E marte, 16.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Objektivi real i një letre

Hasja e shkrimit: Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti hesht para kërkesës së Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” të F. Çaushit  në gazetën Telegraf  të datës 18 Gusht, 2023 më krijoi ndjesinë e përballjes me diçka të besdisëshme  në mes të rrugës ndaj fillimisht synova ti shmangem, por rastësisht...

Timo Mërkuri: Dashuria si ngadhnjim

Një tipar i dukshëm i poezisë së Albina Idrizit është tonaliteti i ulët i saj, madje  në shumicën e tyre ky tonalitet është më shumë se i ulët, duket sikur poetja nuk i shkruan vargjet por i flet me vete, sikur ja pohon vetvetes si një përfundim mendimi në një debat të brendshëm  shpirtëror.  Duket sikur Idrizi ja reciton...

Timo Mërkuri: Filozofia e një poezie moderne

Gjëja e parë që të shkon ndërmend në leximin e poezisë së Albina Idrizit “Të tjerë do të vijmë”(Trokitje të prushta: “Beqir Musliu”, Gjilan 2022, f.16) është mundësia e një qasjeje të saj me me thënien e Heraklitit: "Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë", por pas një meditimi më...

Timo Mërkuri: Dhimbja që ka emrin Petrit Ruka

Odise Kote në krijimtarinë letrare të krijon përshtyjen e një njeriu të “sertë”, imazh që të krijohet kryesisht nga tonaliteti i “rëndë” i fjalës dhe vargut të tij poetik, por duke qënë se poezitë e tij në tërësi shfaqin imazhin e monumenteve, ku dominojnë ato prej guri, pa përjashtuar dhe ato prej bronxi apo të lara me flori, ku mjafton të...

Timo Mërkuri: Libri ‘Vogëlushi Je dhe plaku Ta’ si një konvergjencë urtësie

Bukuria dhe natyrshmëria e veprës është e varur nga çiltërsia e autorit dhe kjo është më e dukëshme te letërsia për fëmijë, ku brishtësia e saj, si një xham i hollë, është në rrezik të thyhet edhe nga çikja shkarazi e një fjale e jo më nga “goditja” e një vargu apo fraze të gabuar. Të shkruash për fëmijë është shumë...

Timo Mërkuri: Shtatë male, shtatë fusha në një poezi

Që Odise Kote të befason me poezitë e tij, kjo tashmë nuk është një gjë e re dhe e papritur për lexuesin, por shpesh kjo befasi të krijon një ndjenjë hutimi për sa ka shkruar dhe stilin me të cilin e ka shkruar, hutim që të shtyn në një rilexim të përqëndruar dhe më pas në meditim mbi poezinë. Poezia e tij të...

Timo Mërkuri: Shtrati i artit gojor si bazament i artit poetik

Qysh te leximi i titullit të poezisë “Motër prej lotëh” në vëllimin poetik “Ëndrra që puthen” (Rozafa, Prishtinë 2001)  të Sabit Rrustemit ndjeva një dridhje se më kujtoi vargjet këngës himariote, ku djaloshi nizam i plagosur për vdekje  ju lutej zogjve që: letrën e tij (një apo tri) t’ia shpinin nënës, motrës dhe gruas së tij në fshat...

Timo Mërkuri: Plaga e relievit

I -Poezia "Reliev me plagë" e poetit kosovar Sabit Rrustemi është një shprehje poetike e thellë dhe imagjinative që përshkruan një rrugëtim në historinë e kombit tonë, mbetur me “gjysëm shtëpi”,  “gjysëm tapi” e “një haraç të ri” në një “botë të rreme që flinte në qetësi/si varret nën një fije bari”. Pikërisht te këto...

Timo Mërkuri: Logatja ose shndrimi i vajtimit në këngë

Kam folur shumë herë për logatjen, por me qënë se te ky libër në kuadër të debatit mbi origjinën e këngës më duhet të shpjegoj  disa hollësi të shndrimit të vajtimit në këngë iso-polifonike (polifonike me iso, vençe, shumëzërrëshe) dhe trashëgimin e strukturës së zërrave të vajtimit te kjo...

Timo Mërkuri: Një poezi e shkruar me lotë

Qysh në titull poezia "Nuk ma mësove këtë ikje"e poetes të shkakton një ankth e mehje fryme, pse për diçka të dhimbëshme të paralajmëron,  një “ikje” për të cilën poetja nuk ishte e pregatitur. Më duhej të lexoja një shkrim të Iliriana Sulkuqit që të mësoja se kjo “ikje” paskësh qënë...

Timo Mërkuri: Atdheu i Ibrahim Kadriut

Poezia "Atdheu" e Ibrahim Kadriut  e përfshirë në  përmbledhjen “Kohë e varur në litar”(Faik Konica  Prishtinë 2021 f.27)  më tërhoqi për mënyrën e veçantë të shprehjes  emocionale të lidhjes së thellë të poetit me atdheun dhe me anë të figurave artistike që ai e sjell në poezinë e tij. Në këtë poezi, ndryshe nga...

Timo Mërkuri: Yjet e zemrës së Sabit Rrustemit

Libri i Sabit Rrustemit “Ndezje yjesh në zemër” është një përmbledhje poezish të zgjedhura të dashurisë, të cilat janë  shkruar prej tij në një hark kohor prej 25 vjetësh dhe janë botuar nëpër libra të ndryshëm poetikë, pos një pjese të tyre që u botuan së pari te kjo përzgjedhje...

Timo Mërkuri: Një buqetë poetike nga Sabit Rrustemi për Sarandën

Rileximi i një buqete poetike të Sabit Rrustemit për qytetin e Sarandës më krijoi një ngrohtësi shpirtërore, të njëjtë me atë që të krijon një buqetë trëndafilash të freskëta që ta dhurojnë për ditëlindje. Realisht Sabit Rrustemi shumë nga këto “lule” poetike i pati botuar edhe në librin e tij “Pa një vdekje mbes”, por meqenëse këtë libër nuk e kam dhe cikli...

Timo Mërkuri: Replikë me humoreska

Kisha vendosur të mos u përgjigjem shkrimeve të F. Çaushit në lidhje me çertifikimin nga UNESCO të këngës polifonike me iso si kryevepër shpirtërore e njerëzimit: [“Albanian folk iso-poliphony” a Masterpiece of dhe Oral and Intagible Heritage of Humanitu] që e përkthyer në shqip do të thotë: “Polifonia popullore shqiptare me iso...

Timo Mërkuri: Mashtrimi i një Rezolute

Në datën 07 prill 2023 në Gazetën Telegraf u publikua Rezoluta  e “miratuar” nga Simpoziumi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Nderi i Kombit” Labëria i zhvilluar në datën 25 mars 2023 shoqëruar më shënimin: “Miratuar nga intelektualë të shquar, kryesuar nga Kadare dhe Qose, kundër “Isopolifonisë“ që është regjistruar në UNESCO...

Timo Mërkuri: Një poezi shpirti në tre variante

Një fotografi çasti e një filxhani kafe me sfond një anije turistike në gjirin e Sarandës dërguar me viber Sabit Rrustemit në Gjilan në mëngjesin e datës 25 Tetor 2022 e nxiti këtë të fundit të postonte poezinë e Musa Ramadanit “Homazh për mikun tim” me poshtë shënimin “Beqir Musliut” dhe të ma niste dhe  mua në...

Timo Mërkuri: Poezia moderne e Hamit Aliaj

Në vlerësimin e poezisë së Hamit Aliaj të gjithë jemi dakort se ajo është njëpoezi  elitare, një poezi e rrafshit të epërm poetik, madje e një stili të veçantë. E vërteta është se kjo poezi erdhi si e veçantëqysh në fillimet e saj, e dallueshme edhe nga poezia e patriarkëve Kadare, Agolli, Arapi, stileve tëtë cilëve synonin...

Timo Mërkuri: Logatja e Dilisë sipas Petrit Rukës

E papritur ishte për mua thënia e “Mjeshtrin të Madh” Roland Çenko se ka muzikuar një logatje (monofoni) me tekst të qëmtuar në baladën e Petrit Rukës “Nënë ç’ma bëre Dilinë”, madje si për të më shtuar habinë, më shpjegon se: e ka interpretuar në një aktivitet promovues të krijimtarisë së Petrit Rukës të zhvilluar në Gjirokastër...

Timo Mërkuri: Kjo vjeshta gjysëm behari

Këtë varg e ka vajtuar  Bajame Hysit më 02 Tetor 1943  mbi trupin e të birit  Sulo Hysi (15 vjeç) vrarë në Malin e Gjeshnikoshit në një përleshje me gjermanët, që vinin të zinin vendin e italianëve në Shqipëri. Sulo Hysi ishte efektiv i Çetës “Koto Hoxhi” me komisar Themo Vasin e cila organizoi pritën dhe i mbajti forcat gjermane...

Timo Mërkuri: Amerikani që solli Odise Kote

Nëpërmjet shtëpisë Botuese “TOENA” Odise Kote solli romanin “Amerikani”, një roman  që të trondit si asnjë tjetër për nga përmbajtja, aq sa edhe të mahnit për artin me të cilin është shkruar. Është një roman tepër i veçantë, që vjen për herë të parë në letërsinë shqipe, me një subjekt të si një dhimbje shpirt, shkruar me një stil poetik me...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora