E marte, 22.09.2020, 07:20 PM (GMT+1)

Komente » Saro

Vangjush Saro: Ndërkohë pa qeverisje

Ndjej keqardhje që në Shqipëri zona e “gjysmëqeverisjes” është njollosur tashmë me urrejtje dhe kërcënime nga palët. Çuditërisht e më shumë, nga ata që posa kanë rënë...Gjuha e pretendentëve të fronit të Berishës, mjaft e pagdhendur po më duket. Dy djem të përkëdhelur ...

Vangjush Saro: Përballimi i 'mjerimit'

Ajo që shikojmë përditë në vendet tona, pra në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në hapësirat e tjera ku jetojnë shqiptarë, në Evropë a në kontinente gjetiu, është jeta plot strese e politikë, e tanishmja e shtypur përherë nga e shkuara, kacafytje ideologjike, qejfmbetje, vendime qeveritare ...

Vangjush Saro: Përtej euforisë...

Duke shpresuar se po mbyllet një periudhë mjaft e vështirë dhe gjatë së cilës Shqipëria ka lozur me demokracinë si macja me miun, nuk mund të mos shohim në mënyrë kritike qoftë edhe të fundit budallallëqe të një procesi zgjedhor sërish jo të mire ...

Vangjush Saro: Liliputë përqark staturës madhore të Ismail Kadaresë

Në vitin 1985, kthehesha një mbrëmje nga Tiranë në Gramsh me makinën e një zyrtari të rangut të mesëm. (E bëja këtë rrugë çdo javë, për vite me radhë, sepse në kryeqytet nuk kisha gjetur ende shtëpi dhe punë për gruan.) Në udhëtim e sipër, nuk di se si ra biseda për letërsinë ...

Vangjush Saro: Sjellje të trasha ‘elektorale’

Krahas klimës agresive e të ndezur, si dhe premtimeve që janë tejet poshtëruese, shtirja vjen si një nga episodet më qesharake e të ulëta të fushatës elektorale në zhvillim e sipër. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë gjithë karrierës ...

Vangjush Saro: Emfazë baraz prapambetje

E gjithë fushata elektorale, edhe këtë herë mund të cilësohet si një emfazë e paparë e politikës, qytetarëve dhe institucioneve shqiptare. Shembulli më i fundit ishte aludimi (i kryeministrit Sali Berisha) se në SHBA mezi po presin të plotësohen kushtet që t’iu hiqen vizat qytetarëve shqiptarë ...

Vangjush Saro: ‘Enver’-ët ikin e vijnë

Këto ditë, qytetarët kanë pasur rastin të shohin një spot të gjatë publicitar për kreun e opozitës në Shqipëri, Edi Ramën. Midis të tjerave, ai vetë tregon se kur paskej qenë i vogël, si e donte zakoni, e paskan vënë të zgjedhë profesionin e tij të ...

Vangjush Saro: Rrotat dhe rotacioni

Duke lënë jashtë listave zgjedhore disa emra të njohur dhe që në fushat e tyre janë ekspertë (Selami Xhepa, Mark Marku, etj. në PD, Arben Malaj, Ethem Ruka, etj. në PS) partitë politike në Shqipëri edhe njëherë treguan se notojnë në ideologji, nuk jetojnë me kërkesat e kohës ...

Vangjush Saro: Përgjigje për një shkrim konfuz dhe të errët

Këto ditë, botova te “Zemra Shqiptare” shkrimin me titull “Geg i zemëruem, tosk i fyer”, ku polemizoja me ty në lidhje me një analizë për probleme të standardit të gjuhës. Në praktikën time të punës, ka qenë gjithnjë dublimi i botimit, zakonisht ...

Vangjush Saro: Geg i ‘zemëruem’, tosk i fyer(!)

Këto ditë lexova një shkrim të Kolec Traboinit në lidhje me disa probleme të gjuhës standarde; po e them pa doreza, analiza m’u duk disi e ngutur. Madje e shkruar me shumë zemërim. Duke folur dukshëm gegnisht, çka është krejt e drejta e tij ...

Vangjush Saro: Ministrat e partisë dhe të shtëpisë

Gazeta“Telegraf”, një e përditshme serioze në Shqipëri, ka kritikuar në vijëmësi një nga politikanët e njohur të asaj që quhet e djathtë te ne, Aldo Bumçin. Kritika kanë artikuluar edhe pjesë të tjera të shtypit shqiptar. Z. Bumçi është kritikuar kur ishte Ministër i Turizmit ...

Vangjush Saro: Çudia më e madhe zgjat tre ditë

Këto ditë, ka pasur shumë reagime në lidhje me lëvizjet e fundit në hapësirat e majta të politikës shqiptare. Largimi i LSI-së nga qeveria dhe projektimi i një koalicioni të ri, krijuan njëlloj turbullie në rrethe të caktuara në Shqipëri ...

Vangjush Saro: Ndryshimi i modelit - emergjenca e shqiptarëve

Çdo ditë që shkon, rritet tensioni politik dhe zmadhohen pikëpyetjet për fatin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Çdo ditë që shkon, i shohim politikanët shqiptarë të bërtasin edhe më shumë, të mburren gjithaq, të shahen; gjithë kohës duke tundur si flamur frazën e vjetër të Meri Uorthi ...

Vangjush Saro: Drama e përndjekjes politike - si farsë

Ka 22 vjet apo më shumë, që drama e madhe e përndjekjes politike, luhet si farsë e turpshme. Ndërkaq, e thënë pa kurrfarë ceremonie, nuk pamë e nuk dëgjuam asnjëherë në Parlament a në Qeveri mbiemra të tillë, si: Frashëri, Merlika, Mirakaj, Malëshova, Zavalani, Fundo ...

Vangjush Saro: Shteti që nuk e kemi...

Përherë e më keq ndjehem ndërsa jam i shtrënguar të shkruaj në mënyrë kritike për vendin tim. Një nga çështjet që po bën bujë këto ditë në Shqipëri, është ajo e vrasjes së një komisari policie dhe pastaj flagranca e lidhjeve - të dokumentuara e të stampuara në fotografi - midis një individi ...

Vangjush Saro: Kush na e ka fajin ne shqiptarëve…

Një histori me shumë përplasje e të panjohura, një drejtim autoritarist i shtetit dhe i zyrave, një jetë e ngarkuar me shumë eksese, përfshi varfërinë, si në Shqipëri edhe në Kosovë, polemika pa fund për të djeshmen dhe të sotmen, të gjitha këto na bëjnë të pyesim herë pas here: Pse ndodh kështu ...

Vangjush Saro: Antikomunizmi si leverdi(!)

Një nga gazetat e njohura në Shqipëri, shkruante këto kohë se ish-burgu i Spaçit, i shpallur qendër muzeore, po shkatërrohet nga dita në ditë nga banorët, të cilët vjedhin hekurishte për të krijuar të ardhura për familjet e tyre, për shkak të gjendjes së keqe ekonomike. Para katër vjetësh, u vendos ...

Vangjush Saro: Çka jemi në shqiptarët, komikë, tragjikë...

E ndjej të udhës të pohoj që në fillim të këtij shkrimi se këto radhë janë një opinion vetiak dhe se nuk kam dëshirë t’i imponohem askujt; por në të njëjtën kohë, askush nuk na ndalon dot sot, të shprehemi dhe të grishim për debat në çështje që dhembin. Tani më ndjeni për pyetjet e mëposhtme ...

Vangjush Saro: Shteti-amë si shembull i keq

Në disa televizione, revista, gazeta e portale me emër, përfshi revistën e nderuar“Zemra Shqiptare”, krahas artikujve problemorë, shkrues të ndryshëm përpiqen t’iu japin lexuesve pamje të idealizuara të jetës në trojet shqiptare sot. Ne jetojmë në një kohë kur mendja njerëzore është përgjithësisht e lirë ...

Vangjush Saro: Ç’mysafirë patëm për 100-vjetorin?

Përtej vlerave të pakufi të përvjetorit që sapo festuam, (midis të cilave përpjekja e qytetarëve shqiptarë dhe e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve për të nderuar me madhështi e shpresë Ditën e Flamurit,) një pyetje të zgjohet menjëherë sapo shikon të shpërthejë sërish lufta e termave të pushtetit. Kjo pyetje është e thjeshtë: Ç’mysafirë patëm për 100-vjetorin ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora