurorën shqiptare”. Në këto rrethana Esad
Pashë Toptani pas një takimi me Nikolla Pashiqin (shtator 1914) me ç`rast i
kishte premtuar ndihma, konflikti me njerëzit e Haxhi Qamilit ishte bërë i
pashmangshëm.[58] Në fund të vitit 1915 dhe fillim të vitit 1916 e tërë Shqipëria
okupohet nga fuqitë e kohës.[59]
Ashtu siç
mendojnë edhe studiues tjerë, edhe Grothusen, përfaqëson mendimin, se megjithë përpjekjet
e nacionalizmit shqiptar për ngritjen e shtetit të tyre kjo nuk do të ishte
realizuara sikur Austro-Hungaria dhe Italia të mos ishin vënë në anën e tyre,[60]
qëndrim ky i mbajtur në përputhje me qëllimet
e politikës së jashtme të vendeve të tyre. Si kundërshtare të ngritjes së
shtetit Shqiptar shquhen Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, ndërsa shpërthimi i LPB
për shqiptarët ishte një leksion i mëtutjeshëm tejet serioz, sepse gjithë fqinjët
e Shqipërisë tentuan ta shfrytëzojnë “rastin e mirëseardhur” që shtetin e ri ta
okupojnë dhe mundësisht ta zhdukin nga sipërfaqja e dheut.[61] Pasoja ishte
rritja edhe më të madhe e varfërisë, mbase ky vend bëhet edhe vend konflikti “secili
kundër secilit”.[62]
Pas LPB u
desh që çështja e shtetit shqiptar edhe njëherë të vihet si temë shqyrtimi në arenën
ndërkombëtare, që atij t`i sigurohet pavarësia dhe suvereniteti – me këtë rast
ishin SHBA-të (1919-1920) ato të cilat
dhanë një kontribut vendimtar që të paktën të rivendosej status quo ante
dhe kjo bëhet kundër politikës dhe qëndrimit të Italisë, Jugosllavisë dhe
Greqisë.[63] Fuqitë fituese të LPB, Atanta (Aleanca Kardiale), me marrëveshjen
paqësore të Varsajës (1919) rikonfirmuan në “Marrëveshjen e Tiranës” rivendosjen
e pavarësisë së Shqipërisë e cila një vit më vonë pranohet në Lidhjen e Kombeve
(1920), organ ky që ishte poashtu i ri. Prapëseprapë situata në vend ishte edhe
më tutje kaotike.[64] Konferenca e Parisit (1919) nuk ia doli të ndikojë të qetësoj
as Evropën por as edhe Ballkanin. Të gjitha shtetet ballkanike që në Paris
përfaqësoheshin “me delegacione të forta, shpresonin të dilnin me përfitime
territoriale”.[65] Shqiptarët kishin mbetur pas LPB pa ndonjë qeveri që do të mund
të dërgontenjë delegacion në konferencën e paqes. Kështu që shqiptarët duhej të
vepronin shpejt që të ngrinin një qeveri dhe të fitonin të paktën njërën nga
fuqitë e kohës. Më 25 dhjetor 1918 ishin mbledhur në Durrës delegatë shqiptarë,
që u njohën si Kongresi i Durrësit,[66] nga gjiri i së cilës doli një qeveri
dhe njëkohësisht u caktua një delegacion pesë anëtarësh nën udhëheqjen e
kryeministrit Turhan Përmetit për ta përfaqësuar Shqipërinë në Paris. Këtij
delegacioni ju bashkangjit ai edhe diaspora e kohës.
Ndërkohë që
paqebërësit në Paris, krijonin kombe të reja e zhdukeshin Perandori. Konferenca
e Paqes zgjati deri në vitin 1920, mirëpo në gjashtë muajt e parë u morën
vendimet kryesore. Aty ishin mbledhur përfaqësues shtetesh sepse “Evropa
krenare ... ishte bërë për vete copë-copë”. Në vitin 1919 ekzistonte ndjenja për
një sistem të ri, një rend të ri botërorë. Në adresë të Konferencës vinin
peticionet nga vendet e ndryshme, ato tashmë të formuarat dhe atyre në ngritje
e sipër.[67] Rethanat e vitit 1919 përbëheshin nga dy realitete: nga njëra anë ngjarjet
që po zhvilloheshin në Paris, ndërsa, nga ana tjetër, realiteti i fakteve në vend,
ku njerëzit merrnin vendime dhe luftonin ndër beteja e konflikte.[68] Në Konferencë
Presidenti amerikan kishte shpallur 12 pikat e rëndësishme, francezët këmbëngulnin
për dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga Gjermania[69] — sepse kishin frikë të
madhe nga Gjermania sa kërkesat e saja për hakmarrje dhe dëmshpërblim, e para
se gjithash kërkesa e saj për siguri qëndronte në krye të listës. Siguria sipas
francezëve do të mundësohej me mbajtjen gjallë të Alencës së Luftës – Antantës.[70]
Konferenca
e Parisit ishte e stërngarkuar me çështje të shumta që kishte për t`i zgjedhur,
përderisa njëkohësisht e tërë Evropa lëngonte nga një krizë ekonomike.[71] Përfaqësuesit
grek kishin ngritur çështjen, që bënte objektin e pakënaqësë e tyre, pse Serbia
ishte e përfaqësuar me më shumë delegatë se Greqia. Në Konferencë mungonte
Rusia. Atje Bolshevizmi kishte filluar të ravijëzohet e përforcohet. Udhëheqësit
e Konferencës kishin pak njohuri për atë se kush dhe çka po ndodhte në Rusi. Veçse
frika ishte prezente. Politika e Aleatëve ndaj Rusisë gjatë gjithë Konferencës
kishte mbetur kontradiktore dhe e paqartë, e pavendosur për ta luftuar
bolshevizmin sa u fitua ndjenja dhe bindja nga rusët, se Perëndimi ishte
armikiu i tyre i papajtueshëm.[72]
Në Paris
kishin shkuar edhe Sllavët e Jugut për t`i mbrojtur e modifikuar interesat e
tyre. Ky delegacion përfaqësonte shtetin në ngritje e sipër të Jugosllavisë. Ai
përbëhej nga njëqind vetë: serb, kroatë, sllovenë, boshnjakë, malazezë,
profesorë, ushtarakë, diplomatë, avokatë, radikalë, monarkistë, ortodoksë,
katolikë e mysliman (shumë prej tyre nuk ishin parë kurrë me njëri tjetrin). Ata
u gjendën sëbashku në Paris për shkak të proklamimit se “një gjuhë e njëjtë nënkuptonte
një nacionalitet të njejtë”. Në Paris Ballkani trajtohej si çështje tejet e pështjelluar,[73]
dhe kishte shumë pak njohuri për rrethanat dhe nevojat sa edhe sot ende ndihen
pasojat. Në Ballkan nuk ishin zgjuar vetëm Serbët me kërkesat e tyre absurde. Siç
kishte vërejtur edhe Churchill “Ballkani prodhon më shumë histori, se sa
konsumon”. Praktika e përcaktimit në bazë të kombësisë ishte aq e re, sa “shumë
banorë të Ballkanit ende mendonin për veten në radhë të parë në caqet e rajonit
apo klanit të tyre, ashtu siç kishin bërë nën pushtimin turk në caqet e fesë”.[74]
Kryeudhëheqësi
i delegacionit grek ishte bërë “ylli” i Konferencës, sa edhe Presidenti Wilson
kishte shprehur entuziazmin e tij duke e vlerësuar atë lart. Greqia në paraqitjen
se saj kishte kërkuar pjesën jugore të Shqipërisë. Në këtë rast “ylli” grek
kishte treguar se “njerëzit që ngjanin si shqiptarë dhe flisnin shqip ishin
grekë të vërtetë; nëse ata ishin ortodoks, ata ishin grekë me shpirtin e tyre”.
Pse Greqia kishte fituar një rreth të tërë përkrahësish, kjo shpjegohet me
historinë e grekëve të vjetër, pra parahistorinë e grekëve.[75] Në Konferencë diskutohej
që Greqia t`i lejonte Italisë gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe rreth gjysmën e
brendshme, kurse për këtë “lëshim” Greqia, do të merrte pjesën rreth Korçës e
Gjirokastrës. Vërtetë amerikanët “ishin dashamirës, por jo edhe aq të verbuar. Ata
kishin rezerva rreth kërkesave të grekëve mbi Shqipërinë dhe Thrakinë”. Për
lobuesit grek “raca e vetme që Evropa nuk mund ta qytetëronte”[76] ishin
shqiptarët. Pretendimeve për ndarjen e Shqipërisë i bashkëngjitet edhe Serbia për
pjesën e veriut.[77] Për tu bërë ballë gjitha këtyre pretendimeve shqiptarët e
organizuar shumë dobët në krahasim me shtetet tjera që e rrethonin, kishin dërguar
një delegacion që udhëhiqej nga Turhan pasha. Si rival i ekipit të Turhanit
kishte ardhur edhe Esad pasha i cili për interesin e tij edhe kishte lejuar të grindet
me delegacionin zyrtar të Shqipërisë duke i akuzuar se ata po “intrigonin me
italianët”.[78] Këshilli Suprem i Konferencës kishte pranuar të dëgjonte
Turhanin më 24 shkurt.[79] Turhani ishte përshkruar si “i vjetër dhe i
trishtuar” dhe “ndërsa ai fliste të dhjetët llomotitnin dhe qeshnin“- kështu
nga kjo del se ai nuk ishte marrë fare seriozisht. Si pasoj ata detyrohet t`iu
mbështeten amerikanëve dhe italianëve. Edhe pse delegacioni shqiptar nuk ishte
marrë seriozisht, ata kishin bërë përpjekjet që të kundërshtojnë pretendimet e
fqinjëve duke përfshirë edhe kërkesën që edhe Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë.[80]
“Kosova në vitin 1919 nuk u bë çështje, sepse fuqitë panë se nuk kishin asnjë arsye
që të zmadhonin kufijtë e Shqipërisë. Shqipëria ishte e dobët dhe qeveria e saj
e pasuksesshme”. [81] Shqipëria në vitin 1919 ishte e pushtuar nga anglezë,
italianë, francezëve, serbëve dhe grekëve.[82]
Kërkesave
të Greqisë, Serbisë dhe Italisë presidenti amerikan ju kishte dhënë përgjigjen “SHBA-të
nuk ishin përgatitur t`i bënte një padrejtësi njerëzve të Shqipërisë”.[83]
Në anën
tjetër, sipas Bartl, thuhet se delegacionit shqiptar nuk i lejohej të merrte
pjesë në negociata, “ai mund të vepronte vetëm anash konferencës duke
protestuar kundër aspiratave të shteteve fqinje të Ballkanit për të përfituar
opinionin evropian për çështjen e pavarësisë së Shqipërisë”.[84] I gjendur në këtë
situatë delegacioni shqiptar detyrohet t`i pranoj kërkesat e Italisë që të vihet
nën protektoratin e saj, që ajo të mund të ruaj ekzistencën e shtetit shqiptar.
Kjo kishte bërë që të lindë përçarja brenda delegacionit shqiptar.
Bërësit e
paqes në vitin 1919 kishin fituar ndjenjën se kishin bërë më të mirën e
mundshme; por ata nuk kishin as iluzione. Ata bënë sigurisht edhe gabime. Porse
LDB “ishte pasojë e vendimeve të marra apo të pa marra në dy dekadat e para të shek
20 dhe jo vetëm për shkak të marrëveshjeve të lidhura në 1919”.[85]
LPB me
pasojat e saja ndikoi në disa ndryshime në Evropë dhe rajon. Në aspektin e
ideve politike fillon një lëvizje liberale e sociale, fillon të vejë bazë leninizmi
e komunizmi,[86] sidomos me revolucionet në Rusi, por njëkohësisht kemi prezent
edhe idetë amerikane për ardhmërinë e Evropës të dala nga presidenti Wilson. Shqipëria
në këtë konstellacion bëhet edhe një herë “fushëbetejë” e përplasjes së ideve të
Wilsonit, atyre leniniste, diplomacisë tradicionale dhe interesave të shteteve
fqinje.[87] Kjo luftë kishte bërë që të bien edhe Rusia cariste, Gjermania e
Kajzerit dhe Austrohungaria. Doktrina leniniste dhe bolshevizmi fillojnë të pozicionohen
gjithnjë e më shumë kundër liberalizmit dhe kapitalizmit.[88] Ndëshkimi i
Gjermanisë në Konferencën e Varsajës[89] ndikoi që të dështoj demokratizimi i
saj, mbase edhe me insistimin e Francës, që Gjermania të paguaj për luftën, dhe
përjashtimi i saj në rrethin e fuqive Evropiane të kohës, ndikuan që populli
gjerman të dëshpërohet hidhur me ç`rast edhe i hapet rruga marrjes së pushtetit
nga nacionalsocializmi.[90]
Në vitin 1920
përfaqësuesit e popullit shqiptar u mlodhën në Kongresin e Lushnjës për t`u
ngritur një udhëheqësi e re shqiptare. Konferenca e Parisit kishte bërë që të humbet
besimi në qeverinë e Durrësit.[91] Lushnja ishte reagim i këtij dëshpërimi,
edhe pse qeveria e Durrësit e kishte ndaluar mbajtjen e Konkresit të Lushnjës,
edhe pse ky kongres kishte pozicionim anti-italian, nuk u pengua nga trupat
italiane.[92] Pretendimet okupuese të trojeve shqiptar nuk pushonin. Sfidë e
kohës ishte mbrojtja ushtarake e Shqipërisë së mbetur. Qeveria e Lushnjës
kishte emëruar Sylejman Bej Delvinën Kryeministër, Ahmet Zogun[93] ministër të brendshëm.
Në anën tjetër ishte nevoja për veprim diplomatik – pranimi në Lidhjen e
Kombeve, përpjekjet që shteti shqiptar të njihet mundësisht sa më shumë shtete,
pra sfida ishte rikthimi i suverenitetit të shtetit
shqiptar.[94] Për këtë ishte emëruar një delegacion diplomatik në krye me Fan
Nolin. Këto dy pika të diplomacisë shqiptare ishin të një peshe të madhe dhe
ndoshta edhe vendimtare për fatin e shtetit shqiptar.[95] dhe ndoshta mund të thuhet,
se për herë të parë diplomacia shqiptare veproi me sens profesional, si
instrument për realizimin qëllimeve politike kombëtare përmes angazhimit në diplomacinë
ndërkombëtare. Deri në këtë periudhe diplomacia shqiptare ishte e karakterizuat
“nga ajo që mund të thuhet diplomaci peticionesh, ose diplomaci e ngurtë” pasoj
e së cilës atë e kishte lënë jashtë lojës në diplomacinë ndërkombëtare.[96]
Pranimi i
Shqipërisë në Lidhjen e kombeve (17.12.1920)[97] dhe pas rregullimit përfundimtar
të çështjes së kufijve nga ana e Konferencës së Ambasadorëve (9.11.1921), u duk
se bazat e së drejtës së asaj kohe ndërkombëtare i siguruan Shqipërisë ekzistencën.[98]
Themi “u duk” për faktin se nuk zgjati shumë dhe pasoi okupimi i Shqipërisë nga
trupat italiane (7.4.1939).[99] Pas dorëheqjes së S. Delvinës (14. 11.1920) u
formuar qeveria e re me kryeministrin feudal Iljaz Bej Vrioni, i cili kishte
shpallur zgjedhjet e reja parlamentare për vitin 1921. Kabineti i Vrionit
kishte nxjerrë një ligj për zgjedhjet qysh në dhjetor 1920. Zgjedhjet ishin një
procedurë e ndërlikuar. Ato kishin filluar nga fundi i janarit 1921 e u
zvarritur deri në prill.[100] Politika e brendshme shqiptare në fund të vitit 1921
ishte tejet e ngatërruar. Nga Kongresi i Lushnjës, brenda më
pak se dy vjetësh, ishin “konsumuar 8“ qeveri.[101] Nga fundi i vitit 1922
Shqipëria ndërmerr hapat e parë për rregullimin e marrëdhënieve të saj me
shtetet tjera.[102]
Ndërkohë që
në periudhën 1920-1922 grupet e ndryshme politike fisnore përlesheshin për
pushtet, vendit i ishin rënduar edhe më problemet e vërteta. Brenda këtyre dy
viteve Shqipëria ndërroi shtatë kryetar qeverish.[103] Nga vitet 1920-1928 në politikën
e brendshme të Shqipërisë “kemi një periudhë me lëvizje eksperimentale të ndryshme
e shpesh kontradiktore”. Ishin kryesisht dy rryma kryesore: rryma liberale për
një Shqipëri republikane të modelit perëndimor, e udhëhequr nga krahu i F. Nolit,
i cli vlerësohet për rrethanat e saj kohe në Ballkan, si “një ishull paqeje në një
det të trazuar”. Vitet 1923 dhe 1924 ishin vendimtare se a do të marrë Shqipëria
kursin demokratik apo atë feudal, dhe ishte ende e hapur.[104] Demokracitë nuk
mund të lulëzojnë në mjedise rajonale jo demokratike, dhe ajo konservatore për
një shtet monarkist, siç dominonte në shtetet e Ballkanit, me protagonistin
Ahmet Zogun, i cili përshkohet me dy elementet atë e bënë të jetë më i qëndrueshëm,
përvoja e tij dhe veprimet ushtarake si dhe diplomacia që lidhet me aftësinë e
tij në balancimin midis Lindjes dhe Perëndimit me çka arriti të ndërtoj një “stabilitet
vendit për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare”.[105] Ahmet Zogu “ishte
prototipi, sinteza e të gjitha vetive të mira dhe të liga të njeriut në Shqipërinë
e re.”[106]
Këtu e
shohim të arsyeshme të shtjellojmë rrethanat e politikës së brendshme të Shqipërisë
për ta pasur një fotografi më të kompletuar të ngjarjeve të kohës. Në qeverinë e
dalë nga Kongresi i Lushnjës, Ahmet Zogut i besohet posti i Ministrisë së Brendshme.
Që nga dhjetori i vitit 1922 deri në vitin 1924 ai ia del të ngrihet në postin
e kryeministrit.[107] Tensionet mes konservatorëve dhe krahut të udhëhequr nga
ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Fan S. Noli, shkon deri në atë shkallë
sa shpije deri te një revoltim, që historiografia e quan Revolucioni i
Qershorit,[108] në verën e hershme të vitit 1924. Pas rezistencës disa javore të
pasuksesshme nga ana e Zogut, ky i fundit detyrohet të ikë në drejtim të Jugosllavisë.
Ardhja e krahut të Nolit në pushtet, me gjithë qëllimet e mira për të ngritur
një shtet demokratik e të së drejtës, pason një dështim total. Noli vlerësohet[109]
se “nuk ishte në lartësinë e detyrës, i mungonte shkathtësia e nevojshme
politike për ta trajtuar me oportunitetin e duhur çështjet që kërkonin zgjidhje”.
Meqenëse identifikohen mangësitë dhe nevoja për ndryshime, kësaj qeveria nuk i
jepet kohë për veprim, sepse Zogu tashmë ishte përgatitur për t`u rikthyer në pushtet
me ndihmën jugosllave. [110] Kështu në të njëjtin vit, fundi i dhjetorit 1924,
Zogu merr pushtetin në Shqipëri, ndërsa krahu i Nolit ikën fillimisht në Itali
e më pastaj për t`u shpërndarë në vende të ndryshme.[111] Ikja jashtë vendit
kishte bërë që nga atje të riaktivizohet opozita shqiptare, edhe pse me
aktivitete të ngjeshura, nuk ia dalin të rikthehen në pushtet. Mbase edhe
rrethanat e përgjithshme në rajon dhe Evropë e kontribuan në mossuksesin e kësaj
opozite në diasporë.[112]
Që nga
koha e Wiedit Shqipëria zyrtarisht ishte monarki. Megjithë kundërshtimeve të grupit
që e përkrahte edhe më tutje ekzistencën e monarkisë me 21 janar 1925 Kuvendi
Kombëtar kishte ndërruar Shqipërinë nga monarkia në republikë. Ndërsa me 7 mars
ishte nxjerrë kushtetuta sipas modelit të SHBA-ve.[113] Gjitha këto procese
Zogu i kishte shfrytëzuar për ta përforcuar pozicioni e vet me çka ai ia del që,
që nga posti i kryeministrit ta marrë atë të presidentit për ta emëruar më vonë
veten edhe si Mbret i shqiptarëve.
Pozita e
shtetit shqiptar mes dy luftërave botërore vlerësohet, me të drejtë, si unik në
qëndrimin e tij “as fashist e as komunist”, dhe gjykohet se faktori shqiptar përgjithësisht
ka qenë më pozitivi në rajon,[114] nuk u dominua nga doktrina nacional
shoviniste që karakterizuan shtetet tjera rajonale me orientim nazist, tek
shqiptarët mungoi doktrina racore dhe shteti shqiptar nuk u përfshi në konfliktet
dhe luftën racore.[115] Këtu duhet përmendur veprën e shkëlqyeshme, pra
pranimit, strehimi dhe mos përndjekja e hebrenjve përderisa ata ndjekëshin nga
rajoni dhe Evropa.[116]
Regjimi i
Zogut vlerësohet t`i ketë dhënë rëndësi prioritare diplomacisë ekonomike. Kjo
shprehet me ngritjen e Bankës Kombëtare Shqiptare punë kjo që ia kishte besuar
Italisë. Pas ngritja e Bankës Kombëtare (1925)[117] pasojnë marrëveshjet tjera
me Anglinë (10 qershor 1925) “Marrëveshja mbi Tregtinë dhe Lundrimin”, marrëveshja
me SHBA-të (21 dhjetor 1925) i njohur si “Traktati i Tregtisë dhe Konsullor”.[118]
Ky orientim perëndimor ishte një “tradhti” për Jugosllavinë që ndikoi në kundërvëniet
e forta prej diplomacisë së saj duke u përpjekur që t`i bindë vendet perëndimore
se Shqipëria është e pa aftë “për krijuar Shtetin dhe ekonomin e saj” andaj kërkonte
vënien e saj në protektoratin e tre shteteve fqinje (Italisë, Greqisë dhe
Jugosllavisë).[119] Ndonëse kishte ardhur me ndihmën e jugosllavëve në pushtet,
Zogu nuk u bë “mik i pakusht i mbretërisë SHS, siç pritej me gjasë në Beograd”.[120]
Në këtë periudhë si pikë tensionesh mes Greqisë dhe Jugosllavisë ishte çështja
e kufijve.[121] Zogu kishte bërë edhe një marrëveshje ushtarake të fshehtë me
Musonlinin (23 e 26 gusht 1925). Parashikohej ndihma e ndërsjellët, në aksionet
e përbashkëta armata shqiptare do duhej t`i “nënshtrohej komandës italiane”,
kurse në rast ndryshimesh territoriale në Ballkan Italia duhej të angazhohej që
Shqipërisë t`i “bashkoheshin viset e banuara me shqiptar”, poashtu Shqipëria
obligohej që “të mos lidhë aleanca a marrëveshje tjera ushtarake me asnjë shtet
tjetër”.[122] Kemi edhe dy Paktet e njohura mes Shqipërisë dhe Italisë. Pakti i
parë, i quajtur si “Pakti i miqësisë dhe sigurisë” (e kufizuar për 5 vite),
ishte lidhur me 27.11.1926. Nga ky pakt Zogu merr një garanci italiane për
mbajtjen e regjimit të tij, po që ai duhej të pranonte që Shqipëria të bëhej
zonë italiane e sigurisë. Ky hap ishte de facto protektorat italian mbi Shqipërinë.[123]
Kjo marrëveshje shihej sidomos nga SHS si prishje e ekuilibrit ballkanik, çka
edhe ndikoi në acarimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHS. Kundërshtimet jugosllave
lidheshin me tezën, se bëhet fjalë për “sulm i sferës së drejtës jugosllave” dhe
se marrëveshja ishte një “shkelje e palejueshme e Italisë në Ballkan”.[124] Muaj
të tërë, megjithë papërshtatshmërisë së marrëveshjes për strategjitë jugosllave
në Ballkan, politika e jashtme jugosllave për Shqipërinë ishte kufizuar vetëm në
konferenca për media dhe përpjekjeve për të ndikuar në emigrantët shqiptar
jashtë Shqipërisë.[125]
Për ta
lidhur Shqipërinë edhe më ngushtë me Italinë, pas disa ngjarjeve dhe bisedimeve
që zhvillohen mes dy palëve, më 22. 11. 1927 nënshkruhet pakti i dytë i Tiranës
nga ana e ambasadorit italian në Shqipëri Ugo Sola dhe ministrit të jashtëm
shqiptar Iljaz Vrioni. Kjo marrëveshje quhej edhe si aleancë e mbrojtjes dhe
vlente për 20 vjet. Emigrantët shqiptar kohëzgjatja i kishte brengosur shumë,
porse më tepër për tu brengosur ishte për vetë shpirtin e marrëveshjes.[126] Pakti
i dytë i Tiranës e kishte plotësuar të parin ne fushën ushtarake – kështu që marrëveshja
e fshehtë ushtarake mes Mussolinit dhe Zogut (1925) me Paktin e dytë të Tiranës
u bë në fakt me këtë akt publike.[127]
Më 1.9.1928
proklamohet Zogu si “Mbret i Shqitarëvet”. Ky emërim nuk pëlqehej nga Franca,
Anglia por edhe Jugosllavia këto anonin për emërimin “Mbret i Shqipërisë”. Me
shpalljen e Zogut si mbret, filloi hartimi i kushtetutës së re kështu me 1
dhjetor 1928 Shqipëria bëhet mbretëri e trashëgueshme.[128] “Zogu u mundua fort
që vendit të tij akoma shumë oriental t`ia japë një ngjyrë perëndimore, por
edhe zhvillonte një kult të theksuar personal... Përkundër fasadës evropiane
Zogu mbeti sundimtar oriental që rrekej ta koncentronte të pushtetin në dorën e
vet.”[129] Zogu kishte një frikë nga kundërshtarët e tij politik. Kështu “ai
rrekej t`i eliminonte kundërshtarët e vet brenda e jashtë vendit. Kjo e fundit
nuk i shkoi plotësisht për dore, meqë edhe Italia dhje Jugosllavia financonin
edhe më tej emigrantë, për të pasur mjet presioni kundër mbretit shqiptar.”[130]
Edhe pse Zogu ishte bërë mbret me ndihmën e Italisë, ai ishte përpjekur ta
reduktonte ndikimin italian sepse në vend kishte një disponim anti-italian. Ndërsa
për italianët ishte brengosës fakti se Zogu përpiqej të demonstronte mëvetësi,
si pasoj italianët zunë t`i japin shtytje projektit të bashkimit doganor për ta
lidhë edhe më shumë. Reagimi i Zogut ishte negativ.
Pos
ngjarjeve tjera të rëndësishme janë për tu cekur shkurtimisht edhe konferencat
ballkanike e para në Athinë (5-12 tetor) e dyta në Stamboll (19 tetor 1931),
dhe ajo e Bukureshtit (22-28. tetor 1932). Në këto konferenca u diskutua mundësia
e një “Pakti Ballkanik”.[131] Mirëpo si pengesë e ecjes mbarë të mëtimit ishte
pos tjerash edhe çështja e pakicave e cila u ngrit nga ana e palës shqiptare,
sidomos për shqiptarët në Jugosllavi. Kjo pikë ishte bërë “mollë sherri” mes këtyre
dy vendeve. Konferencat nuk kishin pasur sukses që të bëjnë relaksim të marrëdhënieve
mes shteteve pjesëmarrëse. Duke marrë parasysh këmbënguljen e palës shqiptare që
të vihet në diskutim puna e pakicave, në Athinë më 9.2.1934 firmoset Pakti
Ballkanik nga Jugosllavia, Greqia, Turqia dhe Rumania. Shqipëria dhe Bullgaria
që kishin ngritur shqetësimet e tyre lidhur me pakicat nuk ftohen fare. Pakti
synonte sigurimin e kufijve ekzistues të shteteve të Ballkanit.[132]
Shqipëria
ka qenë vazhdimisht në qendër të interesave italiane. Ajo synonte që ta bënte
Shqipërinë bazën e saj në Ballkan. [133] Në Mars 1939 Italia kishte marrë garanci
nga Gjermania se ajo e konsideronte Adriatikun si sferë ekskluzive italiane.[134]
Në anën tjetër qëndrimi i strukturave të brendshme qeveritare shqiptare nuk
ishte homogjen ndaj përpjekjeve italiane për nënshtrim politik të Shqipërisë.[135]
Me 7.4.1939
trupat italiane okupojnë Shqipërinë.[136] Zbarkimi i trupave italiane shoqërohet
me ndërmarrjen e masave organizative e politike për të siguruar ruajtjen e
rendit publik, për t`i ikur anarkisë.[137] Pesë ditë më vonë imponohet “Unioni”
me Italinë. Më 12 prill 1939 okupuesit ia kishin arritur të konstituonin një “Asamble
Kushtetuese Shqiptare” e cila kishte deklaruar të “rrëzuar” regjimin e mëparshëm.
Në fushën politike kompetencat e organizimit italian do të mbështeteshin në bazë
të marrëveshjes së 3 qershorit 1939, me të cilën unifikoheshin dhe përqendroheshin
veprimet dhe gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Italisë dhe Shqipërisë në Ministrinë
e Jashtme italiane. Si rrjedhojë e kësaj ishte suprimimi i MPJ të Shqipërisë. Pas
suprimimit ndryshuan edhe përfaqësitë e huaja në Shqipëri.[138]Marrëdhëniet e mëhershme
shqiptaro-italiane, e sidomos kontratat e 27.11.1926 dhe ajo e 22.11.1927
kishin lehtësuar këtë sukses.[139] Për dallim nga LPB kësaj radhe ishte vetëm
Italia e cila e okupoi vet tërë Shqipërinë. Gjatë LDB ishte Italia dhe
Jugosllavia ato që caktonin politikën e jashtme shqiptare. Ndërsa Greqia deri në
vitin 1971/85 mbajti qëndrimin akuzues ndaj Shqipërisë, për atë se Italia
kishte sulmuar Greqinë (28.10.1940) nëpërmjet tokës shqiptare dhe për këtë arsye
Shqipërinë e konsideronte si kundërshtare të saj. Por kjo akuzë ishte e pabazë dhe
jo bindëse kur kemi parasysh rrethanat në të cilat gjendej Shqipëria. Le të shikojmë
në vijim disa aspekte përforcuese që hedhin poshtë akuzën greke.
Pas
ultimatumit që i jepet Shqipërisë nga ana e Italisë, e që për Shqipërinë ishte
e papranueshme, dhe pas Ikjes së Zogut I, pason okupimi.[140] Të vënë nën
ombrellën italiane më 12 prill 1939 në Tiranë ngrihet nga shqiptarët e gatshëm
për kooperim me italianët “Asambleja Kushtetuese Shqiptare” me ç `rast ia
ofrojnë mbretit italian kurorën e mbretit shqiptar, dhe kjo pranohet me 14. prill
1939.[141] Sipas këndvështrimit italian nënshtrimi me dhunë i Shqipërisë dhe “pranimi”
i kurorës së mbretërisë shqiptare nga ana e mbretit italian, shteti shqiptar
nuk ishte shuar dhe se ai qëndroi si shtet i pavarur por në një “union” me
shtetin italian.[142] Me 6 qershor 1939 Shqipëria bëhet me kushtetutë të re të imponuar
nga Italia. Ndërsa dy muaj më herët (16 prill 1939) Italia kishte emëruar një “zëvendësmbret”
(mëkëmbësin) post ky që ushtrohej nga i dërguari Jacomoni.[143]
Në aspektin
e së drejtës ndërkombëtare konstruksioni i “Personalunionit” Shqipëri-Itali do
të thoshte dy shtete me organe të përbashkëta shtetërore, raportet mes Shqipërisë
dhe Italisë dhe rregullimi i çështjeve bëhej edhe më tutje në kudër të marrëveshjeve
ndërkombëtare – ndërshtetërore.[144] Zërat ndërkombëtar kundër okupimit nga
Italia kanë qenë shumë të ulët, prapëseprapë ata janë dëgjuar. Reagimet mund të
ndahen në dy grupime: ata që e justifikuan dhe e mbështetën, dhe në ata që e
njohën dhe e pohuan realitetin, por pa gatishmëri për të ndërhyrë. Hezitimi i dënimit
më ashpër i aktit italian kishte të bënte edhe me rrethanat e kohës që dominonin
politikën evropiane dhe atë ndërkombëtare – ishte fjala për interesat globale. Në
anën tjetër Italia punonte që agresionin ta paraqes si një domosdoshmëri për të “shpëtuar
popullin shqiptar” dhe mori hapa të shpejtë për të mbuluar veprimet ushtarake
dhe për ta instituticionalizuar pushtimin – pra për ta përligjur që të pranohet
nga opinioni ndërkombëtar.[145]
Okupimi
ishte shtruar edhe në Organizatëne Lidhjes së Kombeve e cila ishte tejet e
kufizuar në veprimet e saja mbase edhe për shkak të mosmbështetjes së mjaftueshme
nga shtetet dhe fuqitë e kohës. Rasti i Shqipërisë ishte shtruar në LK me kërkesën
e përfaqësuesit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Paris, Mehmet Abit, më 8
prill 1939 ku kishte kërkuar nga Këshilli i LK që të merrte qëndrim për pavarësinë
e vendit. Meqë në Këshillin e LK nuk ishte arritur ndonjë vendim apo qëndrim
lidhur me rastin, çështja ishte bartur në Asamblenë e Përgjithshme të LK. Një kërkesë
drejtuar LK kishte ardhur edhe nga qeveria e Shqipërisë po ashtu me 8 prill nëpërmjet
përfaqësuesit të saj të akredituar në Gjenevë.
Edhe në LK
fqinjët dhe fuqitë tjera të Mëdha mbajtën qëndrim indiferent. Ishin vetëm SHBA-të
edhe kësaj here që dalluan me qëndrimin e vet. ShBA gjatë gjithë kohës kishte refuzuar “unionin”
dhe lëshoj një notë proteste me 8 prill 1939 ku denohet “forcible and violent
invasion of Albania”.[146] Edhe Ahmet Zogu kishte shtruar kërkesën duke
protestuar “fuqimisht dhe zyrtarisht” kundër okupimit, dhe duke qenë Shqipëria
si anëtare e LK, ai kishte kërkuar që të merren masat për rivendosjen e
suverenitetit shqiptar sipas statusit të Lidhjes. Këshilli i kësaj organizate
ishte mbledhur për ta diskutuar kërkesën e Shqipërisë më 22 maj 1939 – ky ishte
edhe rasti i parë dhe i fundit në Lidhjen e Kombeve që u muarr me çështjen.Udhëheqja
e re e vendosur nga okupatori italian më 13 prill 1939 kishte kërkuar largimin
e Shqipërisë nga Lidhja e
Kombeve. Në mbledhje nuk u vendos asgjë lidhur me kërkesën për ta larguar Shqipërinë.
Çështja i bartet për trajtim Asamblesë së Përgjithshëm të Organizatës. Kështu që
kërkesa shqiptare nuk mund të diskutohej edhe për shkak të rrethanave të krijuara
në Evropë. Kështu Shqipëria do të figuronte deri në vitin 1945 në listat e
Lidhjes së Kombeve si shtet i pavarur dhe anëtare e saj. Çështja shqiptare në LK
u neglizhua e u la anësh dhe si e tillë nuk u diskutua fare në Alsamblenë e Përgjithshme
të LK mbase fitohet ndjenja se të gjithë dëshironin që “pataten e nxehtë” mos
ta mbanin në duart e tyre.[147] Një riaktualizim në arenën ndërkombëtare i
rastit të Shqipërisë është nënshkrimi i marrëveshjes së 3 qershorit 1939 ku
Italia merr mbi vete të përfaqësoj Shqipërinë në politikën e jashtme – pasoj e
së cilës ishte shuarja e
përfaqësive diplomatike shqiptare. Ky veprim u kundërshtua nga SHBA-të, Turqia
dhe Egjipti shtete këto që edhe mëtutje përfaqësive të Shqipërisë, ambasadave
iu njihnin statusin diplomatik.[148]
Situata në
fjalorin e diplomacisë ndërkombëtare ndryshon pasi edhe shtetet e mëdha
Evropiane dhe Rusia kishin hyrë tashmë në luftë me Gjermaninë. Këtu është e rëndësishme
të ceken fjalimet e rëndësishme të personaliteteve ndërkombëtare që lidhen
poashtu edhe me Shqipërinë, është ai i ministrit për punë të jashtme britanike (18.11.
dhe 17.12.1942), deklarata e ministrit për punë të jashtme të SHBA-ve (12.12.1942,
6 prill 1944 me rastin e 5 vjetorit të okupimit të Shqipërisë), si dhe
deklarata e ministrisë së jashtme sovjetike e dhjetorit 1942 – të gjitha këto kërkojnë
rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë.[149] Sa i përket akuzave greke që përmendëm
më lart, vlenë të theksojmë poashtu edhe faktin se, në kohën kur Italia kishte
vendosur të sulmonte Greqinë, ushtarë shqiptarë kishin bojkotuar ushtrinë italiane,
edhe pse këta të fundit
kishin vënë shpresa të mëdha në trupat shqiptare, çka del e gabueshme.[150]
Pas
pushtimit italian nuk do të zgjatë shumë kur pakënaqësitë dhe temperaturat
antiitaliane fillojnë të rriten. Fillojnë manifestimet dhe demonstratat
antifashiste. Qëndrimi i shqiptarëve ndryshon radikalisht sidomos me disfatën
italiane kundruall Greqisë dhe sulmit hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik.[151]
Aktivitetet kundër pushtuesit fitojnë në intensitet kur në vend lindin faktorë të
rinjë politik. Ishin dy lëvizjet kryesore që dallohen në këtë periudhë: komunistët
dhe ajo e Ballit Kombëtar.[152]
Internacionalja
Komuniste i kishte sugjeruar Partisë Komuniste jugosllave, që në shtator 1939,
të binte në kontakt me komunistët shqiptar e t`iu ndihmonin në Formimin e
Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH). PKJ kishte dërguar në mbledhjen e
grupeve komuniste shqiptare (8 nëntor 1941) Miladin-in dhe Dushan-in. Dy emisarët
duke kryer punën e “bashkimit” të grupeve komuniste dhe formimin e PKSH
siguruan pozita kyçe në parti duke i dhënë pozitën PKSH si degë e PKJ.[153]
Mes
komunistëve dhe ballistëve kishte pasë përpjekje për t`i bashkuar forcat kundër
armikut të përbashkët.[154] Mirëpo gjatë diskutimeve të koordinimit të punëve
pati mospajtime sidomos për shkak të politikës refuzuese të PKSH për
pretendimet e Ballit për të punuar në realizimin e Shqipërisë reale. Refuzimi
vinte nga frika se kjo do të ndikonte në largimin e bashkëpunimit me lëvizjet
nacionalçlirimtare të fqinjëve e sidomos asaj jugosllave. Emisarët e PKJ tashmë
kishin filluar të japin “frutat” e ndikimit të tyre.[155] Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm
të UNçSH-së përbënte një veprim të njëanshëm të PKSH-së që ndikoi në përfundimin
unifikimit të forcave kundër okupuesit.[156]
Kapitullimi
i Italisë (8.4.1943)[157] i hapi rrugën trupave gjermane drejt Shqipërisë me ç`rast
për të parën herë realizohet Megali Idea që nënkuptonte Shqipërinë reale.[158] Ky
kapitulli mishte rezultat i goditjeve të vazhdueshme që pat marrë Boshti
fashist në të gjitha frontet e LDB-së.[159]
Pushtimi
i Shqipërisë nga trupat gjermane kishte pasur shpejt dhe pa fërkime të mëdha. Gjermanët
marrin urdhër që shqiptarët t`i trajtojnë “mirë e sjellshëm”. Interesat e
gjermane nuk përqendroheshin në Shqipëri. Megjithëkëtë gjermanët ishin të interesuar
të ngrishin një administratë shqiptare. Politikanët shqiptarë tregohen tejet të
përmbajtur, mbase ata kishin gjykuar se së shpejti në Shqipëri do të hynin
trupat angleze. Ndikimi gjerman shprehet “në viset që ishin bashkuar Shqipërisë
më 1941. Atje druheshin rënies sërishme nën Jugosllavi...”. Më 14 shtator ishte
themeluar një komitet kombëtar që kishte proklamuar pavarësinë e Shqipërisë dhe
kishte thirrur një komitet ekzekutiv si qeveri e përkohshme. Më 16 tetor 1943
mbahet një Kuvend Kombëtar prej nga rikthehet kushtetuta e vitit 1928. Më 5 nëntor
1943 formohet qeveria në krye me
kosovarin Rexhep Mitrovicën. Programi kryesor i kësaj qeverie ishte “mbrojtja e
pavarësisë dhe e kufijve etnik të Shqipërisë”. Përpjekjet që kjo qeveri të njihet
nga vendet tjera mbesin të pasuksesshme. Gjatë kohës së pushtimit gjerman
kishte edhe dy kryeministra tjerë. Fiqri Dini kishte marrë postin e
kryeministrit në korrik 1944, për t`ia dorëzuar, pas dorëheqjes së tij, Biçakut
më 7 shtator 1944 që mbetet në detyrë deri në marrjen e pushtetit nga komunistët,
përkatësisht deri në largimin e trupave gjermane nga Shqipëria. Me 2 tetor 1944
trupat gjermane marrin urdhërin që të tërhiqen. Më 15 tetor mbyllet edhe
ambasada gjermane, e cila deri para hyrjes së trupave kishte qenë si konsullatë.
Me largimin e gjermanëve ikin edhe bashkëpunëtorët shqiptar.[160]
Ikja e trupave gjermane i kishte hapur rrugën komunistëve shqiptarë në krye me Enver Hoxhën.[161]
Periudha
e dytë
- Faza e patronatit jugosllav (1944-48)
Qeveria e
përkohshme e Enver Hoxhës kishte nevojë të konsolidonte pushtetin dhe të bënte
përpjekje që të njihej ndërkombëtarisht. Që në janar 1945 Hoxha kishte kërkuar
njohje nga qeveria britanike, amerikane dhe asaj sovjetike. Arsyetimi ishte dhënë
duke cekur “sakrificat që kishte bërë Fronti popullor në luftën nacionalçlirimtare
në anën e aleatëve”. Për britanikët dhe amerikanët gjendja në Shqipëri ishte
ende e paqartë. Sovjetikët nuk donin të vepronin fillimisht në krye më vete
sepse e konsideronte Shqipërinë si zonë e ndikimit jugosllav. Pa rezultat
kishte mbetur edhe ngritja e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin. Kështu që i
pari shtet që njohu Shqipërinë ishte Jugosllavia akt ky që pasoi më 29 prill 1945.
Pastaj vazhdohet me Poloninë (7 nëntor) dhe Bashkimi Sovjetik (10 nëntor). Ndërsa
po të njëjtën ditë me sovjetikët, Britania
e Madhe[162] dhe ShBA-së kishin deklaruar se ato ishin të gatshme ta njohin
qeverinë e Hoxhës si “administratë” të Shqipërisë me kusht që së shpejti të mbahen
zgjedhjet e lira në vend. Edhe pse më 2 dhjetor 1945 kishte pasur zgjedhje në vend,
ato nuk kishin kryer sipas mënyrës perëndimore për zgjedhje të lira. Një ngatërresë
me britanikët në rastin e luftanijeve britanike (tetor 1946) kishte bërë që raportet
mes dy vendeve të tensionohen sa rasti kalon në KS të OKB-së[163] dhe në Gjykatën
Ndërkombëtare në Hagë. Kjo dhe mospagesa e dëmshpërblimit e shqiptuar nga gjykata e Hagës kishte
ndikuar që Britania të marrë qëndrim negativ për rrjedhat tjera kundruall Shqipërisë.
Të gjitha këto kanë bërë që të dal vlerësimi, se regjimi i Hoxhës “u detyrua
nga zori të mbështetet në BS e sidomos në Jugosllavinë fqinje.
Aleanca
me Jugosllavinë u shndërrua në një bashkësi të zorit, në të cilën Shqipërinë e
futën fuqitë perëndimore dhe Bashkimi Sovjetik.”[164] Ky është njëri prej vlerësimeve
që jepet në literaturë. Ne kemi edhe një këndvështrim tjetër që dallon nga ky i
fundit. Britania e madhe kishte kërkuar nga qeveria komuniste e Tiranës dy gjëra:
“së pari, që të njihte të drejtën e vijueshmërisë së gjitha marrëveshjeve e
traktateve që qeveria e Mbretit Zog kishte pas nënshkruar me qeverinë e
Britanisë së Madhe dhe; së dyti, që qeveria e Tiranës të mbante zgjedhje të lira
e demokratike për t`i dhënë popullit shqiptar të drejtën e zgjedhjes së formës
së qeverisjes së vendit.”[165] Duhet theksuar se në fillim (prill 1945) E. Hoxha
në një organizim të hapur publik kishte lavdëruar me fjalë respekti të madh
Churchil-in dhe kishte thirr në kujtesë
“Rooseveltin e madh”, këto dy figura të mëdha të demokracisë dhe lirisë. Mirëpo
kjo simpati dhe respekt nuk zgjati shumë.[166] Mirëpo në fushën e brendshme pas
luftës PKSH kishte filluar ndjekjen e kundërshtarëve politik e fetar. Kërkesat
e Britanisë udhëheqja komuniste i kishte refuzuar kategorikisht. Partia
komuniste shqiptare në zgjedhjet e vitit 1945 bëri një manipulim të stilit
stalinist. Shpesh pastruesit e kundërshtarëve bëheshin vetë viktimë e
pastrimeve.[167] Megjithë refuzimit vlerësohet se Britania nuk kishte hequr dorë
nga Shqipëria. Ajo kishte përdorur metodën hapur për t`iu kundërvu regjimit
komunist, rasti i padisë së Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare, dhe me
veprime të fshehta lidhen me hartimin e planit sekret të inteligjencës sekrete
angleze për rrëzimin e qeverisë së Hoxhës që parashihte
përgatitjet
brenda dhe jashtë Shqipërisë për përmbysje me dhunë. Bashkëpjesëmarrëse në këtë
plan kishte qenë edhe CIA amerikane. Si i tillë plani kishte funksionuar deri në
vitet 1946-47. Mirëpo ky plan kishte dështuar pasi një bashkëpunëtor i shërbimit
sekret sovjetik (KGB) kishte njoftuar për planin e përgatitur, ndërsa KGB
kishte njoftuar regjimin komunist shqiptar. Me tu marrë njoftimi rrëgjimi
kishte marrë gjitha masat për të rezistuar. Dështimi i planit sekret anglo-amerikan
bëri që përfundimisht të ngurtësohen marrëdhëniet mes vendeve në fjalë në rangun
e pakompromis sidomos nga regjimi komunist.[168]
Kemi vlerësimin
se interesi i fuqive të mëdha gjatë gjithë kohës së mes luftërave edhe gjatë LDB
Shqipëria ishte si “forgotten conntry” dhe se ajo ishte i vetmi vend i Evropës
Juglindore i cili në marrëveshjen Churchill-Stalin (9.10.1944) nuk cekte fare
atë, dhe ky “lëshim” gjykohet si “skandaloz”.[169] I lënë në harresë, ose i
neglizhuar Ballkani ra si pa u ndier ngadalë nën ndikimin e ideologjisë dhe
politikës sovjetike.[170]
Shtrirja
e sovjetëve në Ballkan nuk ishte një ambicie e re e rusëve.[171] Faktorët e rëndësishëm
ndërkombëtarë nuk u treguan shumë aktiv për orientimin e Shqipërisë gjatë luftës.
Ndonëse kishte disa misione angleze dhe amerikane me ndikim sporadik, lokal dhe
pa influencë mbarë shqiptare. Në Përgjithësi prania e pjesës demokratike të Aleancës
Antifashiste ishte e pakonsiderueshme. As faktori sovjetik nuk ishte aq shumë aktiv
për dallim nga ndikimi i komunistëve jugosllavë.[172] Ndikim përballë Shqipëri
pati edhe tendenca minimizuese në rolin e kontributit të sajë në luftën
antifashiste sidomos nga Greqia dhe Jugollavia. Kjo dëshmohet me rikthimin e
dekretit mbretëror të vitit 1940 nga ana e parlamentit grek në vitin 1944 “Mbi
caktimin e shteteve armike” me çka vazhdonte të qëndronte konstante Shqipëria. Rikthimi
i Ligjit të Luftës rëndoi mjaft negativ marrëdhëniet me Shqipërinë.[173] Ndërsa
Jugosllavia kishte interesim në minimizimin e kontributit të Shqipërisë për të siguruar
kufijtë e jashtëm të saj, pra të mbante nën Serbi Kosovën, dhe për ta rritur
ndikimin e saj e për të dominua si faktorë kryesore në Luftën në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa prapa saj qëndronte BS me përkrahjet e saj. Për paradoks politika dhe
diplomacia shqiptare e kohës kishte varur tërë shpresat tek komunistët shqiptar
e këta në anën tjetër tek komunistët jugosllav. [174]
Faza e
parë pas LDB (1944-1948) në gjuhën e studiuesve perëndimor Shqipëria dhe
politika e saj e jashtme është emëruar si: “satelit”, “subsatelit”, “kolonie”, “protektorat”,
deprived of any significant iniciative in its foreign and domestic policies”, “Yugoslav
tutelage”.[175] Në këtë fazë bëhet fjalë për pretendimin e Jugosllavisë për një
konfederatë e shtruar në vitet 1944/45 dhe 1847/48, ku Shqipëria do të bëhej
republika e shtatë e saj.[176] Pse kjo nuk ishte realizuar, vlerësohet me
arsyetimin e shpërthimit të mosmarrëveshjeve mes Jugosllavisë me Komiformin (Informbyronë
Komuniste) dhe duke iu falënderuar Stalinit përkatësisht BS. Prej 1944 deri 1948
politikën shqiptare të jashtme e përshkon kryesisht ajo e politikës rajonale. Kjo
politikë rajonale karakterizohet me problemet e trashëguara në raportet me
Greqinë dhe Italinë. Mes Shqipërisë dhe Greqisë qëndronte Epiri Verior, akuzat
drejtuar Shqipërisë lidhur me pozitën e saj në sulmin e Italisë në LDB dhe ai i
luftës civile në Greqi (1944-1949) ku, duhet theksuar, Shqipëria nuk ishte
aspak më tepër e involvuar se Jugosllavia dhe Bullgaria. Ne mes Shqipërisë dhe
Italisë qëndronte okupimi dhe kërkesa për dëmshpërblim, çështje këto që rregullohen
në Konferencën e Parisit (10.2.1947). Këtë fazë e përshkon edhe pengimi i anëtarësimit
të Shqipëris në në OKB, dështimi i ngritjes së marrëdhënieve diplomatike me Anglinë
dhe SHBA-të.[177]
Politikën
e jashtme të shtetit shqiptare deri në vitin 1948 e kishte marrë mbi vete
Jugosllavia. Ajo i mbronte interesat shqiptare.[178] Këto interesa Jugosllavia
i përfaqëson në Konferencën e Postdamit dhe Parisit (1945) ku kërkohet dëmshpërblimi
që duhej përgjigjej Gjermania kundruall Shqipërisë. Interesat shqiptare nga
Jugosllavia përfaqësohen edhe në Konferencën e paqes në Paris (29.7.1946-10.2.1947)
ku Jugosllavia kishte ulësen e saj dhe i dëgjohej zëri, përderisa Shqipëria
kishte mandatin e “dëgjueses”. Për fund duhet cekur poashtu aktin e themelimit
të Kominformit (22-27.9.1947) ku PKSH ishte e vetmja që nuk kishte marrë ftesë.
Kjo jo ftesë e bën edhe më të besueshëm vlerësimin se Stalini as nuk ishte i
informuar e as nuk kishte interesim në Shqipërinë duke e lënë atë në duart e
Jugosllavisë.[179] Ndërsa ishte Jugosllavia që njohu e para qeverinë e E. Hoxhës
dhe poashtu ishte e para që lidhi marrëdhënie bilaterale me Shqipërinë. Fillimisht
ishte ajo e vitit 1946 për të vazhduar me 27 marrëveshjet tjera të llojeve të ndryshme
që përfshinin fushën e bashkimit në planin ekonomik, unionin doganor dhe
valutor, si dhe në fushat tjera si kulturë, politike e ekonomike. Të gjitha këto
marrëveshje nga studiuesit janë vlerësuar si pararendëse, parapërgatitje për të
realizuar tendencën jugosllave për realizimin e konfederatës. Mbase edhe
ekonomia e jashtme shqiptare bëhej vetëm nëpërmjet Jugosllavisë. Ky afrim nga
pala shqiptare dhe ajo jugosllave ishte vlerësuar dallueshëm. Jugosllavët thonin
se kishin ndihmuar ekonomin shqiptare, përderisa pala shqiptare mbante
pozicionin se jugosllavët kishin shkatërruar ekonomin dhe pasurin shqiptare.[180]
S`ka dyshim përkrahja jugosllave kishte qëllimin
e futjes së Shqipërisë si republikë e shtatë e saj. Pas ngjarjeve të brendshme
në Shqipëri në vitin 1948, ato irritojnë Jugosllavinë dhe BS. Rasti i K. Xoxës[181]
dhe procesi i parë kundër “titistëve” janë si pika kthese që nënvizojnë kthesën
apo kalimin nga patronati jugosllav në atë të BS. Shqipëria kishte prishë gjitha
27 marrëveshjet me Jugosllavinë dhe kishte kërkuar tërheqjen e gjithë personelit.
Interesant është se marrëveshja e parë e vitit 1946 nuk ishte deklaruar si e
prishur nga pala shqiptare. Ishte Jugosllavia ajo që kishte prishë këtë marrëveshje
në vitin 1949, poashtu edhe prishja përfundimtare edhe e marrëdhënieve
diplomatike ishte hap jugosllav (1949-1950).[182]
Në të vërtetë Shqipëria kishte qenë vend i “harruar” nga Stalini. Mirëpo kjo ishte tejkaluar në heshtje nga regjimi i kohës. Përkundrazi diktatori Hoxha kishte shprehur përherë fjalë miradije për Stalinin, se si ai kishte luajtur rol të madh gjatë dhe pas LDB.[183] Përkrahja që i bën BS Shqipërisë lidhet ngushtë edhe me faktin e Luftës së Ftohtë që po merrte formë gjithnjë e më shumë.[184] Ndërsa ekziston vlerësimi se marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave (1948-1985) mund të karakterizohen me sa vijon: normalitet në rangun shtetërorë, armiqësi e papajtueshme në aspektin ideologjiko-politik.[185]
- Koha e Stalinit si fazë e patronatit sovjetik (1948-53)
Faza tjetër
e politikës së jashtme shqiptare lidhet plotësisht me emrin e Stalinit. Ndonëse
kjo fazë do të zgjasë deri në vdekjen e tij (5.3.1953). Si veçori e theksuar, për
dallim nga gjitha shtetet e Bllokut të Lindjes, Shqipëria mbetet i vetmi vend
besnik mësimeve të Stalinit. Ngritja e figurës së tij si person kult nga ana e
E. Hoxhës është një nga kritikat kryesore që i bëhet diktatorit Hoxha. Ky kult
i Stalinit nuk kishte justifikim historik, se udhëheqësi sovjetik në të vërtetë
nuk kishte treguar kurrfarë interesimi për Shqipërinë e vogël.[186] Ishin pesë vizitat
e Hoxhës tek Stalini që mbahen në kujtesën e tij dhe tregohen masës si “përralla
për një njeri të mençur e të e të mirë”.[187] Në këtë fazë vërejmë se rreziku i
përzierjes së drejtpërdrejtë në politikën e jashtme dhe të brendshme shqiptare
nga ana e patronatit të ri është shumë më i ulët se ai i mëparshmi. Kjo ishte kështu
për faktin, se me prishjen e marrëdhënieve mes BS dhe Jugosllavisë si dhe me
kalim e Greqisë në Bllokun e Perëndimit, Bashkimi Sovjetik nuk kishte mundësi
qasjeje direkte në Shqipëri. Politika rajonale mbetet edhe mëtutje aktuale për
Shqipërinë. Jugosllavia bëhet armiku numër një. Kosova[188] vihet përsëri në diskutim.
Ndërsa si prioritet kryesorë në politikën e jashtme konsiderohej ajo marrëdhënieve
me Stalinin. Kështu që ky pozicionim bëri që të flitet për “from a sub
satellite to a satellite”.[189]
Kalimi nën
patronatin e ri bëri që tre mijë këshilltarë rusë t`i marrin vendet e atyre
jugosllavëve. Në kuadër të politikës së jashtme ndërkombëtare Shqipëria i bashkëngjitet
plotësisht BS dhe aleatëve të saj. Kjo do të thotë se ajo pozicionohet në anën
e BS në konfliktin mes Anglisë e SHBA-ve për shkak të Luftës së Ftohtë.[190] Interpretimi
shqiptar i ideologjisë marksiste e leniniste shihet më së miri në prishjen e
marrëdhënieve me jugosllavinë. Shqipëria bëhet rekord në polemikën ideologjike.
Në vitin 1947
një delegacion shqiptarë i kryesuar nga E. Hoxha kishte bërë vizitën e parë në Moskë
te shoku Stalin. Ky hap i diplomacisë shqiptare drejt Moskës dhe dokumentet e nënshkruara
që kishin për qëllim institucionalizimin e marrëdhënieve Shqipëri-BS u kritikua
ashpër nga udhëheqësit jugosllav, sepse “Shqipëria, më parë se të bënte ndonjë marrëveshje
me ndonjë vend tjetër, duhej të merrte pëlqimin e Jugosllavisë”.[191] Ndërsa një
vit më vonë marrëdhëniet BS-Jugosllavi tensionohen si rezultat nxirret një rezolutë
E Byros Informative të PK Evropiane (1948) ku Tito akuzohet rëndë për devijim
nga marksizëm-leninizmi. Ky tensionim i kishte mundësuar E. Hoxhës eliminimin
thuajse të gjithë kundërshtarëve të tij politik nën akuzën për “spiunazh
jugosllav”. Ndërsa vendimet e Kongresit të I të PKSH dhe ndryshimet e synuara
nga shteti shqiptar (në fund të vitit 1948) ndikuan në përkeqësimin edhe të mëtutjeshëm
të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Jugosllavi. Ky proces i tensionimit të marrëdhënieve
reflektohet me prishjen konventave të ndryshme nga ana e Shqipërisë dhe
prishjes së “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke” nga
ana jugosllave.[192] Në maj 1950 Jugosllavia largon në mënyrë demonstrative
trupin e saj diplomatik nga Tirana dhe nëntor 1950 i kërkon Shqipërisë që edhe
ajo ta tërheqë përfaqësinë diplomatike shqiptare nga Beogradi.[193] Ndërkohë Shqipëria
dhe regjimi komunist tash më kishte filluar afrimin me Rusinë ku pasojnë edhe
marrëveshje kredish. Si kriter kryesorë ishte pranimi i rrugës sovjetike të zhvillimit,
apo thënë ndryshe, sovjetizimi i plotë i politikës, ekonomisë, jetës sociale
dhe politikës së jashtme.[194] Meqë kushtetuta e vitit 1946 ishte kopjim i asaj
jugosllave, tani me orientimin nga Moska, ndjehej nevoja e ndyshimit të saj
gjithë në frymën sovjetike. Kjo pason në vitin 1950 që të mos pengoj procesin e
sovjetizimit të gjitha sferave e segmenteve jetësore në Shqipëri.[195]
Ndërsa
ekonomia shqiptare po shkiste e tëra gradualisht në varësi të sistemit ekonomik
sovjetik dhe orbitës së tij. Ndërsa marrëdhëniet e Shqipërisë me Evropën e
sovjetizuar, marrëdhëniet mes vendeve satelite, ishin shumë të kufizuara dhe
kryesisht mbështeteshin në fushën ekonomike dhe tregtare ose kulturore e
arsimore. Mbase ky ishte edhe qëllimi i Moskës për ta ruajtur rolin e qendrës në
fushën e politikës, asaj ushtarake, të sigurisë dhe politikës së jashtme.[196]
Në fushën
e politikës së jashtme rajonale politika shqiptare kundruall vendeve të rajonit,
e sidomos fqinjëve të saj, në dhjetëvjetëshin e parë të pas LDB karakterizohet
më shumë nga krizat, tensionet e konfliktet sesa nga paqja, stabiliteti dhe
bashkëpunimi.[197] Kjo reflektohet sidomos në raport me vendet fqinje
Jugosllavi e Greqi. Në politikën e jashtme të viteve të `50 të shekullit 20
Shqipëria kishte adaptuar qëndrimet në përputhje me ato që mbante BS dhe vendet tjera të Evropës
Lindore. Pranimi në OKB ishte ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare që e arrin
Shqipëria në dhjetëvjetëshin e parë të mbas LDB, akt ky që i jep një përforcim
të mëtutjeshëm regjimit komunist në politikën e brendshme. [198]
Në Bllokun
Perëndimor vendet anëtare ishin përqendruar para se gjithash me ringritjen dhe
përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike. Ishte thirrur në jetë Plani
Marshal, të cilin Shqipëria e kishte refuzuar (1947),[199] pastaj kishte
filluar një proces i afrimit dhe kooperimit mes anëtarëve të Bllokut të Perëndimit,
meqë këto vende kishin një autonomi shumë më të madhe veprimi dhe vetëveprimi në
krahasim me ato shtete anëtare të Bllokut të Lindjes. Kështu bëhet Marrëveshja
e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) në vitin 1947 për të vazhduar me
marrëveshjet dhe projektet tjera të afrimit dhe kooperimi në bazë të vetë dëshirës
pa detyrim, si ajo e Organizatës Evropiane për Bashkpunim Ekonomik (1948),
ngritja e Këshillit të Evropës (1949), Traktati Evropian i Komuniteteve të Çelikut
dhe Qymyrit (1951).[200]
- Faza e
tretë lidhet me vdekjen e Stalinit deri në kohën e prishjes së marrëdhënieve me
Hrushovin – pra si pjesa e dytë e patronatit sovjetik (1953-1961)
Vdekja e
Stalinit në vitin 1953 u pasua me një fazë tranzicioni në udhëheqjen e Moskës. Në
pushtet erdhi një figurë e re politike. Ishte Hrushovi personaliteti i cili
kishte shmangur mjaft nga ekstremizmi personal i paraardhësit të tij.[201] Karakteristikë
e politikës shqiptare përgjithësisht gjatë periudhës 1953-1957 ishte fillimi i
dyzimit politik shqiptar, apo thënë ndryshe aplikimi i politikës së dy
standardeve. Ishte faza kur po zbehej në arenën e internacionales komuniste
fryma staliniste dhe po ngrihej një frymë më liberale me Hrushovin.[202]
Nëse faza
e parë nën patronatin sovjetik mund të vlerësohet si rritje e pjesëmarrjes së Shqipërisnë
në politikën botërore, atëherë kjo fazë mund të gjykohet si ngritje në kulminacionin
e saj.[203] Pati një zgjerim të aktivitetit të Shqipërisë edhe në diplomacinë shumëpalëshe,
duke përfshirë këtu iniciativat rajonale ballkanike, organizatat e demokracive
lindore, Traktatin e Varshavës si dhe Kombet e Bashkuara.[204] Fjalimi i E. Hoxhës
(16.11.1960) në konferencën e 81-të të Partisë Komuniste të Punës në Moskë hynë
në historinë e internacionales komuniste. Kuptimi përmbajtësor i fazës 1953-1960/61
qëndron në atë se, Shqipëria gjithnjë e më shumë fillon t`i largohet patronatit
të BS, për çka si shkaktar, sipas arsyes së E. Hoxhës është Hrushovin dhe këshilltarët
e tij të ngushtë, si dhe me “lëndimet” që i bëhen bindjes shqiptare
në aspektin ideologjik – ikja nga fryma staliniste, dhe në aspektin e politikës
së jashtme afrimi i BS me Jugosllavinë, sidomos me deklaratën e përbashkët të këtyre
dy vendeve (2.6.1955 përkatësisht 20.6.1956).[205] Me këtë hap Hrushovi i hapte
rrugë tre prirjeve që po lindnin në vendet komuniste: frymës liberale të mendimit
njerëzor, policentrizmit të botës komuniste si dhe gjallërimit të rrugëve të ndryshme
të ndërtimit të socializmit.[206] Këtë afrim me armiken “permanente” të Shqipërisë
E. Hoxha e kishte vlerësuar si “tradhti”. Sipas të menduarit të politikës së jashtme
shqiptare dhe shefit të shtetit Hoxha, secili që lidhë marrëveshje e kooperon
me Jugosllavinë është armike e Shqipërisë, dhe secili që bashkëpunon me
revizionistin Tito sipas vlerësimit nga Tirana, është vet revizionist.[207] Këtu
duhet theksuar se Shefi
i partisë në Shqipëri kishte vlerësuar shumë gabimisht dhe se ishte mashtruar rëndë
kur ka menduar se politika e jashtme sovjetike për Ballkanin do të ishte në krahun
e tij.[208] Fryma më liberale mbas vizitës së Hrushovit në Beograd në Shqipëri
u prit me rritje të censurimit dhe kontrollit. E. Hoxha në kujtimet e tij tek “Titistët”
dhe “Hrushovianët”[209] vlerëson se ai pati konsideruar vizitën e kreut
sovjetik në Beograd dhe takimin me Titon, si “gjunjëzim i Hrushovit para Titos
dhe fillim i kursit revizionist të Moskës”.[210]
Kohën mes
vdekjes së Stalinit dhe prishjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës Hoxha
e kishte emëruar si “paqe fiktive”. Sipas këtij të fundit ky duhet të ketë parë
që në fillim “rrugën e gabueshme” të pasardhësit të tij, mirëpo ai duhet të ketë
pritur me shpresën se do të ketë prapëseprapë shpresë për ta ruajtur linjën
politike të Stalinit. Andaj kjo duhet të ketë qenë arsyeja kryesore pse Shqipëria
bëhet bashkëthemeluese e Paktit të Varshavës.[211] Megjithë kësaj “ftohjeje” pranimi
i Shqipërisë në OKB (1955) është rezultat i një “deals” mes BS dhe SHBA-ve,
pasi që këto dy vende bllokonin pranimin e vendeve të reja në organizatë – varësisht
se nga cili Bllok vinin ato. Shqipëria merr vendin në bashkësinë e shteteve ndërkombëtare
si rezultat i kompromisit mes dy blloqeve. Hyrja e Shqipërisë në Paktin e Varshavës
ishte i pari i këtij lloji në historinë e Shqipërisë. Pos kësaj ajo ishte pjesëmarrëse
në themelim. Kësaj radhe ajo nuk “harrohet” si në rastin Kominformit.[212]
Fillimisht
edhe pas ardhjes së Hrushovit Shqipëria ishte e njëzëshme me BS në politikën e
jashtme kundruall Bllokut Perëndimor.[213] Si shembull në kryengritjen
hungareze (23.10.-4.11.1956) ajo pozicionohet, bashkë me Kinën, pro kursit të ashpër
të Hrushovit me ç`rast edhe vet terminologjia ruse ishte përvetësuar nga Shqipëria.
Tirana kishte kritikuar ndërhyrjen e vonuar ushtarake.[214] Këtu kemi një dallim
të vogël. Hoxha kishte shfrytëzuar rastin që ta akuzonte Titon si bashkëfajtor
në kryengritjen hungareze.[215] Edhe pse Hoxhës i ishte bërë një injorim i rëndë
nga ana e Krushqovit, pasi që vetëm PKSH nuk ishte ftuar në konsultimet që kishte
bërë ai me partitë e Bllokut të Lindjes për t`i pyetur lidhur me përkrahjen e
tyre lidhur me intervenimin.[216]
Në politikën
rajonale Italia filloi të quhej ndryshe “çizmja në të cilën ishte futur tërësisht
këmba amerikane”. Pra shikuar nga ky aspekt marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe
Italisë ishin mjaft të zbehta. Skepticizmi ishte rritur edhe me hyrjen e Italisë
në Paktin e NATO-s.[217] Me fqinjët tokësor kemi një fazë më të qetë kooperuese.
