E diele, 21.07.2019, 10:15 PM (GMT+1)

Kulturë » Drita

Drita Lushi: Në kuvendim me nënën

Per sa kohe s’jemi vetë prindër, s’e dimë, a ndoshta, s’e masim dot dashurinë e nënës, ndaj nesh.Edhe kur bëhemi prindër,e mbi të gjitha mama,mendojmë me vete:“S’ka mundësi të na dojë kaq shumë nëna, sa ç’duam ne fëmijen tonë!”...

Drita Lushi: Kur poezia i ngre hymn vetes

Për sa kohë poeti shkruan dhe e mban poezinë për vete, ajo është e tij; E ai, e lexon, e rilexon, i lëmon vargjet… por, kur vendos t’ia paraqesë  lexuesit, ajo s’i përket më atij.Poeti mbahet mend si ati i poezisë, ndërsa bija e tij, tashmë lindur në ...

Drita Lushi: Përse të dua?

Unë i dua njerzit.Ndonjëhere i dua më shume se sa më duan, ndonjëherë më shumë se sa e meritojnë.Ani.Të duash nuk është kurrë keq, të duash i bën mirë vetes, qetësisë, shpirtit,qenies dhe e pret ditën që do lindë, syçelë dhe buzëgaz që s’mbolle ...

Drita Lushi: Poezia i kalon kufijtë e librave

Lexoj një, dy, tre poezi në një rrjet social,e më mbeten në atë pjesë të memorjes ku shijohet e bukura. Prandaj, kërkoj e kërkoj më shumë, derisa marr në dorë tre librat e Lumturi Ymerit, vargu i së cilës si një magjistar, të bën të ndalesh…

Drita Lushi: Ndryshe

Fillimet  përgjithësisht janë të bukura.Jo vetëm fillimvitet, por edhe  martesat në fillimet e tyre, fillimi i ndërtimit të një shtëpie, fillimet e ditëve,fillimet e dashurive…Fillimviteve jepen urime, buzëqeshje, dhurata, e ndihesh kraharor gufuar ...

Drita Lushi: Në trup të një Viti!

Po, kështu e shoh një vit!Si një trup; me gjymtyrë, zemër, ndijime, shqisa, ashtu sikurse trupi ynë.A nuk i masim ne vitet  tona me 12 muaj e pastaj kalojmë në një vit më të madh? Edhe viti  e mat “rritjen” me 12 muaj, e bëhet një më shumë, duke na dhëne 12 muajt e tij e pastaj...

Drita Lushi: Motrës

Bija  të një babai, Që ndonse ëngjëll në qiell Shpirti i tij, rrugën na ndriçon si diell. Bija të një nëne fjalëpakë Stoike  e të mirë, Shembull ynë më i dlirë! ...

Drita Lushi: Në heshtje

Sa zhurmë! Sa zhurmë! Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë se do më shumë. Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë se di më shumë. Mund të duash në mënyren tënde, me heshtjen ...

Cikël poetik nga Drita Lushi

Unë kolovitesha në gëzim,teksa flokët krihjanë pasqyrën e Liqenit tim.E Ai qeshte…Valëzat njëra-tjetrën shtynë, të shihnin me kë lozte ati i tyre viteshumë.Ai qeshte nga kërshëria e tyre, qeshte më shumë ...

Drita Lushi: Burri i vjeshtës

Alma, Vlora dhe unë uleshim thuajse çdo ditë së bashku për kafenë e pasdites ne kafé “Redi” të lagjes sonë.Kishim qenë të tria në të njëjtën klasë në të mesme, dhe e ruanim endé shoqërinë po aq të bukur sa atëherë...

Drita Lushi: Në vend të urimit

Urim?Po,është gjëja më e lehtë, më e bukur dhe normale të urosh, ose të të urojnë “Gëzuar”.Nuk është ndonjë gjë e madhe, në fakt gjashtë  gërma të bukura janë,të kapura përdorë e që secili mund ta ngjyrosë këtë fjalë me timbrin e tij dhe…

Drita Lushi: L(ojna) vjeshte

Ti luan shpesh me gërshetat e mi.Ndonjëherë, ndalesh, qesh,e ballin rrudh,si lashtësi:“Tani je grua, dhe  jo vajzë,Ç’të duhen gërshetat vallë?” Ti, (s)e di që mua m’pëlqen kjo lojë,e kinse i thur veç për ty...

Drita Lushi: Ik-ja

Çdo njeri, e ka provuar të paktën një herë,  se “ç‘shije” ka ikja .Ikja, është një fenomen që e ndien çdokush, e që ndodh në dy kahe.Ndodh të largohemi  vetë diku, ose mund të na ikin persona të dashur në një vend, qytet apo shtet tjetër...

Cikël poetik nga Drita Lushi

Më  the,mos të të harroja,që bashkë me vjeshtën,të t’ prisja dhe ty. Me the,që si frutat piqen nga dielli,dhe ndjenjat piqenduke u parë ndër sy...

Drita Lushi: Kur fjala peshon më shumë se guri

Kur një grua shkruan dhe ndihet,“Gur i vendit  tim“, natyrshëm të shtyn  kureshtja e dëshira, që të lexosh se ç’fshihet pas këtij titulli dhe libri.E sigurisht, nuk ka si të mos  bëhesh pjesë e  gjendjes emocionale e poetike të autores, gjatë shfletimit dhe leximit ...

Drita Lushi: Shenjtëria e Isos

E kush s’ka dëgjuar të këndohet “me iso…”- siç i themi ne.Ndonjëherë madje,edhe është munduar ta mbajë ashtu siç di atë, ndonësemund të stonojë, por të shkruash për ison, këtë këngë në dukje aq të thjeshtë s’të mjaftojnë veç fjalët e këngës ...

Drita Lushi: Në qerpikët e Jonit

Edhe kur datat me “kryeneçësi” na kujtojnë se fundi i stinës së kaltër është duke përfunduar, ditët e ngrohta të ftojne përsëri buzë detit, për të mbledhur ndjesi të bukura, si start për tu hedhur në vjeshtën e artë. Të shkelësh më këmbë bukurinë  ...

Drita Lushi: Baticë dhe Zbaticë

Nuk jam puhiza e pranverës, që na pëlqen t’na përkëdhelë mbrëmjeve, ku i gëzohemi vështrimit të fshehur nën këmishën e natës, ndërkohë që imagjinata jonë këndon me zërin e fshehtë të shpirtit, e koha s’kërkon asgjë si shpërblim duke na ruajtur sekretin e ëndrrës ...

Drita Lushi: Autoportret

Jeta ështe si një shportë e mbushur me vite, kujtime, ngjarje, gëzime, hidhërime ku i ndiejmë “shijen” çdo gjendjeje dhe ndjenje, gjatë rrugëtimit nëpër të.Asnjëherë nuk e dimë se kur shporta do të mbushet plot ...

Drita Lushi: ''Sharrajt në jetën e kombit''

E si mund të niste ndryshe ky libër monografik, veçse me këtë poezi kaq prekëse, e ringjallëse mbas çdo vargu?E si mund të niste ndryshe ky libër, veçse me këtë poezi që të zgjon ndjenjën atdhetare dhe admiruese për Vlorën...




Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT

Leter Lajmeruese