Me Greqinë pas gjysmës së dytë të viteve të `50 të shek. 20 sado që kemi një relaksim
marrëdhëniesh, edhe kundruall Greqisë pala shqiptare i kishte kushtëzuar marrëdhëniet
sepse ajo i ishte afruar SHBA-ve. Ndërsa në anën tjetër lidhja e Shqipërisë me Moskën
në sytë e shtetit grek shihej tejet negativ, e sidomos baza ushtarake e
Traktatit të Varshavës në territorin e saj.[218] Ndërsa marrëdhëniet me
Jugosllavinë në fakt nuk ndryshojnë fare, edhe pse pas vizitës së Hrushovit në Beograd
në dukje u normalizuan,
ndërsa në thelb kishin mbetur me tensione të pandryshueshme. Këto raporte sa
ishin tensionuar edhe më shumë pasi që Tirana kishte shprehur pakënaqësinë e
saj lidhur me trajtimin e Kosovës. Kulmin ky ashpërsim lidhur me Kosovën e
kishte arritur në vitet 1956-1960, fazë kjo kur Jugosllavia me marrëveshje me
Turqin mijëra shqiptar (“turq”) kishte vendosur “t`i pranoj”në shtetin e saj. Kjo
dhe lufta e ashpër ideologjike tensiononte permanent marrëdhëniet jugollavo-shqiptare.[219]
Ndërsa SHBA-në Shqipëria e kishte profilizuar si armiken më të madhe që e udhëhiqte
imperializmin. Sipas politikës leniniste shqiptare SHBA-ja ishte ajo, së bashku
me aleatë, e nëpërmjet fqinjëve të saj (Greqi, Itali, Jugosllavi) në bashkëpunim
me mërgatën shqiptare që po organizonin një komplot të “madh” për ta larguar
regjimin e Hoxhës. Ishte përhapur
sindroma e “armikut të imagjinuar”, sepse sipas dëshmive Amerika nuk kishte pas
një interesim të tillë.[220] Në fund të viteve të `60 të shek. 20-të Republika
Popullore e Shqipërisë vendos marrëdhënie diplomatike edhe me Suedinë, Danimarkën,
Zvicrën dhe Holandën.[221]
Hrushovi
pos të tjerash synonte përmbysjen e udhëheqjes kryesisht staliniste në vendet
komuniste. Pala shqiptare këtë e kishte kuptuar, andaj ajo fillimisht kishte
zgjedhur diplomacinë e heshtjes. Mirëpo, siç e pamë, me kohë fillojnë të dalin
në shesh divergjencat mes E. Hoxhës dhe Hrushovit.[222] Kontraditat ndërmjet
Shqipërisë dhe BS kishin qenë kryesisht të karakterit ideologjik. Kështu që në marrëdhëniet
shqiptaro-sovjetike në vitet 1957-1959 fillon hapur konflikti ideologjik[223] midis
dy partive komuniste për të kaluar në konflikt shtetëror midis dy vendeve.[224]
Presioni i Hrushovit ishte rritur mbi udhëheqjen shqiptare dhe kjo lidhej me dy
kërkesa: revizionimin e politikës shqiptare përballë Jugollavisë,[225] pra kërkohej
ndryshimi i politikës së “armiqësisë” si dhe rehabilitimi i përkrahësve e
simpatizantëve të Titos dhe Jugollavisë.
Te dy këto kërkesa ishin të papranueshme për E. Hoxhën sepse ai e kuptoi po të pranonte,
ditët e pushtetit të tij do të ishin të numëruara.[226]
Thellimi
i theksuar i mosmarrëveshjeve shqiptaro-sovjetike pason pas vizitës së Hrushovit
që i bën Shqipërisë në vitin 1959. Megjithëse qëndrimet kundërthënëse mes dy
palëve ishin të njohura, pala shqiptare ishte përpjekur që kryeudhëheqësit të komunizmit
t`i organizoj një pritje sa më të mirë dhe në frymën e vetëpërmbatjes nga
kritikat. Mirëpo e gjithë kjo nuk kishte ndihmuar shumë. Hrushovi kishte
trajtuar “vëllaun” e vogël me një arrogancë. Pala Shqiptare kishte shpresuar që
me mirësjelljen e saj të ndikoj te Hrushovi për përkrahje ekonomike. Por kjo
pritje kishte qenë e gabuar. Kjo shprehet më së miri në deklarimin e vet
Hrushovit “... për sa i përket nevojave tuaja, dua t`ju them se ne nuk kemi
ardhur për të shqyrtuar ato... Ne kemi ardhur të njihemi, të shkëmbejmë mendime...”
mbase qëllimi i vizitës kishte qenë që për së afërmi
të shikoj pozicionet e mundshme strategjike ushtarake ku “mund të ndërtohet një
bazë ideale për nëndetëset...”, dhe dihet se më vonë qeveria shqiptare kishte
lejuar bazën ushtarake detare të Pasha Limanit që vlerësohet se kishte qenë më strategjiku i Traktatit të Varshavës që kishte ngritur
pranë Mesdheut.[227]
Si pasoj
e ngurtësimit të veprimit diplomatik pason varfërimi në aksionin diplomatik ndërkombëtar
që kishte cenuar njëkohësisht interesat e shtetit shqiptar. E. Hoxha ngjante
shumë më tepër me Stalinin dhe udhëhiqte si stalinist në politikën e tij të brendshme
dhe të jashtme.[228] Në Kongresin e 20-të të PK të BS delegacioni Shqiptarë kishte
filluar, pasi që tashmë kishte shpërthyer konflikti sovjetiko-kinez, të anononte
drejt polit të ri të komunizmit botëror, pra Kinës.[229] Hoxha nuk pranonte
ndryshimin dhe zhvillimin as në teori as në praktikë, ai ishte tipik dogmatik.[230]
Dobësitë më të theksuara në politikën e jashtme shqiptare që fillojnë me
Mbledhjen e Moskës, ishin përpjekjet e saj për të operuar drejtpërsëdrejti në terrenin
e arenës ndërkombëtare, pa përdorur instrumentet, mekanizmat dhe teknikat tjera
diplomatike, mbase kjo ishte
edhe rezultat i mungesës së përvojës në diplomacinë shumëpalëshe.[231]
Pas
mbledhjes së Moskës (1960) marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike fillojnë të nxjerrin
vështirësi të mëdha edhe për vetë popullin si pasojë e një politike të pa
analizuar mirë nga pala shqiptare. Duke u përballur me rrezikimin e pushtetit E.
Hoxha ishte i gatshëm ta flijoj popullin dhe partinë që udhëhiqte, madje
pasojat ai i përdori për të argumentuar se, ja se si “armiku” donte ta dëmtonte
shtetin dhe popullin.[232] Kongresi i Katërt i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe
Kongresi i 20-të i BS kishin definuar në mënyrë të parikthyeshme prishjen përfundimtare
të miqësisë midis BS dhe Shqipërisë[233]
Deri në prill
1961 praktikisht prishen gjitha marrëdhëniet ekonomike me BS, largohen këshilltarët
dhe deri në maj 1961 ikin edhe ushtarët sovjetik.[234] Ndërsa Hrushov nga ana e
tij me rastin e Ditës së Partisë (30.10.1961) i shpall të prishura përfundimisht
marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kërkon hapur rrëzimin e E. Hoxhës nga pushteti.[235]
Për
diplomacinë shqiptare periudha e Luftës së Ftohtë mbas viteve të `60 të shek. 20
është vlerësuar si një nga periudhat më të vështira. Kjo për arsye të prishjes
së marrëdhënieve diplomatike me BS, rënia e nivelit të bashkëpunimit me me
vendet socialiste satelite të Moskës,[236] ikja nga Traktati i Varshavës,[237] vijimësia
e marrëdhënieve të ngrira me shtetet fqinje, hezitimi për bashkëpunim ekonomik
e kulturor me Perëndimin do të shkaktonte pasoja të rënda gjeopolitike dhe gjeoekonomike
për shtetin shqiptar.[238]
Përkeqësimi i marrëdhënieve sovjetiko-shqiptare ndodhë në një kohë kur BS dhe SHBA-ja ishin ballafaquar fort lidhur me Krizën e Berlinit (1958-1963) dhe Raketave në Kubë (1962). Pra Moska ndodhej e ngarkuar dhe shumë e zënë me marrëdhëniet ndërkombëtare të kalibrit tejet të madh për kohën.[239]
- Faza nën patronatin Kinez (1961-78)
Shqipëria
me politikën e jashtme të “kthesave” dhe “fillimeve” të reja ka qenë rast
specifik në Bllokun e Lindjes. Rasti i radhës së kalimit nga patronati i BS në atë
Kinez përforcon edhe më shumë pikëpamjen, se ky akt specifik është i lidhu me faktin se Kina në këtë
kohë ishte e vetmja kundërshtare e BS.[240] Një dallim nga patronatet e mëhershme
është aspekti gjeografik- që për pasojë kishte konsekuenca të dyfishta: rritet
autonomia shqiptare, në anën tjetër mundësia për ta përkrahur “partnerin vogël”
në rast të shpërthimit të ndonjë krize të brendshme, ishte tejet i vogël[241]
Kontaktet
e para shqiptaro-kineze vlerësohet të kenë qenë qysh në vitin 1955 kur Shqipërisë
i jepet kredia e parë kineze. Ndërsa kontaktet më serioze fillojnë të marrin
formë më intensive pas kryengritjes në Hungari dhe po ashtu në kuadër të Kongresit
të VII të Partisë (1958) për të vazhduar deri në vitin 1960. Pas fazës
transitore (1961-1963) marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë dhe partneriteti bëhen
publike me vizitën e palës kineze më 7-17.1.1964.[242]
Për
rritjen e interesit ndaj Kinës dhe komunistëve kinez një rol të madh kishte
luajtur Partia Komuniste e BS dhe Stalinit dhe kjo për arsye strategjike të kohës.
Ndërsa në Shqipëri fillimisht informacionet për Kinën e Mao Ce Duni-n deri në fillim
të viteve `50 ishin të kufizuara dhe
kontradiktore. Flitej për një vijë specifike kineze për ndërtimin e socializmit.[243]
Një delegacion nga Shqipëria me në krye E. Hoxhën në vitin 1956 bëri një vizitë
në Kinë, pak kohë mbas mbajtjes së Kongresit të 20-të të PKBS. Delegacioni
shqiptarx kishte marrë pjesë edhe në Kongresin e 8-të të PK të Kinës. Delegacioni
nga Shqipëria ishte treguar i “përmbajtur” sa i përket trajtimit, sidomos të teorisë
marksiste-leniniste, që ndryshonte jo vetëm nga ajo si kuptohej nga pala
shqiptare por edhe nga teoria sovjetike.[244]
Lëvizja e
Shqipërisë drejt Kinës dhe ikja e saj nga poli i komunizmit sovjetik kishte
disa shkaqe. Për ta kuptuar këtë lëvizje duhet shikuar aspektin historik ku
dihet se Shqipëria ishte ndër të paktat vende të Evropës Lindore që gjatë LDB
nuk pati ndihmë konkrete politike e ushtarake sovjetike; në pikëpamjen
gjeopolitike ikjen nga Moska e favorizonte distanca gjeografike dhe se
politikisht asnjë shtet përreth shtetit shqiptar nuk ishte në strukturat
politike e ushtarake të kontrolluara nga Moska; nga aspekti gjeostrategjik pala
shqiptare kishte bërë përgatitjet që të siguronte vendin në tre pikëpamje: një lidhje
aleance me ndonjë fuqi, vijimësisë komuniste të regjimit dhe moscenimi i bashkëpunimit
me vendet socialiste të rajonit.[245] Kjo prishje e marrëdhënieve diplomatike
me BS dhe daljen nga Pakti i Varshavës Shqipëria nuk kishte më kurrfarë pengese
t`i bëhet krah i Kinës komuniste.
Pas
prishjes së marrëdhënieve me BS ekspertët sovjetik u zëvendësuan me ata kinez.[246]
Tani kishte filluar të futet fryma kineze në fushate ndryshme në Shqipëri. Në të
vërtetë Shqipëria dhe Kina ishin dy vende pa kurrfarë lidhje historike,
gjeografike, ekonomike, kulturore, shpirtërore e civilizuese. Pra gjithçka
duhej të ndërtohej që nga fillimi. E vetmja pikë e përbashkët, si pikëmbështetje
kryesore ishte ideologjia komuniste. Madje edhe kjo pikë shihej me rezerva nga
Tirana dhe Pekini.[247] Mirëpo nevoja e kohës kishte detyruar që skepticizmin
ta zëvendësonin me besimin, për të kaluar në pragmatizëm. Dhe duke pasur
parasysh dallueshmërinë e thellë mes këtyre dy vendeve marrëdhëniet shqiptaro-kineze
nuk arritën asnjëherë të ngrihen në nivelin e marrëdhënieve me domin vlerash të
përbashkëta.[248] Si platforma kryesore të bashkëpunimit
mes Shqipërisë dhe Kinës ishin dy dokumente kryesore: Deklarata shqiptaro-kineze
e vitit 1964 dhe Deklarata Shqiptaro-kineze e vitit 1966.[249]
Republika
popullore Kineze dhe Kombet e Bashkuara pak a shumë ishin dy elementet e vetme
që lidhnin Shqipërinë me botën e jashtme. Shqipëria theksueshëm ra në sy në arenën
ndërkombëtare në vitin 1972 kur ajo në KB kishte shtruar kërkesën dhe kishte
filluar iniciativën për pranimin e Kinës në KB. Me udhëzime të përhershme nga
KQ i Partisë së Punës që nga mesi i viteve të
’50 deri në fund të viteve të ‘60 politika e jashtme shqiptare dhe
diplomacia e saj ishte vënë në dispozicion dhe punonte për pranimin e Kinës në KB.
Kjo përpjekje e diplomacisë shqiptare kurorëzohet kur Asambleja e Përgjithshme
e OKB e kishte miratuar me 25. nëntor 1971 rezolutën shqiptare për pranimin e
Republikës Popullore të Kinës.[250] Ky pranim ndonëse erdhi si pasoj e shumë faktorëve,
Shqipëria kishte dhënë një kontribut të madh në këtë drejtim.[251]
Pas
lidhjes me Kinën diplomacia shqiptare në vijat trasha orientohej e ndiqte atë kineze.
Duke ndjekur një linjë të tillë diplomacia shqiptare po i shkaktonte probleme
vetvetes.[252] Me përparësinë që i dha
marrëdhënieve me Kinën diplomacia shqiptare kishte shpërfillur në thelb
gjeopolitikën e vendit dhe kërkesat e gjeoekonomike të vendit.[253]
Në politikën
e brendshme kjo fazë lidhet ngushtë edhe me dëmtimin, mbylljen apo ndërrimit të
funksionit të 2169 objekteve fetare në qytete e fshatra. Këtu bëhet fjalë gati
për të gjitha kishat, xhamit e objektet tjera të kultit.. Kjo ishte “dëshira e
rinisë” dhe e “popullit”. Shqipëria shpallet shteti i parë ateist në botë (1967),
fenomen ky që e bën Shqipërinë të njohur në Evropë dhe botë. Ajo me këtë akt do
të hapë edhe “muzeun ateist”![254]
Shqipëria
fillon të distancohet nga Kina kur kjo e fundit fillon të afrohet me armiken e
pa kompromis të regjimit komunist-leninist të Tiranës, Jugosllavinë revizioniste,
qëndrimi i të dy palëve ndaj BS, hapja kineze drejt SHBA-së, për qëndrimin e dy
palëve ndaj politikës që duhej ndjekur në Ballkan, për çështjet e sigurisë rajonale, si dhe për rolin dhe
influencan e të dy palëve brenda lëvizjes komuniste.[255] Edhe mbivlerësimi i
rolit të Rumanisë në Ballkan preku palën shqiptare. Largimi i Hrushovit
dhe ardhja e Brezhnjevit nga ana e Kinës
u vlerësuar si kthesë në Kremlin dhe u gjykua si mundësi për ndryshimin
e marrëdhënieve të ngrira mes dy vendeve. Mbase Kina kishte bërë përpjekje që ta
bindë edhe “vëllanë vogël” që të bëj të njëjtën gjë. Për E. Hoxhën një normalizim
i marrëdhënieve me BS ishte i papranueshëm
sepse ai kishte edhe frikën e dobësimit të vetvetes. Është vërejtur me të drejtë
se diplomacia shqiptare në këtë kohë situatën e shikonte bardh e zi. Edhe këtu
rishfaqen mangësitë e diplomacisë shqiptare me përdorimin e metodës deklarative
e të faktit të kryer, me qëndrimet e ngurtësuara e me marrjen e qëndrimit të pa negociueshëm. Edhe oportunizmi dhe
kompromisi stigmatizoheshin nga politika dhe propaganda shqiptare e kohës si “pjella
të politikave borgjeze dhe revizioniste” ndaj si të tilla ishin edhe të papranueshme.
Në aspektin e politikës rajonale Kina vlerësonte se ishte e rëndësishme të lidhej
një aleancë ushtarake trepalëshe në Ballkan mes Jugosllavisë-Rumanisë-Shqipërisë.
Kjo për palën shqiptare ishte e papranueshme, sepse konsiderohej si “... një orvatje me
karakter reaksionar nga ana e udhëheqjes kineze për
ta futur Shqipërinë socialiste në kurthin e komploteve luftënxitëse nëpërmjet
aleancave ushtarake...”.[256]
Në mesin
e viteve të 1970-ta pala shqiptare kishte filluar ta kuptojë se Kina nuk ishte
ajo që pati shpresuar dhe se nuk mund të ishte aleate strategjike e Shqipërisë.
Gjatë kësaj kohe vëmendjen politika e jashtme shqiptare e kishte drejtuar edhe
nga ngjarjeve tjera evropiane. Si proces i rëndësishëm këtu duhet cekur ai
i Helsinkit. Ky proces kishte nisjen e
vet në fillim të viteve ’70 me bisedimet në Vjenë dhe në Helsinki e që përfunuan
me Aktin e Final të Helsinkit (1975). Edhe Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë.
Por ftesa ishte refuzuar kategorikisht sepse “aty diskutoheshin interesat e
klikave kapitaliste”. Ky refuzim lidhej edhe me pushtetin persona të “xhaxhit” dhe
ishte rruga për të realizuar vetizolimin. Shqipëria kishte humbur edhe një shans
për të dalë nga kokëfortësia e saj e për t`u afruar me Evropën.[257] Marrëdhëniet
e Shqipërisë
me fqinjët e saj në këtë kohë (vitet ‘70), ndonëse kishte mjaft probleme arritën
në një ekuilibër të kujdesshëm. E. Hoxha kishte ftuar në gjithë shtetet e
Ballkanit dhe të rajonit që të mos bëheshin instrumenta të politikave të Fuqive
dhe blloqeve ushtarake e për të punuar për një Ballkan e rajon në paqe e siguri.[258]
Me Jugosllavinë fillon një përmirësim i marrëdhënieve. Ndërsa me Greqinë pas një
periudhe shumë të gjatë problemesh vitet ‘70 sjellin një përmirësim të relatave
dypalëshe kur vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike. Ky hap kishte çelur mundësin
për marrëveshje në shumë fusha. Ndërsa me Italinë marrëdhëniet dypalëshe ishin
përqendruar kryesisht në fushën ekonomike.[259]
Në vitet ‘70
në arenën ndërkombëtare kishte filluar të ndërkombëtarizohej vepra dhe figura e
katolikes shqiptare Nënë Terezës, e cila
më vonë do të ngitet si simbol që shprehë shpirtin e kombit shqiptar.Ajo nga
regjimi komunist-leninist i Tiranës dhe E. Hoxha ishte sharë me epitetet tipike
komuniste.[260]
Pas
mbajtjes së plenumeve të dytë (qershor 1977), të tretë (nëntor 1977) dhe atij të
katërt të Komitetit Qendror të PPSH në janar 1978 ku ishin analizuar edhe marrëdhëniet
me Kinën, edhe pse plenumet kishin qenë të mbyllura, ka të ngjarë që Kina të kishte
arritur të siguronte materialin e diskutuar e si pasojë pala kineze me një notë
diplomatike të veçantë në korrik të vitit 1978 bëri të njohur ndërprerjen e njëanshme
të ndihmave dhe kredive për Shqipërinë. Me këtë akt dolën publikisht mosmarrëveshja
shqiptaro-kineze.[261]
Prishja e
marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve bëri që Tirana ta shikojë Kinën si vend që kishte
rënë në shërbim të “imperializmit dhe neokolonializmit”.[262]Hoxha e kishte
vlerësuar afrimin kinez me Jugosllavinë si gjunjëzim i maoistëve para Titos, për
çka shefi nuk kishte mundur në asnjë mënyrë të pajtohet me këtë akt.[263]
Shqipëria
refuzonte idenë e Jugosllavisë për Lëvizjen e të Paangashurave si dhe teorinë kineze
të “tre botëve” e cila buronte si nga nevoja për të balancuar ndarjen dypolare
të botës me anë të ngritjes së një poli të ri ndërkombëtar.[264] Prishja e
Shqipërisë me Kinën e vendosi atë “midis Lindjes dhe Perëndimit, midis së shkuarës
dhe të ardhmes pa alternativë zhvillimi të brendshëm dhe pa kurrfarë vizioni në
marrëdhëniet e saj ndërkombëtar”.[265]
Shqipëria në fund të viteve të 70-ta kishte marrëdhënie diplomatike me rreth 80 vende të botës.[266]
Periudha
e tretë
- Faza e emërtuar si “splendit isolation” (1978-88)
Me
prishjen e patronatit kinez fillon në politikëne jashtme shqiptare një fazë e mëvetësisë
e cila do të vazhdoj deri në ditët tona.[267] Politika e jashtme shqiptare e
viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta mund të përmblidhet me moton “vetëm kundër
të gjithëve”.[268] Dhe sipas kësaj logjike “agjentët e kapitalizmit,
revizionizmit dhe imperializmit” kanë ngritur kundër Shqipërisë një “bllokadë ideologjike,
ekonomike dhe politike”, pra duke qëndruar si “bastioni” mbrojtës i mësimeve të
“vërteta” të marksizëm-leninizmit.[269]Mundësia për të marrë pjesë e për t`u
hapur ndaj Perendimit në procesin e Helsinkit nuk u shfrytëzua nga pala
shqiptare. Meqë jemi këtu mund të themi dhe konfirmojmë vlerësimin se “E. Hoxha
u soll me fatet e Shqipërisë si një padron me pasurin e tij private”.[270] Shqipëria
kishte ngritur e fundit në
rajon partinë komuniste, e fundit u largua nga doktrina komuniste-leniniste, e
fundit në rajon theu këtë ideologji, e fundit me stërngarkime të mëdha kaloi
fazën e tranzicionit. Mbase kjo e fundit edhe për shkak se diplomacia shqiptare
kishte refuzuar të përvetësonte pikat e Aktit të Helsinkit. Refuzimi i procesit
të Helsinkit ishte bërë nga regjimi i E. Hoxhës sepse ishte i tëri kundër
doktrinës që e praktikonte Tirana, kundër doktrinës së sigurisë dhe politikave
të çarmatimit, si dhe kundër doktrinës ideologjike e kulturore të xhaxhit Enver.
Dimenzioni human e i të drejtave të njeriut për regjimin e Tiranës u vlerësua
si “fjalë të zbrazura dhe pakuptim” që vinin nga shoqëria kapitaliste e
borgjezisë.[271] Regjimi i përbetuar e besnik i komunizmit leninist jo vetëm që
refuzoi pranimin e përfshirjes së saj në këtë proces, ky
për t`iu
kundërvënë kësaj fryme inicioi dhe nxori kushtetutën ere të vitit 1976 në të cilën
u sanksionuan ndalimi i po atyre pikave dhe qëllimeve që ishin pjesë e Aktit të
Helsinkit. Kushtetuta e re ndaloi marrjen e kredive, mbrojtja e atdheut u ngrit
si “detyrë mbi detyrat”, sanksionoi detyrimin për investime kolosale të padobishme,
marksizmi-leninizmi përcaktohet si ideologjia e vetme sunduese në vend. Pra
kushtetuta e vitit 1976 ishte porta që mbylli procesin e Helsinkit për Shqipërinë.
Nëse për Bllokun e Lindjes Akti i Helsinkit ishte një hapje drejt vlerave të Perëndimit
dhe mundësi e përvetësimit gradual të tyre, Kushtetuta e 1976 ishte mbyllje
ndaj të gjitha vlerave që kishte krijuar Evropa.[272]
Shqipëria
me politikën e saj të izolimit krijon një model të ri, të katërt pas LDB që dallonte
nga integrimi në Bllokun e Lindjes, të Perëndimit, apo pjesëmarrjes në lëvizjen e
shteteve neutrale të lira nga blloqet. Shqipëria bëhet i vetmi vend duke
refuzuar gjitha lidhjet me atë, apo këtë grup shtetesh. Fillon një nacionalizëm
me frymën e mësimeve leniniste. Vetizolimi tërhoqi vëmendjen e shumë studiuesve
të huaj si rast unik. Si datë e fillimit të izolimit vlerësohet 7.7.1978 për të
vazhduar deri në shpërthimin e vetëizolimit me pjesëmarrjen e Shqipërisë në konferencën
e ministrave të jashtëm në Beograd (24-26.2.1988). Padyshim edhe këtu kemi një fazë
kalimtare.[273] “Izolimi paranojak”, siç është emëruar ndryshe nga studiuesit,
e bën Shqipërinë edhe njëherë rast specifik të veçantë që dallon shumë nga
historia e re e
vendeve të Evropës, një vend që me vetëdije është tërhequr në vetvete e që ka
ngritur autarkinë ideologjike, ekonomike e politike në mënyrë të krahasueshme
me dogmën. Ndërsa principin e splendid isolation e përshkruan më së miri neni i
28 i kushtetutës së Shqipërisë të vitit 1976.[274] Politika e jashtme shqiptare
refuzonte “kapitalizmin”, që ishte synonim i perëndimit, dhe “revizionizmin” që
përfshinte gjithë lindjen, Jugosllavinë BS dhe “satelitët” e saj e deri në Kinë.
Vetëm Shqipëria e ndiente vetën besnike e “mësimit të pastër” të marksizmit-leninizmit-stalinizmit.
Dhe kishte marrë mbi vete detyrën historike të mbrojtjes së kësaj “trashëgimie”
për ta mbrojtur.[275] Shqipërisë i mbetën të vetmit “miq” lëvizjet për pavarësi
në botën e tretë – nga Palestina, Irani e deri në Zimbabve, për çka në politikën
praktike e financiare nuk luanin kurrfarë peshe.[276]
Në Bashkimin
Sovjetik në vitin 1985, pas disa viteve destabiliteti në lidershipin politik të
Kremlinit, kishte ardhur në krye M. Gorbaçovi. Ky ishte i ballafaquar me shumë sfida
të natyrave të ndryshme përbrenda BS. Ai ngriti ekipin e njohur të “perestrojkës
dhe glasnost”. Perestrojka kishte në përmbajtje programin e ristrukturimit
ekonomik dhe politik të BS. Administrata që kishte trashëguar Gorbaçov ishte
tejet e mbingarkuar dhe shumë e korruptuar. Këto degjenerime kishin sjellë me
kohë humbjen e besimit tek populli. Për të realizuar ristrukturimet e
propozuara nga perestrojka dhe glasnost nevojitej dhe kërkohej edhe ndryshimi i
autoritetit të liderit të Moskës, pra i pozitës së Gorbaçovit. Procesi i
reformave ishte i mundimshëm dhe kërkonte shumë kohë aq sa kundërshtarët e
liderit të ri filluan të përfitojnë nga situata e krijuar. Në arenën ndërkombëtare
e diplomatike i pari i Moskës ishte përpjekur që të bindë perëndimin e botën në
përgjithësi se, BS nuk do të jetë më asnjë lloj rreziku në marrëdhëniet ndërkombëtare,
mbase kjo bëhej edhe për qëllimin dhe interesat e nevojën e madhe që kishte për
t`u mbështetur në ringritjen ekonomike të vendit. Tashmë kishte filluar
filozofia e përfundimit të Luftës së Ftohtë e që po shkonte drejt një rendi të ri.[277]
Ndryshime
në vitet ‘80 kishte pasur edhe në Evropën perëndimore. Këto ndyshime lidhen me
figurat e njohura që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e
integrimeve evropiane, roli e iniciativa e Monesë dhe Shumanit, që u mbështet
edhe nga De Gol dhe Adenauer, drejt bashkimit ekonomik evropian.[278] Pastaj
pason iniciativa e Gensher-it dhe e Kolombos e njohur si “Akti Evropian” i cili
në qershor 1983 u miratua si dokument i emërtuar “Deklarata solemne mbi
Bashkimin Evropian”.[279] Ky akt shumë i rëndësishëm në procesin e integrimeve
evropiane, që ishte një iniciativë e mbështetur në vullnetin e lirë të shteteve,
afirmonte vullnetin politik të shteteve anëtare të Komunitetit Evropian për të përcaktuar
strategjinë e ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Duke e vazhduar rrugën e De
Golit dhe Adenauerit, edhe Miterani francez bashkë me gjermanin
Kohl aktualizuan dhe punuan në vazhdimin e projektit drejt Bashkimit Evropian.[280]
Edhe në pjesën e Evropës Lindore kishte pas disa lëvizje që lidheshin edhe me
ecuritë dhe rrethanat që po zhvilloheshin brenda BS. Kemi një dukuri që lidhej
me ndryshimet kushtetuese të shteteve dhe organizimet administrative. Fillon të
shfaqet sfidat etnike dhe fetare në gjitha vendet e Evropës Lindore. Kisha
Katolike polake kishte filluar tashmë të nxiste popullin polak për demokraci
kombëtare e antikomuniste.[281] Si element tjetër në pjesën lindore të Evropës
ishte edhe disidenca politike antikomuniste. Përderisa kjo ndihej gati në të gjitha
vendet e lindjes, në Shqipëri mungonte një frymë e tillë. Lëvizjen disidente e
kishin mbështetur edhe lëvizjet greviste e sindikaliste.[282]
Përderisa
në të dy anët e blloqeve kishin filluar procese të kundërta, në Shqipëri u
mbajt Kongresi i 8-të i Partisë së Punës të Shqipërisë. Këtu u trajtuan çështjet
ndërkombëtare dhe politika e jashtme shqiptare. Kjo fushë vlerësohet të ketë qenë
më për zemër për . Hoxhën. Pasioni i tij për zhvillimet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme shqiptare kishte
reflektuar e ndikuar në të gjitha skajet e Shqipërisë që pati sjellë edhe
pasoja mbase edhe “patologjike politike”. Ishte një strategji e Hoxhës që për
t`iu ikur dështimeve brenda vendit, edhe atëherë kur “lopa nuk kishte qumësht”,
ai i referohej situatave dhe rrethanave ndërkombëtare dhe zbrazte akuzat drejt
rrethimit nga imperializmi e revizionizmi dhe rrezikun që ishte “real” për
diktaturën komuniste shqiptare që po i kanosej Shqipërisë. Kjo strategji e
spostimit të vëmendjes
nga nevojat dhe problemet e vendit në zhvillimet ndërkombëtare kishin arritur
aq thellë sa edhe çobani e bujku i Shqipërisë kishte filluar të merret me
politikën ndërkombëtare, pra kishte kaluan në një patologji politike që do të linte
pasoja të rënda në të ardhmen e politikës shqiptare – dhe kjo do të hynte aq
thellë sa “ministri i bujqësisë gjatë vizitave të ndryshme jashtë shtetit do të
fliste për politikën e jashtme”.[283]
Në Kongresin e 8-të E. Hoxha kishte marrë në gojë edhe rastin e Kosovës. Ishte koha e zhvillimit të demonstratave shqiptare të 1981-shit që ishin zhvilluar në Prishtinë bashkë me pasojat vijuese. “Xhaxhi” Enver i kishte dhënë disa përgjigje disa tezave serbe që ishin aktualizuar në ato rrethana lidhur me aspekte të ndryshme të shqiptarëve në Jugosllavi e sidomos atyre në Kosovë. Në këtë Kongres “xhaxhi” kishte përdorë për herë të pare në mënyrën e të hapur të vërtetat historike të shqiptareve. Përse ai e kishte bërë këtë mund të ketë arsye të ndryshme. Ai për herë të parë kishte shpalosur përmbajtjen e bisedës në Beograd me Titon në vitin 1946, ku sipas “xhaxhit”, pasi e kishte pyetur Tito në fund të takimit lidhur me qëndrimin e tij rreth Kosovës, ai duhet të jetë përgjigjur se “mendimi i palës shqiptare është se Kosova dhe viset tjera të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet t`i kthehen asaj”, ndërsa Titoja i ishte përgjigjur se “jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do ta kuptojnë”. Ndërsa “xhaxhi” duhet t`i ketë besuar këtij premtimi. Pra diplomacia shqiptare komuniste duket se nuk ka qenë e aftë, mbase ishte edhe amatore, që t`i kuptoj drejtë mesazhet politike që i vinin nga Jugosllavia. Edhe pse ai pozicionohet në përkrahje të shqiptareve të Kosovës, lidhur me demonstratat e `81-shit[284] ai deklaron se Shqipëria nuk kishte kurrfarë rroli ndikues apo nxitës.[285] Ndërsa kërkesën e shqiptarëve për republikë brenda Jugosllavisë e kishte përkrahur, duke u larguar heshturazi nga pozicioni që duhet të ketë pas mbas LDB në takimin me Titon. Ky pozicionim i E. Hoxhës duhet të ketë ndikuar që ai të fitoj “respekt të konsiderueshëm brenda faktorit shqiptar në Ballkan”.[286]
Në fakt vetizolimi kishte filluar ti japë rezultatet e saja që u ndjenë në të gjitha fushat e jetës. E gjendur në një situatë të tillë politika e jashtme shqiptare ishte e detyruar t`i rikthehej me kujdes fqinjëve të tjerë si Greqisë, Italisë dhe Turqisë. Pala shqiptare që nuk kishte fare disponim të mirë përballë hapjes së këtyre shteteve përballë perëndimit dhe organizatave të tij, duke qenë në një situatë emergjente kishte filluar të hyjë detyrueshëm në bashkëpunim me ato. Kështu në vitet `80 hetohet një përmirësim i marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë. Fillon një bashkëpunim në fushën ekonomike dhe të kulturës. Miqësia me Greqinë ishte përmbledhur në një libër nga E. Hoxha me titull “Dy Popuj Miq”. Një afrim hetohet edhe drejt Italisë. Tirana duke përdorur kartën se, ajo kishte qëndrim anti-jugosllav ishte përpjekur të ofrohet me Italinë, meqë Hoxha i dinte rivalitetet e mëhershme mes dy vendeve. Fillon hapja për mësimin e gjuhëve të huaja në vend, edhe pse nën një kontroll të rreptë. Përpjekjet për afrim me Italinë ishin shumë të vonuara dhe se strategjia që po përdorte E. Hoxha tashmë që kaherë ishte e tejkaluar. Ndërsa lidhur me marrëdhëniet me BS dhe SHBA-të nuk kishte ndryshuar asgjë. Çelësi që i kishte venë regjimi këtyre dy vendeve me kushtetutën e vitit 1976 ishte ende në fuqi.[287]
- Faza e “Approaching the European Mainstream” nga viti 1988
Politika
e vetizolimit, natyrisht, nuk kishte jetë të përhershme. Mbase shtrohej pyetje
se kurë do të “shpërthej” izolimi, dhe jo se a do të shpërthej. Fundit të ideologjisë
së realsocializmit në Evropën Lindore dhe Juglindore i paraprirë nga
Perestrojka në BS që nga viti 1985 nuk ka mundur t`i ikë as Shqipëria si në aspektin
ideologjik, politik e ekonomik. Gjendja e vetëshkaktuar e katastrofës ekonomike në vend luanjti rolin e saj. Në Shqipëri,
pas vdekjes së E. Hoxhës (1985), pozitën e tij e kishte marrë Ramiz Alia. Fillimisht
në politikën shqiptare asgjë nuk ndryshoi dukshëm.[288] Ardhja e Alisë koincidoi
me ardhjen në pushtet të Gorbaçovit në BS. Edhe në politikën e jashtme Aliu
kishte zgjedhur rrugën e “xhaxhit” Enver, i qëndroi besnik linjës së tij. Alia
në plenumin e 9-të të PPSH (22/23.01.1990) deklaron se BS e kishte fajin për rënien
e socializmit dhe se ishte i bindur se ky proces i rënies, të paktën ashtu
kishte deklaruar, nuk do ta prekte Shqipërinë dhe se vendi do ta vazhdojë rrugën
e saj të trashëguar të leninizëm-stalinizmit. [289] Qëndrimi i R. Alizë lidhej
me energjinë që i kushtoi më shumë ruajtjes së ekuilibrave të vegjël që e sollën
në pushtet, sesa atyre të mëdha që do të ndryshonin dhe do ta reformonin vendin
drejt hapjes dhe Evropës. Sfidat e Alisë lidheshin pos të tjerash edhe me varfërinë
në vend, shtypja gjerore, dhe izolimi.[290]
Një hap i
rëndësishëm që duhet cekur është afrimin me Gjermaninë perëndimore që kishte
pasuar që në kohën e Enverit. Kërkesa për kalim transit nëpër Shqipëri nga ana
e Franz J. Shtraus në verën e 1984 ishte shfrytëzuar që ai tërthorazi t`iu bëj
me dije palës shqiptare se ishte i interesuar për dobësimin e BS dhe që do të sillte
shfaqjen e tendencës për bashkimin e Gjermanisë. Vizita-tranzite e Shtrausit në
Shqipëri vlerësohet se nuk ishte e rastit, po lidhej ngushtë me strategjinë e
diplomacisë së jashtme të Gjermanisë perëndimore.[291]
Edhe pse
Alia në fillim ishte përpjekur të mbajë linjën e pasardhësit të tij, prapë në veprimet
e tija, sidomos në fundin e viteve të ’80
është vërejtur një hap i heshtur drejt hapjes, edhe pse ato ishin një rrugëtim
... reformues plot hezitime, kur në vendet e Evropës Lindore tashmë e kishin përfunduar
procesin. Këtë e bëjnë të besueshme disa nga vizitat që ai kishte filluar t`i bëj
jashtë vendit. Ai më 28.09.1990 kishte marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme
të OKB-së me ç`rast kishte mbajtur një fjalim dhe ishte takuar me burrështetas
të ndryshëm. Këtu veçojmë takimin me presidentin amerikan Bush dhe
kryeministren angleze zonjën Theqer. Gjendja e rëndë ekonomike dhe situata
tejet katastrofale kishte detyruar udhëheqjen shqiptare që të nxjerr dy dekrete
(31.07.1990) me të cilat hapet mundësia e marrjes së kredive jashtë vendit. Një
hap tjetër drejt hapjes së Shqipërisë i një rëndësie të madhe ishte paraqitja e
kërkesës për tu pranuar në KSZE (paraardhësen e OSBE-së apo e njohur edhe si
Helsinki). Ky hap ishte i rëndësishëm sepse pranimi i vendit lidhej ngushtë me
pranimin e vlerave të të drejtave të njeriut, lejimi i sistemit pluralist shumëpartiak.
Një kërkesë të tillë e kishte bërë në adresën e Tiranës Sekretari i Përgjithshëm
i OKBsë de Kuelari me rastin e vizitës që i bën Shqipërisë (11-13.05.1190) – ishte
kjo vizita e parë që i bëhet nga Sekretar i OKB-së. Ramiz Alia tashmë kishte
filluar “heshturazi” të ikë nga politika e E. Hoxhës dhe kishte marrë hapat
edhe drejt afrimit me Bashkësinë Evropiane. Alia vlersohet vetëm në një pikë të
rëndësishme se kishte realizuar një kalim paqësor nga diktatura në demokraci,
edhe pse me plot hezitime.[292]
Me zgjedhjen e lira dhe ngritjen e qeverisë demokratike (1992) fillon dhe
arrihet koha e “European Mainstream”.[293]
Nëse deri
tani është shtruar teza, se Shqipërinë prej 1912/1914 deri 1978 ishte nën
patronate dhe antiteza tjetër, se që nga 1978 deri 1988 ka qëndruar vetizolimi,
me kthesë mund të themi se politika e jashtme shqiptare fillon të hyjë në binarët
e “normales” duke hyrë në bashkësinë dhe shtëpinë e përbashkët të Evropës. Kthesa
në Shqipëri përcillet me disa fenomene tejet shqetësuese ku qytetarët e saj
donin të iknin e ta lëshonin vendin me turma masive. Tragjeditë ishin të programuara.
Valët e refugjatëve tërheqin vëmendjen e Evropës drejt “vendit të harruar”.[294]
Në aspektin
diplomatik Shqipëria lidhë marrëdhënie me armiqtë e “përbetuar” BS (1990), SHBA-të
(1991) dhe dorëzohet para Anglisë me të cilën lidh marrëdhëniet pa kushte (1991).
Kthesa në Shqipëri koincidon edhe me fillimin e rënies, shkatërrimit të Jugollavisë
së Titos dhe fillimit të krizës dhe situatës edhe në Kosovë. Për të parën herë Shqipëria,
në kuadër të një konference të KSZE-së për pakicat që po zhvillohej në Gjenevë (qershor
1991), kishte shfrytëzuar rastin që të shprehet lidhur me gjendjen në Kosovë në
kuadër të një organizate si kjo që theksuam.. Shqipëria edhe më herët kishte
ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, si rasti
i demonstratave të 1981-ës, mirëpo Shqipëria nuk kishte shfrytëzuar të drejtën
e saj që të ngrehë zërin e saj edhe para OKB-së, meqë ajo tashmë ishte anëtare
e saj me të drejta e plota.[295]
Në raport
me Greqinë vazhdon një stabilizim i marrëdhënieve edhe më i theksuar që tashmë kishte
filluar qysh nga faza e vetizolimit. Mbas kthesës edhe Turqia fillon t`i
ofrohet Shqipërisë. Ndërsa Italia edhe më tutje mbetet fqinja më e preferuar. Edhe
pranimi në OECD si anëtare, shtet në zhvillim, ishte ndihmuar e përkrahur nga
Italia e Gjermania. Me shpërthimin e valës së tretë të refugjatëve (gusht 1991),
që nga një medium gjerman ishte gjykuar si skenar i planifikuar nga Alia dhe
kryeministri Bufi – mënyrë kjo për të nxitë dhënien e ndihmave Shqipërisë, dhe
pavarësisht a është kjo e saktë a jo, vala e tretë e refugjatëve kishte ndikuar
që Shqipërisë t`i premtohen e t`i jepen ndihma në miliona nga Italia,
Gjermania, Bashkësia Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore etj.).[296]
Ndryshimet
në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare në fund të viteve ‘80 shpien në fillimin
e viteve të 1990, në ndryshimin e sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, pra
siç e pamë, ndikoi edhe në rajonin e Evropës Juglindore. Përveç faktorëve
historik dhe politikës së brendshme politikën e jashtme dhe të sigurisë në këtë
pjesë të Evropës e përcaktuan edhe këto zhvillime: fundi i Luftës së Ftohtë dhe
rënia e rëndësisë strategjike të rajonit, Rënia e Paktit të Varshavës që ishte
si pikëmbështetje e rëndësishme për shtetet anëtare të Bllokut të Lindjes,
kalimi në sistemin pluralist shumëpartiak, Shkatërrimi i Jugosllavisë, zgjerimi
dhe ndërtimi i strukturave evropiane Bashkësia Evropiane- Bashkimi Evropian,
OSBE-ja- pra dinamika e integrimeve, duke mos përjashtuar edhe faktor tjerë.[297]
Me këto ndryshime bien poshtë edhe shtyllat
kryesore të sigurisë dhe politikës së jashtme në Evropën Juglindore. Shqipëria
e humbë relevanten gjeostrategjike. Mirëpo kthesa mundësoi që rajoni dhe Shqipëria
të ridefinojnë strategjinë e politikës së jashtme.[298]
[1] Diplomacia
Shqiptare I (2005), II (2003), III (2004).
[2] Aussenpolitik
Albaniens, në: Albanien, Klaus –Detlev Grothusen (ed.), Göttingen 1993, fq. 86-157.
[3] Grothusen
1993:95-96.
[4] Grothusen
1993:86-87.
[5] Khs. Grothusen
1993:98.
[6] Bashkurti
2005:14-37.
[7] Bashkurti
2005:39.
[8] Bashkurti
2005:40-41.
[9] Bashkurti
2005:45-46.
[10] Për
Skënderbeun më shumë shih: Jens Schmitt 2001; Barletius 1508/1510; Biemmi 1742;
Pisko 1849.
[11] Bashkkurti
2005:48-49.
[12] Bashkurti
2005:50.
[13] Cituar
nga Bashkurti 2005:52.
[14] Voltaire,
Essi sur les Moeurs et l`Esprit des Nations, cit. nga Bashkurti 2005:52.
[15] Bashkurti
2005:54.
[16] Bashkurti
2005:84-92.
[17] Bashkurti
2005:93-97.
[18] Më tepër
për këtë shih: Hoxhaj 2006.
[19] Parahistoria
e lëvizjes kombëtare shqiptare khs. Vlora 2003:150-174.
[20] Historia,
2001:306.
[21] Khs.
Grothusen 1993:98
[22] Bartl
1999:89, po aty: Lufta për emancipim kulturor fq. 97-102; zhvillimet
intelektuale në kohën e Rilindjes fq. 135-146.
[23] Iliria
Post 2006.
[24] Bashkurti
2005:120-121; Studiuesi Konrad Clewing lidhur me rolin e feve thotë se ato vërtetë
nuk kanë luajtur posaqërisht rol të madh, por megjithatë rol kanë luajtur. Clewing
2000:300; khs. Luis 1927:47; Elsie 2004:1. Sipas E. Vlorës „Botkuptimi i shumicës
dërrmuese të shqiptarëve në vitet 1900 deri 1906 ka qenë për tu ardhur keq. Askush
nuk e ndjente vetën pjesëtar të një populli… pozicionimet sipas përkatësisë fetare.
Dhe pikërisht për të luftuar këtë shkombëtarizim që po përparonte vazhdimisht
prej një shekulli, u ngrit lëvizja kombëtare shqiptare, Vlora 2003:151-152
[25] Khs.
Bartl 1999:91-97.
[26] Bashkurti
2005:145-146.
[27] Bashkurti
2005:150.
[28] Bashkurti
2005:152; Hoxhaj 2006.
[29] Von
Kohl 2003:51-53.
[30] Khs.
Bartl 1999:89-90.
[31] Mbi
problemet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare deri në shpalljen e pavarisë khs. Shtylla
1991:71-78; Bartl 1999:105-116.
[32] Khs.
Bartl 1999:126-127.
[33] Bashkurti
2005: 152-171; Gurakuqi 1999: 406-424; Bartl 1999:116-123.
[34] Von
Kohl 2003:45.
[35] Grothusen
1993:98.
[36] Grothusen
1993:99; Bashkurti 2005:173-194.
[37] Historia,
2001:307.
[38] Zhvillimet
e fillimvitit 1912 para shpalljes së pavarsisë shih Bartl 1999:123-126.
[39] Për
vite me radhë Imail beu kishte qenë nëpunës i lartë i administrates turke dhe
vali … shih Vlora 2003:309. Reth rolit të I. Qemalit në fundin e Perandorisë Osmane
shih De Gres:2005.
[40] Historia,
2001:208. Khs. Vlora 2003:310. Sipas Eqrem bej Vlorës Qeveria e I. Qemalit që nga
4.12.1912 mori në duart e veta fatet e Shqipërisë. Kjo qeveri qëndroi në detyrë
deri në 22 janar 1914. Nga kjo ditë deri në ardhjen e Wiedit më 7 mars 1914,
funksionet e qeverisë kishte marrë përsipër Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit.
ndërsa mbrapa kishte lënë edhe pesë qeveri të vetëshpallura.
[41] Historia,
2001:311
[42] Historia,
2001:313
[43] Për
Luftërat Ballkanike khs. Bartl 1999:126-131.
[44] Von
Kohl 2003:61-62; Bashkurti 2005:195-210.
[45] Fuqit
e kësaj periudhe emroheshin: Anglia, Gjermania, Rusia, Franca, Austria,
Hungaria dhe Italia. Njiheshin edhe si Koncerti i Evropës, shih: Armstrong 2001:11.
[46] Khs.
Bartl 1999:131-135, po aty fq. 147-170. Në skenë para se të emrohej Wiedi dalin
disa kandidat për Fronin të mbështetur nga njëra ose tjetra fuqi khs. Armstrong
2001:12. Khs Vlora 2003:348-403.
[47] Historia,
2001:322
[48] Von
Kohl 2003:63; Bashkurti 2005:194.
[49] Bashkurti
2005: 205.
[50] Kishte
shumë spekulime rreth formës së qeverisjes që do të adaptohej – autokraci,
oligarki apo demokraci. Për të ardhmën e afërt autokracia vlerësohej se
premtonte rezultate më të mira. Armstrong 2001:38.
[51] Armstrong
2001:39-40. Sipas sekretarit të Wiedit, Heaton Armstrong, Kabineti i ngritur
nga Wied ishte kundërshtuar nga nacionalistët e shumë politikan tjerë duke përdorur
argumentet si: se pjesëtarët e saj ishin “të huaj” shqiptar që kurrë më parë nuk
kishin jetuar në Shqipëri, disa prej tyre nuk e flisnin madje as gjuhën shqipe,
se partia Esatiste Myslimane ishte e përfaqësuar shumë fuqishëm. Vlersohet
poashtu se Kabineti i Wiedit nuk kishte popullaritet që nga fillimi. Khs. Armstrong
2001:42.
[52] Bartl
1999:149-150.
[53] Për
Haxhi Qamilin dhe kërkesat e kryengritjes së tij shiko edhe mendimet e E. Vlorës
në: Vlora 2003:404-428.
[54] Bartl
1999:167
[55] Bartl
1999:168. Khs. Plasari 1993:25-28.
[56] Von
Kohl 2003:63. Sekretari i Wiedit e vlerëson atë, se ai ishte njeri tolerant dhe
zemërgjër por i dobët dhe nuk mund të vendoste dot kurrë për ndonjë gjë . Kjo
zemërgjërsi ishte marrë për dobësi dhe frikë – kurse Marrëveshja Evropiane
veproi në mënyrë të turpshme dhe nuk përmbushi asnjë nga detyrat e veta. Shih
Armstrong 2001:194.
[57] Bartl
1999:169. Sipas F. Nolit Wied duhet kritikuar vetëm pse “nuk ka qenë në gjendje
të bëj mrekullia”.
[58] Bartl
1999:170.
[59] Bartl
1999:171.
[60] Khs
Armstrong 2001:195. Sipas sekretarit Armstrong: Austriakët ishin të vetmit miq
të vërtetë, Anglia dhe Gjermania ishin tërsisht të painteresuara, ndërsa pjesa
tjetër ishte kundër nesh.
[61] Grothusen
1993:99.
[62] Von
Kohl 2003:63. Sipas Bartl „LPB për Shqipërinë nuk ishte periudhë e shkatërrimit,
por e ndërtimit: trupat e fuqive pushtuese ndërtuan rrugë, ura, kroje,
hekurudha. Edhe hulumtimi shkencor i Shqipërisë shkoi përpara – erdhën
ekspedita arkeologjike, etnografike e gjeologjike. Në zonën e pushtuar nga
austriakët u krye numërimi i parë i popullsisë në histori të Shqipërisë.“ Bartl
1999:171-176.
[63] Grothusen
2005:100.
[64] Von
Kohl 2003:64; Bashkurti 2005: 200.
[65] Bartl
1999:177.
[66] Më tepër
shih në Vlora 2003:429-449.
[67] Macmillan
2006:21-24.
[68] Macmillan
2006:26.
[69] Macmillan
2006:47.
[70] Macmillan
2006:60.
[71] Macmillan
2006:88.
[72] Macmillan
2006:98
[73] Macmillan
2006:141-143.
[74] Macmillan
2006:148-155.
[75] Macmillan
2006:410-412.
[76] Qëndrim
ky i ngjashëm me atë të nacionalsocializmit hitlerian kundruall hebrenjëve. Të ngjashme
qëndrime kishte edhe Serbia.
[77] Macmillan
2006:412-416.
[78] Khs.
Fischer 2004:21.
[79] Sipas
Plasari 1993:29-32: Turhan pashë Përmeti, Kryeministër i qeverisë së Durrësit
kishte për anëtarë Ipeshkvin e Leshës Imzot Luigj Bumçin, At Gj Fishten, Mehmet
Konicën, Dr. M.Turtullin, M. Frashërin dhe L. Gurakuqin. Prej 13 shkurtit në krye
shohim të ndoshet Imzot Bumçi, ndërsa sekretar është bërë At Gjergji. Edhe pse
edhe kjo strategji për t`u paraqitur si shtet me elemente të krishtera nuk pati
sukses. “...dërgatës shqiptare i mbetej e hapur vetëm një derë: Vatikani”.
[80] Macmillan
2006:417-420
[81] Macmillan
2006:421.
[82] Khs.
Fisher 2004:29.
[83] Macmillan
2006:422.
[84] Bartl
1999:177-178.
[85] Macmillan
2006:547-554.
[86] Mbi
komunizmin dhe stypjen, krimet e terrorin e shkaktuar nga ky sistem shih: Coutois/Werth/Pannè/Paczkowski/Bartosek/Margolin11999.
[87] Bashkurti
2005:212-228.
[88] Bashkurti
2005:235.
[89] Për çështjen
Gjermane më detalisht shih: Macmillan 2006: 192-240, 520-543
[90] Kley
1999: 116-125.
[91] Khs.
Vlora 2003:441-442.
[92] Bartl
1999:179; Fischer 2004:29.
[93] Një vlerësim
për Zogun: Maloki 1998.
[94] Khs.
Bartl 1999:180. Qeveria e Delvinës, sipas Bartl, kishte korrur sukses të madh,
për të cilin nuk e kishte mbajtur askush të aftë.
[95] Bashkurti
2005:250.
[96] Bashkurti
2005:250.
[97] Sipas
E. Vlorës qeveria e parë e Iljaz Vrionit ka edhe meritën që Shqipëria u pranua
anëtare e LK në Gjenevë. Që më 17 nëntor 1920, Lord Robert Cecil (Kryetar i
Komisionit) kishte pasur një biesedë paraprake me delegacionin shqiptar (Noli,
Cale, Adhamidhi, Mosi) dhe kishte mbetur shumë i entuiazmuar. Vlora 2003:475.
[98] Khs.
Bartl 1999:183. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve nuk lidhej edhe me
pranimin e qeverisë shqiptare, por vetëm se sigurohej ekzistenca e shtetit
shqiptar.
[99] Grothussen
1993:100.
[100] Bartl
1999:182-185. Bartl pjesëmarrësit në zgjedhje i emron si „grupime politike“ të cilët
e quanin vetën „parti politike“. Për Bartl më afër konceptit të partive
politike sipas të kuptuarit perëndimor ishin shoqëritë patriotike si: Vllaznia,
Lidhja Kombëtare, Besa Shqiptare të cilat në vitin 1921këto dhe gjitha këto
shoqëritë tjera ekzistuese kishin themeluar federatën Atdheu, e cila në vitin 1922
shpërbëhet nga qeveria Ypi, për tu ngritur po të njejtin vit me emrim Bashkimi
që do të luante një rol gjat revolucionit demokratik, se sa Partia Popullore,
Partia Përparimtare nga të cilat ndahet grupi i Nolit me ngritjen e Partisë Demokratike
dhe grupit të intelektualëve të pavarur në krye me Iljaz Vrionin.
[101] Bartl
1999:186.
[102] Vlora
2003:487-489.
[103] Fischer
51-52.
[104] Shih
Vlora 2003:494-530.
[105] Bashkurti
2005:257-259; Vlora 2003:451, 531-553.
[106] Vlora
2003:451.
[107] Von
Kohl 2003:65; Bartl 1999:188.
[108] Khs.
Bartl 1999:189-192.
[109] Për
gabimet e Nolit khs. Frashëri 2005:67-71.
[110] Frashëri
2005:52-53
[111] Më shumë
shih: Frashëri 2005:72-100. Me largimin e figurave politike dhe intelektualëve
që kishin qenë të angazhuar në krahun e Nolit nuk kishte përfunduar edhe
angazhimi i tyre për atë që po ndodhte në Shqipëri. Në diasporë ata
riorganizohen dhe nga jasht luajn rolin e opozitës përballë Zogut. Qeveria e
kohës së Zogut ishte angazhuar të jetë në dijeni për aktivitetet e opozitës në diasporë.
Kështu MPJSH (1925) kishte kërkuar përpilimin e listave me kundërshtarët
politikë. Më 2 mars 1925 vritet Luigj Gurakuqi i cili vlerësohet se kishte qenë
figura më e përshtatshme dhe më e besueshme për ta marrë udhëheqjen e opozitës
në diasporë. Ali Këlcyra merr për detyrë për të udhëhequr aktivitet e opozitës
shqiptare në diasporë. Numri i emigrantëve shqiptarë në Evropë rritej pas çdo
revolte të dështuar kundër Zogut. Grupi më i
amdh i
tyre „Bashkimi Kombëtar“ dhe „Shoqata e Pavarur e Refugjatëve Shqiptarë“ në Vjenë
përfshinte shumë ish ministra e deputet. Për tu cekur është edhe grupi „KONARE“
nën drejtimine Nolit etj. Këto grupe vazhdonin të vepronin mbase atyre ua mundësonte
veprimin me mbështjetje financiare Italia dhe Jugosllavia sepse këto dy shtetet
kishin qëllim të ruajnë mundësinë për të ndikuar tek ata në rast të ndonjë ndryshimi
brenda në Shqipëri. Fischer 2004:133; Frashëri 2005.
[112] Më tepër
për këtë shih: Frashëri 2005:1001-126.
[113] Bartl
1999:193.
[114] Bashkurti
2005:292-293.
[115] Bashkurti
2005:294-295.
[116] Ramaj
2006; Sinani 2004.
[117] Khs.
Bartl 1999:194.
[118] Bashkurti
2005:300-302.
[119] Bashkurti
2005: 302.
[120] Bartl
1999:194.
[121] Bashkurti
2005:307-311.
[122] Bartl
1999:194
[123] Bartl
1999:194-195.
[124] Rappaport
1928:87.
[125] Rappaport
1928:88.
[126] Rappaport
1928:90.
[127] Bartl
1999:1996.
[128] Bartl
1999:197.
[129] Bartl
1999:198.
[130] Bartl
1999:202; Khs. Frashëri 2005.
[131] Khs.
Fischer 2004:234-237.
[132] Bashkurti
2005:319-322.
[133] Dezhgiu
2005:21-23; Jacamoni 2005:12-15.
[134] Dezhgiu
2005:31.
[135] Dezhgiu
2005:49.
[136] Khs.
Bartl 1999: 204-207; Dezhgiu 2005:56-76.
[137] Dezhgiu
2005:75.
[138] Dezhgiu
2005:94-98.
[139] Grothusen
1993:100.
[140] Lehner
2001:29; Dezhgiu 2005:64.
[141] Lehner
2001:29.
[142] Dezhgiu
2005:113.
[143] Khs.
Jacomoni 2005. Francesco Jacomoni e përfaqësoi Italinë në Shqipëri në periudhën
1926-1943, në fillim si ambasador e më pas si mëkëmbës i mbretit Viktor
Emanielit, kur Shqipëria pushtohet nga trupat italiane; Dezhgiu 2005:104 v..
[144] Lehner
2001:19-20.
[145] Dezhgiu
2005:77-86.
[146] Lehner
2001:30.
[147] Për
këtë shih edhe në: Dezhgiu 2005:86-93; Fisher 2004:302-304.
[148] Lehner
2001:31.
[149] Lehner
2001:31-32.
[150] Dezhgiu
2005:116-142.
[151] Dezhgiu
2005:168-183.
[152] Dezhgiu
2005:184, 240; Bartl 1999:217, 219.
[153] Dezhgiu
2005:188-189. Sipas etnologut dhe politikanit norvegjez, Jan Myrdal, që njihet
si simpatizant i Stalinit, Hoxhës dhe Shqipërisë, jep një vlerësim tjetër ku
thotë se: Shokët jugosllav nuk janë dërguar në Shqipëri si “jugosllav” por si
komunista... dhe se Partia Komuniste Shqiptare është ngritur si seksion e
Kominterin dhe jo e nga Tito. Von Kohl 2003:79.
[154] Dezhgiu
2005:229-252.
[155] Dezhgiu
2005:261-326.
[156] Dezhgiu
2005:387-425.
[157] Dezhgiu
2005:168-183, 184, 240.
[158] Grothusen
1993:100-103.
[159] Dezhgiu
2005:425-456.
[160] Bartl
1999:212-215
[161] Bartl
1999:221.
[162] Në Londër
mes viteve 1941 dhe 1943 përpunohen disa koncepte lidhur me ardhmërinë e Shqipërisë.
Propozimet ishte planifikuar të prezantohen në ndonjë konferencë paqeje, e që ishin
me sa vijon: konfederatë me Greqinë e Jugosllavinë, bashkimi i Shqipërisë me
Italinë, ndarja e vendit mes Jugosllavisë dhe Greqisë, vendosja nën një fuqi
mbrojtëse ku si shembull ishte marrë që Danimarka të merrte këtë rol. Von Kohl 2003:69.
[163] Më tepër
për OKB-n shih: Gareis/Varwick 2002; Buergenthal/Doehring/Kokott/Maier 2000;
Ginther 2000.
[164] Bartl
1999:222-223.
[165] Bashkurti
2004:625-626.
[166] Reuter-Hendrichs
1987:709.
[167] Bartl
1999:224-225. Për krimet e komunizmit në Shqipëri khs.: Bartl 2006:359-368;
Shahu 2000:355-365; Simoni 2000:368-391; Coutois/Werth/Pannè/Paczkowski/Bartosek/Margolin
1999:447-449. Radovani 2004. Mirdita1998.
[168] Bashkurti
2004:627-629.
[169] Grothusen
1993:102.
[170] Bashkurti
2005:338.
[171] Bashkurti
2005:140.
[172] Bashkurti
2005:360.
[173] Bashkurti
2005:363.
[174] Bashkurti
2005:366-267. Khs. Reuter-Hendrichs 1987:710.
[175] Grothusen
1993:103.
[176] Afrimi
i Shqipërisë me Jugosllavinë në fakt kjo e fundit filloi të marrë pozitën e
Italisë duke lëshuar kredi Shqipërisë. Reuter-Hendrichs 1987:710. Beogradi
kishte kopjuar medotën e njëjtë ashtu si bënte BS përballë Jugosllavisë, kjo bënte
përballë Shqipërisë. Khs. Bartl 1999:227.
[177] Grothusen
1993:104.
[178] Bartl
1999:223.
[179] Grothusen
1993:105-106.
[180] Grothusen
1993:106.
[181] Xoxe
gjykohej si njeri i besueshëm I udhëheqjes partiake komuniste jugosllave. Bartl
1999:224.
[182] Khs.
Bartl 1999:228.
[183] Grothusen
1993:107.
[184] Grothusen
1993:109.
[185] Reuter
1987:10.
[186] Bartl
1999:229.
[187] Grothusen
1993:113.
[188] Për
rastin e Kosovës dhe historinë e saj khs.:Reuter/Clewing 2000. Malcolm 2001;
Mirdita 2006.
[189] Grothusen
1993:114.
[190] Grothusen
1993:115.
[191] Vlerësim
i E. Hoxhës cit. nga Bashkurti 2003:177.
[192] Bashkurti
2003:178-179.
[193] Bashkurti
2003:180.
[194] Bashkurti
2003:181.
[195] Bartl
1999:226; Bashkurti 2003:183-189, 190-195.
[196] Bashkurti
2003:197-207.
[197] Bashkurti
2003:209-222.
[198] Bashkurti
2003:223-238.
[199] Bashkurti
2003:219.
[200] Bashkurti
203:223-260.
[201] Bashkurti
2003:271.
[202] Bashkurti
2003:192.
[203] Grothusen
1993:118.
[204] Bashkurti
2002:327.
[205] Grothusen
1993:118.
[206] Bashkurti
2003:272.
[207] Reuter-Hendrichs
1987:713.
[208] Reuter-Hendrichs
1987:712; Bartl 1999:230-232.
[209] Hoxha
1982.
[210] Bashkurti
2003:293.
[211] Reuter-Hendrichs
1987:711.
[212] Grothusen
1993:119.
[213] Bashkurti
2003:299, 301.
[214] Bashkurti
2003:298, 375-377.
[215] Grothusen
1993:119-120.
[216] Grothusen
1993:120.
[217] Bashkurti
2003:302-303.
[218] Bashkurti
2003:304-306.
[219] Bashkurti
2003:307-309.
[220] Bashkurti
2003:333-340.
[221] Bashkurti
2004:209.
[222] Bashkurti
2003:341-347, 400.
[223] Bashkurti
2003:399.
[224] Bashkurti
2003-367-384, 400.
[225] „…Hrushovi
e donte pajtimin tonë me ta, sepse nëpëmjet këtij pajtimi kërkonte që ne të hiqnim
dorë nga rruga e vendosur marksiste-leniniste…“Hoxha 1982:327.
[226] Bashkurti
2003:400-401, 401.
[227] Bashkurti
2003:413-444.
[228] Bashkurti
2003:409.
[229] Bashkurti
2003:447.
[230] Bashkurti
2003:454-155.
[231] Bashkurti
2003:455.
[232] Bashkurti
2003:458.
[233] Bashkurti
2003:466; Bashkurti 2004:171.
[234] Grothusen
1993:121.
[235] Grothusen
1993:122.
[236] Bashkurti
2004:177-178. Kjo pason me arsyetimin se shtetet ishin nën presionin e Moskës, pastaj Shqipëria
edhe ashtu nuk kishte pasëqenë shumë e lishur me këto vende si dhe Tirana
shihej me sy kritikë për shkak të imazhit negative për pozicionimin e saj
Stalinist, zhvendosja e strategjisë shqiptare drejt Pekinit dhe së fundi ishte
fakti se Shqipëria nuk ishte ndonjë partnere e rëndësishme e zhvilluar
ekonomikisht. Po aty 180-181.
[237] Bashkurti
2004:271-282. Vendimi për daljen nga Pakti i Varshavës merret më 13 shtator 1968
nga Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë të nënshkraur në Varshavë
më 14 maj 1955.
[238] Bashkurti
2004:38.
[239] Bashkurti
2004:43-63, 161.
[240] Grothusen
1993:123.
[241] Grothusen
1993:126.
[242] Grothusen
1993:131; Bashkurti 2004:221.
[243] Bashkurti
3003:358.
[244] Bashkurti
2003:365; Bashkurti 2004:225.
[245] Bashkurti
2004:150-155.
[246] Reuter-Hendrichs
1987:714.
[247] Bashkurti
2004:39.
[248] Bashkurti
2004:40.
[249] Bashkurti
2004:225.
[250] Reuter-Hendrichs
1987:714; Bashkurti 2004:227.
[251] Bashkurti
2004:367-374.
[252] Bashkurti
2004:234-254.
[253] Bashkurti
2004:358-359.
[254] Von
Kohl 2003:87-91.
[255] Reuter-Hendrichs
1987:715; Bashkurti 2004:229, 374-397.
[256] Bashkurti
2004:229-241.
[257] Bashkurti
2004:412-414.
[258] Bashkurti
2004:444-445.
[259] Bashkurti
2004:448-449.
[260] Bashkurti
2004:450.
[261] Bashkurti
2004:471-472.
[262] Reuter-Hendrichs
1987:715.
[263] Reuter-Hendrichs
1987:713.
[264] Bashkurti
2004:484.
[265] Bashkurti
2004:487.
[266] Grothusen
1993:135.
[267] Gothusen
1993:135.
[268] Reuter-Hendrichs
1987:714.
[269] Reuter-Hendrichs
1987:714; Bartl 1999:238.
[270] Bashkurti
2004:145.
[271] Bashkurti
2004:128-129.
[272] Bashkurti
2004:420-422.
[273] Grothusen
1993:136.
[274] Grothusen
1993:137; Reuter-Hendrichs 1987:715.
[275] Grothusen
1993:138.
[276] Grothusen
1993:139.
[277] Bashkurti
2004:511-521.
[278] Këta
dhanë kontribut të madh edhe në vendosjen e demokracisë dhe stabilizim. Khs. Kley
1999:142-143.
[279] Më tepër
për Bashkimin Evropian në: Isak 2000; Eilmansberger 2000.
[280] Bashkurti
2004:522-532.
[281] Khs.
Paczkowski 1999:397429; Paul 2005.
[282] Bashkurti
2004:535-547.
[283] Bashkurti
2004:565-582.
[284] Për
vlerësimet e Beogradit për “Shqipërinë e E. Hoxhës” shih: Kaloçi 2006:18-19.
[285] Vlersohet
nga shumë studiues sidomos të huaj, por edhe shqiptar, se Shqipëria nuk kishte
pretendime territoriale ndaj Jugollavisë dhe i rrepsektonte kufijt aktual. Bartl
1999:240.
[286] Bashkurti
2004:592-603.
[287] Bashkurti
2004:604-620.
[288] Bartl
1999:250.
[289] Grothusen
1993:145.
[290] Bashkurti
2004:655-657.
[291] Bashkurti
2004:630-639.
[292] Bashkurti
2004:658.
[293] Grothusen
1993:146.
[294] Grothusen
1993:147.
[295] Grothusen
1993:147-149.
[296] Grothusen
193:150-153.
[297] Calic
1999:276-277
[298] Calic 1999:278.